Për një histori pa mite. Kush i trembet asaj?

10 Shtator 2023, 11:16Blog Nga Monika Stafa

Për një histori pa mite. Kush i trembet asaj?

Shqiptarët nuk kanë rënë ende në një mendje për kuptimin e historisë së tyre. Jo aq për shkaqe shkencore se për arsye të sjelljes shqiptare me historinë.


Thuhet shpesh se historinë nuk e bëjnë shkencëtarët por fitimtarët. Diskutimet mbi historinë e Shqipërisë rikthehen vazhdimisht si çështje të rendit të ditës. Nuk ka rëndësi koha. Ato vlerësohen në cdo stinë. Dhe në cdo stinë sillet një frymë e re.


Deri këtu asgjë e keqe. Në të gjithë historiografinë botërore historianët këtë detyrë kanë. Ta rishohin atë. Ta rishkruajnë sa herë zbulohet një metodologji e re. Sa herë një dokument i ri del prej arkivave. Edhe personale.


E rëndësishme është që fitimtarët të jenë legjitimë. Në cdo fushëbetejë.


Po cfarë ndodh me historinë e Shqipërisë?


Në 33 vite pas rënies së komunizmit historia jonë është rivlerësuar e rishkruar më shumë se disa herë. Dilemat e profesionistëve kanë qenë fatale; të shkruhet nga e para apo të mbahet në konsideratë qoftë dhe pjesërisht ajo traditë historiografie që u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar?


Të ndryshohet metodologjia e interpretimit të historisë apo të ndërrohen njerëzit që e shkruajnë atë? Të ndryshohen faktet dhe të dhënat apo interpretimi i tyre?


Rezultati parësor i gjithë këtij diskutimi është tronditja e thellë e besimit të shqiptarëve tek historia e tyre. A ka pasur diçka të vlefshme në këtë histori apo gjithçka që është shkruar është thjesht një romantizëm kombëtar i vonuar?


Nuk ka më në historinë e Shqipërisë jo çështje tabu por as figura të shenjta.


Disa herë në emër të çmitizimit, herë të tjera në emër të depolitizimit janë hapur madje edhe problemet e burimit gjenetik të popullit shqiptar e deri tek vlerësimi e rivlerësimi i ngjarjeve të vitit 1991-1992 e këndej.


Në një kohë të tillë të mbushur me gjykime e paragjykime, me tendenca të fshehta dhe të hapura, me konflikte politike dhe diturie në qendrat europiane të studimeve shqiptare janë konsoliduar portretet e albanologëve që kërkojnë, shkruajnë dhe botojnë me përgjegjësi, ngjarjet dhe personalitetet historike shqiptare pa komplekse vetjake dhe politike ndaj çfarëdo kohe e rrjedhe zhvillimi.


Shumë të huaj kanë marrë përsipër të rishkruajnë historinë e Shqipërisë. Perëndimorë vecanërisht.


Larg ndikimeve të politikës së vjetër por dhe asaj të re, ata rezultuan të ishin ndër më objektivët dhe më të besueshmit albanologë për studiuesit dhe publikun. Për fatin tonë të keq.


Edhe pse u është dashur të përballojnë vështirësitë dhe kufizimet e kohës, pamundësinë për të prekur burimet shqiptare, ideologjizimin e historiografisë komuniste ata u munduan të japin me shumë kujdes vlerësime mbi vendin dhe rolin e protagonistëve të historisë sonë.


Ish-mbretin Zog, mbretëreshën Geraldinë dhe E. Hoxhën. Por dhe pikëpyetjeve të tjera të tilla si më poshtë;


Cfarë ishte lufta antifashiste në Shqipëri dhe a ka ekzistuar vërtet një “bashkim personal” i Shqipërisë me Romën fashiste apo një “neutralitet relativ” i saj në kohën e Reich-ut?


Pse dështuan nacionalistët duke ja lehtësuar kështu rrugën e rritjes politike E. Hoxhës kur klasa politike e periudhës së luftës filloi të mendonte për pushtetin dhe jo për çlirimin?

Procesi i rivlerësimit të historisë nuk mund të jetë një sfidë vetëm e një grupi të vogël studiuesish. Rishikimi i saj është mirë të organizohet mbi baza gjithpërfshirëse. Ky duhet të jetë gjithmonë një proces bashkëpunimi më i gjerë historianësh, vendas e të huaj dhe jo punë e një personi të vetëm.


Por po ashtu edhe historianë që ndajnë pikëpamje të ndryshme.


Ky proces është krejtësisht normal dhe i nevojshëm në shkencat historike dhe nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Ajo çka është shqiptare është politizimi dhe radikalizmi i tejskajshëm i trajtesave historike dhe deformimi i historisë.


Një nga arsyet kryesore të këtij revizionizmi të tejskajshëm të historisë së luftës është se natyra e luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesit ngatërrohet, ose më saktë njësohet, me natyrën e lidershipit të kësaj lufte ose forcës politike që e drejtoi atë.


Pikërish këto fenomene duhen ndarë nga njëra-tjetra.


Që të mos ndodhë ajo që një brez e mëson historinë e mbretërisë si periudhën më anadollake të jetës së shtetit, kurse një tjetër, përkundrazi si kohën më të lavdishme dhe më të drejtorientuar në historinë e Shqipërisë.

15 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    La storia e Albanistanit fillon me origjinen e sumqirit tourkotsami Rrahimondi....nga sorrollopi i muslimon brother's.

    1. b
      ben

      Kurse historia jote fillon nga koha kur shqipot shkerdhyen tet eme dhe dole ti dobic.

    2. S
      Shaqo

      Historise i ndruhen ata qe ia kane patur me hile Shqiperise e shqiptareve. Nder te paret radhiten ata qe kane shitur troje shqiptare tek te huajt per te patur mbeshtetjen e tyre per pushtet e perfitime personale. Ne radhe te dyte jane ata qe u kane sherbyer te pareve per priviligje e ofiqe. Jane po aq te rrezikshem se te paret, ne mos me teper se kane nderruar padronet sa here kane nderruar pushtetet. Ne radhe te trete, dhe me te poshtrit jane bashkepunetoret e cdo lloj pushtuesi, sidomos bashkepunetoret e fashizmit. Keta jane ata qe i ndruheb historise dhe qe dyan ra ndryshojne ate me ndihmen e "historianeve" te depolitizuar.

      1. F
        Fatmiri

        Te lumte dora!Shkrim me mend.

        1. S
          SH

          HISTORIA BEHET NE KOHE DHE TREGOHET VAZHDIMISHT NUK NDRYSHON SA HERE NDERROHEN PARTITE NE PUSHTET. CDO ANATEMIM TJETER OSE BEHET PER TA DEFORMUAR SIPAS MIDESE APO PER TA DENIGRUAR.

          1. f
            foshnja

            Kjo zonje eshte mire vetem per spikere lajmesh. Kjo eshte nje ene bosh, Mjere ne qe na serviren keta njerez si modeli i gazetarit, studiuesit, mendimatrit. Qe nga sot heq dore se lexuari cdo gje qe ky person shkruan

            1. V
              Vranakonti

              Gjeja me e gabuar eshte te maresh historia nga jashte e te vine ne shqiperi te bejne historine e shqiperise. Historine, duhet ta bejne historianet shqipetar. Ne kemi historian shume te zot dhe do bejne nje histori reale. Ketu duhet te perjashtohen disa pseudohsitorian,si, Romeo Gurakuqi,Uran Butka e disa te tjere te kesaj kategorie,sepse ata jane ekstremist dhe nuk duan nje histori te vertete.

              1. E
                Erdogan

                Istoria greq (Histori "shqip") eshte e shkruar (este scrive) nga Greket e Lashte me vone edhe Romaket e Helenizuar deri sa ne Ilyrine e Perandorit Greke Megas Kostantinos dhe Epirit te Pirros u pushtuan nga hordhite barbare Osmane. Te vetequajturit Skiptare jane brum popullsie (popola ital) ish Epirote te Turqizuar te ashtuquajturit Genitsaros dhe Atyre qe nuk u Turqizuan pavaresisht se u Persekutuan (Persecution) per 500 vjet. Dhe nga kush u Persecutuan nga Veziret,Pashallaret,Bejleret etj. Keta ishin te Privilegjuar (Priviledge). Per Komb "Skipare apo Albanas" as we 8behet fjale.

                1. E
                  Erdogan

                  Istoria greq (Histori "shqip") eshte e shkruar (este scrive) nga Greket e Lashte me vone edhe Romaket e Helenizuar deri sa ne Ilyrine e Perandorit Greke Megas Kostantinos dhe Epirit te Pirros u pushtuan nga hordhite barbare Osmane. Te vetequajturit Skiptare jane brum popullsie (popola ital) ish Epirote te Turqizuar te ashtuquajturit Genitsaros dhe Atyre qe nuk u Turqizuan pavaresisht se u Persekutuan (Persecution) per 500 vjet. Dhe nga kush u Persecutuan nga Veziret,Pashallaret,Bejleret etj. Keta ishin te Privilegjuar (Priviledge). Per Komb "Skipare apo Albanas" as we 8behet fjale.

                  1. M
                    Maks

                    O koqe E lexove cfar thoshte ajo ciceronja historiane greko arvanite per historin e greqis mo Ajo thoshte qe qe perandori romak i lindjes i zduku greket qe sbesonin kristjanizmin qe ne shekullin e 5 Prandaj greker ska pasur ne greqi per 1300 vjete Dhe u desh kryengritja shqiptare qe cliroi greqin nga turqia Dhe me ndihmen e ali pash tepelenes qe i dha arme Sidhe me ndihmen ruse e anglo gjermane formuan shtetin greko shqiptaro vlleh Ku ka dhe pak sllav harixhinj e turq Ky eshte shteti helen i sotem Dhe ate 300 euroshin qe te jep greqia e merr mo

                  2. D
                    Dakord

                    "Filloi të mendojë për pushtetin dhe jo për çlirimin"????!!! Kush ta tha ty moj çupë këtë, gjyshi yt ballist??? Janë akoma gjallë gra partizanësh dhe fëmijët e tyre o torollake. Nuk i ke mbush ditët ti akoma të flasësh për luftën. Ata komunistët që urren ti u bashkuan me aleatët, me USA dhe britaninë. Ata partizanët e besuan vërtet që kur të çlirohej shqipëria do hanin me lugë floriri ashtu si besuam ne mesomoshat e sotme sali krminelin në vitin 92. Ske bythë as ti as kush të ka bërë ty moj debile të merresh me historinë e shqipërisë.

                    1. G
                      Gazetari

                      Po ik mi goc! Fillove tu bo analiza politike tani??? I mbarove lakatredhjet? Pu pu pu

                      1. B
                        Baliu

                        Ne thelb te qdo kombi qendron nje mit. P.sh. nga kush u themelua Roma? Nga Remi dhe Romuli qe u rriten me qumshtin e ulkonjes. Edhe sot kjo legjende eshte simbol i Romes, dhe askujt nuk i shkon mendja ta "rishikoj" kete. Si u themelua Anglia? Nga nje djalosh te cilin "fati" e kishte caktuar per ta nxjerre nje shpate te ngulur per shum kohe ne nje gur, dhe te cilit i rrinte perkrah nje magjistar i quajtur Merlin. Edhe kjo krejt ne rregull. Austriaket nuk dijne se si eshte dukur Mocarti dhe ku eshte varrosur, megjithate njefar Shmiti nga Austria i ka vene vetes detyre ta shkruaj "drejt" historine shqiptare, e per popujt tjere as qe guxon ti shkoj mendja. Edhe shqiptaret e kan shkruar dhe do ta shkruajne vete historine e vet simbas rrethanave dhe interesave te kohes, ne te njejten menyre si edhe popujt tjere. Pra shum zhurme per asgje.

                        1. B
                          Baliu

                          Aug 1, 2022 — “Every nation needs its myths and legends,” says Monika Schmidig Römer,

                        2. c
                          cuf dabjoni

                          Historia , moj Zonjë shkruhet mbi fakte e dokumente autentike, mbi dëshmi të kohës, e të gjitha këto së bashku paraqiten dhe interpretohen sipas rregullave të shkrimit të historisë si shkencë. As se historia të vjen prapa, as se je fitimtar e as se kështu dua unë apo si po ndodh këtu që një njeri e mundi turkun...një e beri të pavarur, një tjetër e bëri shtet e me radhë deri te liderrat e sotëm. Historinë e kohës tonë nuk mund ta bëjnë ata që nuk e kane jetuar, që nuk janë aktorë të saj,, e gjithnjë mbi fakte, dokumente e dëshmi autentike. Mjaftë me përralla facebook-u

                          Lini një Përgjigje