Lulzim Basha humbi betejën e rradhës me Sali Berishën. Shumica dërmuese e listës që ai firmosi për zgjedhjet e 2021-shit, tashmë kanë kaluar ylberin dhe u thithën nga Foltorja e Berishës. Vetë Basha, në rrethanat e reja, i mundur dhe nga Gazmend Bardhi, ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë që tashmë nuk përton jo vetëm ta shantazhojë në publik, por edhe e fyen përballë kamerave në parlament, nuk mund të bëhet as kryetar grupi parlamentar. Ka pasur vetëm një shans ende jo të humbur plotësisht, që Lulzim Basha të fitonte dje apo të marë revansh nesër përballë njeriut që e katapultoi në pushtet. Një shans që mund ta bënte kryetar legjitim të PD-së së bashkuar së paku deri në 2025-ën dhe të ishte edhe për një herë të tretë, kandidati i opozitës për postin e kryeministrit dhe jo të vazhdojë të jetë vetëm një aktor periferik në një dramë komike pa politikë brenda. Ai shans ju dha nga angloamerikanët, por ai e shpërdoroi me dembelizmin klasik otoman dhe me frikën për të luftuar. I bindur se të tjerët do të fitonin luftën e tij, njeriu i çdo beteje të humbur, Lulzim Basha nuk arriti të kuptojë në gjithë këto vite disa të vërteta të thjeshta. Amerikanët të japin grep për të peshkuar, por jo arkën me peshk për të shuar urinë, të japin shpatën për të luftuar, por jo krahun dhe mendjen për ta përdorur. Amerikanët tregojnë si mbillet vreshti nëse do të doje të pije verë sepse ata janë si farmacistët: të japin rezervativ për t’u mbrojtur, por jo penis për të festuar. Në të kundërt, Basha shpresoi se do ta fitonte betejën me shpatën e huaj dhe se mbas festës me verë, do të vazhdointe të tallte dhuratën e farmacistit me opozitën në veçanti dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi. Basha do të duhej të zgjidhte atëherë dhe nëse mundet ende ka mundësi që të zgjedhë sërish, që të ecë në një rrugë me një kah të vetëm: të vetëshpallet i penduari i madh i politikës. Njëlloj si të penduarit e drejtësisë, me shërbimin që mund të afrojë, ai mund të fitojë lehtësi nga gjykimi politik mbi të e ndoshta edhe epërsi në karrierë politike.
Përjashtimi i liderit historik të të djathtës ishte padyshim akt force që buronte në mënyrë të padiskutueshme nga “non grata” amerikane. Por deri këtu sepse ai vetë e la inisiativën e tij në mes të rrugës. I mësuar ta ketë suksesin qelepir nga fati, Basha nuk bëri asgjë tjetër për të mos lejuar “ndërtimin e bunkerëve antiamerikanë në opozitë”, siç thotë sot vetë. Disa herë ministër, tre-katër herë kryetar partie dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, përveçse bashkëpunëtor i “Non Gratës”, Basha ishte dëshmitari klasik i qeverisjes së tij. Dhe kryesisht i mëkateve të fshehura të saj. Shtatori i largët i përjashtimit të Berishës duhej të shoqërohej me bashkëpunimin e tij për ndriçimin e të vërtetave që i dinë të gjithë, por pak mund t’i vërtetojnë si të tilla. Basha me cilësinë e dëshmitarit do të duhej të jepte prova për të gjitha pikat që sollën sanksionimin e Berishës nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Ai do të duhej të tregonte, fjala vjen, se çfarë kishte të mangët, së paku në procedure, në projektin gjigant të rrugës së Kombit dhe cili ishte roli i Berishës për ta shmangur atë vetë me procedurë nga hetimi gjyqësor. Basha do të duhej të tregonte çfarë di për mekanizmin që ndezi barutin që hodhi në erë Gërdecin dhe në çfarë mënyrë Berisha minoi hetimet për tragjedinë. Si një dëshmitar i dorës së parë, ai do të duhej të tregonte se cilat ishin mjetet e përdoruara dhe në çfarë rastesh Berisha kishte “demonstruar gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion”, siç shkruante sekretari Blinken.
Basha duhet të tregonte detaje e të jepte prova të reja se si dhe në çfarë mënyre Berisha kishte “përdorur pushtetin të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë”. Si ish-ministër i brendshëm, ai do të duhej të ishte dëshmitari kyç për të treguar se çfarë kishte ndodhur në të Premten e Zezë të 21 Janarit dhe rolin e Berishës mbas qytave fatkeqe të automatikëve që pushkatuan katër qtetarë në bulevard. Këto e shumë të tjera, përfshi edhe procesin e fallsifikuar të garës për kreun e PD-së përballë të ndjerit Olldashi apo edhe besëlidhjen e tyre të fshehtë për rizgjedhjen e tij si kryetar në korrik 2025-ën, do të duhej të ishin të vërtetat alternative të këtij protagonisti të së shkuarës.
Lulzim Basha nuk bëri asnjë nga këto akte që do ta shndërronin në dëshmitarin e penduar publik, politik, por ndoshta edhe të njerëzve të Altin Dumanit. Vetëm me një betejë të tillë ai do t’i shërbente opozitës duke larguar liderin e gabuar, por edhe ambicjes së tij, që ndryshe nga flokët, po i thinjet nga pritja që nuk ka fund.
Lulzim Basha nuk është i vetmi, por ai bie më shumë në sy në një rradhë të gjatë “politikanësh” që suksesin e tyre ja dedikojnë qelepirit, rastit e fatit, sa herë që vullneti i kryetarëve të partive sillte edhe fatin edhe rastin për këtë kategori. Shumë nga ta kanë ardhur dhe kanë ikur nga skena duke lënë pas vetëm gjurmën e lagur të pulave në rërë, të tjerë nuk kanë kuptuar as pse kanë ardhur dhe as pse kanë ikur e të tjerë akoma, presin që fatin e tyre ta shkrujnë në mure qelie. Që edhe kur nuk mbyllen me çelësat që mban Dumani në kasafortë, janë të blinduara me mure frike. Ndaj sot, nëse Basha pret që betejën e tij të nesërme për lidershipin e PD-së ta fitojë me akrobaci kuvendesh apo dhe me duart e SPAK-ut, ai nuk do të jetë aksioner në atë fitore të mundshme. Duhet të luftojë vetë, duke u mbrojtur në sulm, qoftë dhe me dhuratën e farmacistit në dorë përballë Berishës.
- Bssha dhe Berrisha jane nje nese dikush mendon te kunderten eshte naiv . - Nese Basha do kerkonte te groposte Berrishen do ta bente pasi ka qene pjese e kupoles KRIMINALE ..Berrisha e di shume mire qe Bssha nuk e denancone pasi ka edhe ai fakte per Bashen ndaj te dy bejne teatro ...
E sakte, aksiome
Hera e pare qe e lexova Vangjelin deri ne fund, jo se nuk shkruan mire, por se shkruan shume gjate, kur gjerat mund te thuhen e kuptohen më mire kur nuk jane te lodhshme, pra kur shkruhet më shkurt. Përsa shkrova, ku i sotmi edhe pse perseri i gjate, veçohet mbasi jo vetem eshte i dobishem, por dhe i qartë per ata qe dine dhe duan te kuptojne se cili eshte Basha. Jo se nuk i dinin, por fakti se: E para, pezulloi nen presion dhe pa deshire "babain" dhe mentorin e tij, ustain, bashkepunetorin dhe bashkefajtorin e tij, tashme "non grata" dhe, e dyta per t'iu shmangur ballafaqimit të më tejshem me atë që as emrin nuk guxon t'ia zëjë me goje, u zhduk nga skena per nje vit e gjysem, krijoi ilizionin në disa se paçka ç'kish ndodhur, u harruan, pra ai u amnistua....!!! Të tjerat shume qarte i ka shkruar Lorenci.
Nuk e di ne hyn dhe lenci, te kategoria e dritan hiles, qe interpreton ne mengjes pordhet e liderit global qe degjon ne darke? Nese po , duket se nga kampi mavi e kane kuptuar se te shpenzosh miliona ( ne euro e kam llafin) per 1 njeri qe ka me pak vota se arlid qorri qe leviz me biciklete, nuk eshte investim i duhur ekonomik. Nese do vazhdojne thjesht fati i lulushkes, te haje qyl edhe ndonje gje nga rama, si hengri nga saliu.
Hej Lenc…. Që të arrihen këto që thoni ju, nga Bashë-ushkuri, duhet të ketë (siç thuhet në shqip) bythë të forta. Ai, nuk shquhet për kësisoj punësh, sepse është vemje, mastiç apo popullorçe, të ngjitet si muti pas këpuce. Dheeee, si i tillë, kur je i dhjerë, (sipas fabulës që dijmë mirë), nuk mund të ngrejë kokën. Përshendes.
Me kenaqe Lorenc. Te lumte.
Bravo moj sose qe eksitohesh nga nje gagaç si ky Lorenc Vangjeli!? ME ke lene pa fjale me kete Lencin tim...
Po ti ylli pylli nga cfar ekzaltohesh kaq shum se je si bajge basha hajdar
Lorenc Vangjeli eshte kirurg i politikes. I rekomandoj te mos shkoj me ne emisionet pa nivel te Ylli Rakipit, se pervec qe nuk i respekton kohen e fjales Lorencit, e injoron kur jep mendime. Me nje vemendje pak me te thelle, une dalloj qe pena e Lorenc Vangjelit eshte shume me e mprehte nga goja e Lorencit. Atij i duhet te mendoj pak, qe te thote saktesisht ate qe mendon, kjo i ben shkrimet e tij analiza shume te sakta, ndersa ne emisionet e tallavase Ylli Rakipit, ka sukses Artan Hoxha, Lala dhe ndonje motor i prishur, qe nuk pushojne se foluri, por nuk thone asgje. I vetmi emision qe Lorenc Vangjeli mund te kete sukses, eshte intervista tek per tek, dhe me Gazetar me nivel , jo aeroplane .
Haahaa analize dhe humor.Te lumte
E cuditeshme si te gjithe rrujtes bolesit e Sali Berishes i mbledh Kjo pacavure e ashtequajtur TEMA . Ymerr Corapja ….ha…ha…i Modh
Na vjen per te vjell kur permenden keto emra Basha Berisha Bardhi, ju ka dale boja ka mare fund loja e tyre duhet te japin llogari per bemat e tyre qe kane bere jane bashke 3 B-te nuk i ndan asnje presje .
O Lorenc vdes per pak erotik
Të gjitha këto që kërkon t'i prej Bashës ai i ka bërë. Por i ka bërë atje ku është vëndi, pa zhurmë e bujë. Basha nuk paguhet si tellall, si i tillë paguhesh ti. Dhe për të mos u zgjatur, t'a dish sa idiot je Vangjeli, sinqerisht vret vehten.
Edhe ky ns doli kërric me kte analizë që ka bërë. O Kërric Vangjeli nuk ke aq tru sa ti bëjshë analizë politike Bashës , apo edhe Ti po ndjek Bardhin duke shku drejtë Foltores.E paske mor guximin me i bo analizë SHBA . Sa pare po të Paguan foltorja o Kërric
Lorenc je ne peseshen e pare te gazetareve! Urime! Jo peseshe e pare e basketbollit!
Ajo qe thua zotrote do burr me bole, dhe jo bur me koqoles. Ai ka frike nga hija e tij, trembet kur i thone kalamanjte po vjen Berisha.
