Tre konsiderata në një ditë

13 Shtator 2023, 12:05Blog Nga Edi Rama

Tre konsiderata në një ditë

1. Javën e ardhshme Shqipëria do të drejtojë Këshillin e Sigurimit, bash në momentin kur e gjithë bota mblidhet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në New York. Ky është një moment historik në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, i cili thotë shumë për ngjitjen e shtetit tonë në një nivel të ri. Ka shumë arsye për të qenë krenarë me Shqipërinë sot, po shumica e tyre janë shumë më tepër motive për të kuptuar se sa shumë mund të bëjë ende Shqipëria dhe për të ecur vendosmërisht drejt majës së re ku duhet me se s’bën të ngjitemi si vend e si popull, e në asnjë mënyrë shkaqe për vetëkënaqësi.

Por njëri ndër motivet që duhet të na bëjë krenarë e të na frymëzojë në mendimin e veprimin tonë kombëtar dhe politik të kohëve të sotme, është fakti se megjithëse në Ballkanin Perëndimor shqiptarët janë të shtrirë në disa shtete, në shifra të konsiderueshme duhet thënë, Shqipëria është shembull i veçantë i mos abuzimit me komunitetet etnike të saj të pranishme në vende të tjera. Ne kurrë nuk nxisim trazime etnike as në shtetet fqinje, as mes shteteve fqinje, duke prekur ndjenja që mund të ushqejnë kundërshti e të ndezin konflikte në këtë lagje të Europës, ku jemi të gjithë të dënuar të jetojmë së bashku në jetë të jetëve dhe të detyruar të bëjmë çmosin që t'u lemë fëmijëve tanë një hapësirë mirëkuptimi, tolerance, paqeje.


Për ne në Tiranë, komunitetet etnike të shpërndara në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë një urë miqësie dhe bashkëpunimi, ashtu sikundër shqiptarët e vendosur në shumë shtete janë bartësit e një ardhmërie në paqe me të gjithë, jo fitila për t’u ndezur në emër të arsyeve të mosarsyes së të shkuarës, me të cilën ushqehen rëndom këtyre anëve politika dritëshkurtëra të radhës.

Nuk ka dyshim se disa rretherrotull, po edhe disa prej aleatëve e partnerëve tanë ndërkombëtarë e marrin nganjëherë si diçka të zakonshme, të mirëqenë e për këtë arsye thuajse të parëndësishme, qasjen tonë emancipuese për ndërtimin dhe ushqyerjen e marrëdhënieve miqësore me të gjithë. Jo se kjo na bën të dyshojmë në këtë qasje tonën, e cila është një qasje sa pragmatike aq edhe thelbësisht vlerore, për një bashkësi europiane si e jona në Shqipëri, po ja që në ndonjë rast apo moment u duhet kujtuar të gjithëve se ne japim besim, respekt, miqësi, por askush asnjëherë nuk duhet të na marrë për qorra, shurdhë apo memecë. Ne mirëpresim kritika e ndihmë për t’u përmirësuar nga gjithkush, po leksione bashkëjetese e respekti për etnitë e tjera Shqipërisë nuk i jep dot askush.

2. Shumica parlamentare dhe qeveria që unë drejtoj, kanë ideuar e mbështetur vendosmërisht një reformë aq të thellë dhe aq thellësisht europizuese të sistemit drejtësisë, sa që sot, për herë të parë në historinë e shtetit të saj, Shqipëria po e nxjerr kokën mbi ujin e ndenjur të pandëshkueshmërisë sistemike 100 e kusur vjeçare. Hetimi dhe ndjekja e pavarur penale e një sërë zyrtarësh të lartë të lidhur me pushtetin politik të radhës, përfshirë njërin prej zëvendëskryeministrave të mi të mëparshëm, janë prova kokëfortë e një ndryshimi epokal në jetën e vendit tonë. Shumë thanë se nuk do të ndodhte kurrë në Shqipëri që të prekeshin të pushtetshmit, por kjo tanimë është e qartë që po ndodh. Të tjerë thanë se qeveria do t’i kontrollonte gjithësesi organet e reja të drejtësisë, por kjo tanimë është e qartë që nuk ndodh.

Ndonjë po thotë se kur vjen puna tek ndonjë patate shumë e nxehtë në duart e drejtësisë, si ajo e zotit Beleri, unë duhet të ndërhyj e ta hedh pataten në det, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrësesi. Dhe unë vetëm do të përsëris deri në bezdi për shumëkënd, se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove, sepse kjo luftë është e drejtë dhe e domosdoshme për Shqipërinë Europiane të të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Fatkeqësisht, hija e stereotipit se korrupsioni është mënyra e jetesës në Ballkan dhe të gjithë janë njësoj, prandaj të gjithë duhen treguar me gisht, çfarëdo që të bëjnë për të provuar të kundërtën, shtrihet deri mbi çatitë e zyrave të kryeqyteteve perëndimore. Mungesa e sukseseve në hetimet, ndjekjet penale dhe gjykimet e korrupsionit në nivel të lartë, janë avazi që i përsëritet çdo vit nga të katër anët Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe Shqipërisë po njësoj.

Raportet copy paste nga viti i mëparshëm janë bërë modë dhe institucione të rëndësishme apo organizata me emër të madh, i rishtypin ato me ndonjë të re që është po aq e vjetër sa të mëparshmet, bazuar në anketime e perceptime që mblidhen nën hijen e atij stereotipi. Por fatmirësisht, ne e dimë më mirë se kushdo edhe sa shumë gjëra kanë ndryshuar, po edhe sa shumë gjëra duhen ndryshuar akoma dhe nëse ka një vend në këtë rajon, i cili meriton shumë më tepër respekt, madje edhe lëvdata inkurajuese për faktet e lidhura me këtë luftë, ky vend është Shqipëria. Megjithatë, të gjithë duhet ta dinë, se edhe pse disa fjalë të mira dhe plotësisht të merituara, do të na gëzonin si shenjë respekti, përsëritja e të njëjtit avaz nuk na mërzit fare, sepse ne nuk po e bëjmë këtë luftë as për Brukselin, as për Berlinin apo Uashingtonin, po për fëmijët e sotëm të Shqipërisë së nesërme.

3. Sot, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel dhe unë, si gjithnjë, lutem që mos të jetë një tjetër xhiro bosh, për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”. Pavarësisht lidhjeve tona të ngushta dhe marrëdhënies unike ndoshta në botë me Kosovën, si shteti tjetër shqiptar në kufi me Shqipërinë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi të përputhur plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Jo sepse aletatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht.

Këtë qershor, gjatë kulmit të tensioneve në komunat veriore të Kosovës, me keqardhje, ne anuluam njëanshmërisht mbledhjen e përbashkët të dy qeverive me Kosovën, e cila ishte e planifikuar prej kohësh.

Njëqind herë të ktheheshim mbrapsht njëqind herë do ta anulonim, sepse së pari, Shqipëria është një anëtar përgjegjës i komunitetit euroatlantik edhe kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e veta, e jo më kur duhet të pozicionohet në raport me gabimet e Kosovës apo lëre pastaj me ato të të tjerëve.

E së dyti, sepse ai ishte momenti më i gabuar për të hedhur një valle dyshe shpatash në Prizren, në ndërkohën kur Kosova duhet të ishte në anën e të ardhmes, krah për krah me aleatët e saj strategjikë, e jo në anën e të shkuarës, prej ku ushqehen edhe teoritë helmuese të konspiracionit shqiptaromadh.

Më pas, i vetëdijshëm se ishte një lëvizje e pazakontë, i’u paraqita aleatëve tanë strategjikë kontributin e Shqipërisë në diskutimet e vazhdueshme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sepse jam plotësisht në një mendje me ta për nevojën e zbatimit rigoroz të gjithçkaje për të cilën shteti i Kosovës është zotuar. Qeveritë vejevijnë, por shtetet serioze nuk vejevijnë në zotimet e tyre ndërkombëtare njësoj si qeveritë.

Por më duhet ta ritheksoj, se sa më lart nuk do të thotë aspak se Shqipëria e sheh Kosovën si të vetmen përgjegjëse për futjen e dialogut në qorrsokak. Assesi jo. Kosova bëri një hap të konsiderueshëm në drejtimin e shumëpritur, duke e pranuar planin franko-gjerman pa referencë për njohjen reciproke dhe duke pranuar po ashtu, propozimin e vetë-menaxhimit për komunitetin serb. E kam duartrokitur menjëherë Albin Kurtin për këtë hap edhe publikisht, jo vetëm personalisht. Tani është koha që edhe Serbia të dalë nga llogorja e asburdit të mohimit të realitetit dhe të veprojë në mirëbesim, duke mundësuar një sekuencë zbatimi që i përmbush nevojat e të dyja palëve në kuadër të planit franko-gjerman.

