A ka gjasa të shemben digat tona, siç u shemb diga në Libi që zhduku një qytet!

15 Shtator 2023, 22:00Blog TEMA

A ka gjasa të shemben digat tona, siç u shemb diga në Libi

Nga Rudina Xhunga

Ka kaluar pa vëmendjen e shtuar, një ngjarje që duket sikur vjen nga larg, i përket një bote tjetër që nuk ka të bëjë me ne, sidomos një bote me probleme. Bëhet fjalë për katastrofën e përmbytjeve në Libi. Raportohet për rreth 20 mijë të vdekur, por nuk janë aq. Ka më shumë të vdekur, më shumë të zhdukur e më shumë shkatërrime, në një qytet me 100 mijë banorë. Kjo përmbytje katastrofike nuk erdhi befas, nuk erdhi pa lajmërim. Mund të mos kishte ndodhur, nëse gjërat do bëheshin ndryshe. Por pakkush i dha rëndësi gjëmës që pret te dera, kur e nënvlerëson dhe nuk merr masa.

Në Derna shpërtheu një digë. Ra një shi i papritur, një cunam shiu dhe ai mori me vete digën. Ishte një digë e pakontrolluar, e pasistemuar, jashtë vëmendjes, nuk e përballoi dot prurjen e madhe të ujit që erdhi për tre ditë shirash të tmerrshëm dhe shpërtheu. Bashkë me digën, u shkatërrua edhe një qytet. Ata ishin në gjumë, në orën 2.30 të mëngjesit, kur trupat e tyre, ujërat i morën nga krevatet dhe i vërvitën kudo, për të mos u gjetur më kurrë gjallë. Askush nuk i lajmëroi ata njerëz. Dhe nuk është thjesht çështje e natyrës, por e njeriut.

Në Norvegji, më 9 gusht të këtij viti pati një prurje të madhe uji, një prurje që ndodh njëherë në 50 vjet. Për fat të keq portat u bllokuan, pasi mungoi energjia elektrike. Por aty u shmang hataja e madhe që ndodhi në Libi. Norvegjezët i hodhën në erë portat, diga shpëtoi. Nuk i shpëtuan përmbytjes, ama shpëtuan jetët e 600 mijë njerëzve që u larguan në kohë, sepse u lajmëruan në kohë.

Por pyetja që bëjmë në raste të tilla, është; po ne? A jemi ne gati? Çfarë po ndodh me digat në Shqipëri? Unë e kujtoj mirë vitin 2002, kur Diga e Liqenit të Tiranës përmbyti gjithë Tiranën e Re. Befas u zgjuam një ditë dhe pamë ujë gjithandej. Dikush hapi portat e digës dhe u përmbyt Tirana. Para pak kohësh pyeta specialistin e digave, si u rregullua ai problem. Më thanë një gjë që më habiti, ai problem ende nuk është rregulluar. Më vjen keq që po e them këtë, por në rast se këtu do ketë prurje të mëdha, si në Libi e Norvegji, në përmbytemi dhe më keq. Duhet të flasim për këtë temë.

Në kohë me diell, flitet për shiun. Duhet të pyesim personat përgjegjës në institucionet përgjegjëse, çfarë është bërë me digën, a është e vërtetë që nuk është rregulluar ende problemi, apo diku është bërë diçka? A ka sirena që të paralajmërojnë njerëzit? Ka një mënyrë si organizohet emergjenca civile, si lajmërohemi në rast fatkeqësie. Duam të dimë nëse në Digën e Liqenit të Tiranës është rregulluar problemi që ndodhi në 2002-shin, apo mund të na përmbytë përsëri. A mund të ndodhë edhe këtu tragjedia e Libisë? Jemi të sigurt ne që jetojmë pranë Digës së Liqenit të Tiranës? Kjo është pyetja që unë kam sot ne Tregimin e Ditës!

7 Komente

  1. R
    Republic banana......

    Do te shkoi shurra (e suniteve) ne gju.... allah uakbar

    1. S
      Shiu

      As nuk ishte nevoja t’a ktheje në temë atë që ka ndodhur në Libi e gjetkë,duke përfolur digat tona. Ti duket se ske me çfar merresh dhe ‘parajmëron rreziqe’ të paqëna. Sikur ‘i frynbtë keqes’ moj xhan,thua se çfar ke zbuluar! Pavarsisht permbytjeve te herpashershme nga hapja e portave prej reshjeve te dendura te shiut,digat tona kane qene dhe janë të menaxhueshme dhe ‘shqetesimi yt’ në këtë rast më duket një bllof dhe ska vend të vërtetë për të tilla alarme.

      1. B
        Bravo Rudina .

        Nji ide e mire kjo me zgju Shejtanin nga gjumi ne kte hale ku jetojne lumuturine e tyre gjaprinjte e greqis

        1. L
          Luarasi

          Zonjë e nderuar. Ka një institucion që përgjigjet për pyetjen tuaj:Komiteti i Digave të Mëdha. Kryetar ka qënë i madhi e i papërsëritshme Z. Farudin Hoxha. Tani nuk ja mbaj mend emrin zotërisë që e drejton këtë institucion(një ditë e dëgjova në një emision dhe më la përshtypjen se kishte njohuri sipërfaqësore). Me që jam marrë tërë jetën me këtë problem po ju them se në qoftë se shpërthen diga e Fierzë, pas 6 orësh, niveli i ujit në Shkodër kap një kuotë 15 metro, ndërsa po të çahet diga e Bovillës, niveli i ujit në Qafë të Kasharit shkon në 20 metro. Pasojat gjykojini vetë.Ju përgëzoj për seriozitetin e problemit. Ju sygjeroj të trajtoni problemin e përmbytjeve nga lumenjtë.

          1. B
            Bureto

            Meqë kjo përmend disa herë rastin e ndodhur me digën e Tiranës, që as mund të krahasohet me digat e mëdha të hidrocentraleve si Fierzë, Koman etj. Dhe meqë kjo banon në Tiranë, nën hapësirën e saj siç mund të jetë, rruga "Liman Kaba", te kompleksi "Dinamo", më shumë e ka frikën për vehte. Mos u shqetëso zonjë! Të lexova, nga që mendova se mos ndoshta ke paturmerakun e popullsisë që ndodhen nën digat HEC që përmenda më lart etj, të ngjajshëm me ta. Po dhe për ata mos u merakos zonjë se ato janë projektuar dhe ndërtuar të tillë, dhe monitorohen gjithashtu që nuk paraqesin kursesi rreziqet si në shembulli libian.

            1. I
              I pasigurti

              Pyetja eshte me vend, por duhet te dime se jetojme ne nje kohe te çuditeshme, kur asgje nuk eshte e sigurte dhe perpjekjet per sigurine minimale jane te venitura... Mbetet t'i lutemi Zotit dhe t'i kerkojme mbrojtjen e jetes nga çdo rrezik i papritur prej permbytjeve, termeteve, shperthimit te digave, helmimit te ujit te pijshem etj. etj.

              1. U
                U shofshin zagaret e Lexhendes

                Cfare lidhje ke ti te hamendesosh . RAMA Ka te drejte ju jeni gaetare Kazani.

                Lini një Përgjigje