Lorenci jo se ka qene ndonjehere analist i pavarur perkundrazi tani eshte bere me ekstremist i rilindjes se sterkonsumuar. Ai kerkon qe mos denimi i masakres se 21 Janarit tja faturoi Bashes dhe jo padronit te tij Rama qe beri aleance me bllokun e Metes e beri ate president dhe Berishen pronar kullash duke harruar dhe injoruar gjakun e derdhur ne bulevard. Sharlatanizem shkrim.
Lulzim Basha eshte nje frut i rritur nen hijen e perbindeshit te Vicidolit, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha dhe eshte komplet i deshtuar ne betejen me ish-mjeshtrin e tij. Por edhe sikur te dale ndonje trim i guximshem dhe i mencur qe te rrezoje Berishen, nuk do t'ia dale dot, sepse ate e mbron "mbreti i pakurorezuar i Shqiperise", kryeministri Edi Rama, pasi i duhet si gogol per te fituar zgjedhjet e radhes.
Evgjiti qe zgerdhihet
E bla-bla-bla...lenclleqe...
Unë jam PLënc Vangjeli, mbrapa më vjen Makina e Mutit.. Në sfond Kori I Putanave: Makina e Mutit, Makina e Mutit
JU LORENC BENI ANALIZE SIKUR BASHA ESHTE TRIM DHE TE TREGOJE ATO QE SHKRUAN TI DHE SALI BERISHA ESHTE QENGJI QE E FAL BASHEN .PO CE KETE ANALIZE TE TILLE O LORENC.SI SE PASKE KUPTUAR AKOMA SE SALI BERISHA ESHTE NJERIU ME I ZI I POLITIKES SHQIPTARE.
Shumë bukur.
Nuk ka bythë bash bytheci për këtë punë,se po bëri këtë,e ha edhe vetë se edhe krimineli Sali di shumë gjëra,të mos themi se edhe pinokja e Saliut që ky ja hipte e kalëronte në Kosovë di shumë gjëra për dosjet e Kosovës,prandaj do e shtyjnë me ca të shara....
Sperdredhkat e Vangjallatusit per te mos thene ate qe ka ne bark - I penduari i munguar i SPAK eshte Arben Ahmetaj! Sikur kjo te ndodhe, qeverise haremit Rama nuk i mbeten as puplat.
Dyshja Berisha BASHA eshte si BBrather 1,2,3........ku regjia percakton fituesin !Ndaj ata nuk kane cipe ne fytyre por presin radhen per te fituar BB.1,2.3 pasi tek BB.Vip nuk shkojne dot sepse jane lojtare te dobet dhe ordinere.Kjo eshte aresyeja qe sa here qe i therrasin ata vihen ne rresht per tu ardhur radha.
O te dashur shqiptare! Nuk e kuptoj ne duhet te lexojme Lencin me akrobacite e tij per te ditur kush jane politikanet tane! Mentalitetin shqiptar! Lenci duhet te ike bashke me analistet e tjere te kohes se saliut! Te gjithe! Eshte dikush te me tregoje se si u bene keta analiste per gjithcka? Kush i beri,kush i paguan,cfare thone! I ka varur politika ne cengel te kapur ne brinje si dikur Janoshikun e Sllovakise! I vine verdalle edhe sikur e pyesnin Lulen : kush eshte kryetar i PDse dhe Luli thoshte Une! E pyesin tani Gaz bardhin Kush eshte kryetar grupi i PDse dhe pergjigja e njejte UNE! Nuk ka njerite thote qe Gazi e perjashtoi veten nga PD! Nuk mori pjese,nuk e njeh atehere! Ta gezosh Saliun o Gazi!
O Lenci , Basha eshte i rritur nga Berisha me te gjitha te keqiat e Sali qenit se po te ishte ndryshe u bene dy vite qe Saliu e hedh e e perdredh si i do qefi atij se e di qe Luli ka bere po aq te zeza sa Saliu se kishte mbrojtjen e tij . Luli pa tjeter qe ka dijeni te plote per gjthcka ka bere Sali krimineli ne kete vend po nuk flet se eshte po aq fajtor sa ai edhe Luli , psh Saliu dha urdhrin per te qelluar ne 21 janar po Luli po te ishte i mire nuk e zbatonte ose per faljen e detit Greqise patjeter qe Saliu e urdhoi po Luli po te ishte burre i mire nuk e zbatonte dhe e denonconte po jane qe te dy deri ne gryke te zhytur ne mut e nuk flet dot Lulushka . Kete pune mund e duhet ta zbardhe vetem Spaku .
O Lenci , Basha eshte i rritur nga Berisha me te gjitha te keqiat e Sali qenit se po te ishte ndryshe u bene dy vite qe Saliu e hedh e e perdredh si i do qefi atij se e di qe Luli ka bere po aq te zeza sa Saliu se kishte mbrojtjen e tij . Luli pa tjeter qe ka dijeni te plote per gjthcka ka bere Sali krimineli ne kete vend po nuk flet se eshte po aq fajtor sa ai edhe Luli , psh Saliu dha urdhrin per te qelluar ne 21 janar po Luli po te ishte i mire nuk e zbatonte ose per faljen e detit Greqise patjeter qe Saliu e urdhoi po Luli po te ishte burre i mire nuk e zbatonte dhe e denonconte po jane qe te dy deri ne gryke te zhytur ne mut e nuk flet dot Lulushka . Kete pune mund e duhet ta zbardhe vetem Spaku .
O Lenci , Basha eshte i rritur nga Berisha me te gjitha te keqiat e Sali qenit se po te ishte ndryshe u bene dy vite qe Saliu e hedh e e perdredh si i do qefi atij se e di qe Luli ka bere po aq te zeza sa Saliu se kishte mbrojtjen e tij . Luli pa tjeter qe ka dijeni te plote per gjthcka ka bere Sali krimineli ne kete vend po nuk flet se eshte po aq fajtor sa ai edhe Luli , psh Saliu dha urdhrin per te qelluar ne 21 janar po Luli po te ishte i mire nuk e zbatonte ose per faljen e detit Greqise patjeter qe Saliu e urdhoi po Luli po te ishte burre i mire nuk e zbatonte dhe e denonconte po jane qe te dy deri ne gryke te zhytur ne mut e nuk flet dot Lulushka . Kete pune mund e duhet ta zbardhe vetem Spaku .
Z. Vangjeli mire i pershkruan faktet e mekateve per dublimin Berisha-Basha ne pushtet por i mungon boshti logjik! Nga nje ane thote qe Basha te rrefehet, dmth te jete nje deshmitar i penduar, po jam dkord dhe une, por nga ana tjeter Z. Vangjeli na i do Bashen perseri nje "lider" pas rrefimit apo pendimit. Ketu Z. Vangjeli eshte komplet gabim, ai dhe te tjere mund te deshirojme qe pendesen ta marre parasysh drejtesia per shkallen e denimit te tij por ketu s'ka vend fare per riafirmim si lider pas gjykimit te mekateve! Aferat e "Rruges se Kombit" (çeshtje e mbyllur me korrupsion nga drejtesia e athershme), "Mareveshja e Detit"", "21 Janari" apo dosja "Muzin" jane vetem maja e ajsbergut te shperdorimit te jashtzakonshem te detyres nga Bashuku. Me siguri ka plot felliqesira te tjera ne se drejtesia e mer problemin seriozisht. Keta mole nuk shkulen kurre nga politika, tash shpresat jane vetem tek drejtesia e re.
Shkrim që ja vlen për ta lexuar. Lorenc. Bukur e ke thënë për Bashën, por ai nuk ka bythë të përballet me të vërteten, thjessht se është frikacak.
Shqiperia po ben ndryshime Jevgjitet kane filluar te behen si ngahere b...lepires si ky Jevgjiti Kaurr.....si e ke liken e skraparit o jevgu i mones baxhelle.