Shqipëria i ka shtrirë Serbisë dorën e miqësisë. Në mënyrë ironike, ka ndodhur në ndonjë rast të jemi i vetmi vend në rajon që ka folur hapur kundër sanksioneve ndaj Serbisë dhe e kemi shpjeguar qartë pse jemi të bindur në këtë qëndrim. Megjithatë, dhe kjo duhet theksuar, një përfundim i suksesshëm i procesit të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm edhe për të ardhmen e qëndrueshme të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.

Për fat të keq, teksa përpiqem pa sukses të kuptoj taktikat e qeverisë së Kosovës, mbetem po aq i pasuksesshëm në përpjekjen për të kuptuar strategjinë e dialogut të Serbisë. Dyshoj se strategjia e Beogradit është të vonojë proçesin dhe të përfitojë sa më shumë nga taktikat vetëdëmtuese të Prishtinës, të cilat e kanë ndihmuar vijimësisht viktimizimin e Serbisë ne arenën e ndërkombëtare.

Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën, e këtë s’e luan topi. Thënë kjo, unë me sinqeritet shpresoj që të gjithë të përfshirët në procesin e normalizimit të jenë të vetëdijshëm për atë çfarë që luhet sot mes Kosovës e Serbisë dhe të kuptojnë dreqi e mori, që çdo alternativë tjetër, përveç zbatimit të menjëhershëm, gjithëpërfshirës, të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është lojë me zjarrin, ku kush luan do të digjet i pari, po akoma më keq, në fund do të përvëlohet krejt rajoni, po nuk do të shpëtojë pa u përcëlluar edhe vetë Europa.

Përfundimi i suksesshëm i procesit të normalizimit të Kosovës e Serbisë janë parësore për paqen dhe sigurinë rajonale, po edhe për sigurinë e vetë Europës.

43 Komente

  1. K
    Kolonjari

    Miratim i plote, per mua , per ne, per Shqiptaret, per Ballkanin per te gjithe!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Respekt zoti Kryeminister Edi Rama. Nje shkrim brilant e nje mendjeje brilante. Shkalla e te dijtur,me mendje te ktheìjellet dhe vizionar i te ardhemes se shqiperise,inteligjences se zotit Rama eshte ne nje shkalle shume te larte. Fitore per popullin shqipetar qe, ne krye ka nje kryeminister qe di te udheheq shqiperine drejte nje jete te mire dhe te sigurt ne lufte me krimin e organiizuar dhe korupsionin.Respekt dhe pune te mbare.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lakja

      Po pse kjo situate....pse aleatet tane e marrin te mireqene miresine e dashamiresine jone?!?!? Ndersa sjelljen kafsherore te Serbise te njejtet aleate tanet (megjithese smerret me vesh aleatet e kujt jane) e shohin me frike, respekt dhe e shperblejne shume bujarisht? Ku qendron faji per kete rezultat sa te cuditshem aq edhe te frikshem ne politike te jashtme? Faji yne? Faji i aleateve? I te dyve? Duhet pare e duhet zgjidhur shpejt ...perpara se te na marri lumi

      Përgjigjjuni
      1. D
        Devolliu

        Po pse bre Lake , ke lume shikon ti , qe na kercenon te na marre ? Une , ne keto 30vjet , me mire se sot , nuk e kam pare kurre Shqiperine . Sigurisht , qe persosmeria nuk ekziston , por po behemi gjithmone e me mire .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lakja

          Qetësohu oooo sufllaqexhi se se kam me Udhëheqësin tënd...edhe pasi të tresësh sufllaqen hap syte se ke hasmin te dera duke mpref thikën meqë ke qen tu hongër sufllaqe edhe se ke marr vesh... Kjo vlen edhe për Preshin e vogël edhe të mençëm fort më poshtë.. Se po qe se unë sboj pyetje po i vej emrin vet gjonave, ai Lideri juj me sjelljen e këtyre kohëve karshi Kosovës...dro sdel mir

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Ram Berisha

            O "Lakja"! Boll se na çave derrasat. Edi Rama eshte njeri, me te metat dhe te mirat e tij. Dhe po ta kujtoj se eshte KRYEMINISTRI JONE, nuk eshte "Lideri juj" o analfabet. (thuhet "Lideri juaj"). "U be muti i maces per ilaç" - thone andej nga Devolli.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Devolliu

              Ashtu themi vertet ketej nga Devolli . Pershendetje.

              Përgjigjjuni
        2. P
          Prec Ulaj

          Lakja do jete nje nga ata te Saliut, qe cdo bisede e kthejne ne pyetje pa fund. Mua me kujtohet , qe femijet deri ne 10 vjec bejne pyetje pa fund. Kur rritet njeriu meson ca gjera, dhe fillon shpjegon fenomenet sic i mendon. Mbaron koha e pyetjeve pa fund.

          Përgjigjjuni
        3. R
          RAIFI

          Iu dha rasti Edi Romës edhe nga kjo foltore të ndihmon Vuçiq e të shan Kosovën.Tradhtia ka emer!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi i 9 vjecares

            O Raif Kari , ku e pe ti , ne shkrimin e Rames , ndihmen per Vucicin che sharjen per Kosoven ? Keshtu eshte kur e lexon Ramen me syzat e Saliut .

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Mesuesi(analfabet)Duhet jesh analfabet apo edhe miop politik dhe të mos e kesh dëgjuar Ramë qe në çdo tubim nderkombtar ka kërkuar mirëkuptim për Vuçiq e ka përkrah at dhe e ka shar Kosovën.Tani iu ka dhënë rasti Tradhtarit ta bënë të edhe nga KS .

              Përgjigjjuni
            2. r
              raul

              O Raif hunderri, juve ju jane erresuar syte , i shkofsh prapa perbindeshit te vicidolit o hunderr, qe e ka marre rrugen e mutit , apo nuk keni zene mend nga humbja apokaliptike , leshelike, babaxhike e 14 majit qe coi per skrap foltoren dhe lesheline ne 92% te teritorit te Republikes rast unikal ne planet. E ti o Raif hunderri tani qe Edi Rama do drejtoje seancen e keshillit te sigurimit ne OKB besoj se do plasesh nga inati bashke me thuthuqin Paloka se ju del ne enderr 7 here ne nate. Dhe nje gje ne 2025 Edi Rama merr mandatin e 4t si kryeminister kurse ju behuni gati per zgjedhjet e vitit 2037 mos kapni ndonje kocke me koalicion me Sali Shehun.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                Raundi fëlliqësira,kur nuk ke argumente shan e fliq,se fëlliqësira je.I njejti m.. është edhe Salihu si Rama,agjent të Serbisë.

                Përgjigjjuni
              2. F
                F-22 Raptor

                Zdravo RAIFI, vetem mendimi yt eshte ky, apo ne koordinim e bashkepunim me Radojicicin?!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RAIFI

                  F-22 Raport Sa mirë po e njef serbishtën si dukët bashkë me lekët serbi të ka dhënë edhe një fjalor.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    F-22 Raptor

                    O RAIF, ti nuk qenke vetem idiot por edhe qenef katundi. Une u kam q*** majkon shkijeve ne llogore o k*r, po ti as nuk i kupton e as nuk i imagjinon dot keto!

                    Përgjigjjuni
                2. Z
                  Zot fale Raifiiiiiiiinnnnn

                  O Raaaaaaiiiiiiiiiifffffffff.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zagali

                    O Raif qipidhif taftif qipidhimandif.

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Na hëngshin Gencin

                    Në USA ky nuk shkel dot se e arreston Robert Papa ,ne france e ka shpall nongrata Genc majmun burimi,ne Strasburg kemi Lulin që po manaxhim rublat e rusit. Me ato rublat që nuk i dha Saliut si u bë,se edhe Saliu nuk po e hap gojën

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      Tutull satirik Tre rrena ne nje dite

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ardi

                        Bravo Rama, i ke dhene emer dhe dinjitet Shqiperise ne arenen nderkombetare

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Altini

                          Flm kryeminster. Me ne fund Shqiperia ne drejtimin e duhur. I barabarte mes te barabarteve!

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bashkimi për drejtësi

                            Duhet njohuri e mendje mprehtë të kuptosh KM. E. Rama që ti komentosh qëndrimet dhe deklaratat e tij. Disa po ja futin kotë si kau pelës pa asnjë fakt thonë gjëra që nuk kanë lidhje me politikën. I madh është Rama dhe largpamës dhe gjithsesi më afër qendrave të vendosjes por dhe më patriot se ne që po e komentojmë.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              arna-Mutistan

                              Mbi 10 vjet ne krye te nje shteti,me nje popullsi nenshtruar,nga nje pushtim bastardues aziatik dhe nga nje sundim hermetik komunist,te cilin e pasoi nje cuasi diktature islamiste komuniste katundareske, dhe pothuaj e pergjysmuar nga emigracioni,ky piktor pragmatist e pati te lehte sundimin,duke mos vazhduar te ndesh tani kundershti,as nga aferndenjesit,as nga folku i revoltes se kafeneve.Dhe per te arritur deri tek postiqa e kryeministrit,ky priti dhe vuajti gjate.Por me durimin,qe ja zgjaste frika, dhe dinakerine me te tijte dhe ata qe kish perballa,arriti ta kape dhe ta shtrengoje fort,karrigen e kryevezirit.Dhe sunduesit e meparshem atavik-shpellare,ja kane lehtesuar shume sundimin me krahasimin,qe ben folku votues poshte,duke ja lehtesuar dhe zgjatur sundimin .Dhe nga ky sundim i gjate,piktori-kryeminister,ku geni i te cilit sic e pohon dhe vet eshte ajo e nje vanitozi mendjemadh,tregon ne menyre integrale nje metamorfoze gjithmone dhe me shume korrupsioni dhe degjenerimi karrierist,e cila eshte dhe shume me e keqe se ajo e korrupsionit ekonomik,ku jane dhe fokusur turmat e berihajit te llojeve te ndryshme.Korrupsioni karrierist eshte dhe shume me i keq se ai ekonomik,pasi ky i fundit e ka demin e kufizuar,kurse demi i individit te vene ne krye te shtetit,perfshin gjithe dimensionin e tij. Ajo qe e prezanton kete lloj kryeministri si nje pinjoll blloku,apo sindromi koleka, eshte qe ai e cfaq ate qe sa here flet, apo paraqet kartolina ato jane vec suksese,pamvaresisht se ai qendron ne krye te institucioneve,masivisht te korruptuara.Valevit gjithmone setencen qe ´´pergjegjesia eshte individuale´´.Ashtu eshte,por ti qe je siper ke dhe pergjegjsine indirekte per varesit e tu.Dhe duke qene se po behen shume varesa te njollosur ,dhe po ti mbledhesh te gjitha keto pergjegjesi indirekte del qe se åpari, ti duhet te hapesh krahun.Por mos e dhente Zoti!Tani qe mania e madheshtise i eshte agravuar keq me kalimin e viteve,as pritet ta zevendesoje veten as me nje femer,qe sipas tij jane me te afta se meshkujt,por vec nuk gjen nje femer me te afte se ai.Keshtu kryeministri piktor po degradon gjithmone e me shume ne nje profil te nje sundimtari aziatiko-arab,si nga forma ashtu dhe permbajtja,qe nuk i mbulon dot me zhurmen e slloganeve bajate dhe te sterperseritura,ku dhe ai podcasti i tij me ata lloj te ftuarish degjohet per tere kohen deviza;Doni me per Belulin´´?

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Taulant

                                Ky eshte si kaposhi qe kendon maje plehut organik ose mbi mut.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vranakonti

                                  Taulant! Ti ke vetem nje pune dhe t'a kryesh mire. Te mbash me vete nje brisk xhillet e t'ja rruash Edi Rames para e mbrapa.

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Shefqet Çela

                                  Për ato që vjell, hëngërsh mbiemrin tënd! Paç shëndet!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vranakonti

                                    Arna-Mutistan! Me kete koment qe ke bere,tregon mllefin,friken tende qe te ka hyre ne palce dhe shpreh inatin tende se nuk ke çfare te beshe. Sukseset e Edi Rames si kryeminister i shkelqyer ty te ngre inatin shume lart por asnjerit nuk i pullcet bytha se e ke inat ti dhe ndonje tjeter si ty, Edi Ramen. Ai po punon shume mire dhe ka bere gjera aq te mira ne çdo fushe te jetes,qe asnje qeveri para tij nuk i ka bere. Edi Rama ka nje detyre; te çoi dhe te ngrej larte shqiperine ne politik,ekonomi dhe do ta beje shqiperine nje shtet ligjor qe do ta kene zili edhe shtete e tjere. Ju te pullcisni se Edi Rama do votohet nga populli edhe per mandate te tjera.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Luani

                                    Je njësh ..!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ana

                                      Edi bravo te qofte, por shiko te zgjidhesh hallet e perditeshme te njerzve, dmth qytetareve qi ti i perfaqeson si kryeadministrator i shtetit. Kam nja 2 muaj qe i jam drejtuar hipotekes per nje dokument dhe nuk kam asnje pergjigje, ndonese afati per te mbaruar pune eshte maksimumi 8 dite. Si te vegjel qe jemi, keto lehtesira kerkojme dhe nga keto sherbime vleresojme dhe punen tuaj. Pordhet e medhoja grisin breket e veta .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Edi rama

                                        Lwsh lesh

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vranakonti

                                          O Edvin je pederast radioactive. Bythqir jam edhe une, po jo kaq sa ty. Gruan e nxjerr ne semafor edhe une, po partia sme jep bonus sic te jep ty. Do ta hash seshpejti.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. D
                                          DR

                                          Kam frikë se këtë lloj të folure majë më majë duhet ta bëjmë rrugë...si me aleatët ashtu edhe me fqinjët... E kuptoj që çdo shqiptar do ta quante grricje edhe të turpshëm një soj të tillë komunikimi po sipas vendit edhe kuvendi... Edhe në Bruksel nuk duan të kuptojnë shqip mesa duket...atje preferojnë grricjet edhe shpifjet pa fund si gra të liga në serbisht... Shih sa mirë u ka ecur me atë farë stili të ndyrë serbëve... Ka të drejtë piktori: ne na kanë marrë mirësjelljen për dobësi! Ose budallallëk... Mjaft më!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. j
                                            joel shkodra

                                            Me politike merruni te gjithe; une do te merrem me gjuhen. Numerori "tre" ka dy gjini: "tre djem - tri vajza". Pra ne titull duhej: "tri konsiderata".

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Miku yt

                                              Per ty Joel, qe ne shqip tingellon si Koqel, vetem po te kujtoj shprehjen tone" fshati digjet dhe kurva krihet". Vazhdo te krihesh ti Koqel.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. j
                                                joel shkodra

                                                Kur "vdaret" gjuha", "vdaret" edhe kombi. Kritikat per politikanet nuk rregullojne asgje. Ata ecin perpara. Ndonje kritike gjuhesore ndoshta nuk bie ne vesh te shurdher dhe rregullon diçka. Shpresojme!

                                                Përgjigjjuni
                                            2. G
                                              Gurabardhi

                                              Z. rama, pa dyshim ju jeni politikani më i mençur, më i ditur dhe më patrioti në Shqipëri dhe Ballkan. I lexoj komentet e disa berishistëve këtu kundër jush por, janë njerëz kot, injrorantë dhe fanatikë. Rreziku madhor për kombin tën sot janë kryekrimineli i kombit tonë Sali Shpellar Berisha me Albin Kurtin dhe CO. Ju uroj guxim dhe suksese për të mirën tuaj dhe të kombit!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Piro

                                                Ore mire ben qe shkruan po komshite kane shekuj qe jetojne duke u rrembyer shqiptarve. Sulej ai nga veriu dhe merrte nje cope. Pastaj tjetri nga jugu, merrte dhe ai nje cope tjeter. Per te veazhduar me verilindjen qe merte dhe ai ca faqe mali dhe nje cope deti. Jane si si ujku qe nderron qipen po jo zakon. Mos u besoni. Jane te liq.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nik

                                                  Z. Rama gaboi rende ne raportet Kosove -Serbi, duke marre hapur anen e Serbise dhe Vuçiç! Ne se Shteti Shqiptar do te mbante vertet qendrim parimor dhe mbi te gjitha ne interes te Shqiptareve, pra dhe te Kosoves atehere Bashkimi Evropian dhe Amerika do te ishin te ballancuar ndaj Kosoves dhe Serbise dhe nuk do te kishte vajtur puna deri tek saksionet absurde ndaj Kosoves kur ne te vertete ato duhej te ishin ndaj Serbise! Eshte shume e qarte qe Serbia ka ndjekur dhe ndjek sistematikisht politiken e destabilizimit te Shtetit te Kosoves nepermjet manipulimit hapur dhe rende te pakicave serbe ne Kosove. Ka raste te shumeperseritura se si shteti fashist serb po burgos edhe qytetare serbe te Kosoves qe jane luajale me shtetin e Kosoves dhe Rama, Evropa apo Amerika hesht! Ky eshte kulmi i marrezise se Serbise dhe Z. Rama etj kane iluzione tek serioziteti i Vuçiç dhe shetit serb ne bisedimet Kosove-Serbi. Nje naivitet i tille i Z. Rama shihet dhe ne raportet Shqiperi-Greqi. U afrua shume me Q. Micotaqis pa hedhur asnje hap me shume per "Ligjin e Luftes", gojembyllur per Ceshtjen Came apo te drejtat e Shqiptareve ortodokse sot ne Cameri dhe arvaniteve e qytetareve me orgjine Shqiptare emigruar ne Greqi pas viteve 90. Do te ishte e udhes qe te mos behej asnje mareveshje me Greqine pa hequr ligjin e luftes. Keto probleme te medha me Greqine duhet te nderkombetarizohen fort nga Shteti Shqiptar perderisa Greqia nuk perfill! Nuk na duhen buste te pinjolleve te shovinizmit grek ndaj Shqiperise si ai i k. Micotaqis, ish kryeminister i Greqise dhe babai i Q. Micotaqis! Nje qoke sa naive dhe e rrezikshme e Rames! Boll gozhda nastradini ka ngulur Greqia ne truallin tone me ndihmen e sharlataneve tane "udheheqes", Rama ngul dhe nje tjeter kot fare!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Trapi

                                                    Nuk ka spjegim me te mire per te perkufizuar "Vallen e Vdekjes", qe Vuciqi kercen me Kurtin se sa thenia e Rames se "fajin e ka tjetri". Eshte pikerisht kjo strategji e mirekuptaur si nga Kurti ashtu dhe Vuciqi per te kercyer kete valle te vdekjes, te cilen Rama me mjeshteri prej dipllomati e paraqet si nje budallallek te Kurtit dhe Vuciqit. Ne thelb ky nuk eshte budallallek, por strategji e Vuciqit per ta shtyre kete ceshtje ne "kalandrat greke". I vetmi dilem ne kete valle eshte ne se Kurti kete strategji te njejte me Vuciqin e ka zgjedhur si budalle qe eshte dhe kopjon Vuciqin apo "ashtu ja do puna" te hiqet ne opinioni shqiptar si luftetar i paepur kunder Serbise. Nuk dua te komentoj gjate sepse ne kontekstin e fjales se Rames, them se Rama i ka thene gjerat tamam dhe plot kuptim si Kryeminister dhe ndoshta do gaboj po te them se ku eshte qellimi i Kurtit se pse saboton Ameriken dhe Evropen ne perpjekjet e tyre per te arritur paqen. Sa per humor po them se vet Vjosa ne nje moment e ka kundershtuar fjalimin e sotem te Rames duke thene se ne me Shqiperine kemi te njejtat qellime por shpesh kemi strategji te ndryshme. A ishte kjo nje budallallek i saj apo vertet Vjosa dhe Kurti kane strategji tjeter, eshte nje pyetje morbide, qe une mundohem ta anashkaoj....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Nik

                                                      O "Trapi", ti "emrin" "Trap" e ke zgjedhur si jo me mire! Nuk ka nevoje te harxhor kohe te te lexosh se emri "Trap" flet vete!!!!! Ha ha ha

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. T
                                                      TË DUA DHE TË URREJ !!!!!

                                                      O PLAK !! ME ÇMENDURITË DHE MREKULLITË E TUA, JE BEKIM I KËSAJ TOKE.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kris

                                                        Mire foli lideri yne por me nje ekonomi te dobet dhe nje ushtri te armatosur me bombola zjarrfikse nuk ta ve njeri veshin as Tani qe mban bishtin e penes ne keshillin e sigurimit Tope tope o papagallo kendon Micua I taqit dhe ujku I Serbise qe ushqehen nga Barrelat e kurves se vjeter

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje