A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium? 

11 Shtator 2023, 17:08Blog TEMA
A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në

Nga Andi Bushati

Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit ende më buçisnin në vesh thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe ritmi i këngës: “ti Shqipëri më jep nder”. 

Kori i tifozëve vazhdonte ti gërthiste ato si i dehur, sikur të donte të zgjaste atë delir që vetëm në një ndeshjeje futbolli mund të provohet. Ndonëse, po aq sa të tjerët edhe unë i kisha të acaruara kordat vokale, sidomos pas golave të Asanit dhe Dakut, e kisha kapur veten të shqiptoja vetëm thirrjet oe, oe, oe, pas refrenit “o sa mirë me qenë shqiptar”. Një ndjesi e brendëshme më frenonte të shpallja me bindje se është më mirë të jesh shqiptar sesa gjerman, polak, apo eskimez. 

Në fakt, asnjëherë nuk më ka pëlqyer patriotizmi folklorik që shpaloset në shkallët e stadiumeve, ku sipas modelit komercial të Digitalb, i këndohet “flamurit më të bukur në botë”, ku shahen nga motra shtetet armiq, madje edhe kur nuk janë fare pjesë e garës, ku i thuret himn një konstrukti etnikisht të pastër, që gëlon vetëm në ëndërrat e një pakice nacional-ekstremiste shqiptare. 

Por, pavërësisht nga këto stërhollime, që në ato momente, aty rreth e rrotull, nuk i interesonin askujt, koret disa mijrash vazhdonin të këndonin. Ndoshta stadiumi dhe kombëtarja janë të vetmet simbole përbashkuese që e bëjnë njeriun shqiptar, ta shpalosë me krenari përkatësinë e tij dhe të mburet me identitetin e vet. Në pushim të ndeshjes kishim shëkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe bërë një fotografi me një emigrant nga Kanadaja, që më tha se kishte udhëtuar enkas për të mbështetur ‘të kuqtë”. Ai u largua dhe e pashë nga larg të këndonte të njëjtat refrene pas golit të dytë të Dakut. Nuk e di dhe s’kisha si ta pyesja, se cilat qenë arsyet që e kishte lënë këtë vend. Ndoshta mund të ishin ato të zakonshmet. Një jetë më e mirë, një e ardhme më e sigurtë për fëmijët, apo motive të ngjashme me të gjithë të tjerët që vendosin të thonë lamtumirë. Nuk e di se me ç’djenjë ishte larguar prej këtu, por jam i bindur se shumica e të tjerëve si ai, kthejnë kurrizin me shprehjet “ne s’do bëhemi dot kurrë, këtu nuk ka shpresë, si lëmë dot kalamajtë të rriten këtu” etj. 

Me këtë mendësi i’a ka mbathur nga sytë këmbët, ndoshta njëherë e përgjithmonë, gati një e treta e popullsisë. Madje edhe ata që vijojnë të jetojnë e kanë të stampuar këtë lloj psikoze pesimiste. Po kur vjen puna, kur veshin fanelën e kuqe të tifozit të Shqipërisë, papritmas transformohen. Aty për aty ndihen krenarë për atë që janë. Pikturojnë fytyrat me ngjyrat e një flamuri për të cilin tregohen indiferentë në jetën e përditshme. Blejnë me kacidhet e fundit shallë, kapele, fanela të kuqe për t’u ndjerë mirë në sigurinë që të jep të qenit pjesë e një bashkësie. Paguajnë para nga buxheti i tyre, ndoshta i pamjaftueshëm, për të udhëtuar nga larg dhe për të siguruar një biletë, në mënyrë që ti përkasin një kori që i përkëdhel origjinën, sedrën dhe ndjenjën e përkatësisë.

Më vonë, kur njerëzit qenë shpërndarë dhe zhurma ishte shuar, u mundova ta krahasoj atë masë me turmat që mblidhen në manifestimet dhe mitingjet e partive. Ndonëse aty i shpërblejnë për të vajtur, i premtojnë vende pune dhe legalizime, u japin lekë në këmbim të dorëzimit të kartave, u ofrojnë tapi apo fshirje detyrimesh nga listat, nuk e sheh kurrë këtë entuziazëm xhenuin. Në këto lloj manifestimesh, i paguajnë, i joshin dhe porsa largohen edhe nëse kapin ndonjë gjë, pjesa më e madhe e turmës përsërit nën zë të zakonshmen: “është e kotë, ky vend nuk bëhet”. 

