Edhe vdekja di të jetë e bukur!

17 Shtator 2023, 09:49Blog TEMA

Edhe vdekja di të jetë e bukur!

Nga Edmond Harizaj

Jeta shfaqet ndonjëherë me gjithë fuqinë, bukurinë e pasionin e saj, pikërisht pasi ka mbaruar. Ndoshta ky ishte kumti që ka dashur të përcjellë, që prej varrezave të Ballshit, aty ku me një grusht ilaçesh i dha fund jetës Petrit Jaupaj, mbi varrin një vjeçar të së shoqes.
Të mësuar me burra që vrasin gratë, që i dhunojnë e përshunojnë, sa pak vëmendje mori zemra e thyer e këtij burri 63 vjeç! Ndoshta nuk ishte në moshën e Romeos, e nuk po qante e vetvritej mbi varrin e Xhulietës; por a mundet vallë që dashuria të tërheqë vëmendjen vetëm për lidhje të flashkëta interesi televiziv e përfitues?!
Sipas meje, Petriti, mësuesi i biokimisë duhet të ishte një javë rresht në faqet e para të mediave, në emisionet televizive. Jo për të lartësuar vdekjen, por për të himnizuar dashurinë. Për t’i dhënë kuptim, diçka që sot duket fallso, e shtirë dhe me shumë përdorime. Jam i sigurtë se ai nuk ka nevojë për mëshirë, as për justifikime, aq më pak për kritikat snobiste “u tregua i dobët”.
Kush vallë e njihka kaq mirë zemrën e thyer dhe shpirtin e tij (apo kujtdo tjetër) sa për të gjykuar?! Ashtu si jam i sigurtë se fëmijët e tyre do të jenë të mrekullueshëm, pasi janë rritur në një ambient të mbushur me dashuri, përkujdesje e vëmendje.
Ndoshta me vdekjen e tij, ai kërkon të na tërheqë vëmendjen për të marrë shembull jetën e tij.
Prandaj ishte një vdekje e bukur. I lut kolegët gazetarë, fëmijët e Petritit, të afërmve të tij, të tregojnë, të tregojnë, të tregojnë jetën, dashurinë, marrëdhënien e këtij çifti të mrekullueshëm. Mes errësirës së historive brengosëse shqiptare, ku burrat i vrasin, i rrahin, i dhunojnë, i përdhunojnë e i shesin gratë, historia e Petritit dhe bashkëshortes së tij do të ishte si një rreze Dielli.

 

25 Komente

  1. X
    X per barazim

    Te pranosh jeten dhe te luftosh per te jetuar, nuk eshte sakrifica sublime, eshte e dhënë. Sipas ketij shkrimi, duhet t'i japin fund jetes te gjithe ata qe humbasin te afermit me te dashur dhe dorezohen para dhimbjes? Personi ne fjale ( shpirti ne paqe), i dha fund jetes prane varrit te bashkeshortes per te mos lene vend per aludime dhe sepse nuk mundi te jetonte dot pa të. Pyetja shtrohet nese duhet lavderuar per aktin sepse sipas shkrimit, me mire te vdesesh per dashurine se sa te vrasesh " ne emer ose jo te dashurise". Uroj ne emer te gjithe te mbijetuarve me dhimbje qe ky rast te jete nje episod! Te gjithe te lindurit nje dite do te shkojne dhe te shkosh me dinjitet eshte nje sfide.

    1. 6
      60 vjec

      mire e ke...ky shkrimtari ka gjet rast te shkruaj...mire qe ska bere poeme !

      1. D
        Dy fjalë - jeta vazhdon

        Respekte, edhe unë jam 60 vjeç, dhe i bie qe larg qofte po me vdiq gruaja, të helmoj veten, sipas autorit. Kam 37 vjet martese, me femijë, niper e mbesa, dhe ka shumë aresye qe jeta të vazhdoje per gruan time dhe per mua, ne çdo rast fatkeqësie. Uroj qe fati të mos këtë ruajtur fatkeqësi per ne, por njeriu supozohet të jetë me i forte nga guri. Vetevrasja është dobesi.e tejskajshme. Çfaredo qe të me ndodhë mua, gruaja ime ka femijët, niperit dhe mbesat si aresye madhore qe jeta të vazhdoje. Dhe natyrisht edhe kujtimi im. Populli thotë qe njeriu vdes dy here - kur vdes fizikisht, dhe kur e harrojnë. Gjyshi dhe gjyshja ime kane vdekur ne fund të viteve 80, por jetojne akoma ne kujtimet tona. Ky është nje artikull depresiv, qe trumbeton vdekjen dhe nuk feston jetën. Per çdo aresye per të vdekur, ka nje mijë aresye të tjera per të jetuar jetën deria sa ta ka dhene natura.

    2. l
      luii

      e bukur eshte sepse doli ne gazete ,por uroj qe nga ata mijra qe i duan grate e tyre te mos ndjekin shembullin e tij

      1. b
        bimi

        Çfar te thuash o Edmond!!! jam dakort me ju dhe ngushellime Femijeve dhe te afermve te tyre!

        1. K
          Kristi

          Bukur e thene.. Jo vetem shpirti i tij i ndjeshem,njerezor ,...por dhe miresia e madhe qe ajo grua,nene,shoqe,...ka patur ...e bene aktin si dicka te mirepranuar.. u prefshin ne qetesi,..ngushellime femijeve e te afermeve,..

          1. A
            Aitanka

            Me te vertete te mallengjen. Le t'i theresin mendjes ata burra egoiste e te dhunshem se dashuria eshte shume me e forte dhe te lumturon, e te dhuron nje vater te ngrohte e mbeshtetese, pavaresisht nga veshtiresite e jetes.

            1. M
              MAJAKOVSKI

              Ju pergezoj per shkrimin dhe mendimin e shprehur.

              1. S
                Shoku

                Mondi, dashuria eshte kthyer ne nje opsion ne Shqiperi. Eshte nje gje e vjeter, e njerezve te dobet, e njerez te dobet ne Shqiperi nuk ka. Mondi ti jeton ne Shqiperi, une jo, por sa here qe vije aty, shikoj ne pjesen me te madhe te njerezve nje munges te vlerave qe dikur nga benin te ndiheshim krenar. Ketu futet dhe dashuria. Nderime

                1. F
                  Fjale me vend

                  Shume bukur shkrimi. Epitafi me i bukur nuk behet! Qofshin te Parajses te dy burre e grua!

                  1. .
                    . Spese e meritonte

                    ...kurse sot "meshkujt" martohen me ato qe kane eksperience ne kar dhe e Kane per nder qe femra ka pritur spermen e tjetrit mbi bark. Femra pa' femer fallso e te lyera ku fytyra si byth dhe djem pa' karakter e dinjitet

                    1. A
                      A

                      ti je martuar i virgjer?

                    2. G
                      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                      Shkrim shume domethenes i z. Haziraj. Bravo.

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Shkrim shume domethenes i z. Haziraj. Bravo.

                        1. D
                          Dhembeli

                          Prej kesaj per shkak te kesaj- ne nxjerrim menjehere perfundimin. Fjala qe duhet thene eshte ngushullime famljes. Kaq dihet PO sikur te kete pasur ne mendje varrin e tij- ka menduar , sigurisht ne gjendjen e nje njeriu qe do te vrase veten- une ketu do varrosem, ky eshte vendi ivarrit tim. Nuk do te me cojne per te me varrossur diku tjeter, ketu do ta pi helmin.

                          1. A
                            Ay

                            Një “Bravo” të madhe!

                            1. H
                              Hekali

                              Ngushullime familjes Mendoj se po te vdiste nga dashuria/kqardhja per gruan duhet te vriste veten ate dite qe gruaja vdiq, jo nje vit e gjyse pas vdekjes se saj- ate dite ndenjat kane qene shume te forta per te bere dicka te tille. Vrasja qe i ka ber evetes ka ardhur nga depresioni i renduar qe mund ta kete nxitur vdekja e te shoqes. Por vdekja e te shoqes nuk eshte shkaku ui vethelmimit te tij Njerzit eshte veshtire ti njohesh- I nddjeri mund te kete passur probleme mendore ndoshta jo aq sa te duken sheshit, por te te kapshme per nje mjek

                              1. F
                                Fjale me vend

                                interesant analiza juaj. Mundet qe i ndjeri eshte ngarkuar emocionalisht me kalimin e muajve dhe e ka ndjere me teper mungesen e te shoqes.

                              2. E
                                Erdogan

                                Kjo eshte diferenca (este different) ndermjet nje Politizmoi (Culture "shqip") te Lashte Greke ku cdo zone kishte Theatro ku luheshin Tragodhite (Tragjedi "shqip") si kjo dhe Erresires se Krishterimit dhe Islamizmit. Dy Fe keto qe kane ndikuar tek popujt Ignorate (Injorant "shqip"). Tek keto Cfaqje Dramash,Komedish,Tragjedish qe kishin lidhje te drejtjperdrejt me ndikimin Shpirterore (Spirit "shqip) te Njeriut duke rene ne kontact te "drejperdrejte" me moments (momente "shqip") Dashurie,Sakrifice,Adhuruese. Sketerra e Feve Abrahamike qe lufton me cdo menyre Helenizmin si formen me te larte te nje Sistemi dhe Bukurie qe ka arritur Njerezimi eshte Kata-strofi (Drejt Ktheses greq) d.m.th ne Humnere. Keto Tragjedi dhe qe frymezun Rilindjen Greke Evropiane per fat (fate angl) tevkeq nuk u realizua plotesisht.

                                1. Komenti me i bukur qe kam lexuar nder vite. Te lumte. Respekte Agron Elmazi

                                  1. Komenti me i bukur qe kam lexuar nder vite. Te lumte. Respekte Agron Elmazi

                                  2. B
                                    Blerimi

                                    Ne shkrim nuk i thuret lavde vdekjes (vetevrasjes) por dahurise.Autori shpreh te kunderten e dhunimit qe i behet sot femres e dashurise.

                                    1. B
                                      Bujo

                                      U prehshin ne paqe te dy e zoti tu japi kurajo femijeve. Gjithe te tjerat qe shkruhen ne kete shkrim jane tym kot me kot.

                                      1. D
                                        Dante

                                        Mire ti o Mond se qenke kar komplet po gazeta sibta pranon kete karllik me brire

                                        1. Q
                                          Qazim

                                          Bukur,shkrim i mire dhe shume njerezor.Nuk mendoj se ka vend te komentohet.

                                          Lini një Përgjigje