Dje në mbrëmjë, ra zilja e celularit. Ishte mësuesi ynë i Gjuhës e Letërsisë Shqipe në shkollën 8 vjecare, nga të rrallët që jeton ende në Tepelenë. Ishte Krenar Progonati ose Nolja sic e thërrasin sot e gjithë ditën shumica e banorëve dhe e ish nxënësve të tij. Këtë nofkë të dashur e ka fituar herët atje mbi Vjosë, në qytetin e erërave të serta. Është vëllai I Nimete Progonatit Heroine e Popullit vrare ne moshen 16 vjeçare.
Mirëpo, mbrëmë folëm gjatë. Jo më kot më pyeti për ca sherre e sherrxhinj në kupolën e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANC, me seli në Tiranë. Iu shmanga hollësirave pa vlerë e sidomos fyerjeve publike dhe llafeve tymuese që nuk i shërbejnë solidaritetit. Por shqetësimi i tij ishte legjitim, krejt i natyrshëm dhe i sinqertë : ” Më shumë se kudo, aty na bashkon patriotizmi dhe aspak karrierizmi apo etja për spaleta e poste ! Shkurt, cdo lloj përcarje u shërben gratis kundërshtarëve të epopesë së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare…”.
Ndërsa unë i tregova dicka për lagjen tonë Nr. 2, në Tiranë, kur një Pasardhës Veterani drejtoi vetëm një pyetje domethënëse : Më thoni, sherret për postet, përse ndodhin atje lart dhe jo këtu te ne në bazë ?! Ku fle lepuri vallë ?...Pyetje që flet e do të flasë shumë. Dje, sot dhe nesër.
Se mësuesi ynë i dikurshëm, nuk është një shembull i rëndomtë. Është vëllai i Heroinës së Popullit. Biografi familjare e shkëlqyer. Mirëpo, nëpër dekada, në monizëm e në pluralizëm, ai nuk tundi kurrë dyert e zyrave në rreth e në qendër për të rrëmbyer grada e poste të ndryshme. Mësues ishte, mësues mbeti deri në fund. I nderuar e i respektuar. Në një kohë kur të tjerët bënin namin për të përfituar favore e privilegje nën hijen e të rënëve për Lirinë e Atdheut dhe pa asnjë meritë personale në punë e shoqëri. Dhe janë po këta tipa të fryrë që pasi lanë postet shtetërore të djeshme, përpiqen të ngjiten e të mos shqiten pas posteve shoqërore. Nuk mund të jetojnë dot ndryshe. Sipas vrapit e inatit të tyre, pa ata nuk do të kishte as shi e as diell !
“Edhe ne në Tepelenë bëjmë debate të lira e të forta, japim mendime ndryshe dhe mund të ngremë edhe zërin, por pastaj i hedhim dorën në qafë njeri-tjetrit, pimë kafe, bëjmë shakara, qajmë halle e maraze… Lum kush nuk vuan nga zilia, smira, ethet kolltukofage, inferioriteti !”. Kjo botë e krokolepsur i paska të gjitha, të mirat dhe të ligat. Por mbi të tëra nxin e sterros : Mosmirënjohja !
Përshembull, si ka mundësi që Krenar Progonati me shokë e shoqe, nuk u “përzgjodhën” kurrë për në forume partish, organizatash e shoqatash në qendër ? C’farë i ka munguar, biografia e dinjiteti, arsimimi, kultura, oratoria, simpatia popullore në Tepelenë e gjetkë ? Ua them unë, ish nxënësi i tij: I ka munguar dhe i mungon servilizmi, “shkathtësia” karrieriste për të ngjitur shkallët e pushteteve moniste e pluraliste, kupolat drejtuese të organizatave e të shoqatave xixëlluese e verbuese në metropol !
--Dëgjomë pak, vëllai im. Sa për Profesorin e dashur Hulusi Hako, kemi nevojë ne për të, për pjekurinë, urtësinë, mencurinë, kokëplotësinë e një jete të pasur në Arsim, ndershmërinë dhe kontributin e tij të cmuar për Cështjen Kombëtare e kurdoherë në mbrojtje të vlerave antifashiste shqiptare e botërore. Është me rrënjë të forta atdhetarie. Ai po, mund të mos ketë hic nevojë për ne(organizatën), por kemi nevojë ne për atë burrë me 9 dekada mbi supe…Edhe kur shpifën pacipërisht deri në media të qorollepsura, ai heshti në heshtjen e tij të përkorë, qytetare e filozofike dhe me zemrën plot mirësi e dlirësi. Vetëm atij nuk ia verbojnë dot sytë dhe mendjen paratë, kolltuku, spaletat e të përpjetat në karrierë. Shumica e moshatarëve të tij sot gëzojnë pensionin e pleqërisë. Ndërsa ai punon ende, shkruan e boton libra, por bën edhe humor të shëndetshëm e origjinal. Ku ndonjë ish student mendjembyllur e vrapues i neveritshëm për poste të pamerituara dhe ku Profesori ish Debatikas i thjeshtë e aspak pendëfryrë !...
E rëndësishme është që tipa të tillë të mos kthehen në qesharakë e karnavale. Aq më tepër në një moshë kur nuk ke as kohë të korigjohesh ! Më konkretisht. Incidenti banal gjatë festimit të Ditës së Veteranit në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, nuk harrohet lehtë. Një “autogol” irritues përballë Veteranëve dhe Pasardhësve idealistë. Vetë unë u trishtova dhe u hidhërova jo pak. U përpoqën të hidhnin “piper” a “zeher” mbi ato orë Feste ! Fjalori i rrugës nxorri lakuriq ndonjë kokërr kokëtuli kur bëri thirrjen paradoksale, arrogante e cmendurake nga podiumi :”-Të ndershmit të dalin jashtë !”. Por shumica nuk lëvizi nga vendi. Nuk qenkërka e lehtë të ndash mirë në një grup të vogël njerëzish të cartur, të keqen nga e mira, kashtën nga kokrrat ! Megjithse disa prej tyre i kam njohur në vite. Dhe zhgënjimi po më rëndonte jo pak. U ula e bëra nja shkrim që u botua. Si dëshmitar okular, e pse jo si qytetar, Pasardhës Veterani e Gazetar Profesionist. Nuk dëshiroja të përmendja asnjë emër e mbiemër. S’më bënte dora. Jo se kisha frikë. Besoj, më mirëkuptoni. I mëshova dukurisë së shëmtuar, por edhe gëzimit të Festës në atë vapë përvëluese korriku.
Pasi merren ngul e shkul me sherret dhe hyjneret helmatisëse me njeri-tjetrin, një paragraf ma kushtojnë mua për shkrimin e botuar (?!). Edhe ish Sektori i Shtypit në KQ të PPSH-së të ishin, kurrsesi nuk do nxitoheshin kaq shumë e për lumë ! Kam mbi 40 vjet që shkruaj e mbroj me gjongul LANC, themelet e kësaj Shqipërie të lirë e demokratike. Nga 3 autorët e “qarkores”, njoh vetëm njërin. Vrava mendjen dhe i fola vetes: Mos i kam ndonjë borxh të pashlyer ?...Përkundrazi. Dhe i dhashë karar : Këta janë prototipa që kurdoherë u pret “thika” në një anë, vrasin e presin të tjerët dhe lenë në hije karagjosllëqet e tyre ! Apo është thjesht njëanshmëri ? Nuk e besoj plotësisht. Aq më keq kur dikush përdoret si karrem për të realizuar djallëzitë e ligësirat. Cështje karakteresh të fëlliqura ? Mundet. Se replikë nuk është. Edhe po ta quajmë kështu, vetë parlamentarët tanë mund të më tërheqin vëmendjen ose të më hakërrehen : Pse sëkëlldisesh, ti nuk ke përmendur asnjë me emër ?!...
Nuk kam dashur dhe ende nuk dua të hyj nëpër llagëmet e tyre të zeza, të cilat bien erë të rëndë poshtë posteve e postiqeve të tranzicionit rrumpallë. Jam shumë larg ethebutëve e thëngjillëve të mbuluar. Mirëpo, në fund të atij “mesazhi” tepër të gjatë, nuk përtojnë të thonë se është “solidarizuar” edhe një cetë me 18 a 19 vetë ! Shpikje e re intrigante që u vë vulën 3 autorëve në krye ?! Por befas u pataksa kur mes tyre lexova edhe emrin e një ish mikut tim. Aty për aty, dikush më këshilloi: Ruhu nga miku, se nga “armiku” ruhesh vetë !
Të tillë njerëz flasin, shkruajnë e firmosin nga frëngjitë e pabesisë e të errësirës. Të jem i sinqertë, u dëshpërova pa masë. Dua të takohem e të flas sy më sy, por paska ikur matanë detit e oqeanit…Nuk ka thënë kot i mencuri i mocëm : Peshkatari dhe krimbi shkojnë bashkë për peshk; njëri në këmbë, tjetri në grep !
Gjatë jetës time qytetare e profesionale, gati i kam urryer anonimët e zinj të letrave, ata që hedhin gurin e fshehin dorën. Vec të tjerave, prijësi simpatik i këngëve të Lapardhasë së Vlorës, Nazif Cela, ka një këngë të titulluar: Mirëmëngjes, o Interes ! Është një copëz pasqyre e kësaj kohe pa kohë e pa namuz. E dëgjoj shpesh. Më ndez mendimet e meditimet. E pëlqejnë kudo. Se lakmia pa fre shton ligësinë. Dhe harrojnë se turpi është për të gjallët. Pra, yrrja-byrrja ! E tha saktë e bukur mësuesi ynë në Tepelenë : “Të gjithëve na bashkon patriotizmi e vullnetarizmi dhe jo posti e karrierizmi kallp”…
Doli prape ky hajvani e na tregon si lidhet kali. Ik o Kristo o matuf se per dy jave do hash m..!
O baxhul more fiskec Nenen tende e qiva ne gerrdec, Bashk me shokun veteran Qe ju qi motra andej matan. Na vjen Tajari Syrgjynosur Rraskapitur dhe qirosur, Hajde bashke me baxhulin Qe karin tim me nder ta shikoni, Dilni more fispredha Dhe te shohim a jeni gangstera. Dhe me kaq do e mbyll Se nene tuaj e kam si yll, Nese te shaj more baxhul Nena jote thot hajd ma ngul
Dolen ca minj te gjirizit e nuk lene gje pa share. Ti hane m...gazetarit te nderuar
Ty mo Tur Kristo ta tregoj une kurrizin e atij kafshes qe e quani gazetar por eshte legen po te gjeta andej nga shkolla e baletit. Pa dinjitet!
O Baxhul,o buthqir ti rruash koqet gazetarit,haja mun pa dukur mire.
O Beni Mertiri ik me gjithe Kristo bythen se po ta qij ty e çfare te permban pragu!
O Baxhul Baxhul baxhella/ Keto pune jane te thella/ S'jane per mendje idiote/ E bytheqire si puna jote
O Thanas Mertiri kam merak se ti tregoj une pi te gjeta ato punet e thella o plehre, aty do ta marrsh vesh se çfare palaço je jo gazetar, se gazetar jam vete?
Ky Baxhul, Baxhul kari/ E di veten tip gazetari/ Kercenon se te jep drune/ Po ne fakt te ha gjith mune/ Kur ska me i kthehet shurres/ Nuk ka faj eshte bir i kurves
Zerin e publikut nuk e mbyll dot as TemA e mero bythes dhe as nje pseudogazetar i mbaruar si ky Mertiri. Pse i fshini komentet o plerat e gazetes?
Lakmia per poste e grada ka qene perher e pranishme tek ne. Gazetari prej shume vitesh, teper i njohun dhe i lexushem kete lakmi e ilustron me shembuj nga jeta e perditshme Urime zoti Mertiri
Mondi 1 pyete te teme se mos te ka me me kete Kristo lapangjozin se ngjani shume?
O Kristo Mertiri o laskar duhet te mesosh qe si biçim gazetari qe hiqesh e ke thene njehere fjalen tende , ndaj leri lexuesit te gjykojne produktin tend dhe mos komento e fyej me fjalor banal lexuesit kur nuk te pelqejne vleresimet e tyre!
Mjeran mbete gjithe jeten o shoku Kristo Mertiri !
O Baxhul o koke kar,mos te ka qire gje motren,apo fisin gazetari meqe e paske kaq merak.