Ndërsa në ditë si kjo e të dielës së fitores fantastike kundër Polonisë ata zbrisnin shkallët e stadiumit duke kënduar se sa krenari i jepte fakti i të qenit shqiptar. Dhe një pjesë janë po të njëjtët.

Natyrisht, kur vë re këtë ndryshim dhe tenton të bësh këtë krahasim, nuk mund të biesh pre e përfundimeve klishe se në ç’gjendje të mjerueshme është katandisur klasa jonë politike. As ta krahasosh refuzimin ndaj saj, me emocionet, pasionin apo zemërdridhjen që të fal magjia e futbollit, e cila është, diku më pak, apo dikur më shumë, e papërsëritshme në mbarë rruzullin. Por ama, shkëndija që ndez në mënyrë befasuese, çdo histori suksesi e kombëtares, sa herë që ajo ndodh, nuk është një sinjal që mund të neglizhohet. 

Përtej paragjykimeve që kanë një pjesë njerëzish si unë, për nacionalizmin folklorik dhe për përdorimin naiv të ndjenjës patriotike, fakti se edhe i shprehur në këtë formë, entuziasmi që arrin të ngjallë kombëtarja, përbën një virus ngjitës, është domethënës. Ai tregon se sa etje ka ky mjedis për simbole suksesi, për fitore që i ndajmë në mënyrë të barabartë të gjithë, për beteja nga të cilat askush të mos ndihet i përjashtuar, për ndjenjë përbashkësie dhe vlera që na unifikojnë. Ai tregon se çfarë shkëndije mjafton për të kaluar nga fatalizmi, se ky vend nuk bëhet, te të ndjerit krenar për përkatësinë që ke. 

Të tëra këto ishin ngjizur së bashku në një dy orësh magjik, që do të zgjatej edhe pak, kur duke zbritur shkallët e stadiumit, ajo masë e madhe vazhdonte të shpërndante në eter thirrjen “o sa mirë me qenë shqiptar”, të cilës unë i bashkohësha vetëm me pasthirmat “oe, oe, oe”. Ata do ta vazhdonin festën edhe disa çaste në rrugët e qytetit, deri sa zërat e tyre të mpakeshin e të shuheshin nëpër natë. Të gjithë e dinin se e nesërmja do të ishte një ditë e zakonshme, ku do të bënin dhe thonin të njëjtat gjëra si përherë.

15 Komente

  1. z
    zani

    Eshte mire me qene shqipetar edhe jashte stadiumit o idiot, po boll me krto shkrime, se na hape barkun kelysh komunisti je.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Shumë i sakt Zani

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktorri

        Po dëgjoji mirë o Bushat .....!!! Nuk po gërthasin - O sa mirë të jesh shqiptar !............ . Po çirren , - O sa mirë me qenë shqiptarë ! , Qen, kafshë, O sa mirë me gomar shqiptar, O sa mirë me derr shqiptar,

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Problem numer 1 ,se pse ikun njerzit nga Shqiprija ështe cilivizim. Në një vend me mentalitet primitive, dhe ku shumica e popullsise jane musliman dhe shume të dhunshem, nuke jetohet dot me familje. Dhe as nuke mundesh, qe të ndertosh dote një familje që të jetone me dinjitet. Në të gjitha vendet muslimane shumica e njerzeve jetone si skllever si për shembull të varfrit, grat dhe femijet, si do mose femijet e gjinise femrore, Ku prindrit i martone që nga mosha 8 vjeç e siper me pleq. Prandaj shume njerze ikun në përendim se pse nuke done që të jene pjes e disa të qmendureve.

          Përgjigjjuni
        2. t
          tpc

          Bushat ti je llum.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titvasil shkollëshumi

            Jooo andush karabush, më mirë është të jesh qenush zagari si puna jote.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nari

            Eshte mire me qene shqiptar per ata qe e ndiejne dhe deshirojne te jene,jo per ata si puna e bythes tende,te cilet kete vend e kane konsideruar dhe e konsiderojne si ciflig te tyre per ta mjele e per ta zhvatur.Je mesuar ne kohen e komunizmit,kur si familje bllokmeni qe ishe,te plotesoheshin te gjitha tekat.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

              Yaser e Ason nuk jane shqiptare more kokepalar... Suma e tyre ne mes te stadiumit,por dhe fitirat e tyre te egra e te zeza e tregon mese miri..... allah uakbar.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qiresi pushtave prej eladhe

                Ti rush topet cunave or pusht prej eladhe. Ti jo vetem ftyren po dhe shpirtin e ke te zi katran

                Përgjigjjuni
              2. 7
                77

                Mendo si të shohin ty, ata që bërtasin stadiumeve?! Mendo edhe si të shohin edhe ata qytetarë që nuk frekuentojnë stadiumet, por të dëgjojnë prej 30 vjetësh 24 në 24 orë, nga një tallava në tjetrën, nga prehri i Enverit tek prehri i Shkerdhenit, Sali kërmës, MAVIt, Ferid Bejlerit, tek përlyhesh me jashtëqitjet e tua, me shishe benzine në dorë? Edhe ata të gjithë përsërisin që të ikësh nga sytë këmbët dhe se ky vend nuk bëhet, kur të shohin dhe dëgjojnë jashtëqitje të tilla toksike çdo natë. Uroj që shqiptarët nëpër stadiume të shprehin gjithë talentin e tyre për të bërë spektakël dhe për t'u argëtuar si askush tjetër! Uroj që shqiptarët të shfaqin në aftësitë e tyre shtetformuese dhe në jetën publike intelektuale më shumë qytetari, ndërgjegje, urtësi, kompetencë, patriotizëm, ndershmëri dhe vlera, nga tallavaj histerike e tribalizmit, vorioqimarizmit, pseudointelektualizmit sharlatan, injorancës që ulërin, vjedh dhe bën moral.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arjan Cani fshatar i pagdhendur.

                  C far mut shqiptari je ti mor skuth , vemje e shpifur, kelysh spiuni qe vjell vrerr dhe mut per Shqiperine mga mengjezi ne darke duke u bere buce qe lepin jarget e kriminelit monster Sali nongrates.Me mire mbylle ate hale o funderine , o plehre e qelbet e peshtire qe kundermon sa here qe hap ate vrime ne surrat.Ti je nje qenie e neveritshme qe nuk di cfar eshte karakteri ,apo personaliteti, je nje deshtak i pacipe,megaloman i pamoralshem qe ta ka shpelare trurin me shurre ish doktori i gjyshit vrasesi sali perbindeshi.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qafa e Thanes

                    Nje nga te paktet shkrime te Bushatit qe me pelqen. O sa mire me qene shqiptar. Nuk deshmohet patriotizmi, dashuria per atdheun vetem me thirrje te tilla katundareske sipas meje, etj.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Ja dhe nipi i Hysniut, i transformuar ne pseudo-progresist demokrat. Nuk e di si t'i botojne keto pacavure, por duket sheshit qe tentakulat tuaja paskan qene te shtrira kudo! Ti nuk e di kuptimin e te qenurit shqiptar se u munduat ta shkaterroni identitetin kombetar. Tani shko bej nje vizite tek urologu se mos te ka filluar prostata dhe te le pa gjume naten...

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ED TIRONCI

                        futbolli lidh mbareshqiptaret o kelysh i bllokut...o fare e keqe....ne 1982 qe ta dish ti more felliqesire...kur italia fitoi boterorin...pati nje impakt shume pozitiv persa i perket kombit.po ti ne 82 ishe akoma ne koqet e mediut...dhe s kishe kohe te shikoje se fara jote pushkatonte majtas e djathtas.po qe ta dish per kulture...dlja e italianeve ne rruge per te festuar ..lidhi nje komb te tere..qe edhe sot e ksaj dite e quajne formimi i italise moderne.futbolli ka aq fuqi per te lidhur dhe per te ndjere krenar nje popull..qe ty sta merr mendja.mjaftijne 90 min shpeshhere per tu bere te ndiesh krenar....shqiperia sfiton boteror absolutishte..per momentin...por te shikosh ne stadium ..shqipetare nga e gjithe bota eshte dicka e mrekullushme.po ty te duken pagane..te duken zera te kote.edukata qe ke marre o felliqesire historike...te ben te urresh cdo entuziazem qofte edhe sportiv.se me ate edukate je gatuar...ama ne stadium shkove...se klani..nxorri fytyren tende te shpifur qe ne minutat e para...e pra ti je si yt gjysh...gjaku s behet uje...beni si them une..po mos beni si bej une...

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poseidon

                          GJITHEKUSH BEN SI I DO PALLA NE DEMOKRACI ....IKIN ,VIJNE SIPAS DESHIRES AAKUSH NUK I NDALON........POR DO QE MIRE TE KISHTE NJE LIGJ QE TY E SALEHKARAXHICIN TJU PERZININ ,NUK DI POR NE BOTEN TJETER DO QE E UDHES........QE SHQIPETARET TE BININ REHAT....

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje