Numrat që nuk vlejnë të Gazit!

6 Shtator 2023, 18:54Blog TEMA
Numrat që nuk vlejnë të Gazit!

Nga Dritan Hila

Gazment Bardhi është ndjerë i ngazëllyer që ka çuar deputetë te Berisha. Në fakt ka menduar se janë nën hyqmin e tij, por aty karrigia është e Berishës dhe komandon Berisha. Gazi vetëm bythët ka të tijat.

Pjesëmarrja e disa figurave të reja në këtë grupim, nuk tregon asgjë përveçse cektësisë politike të tyre. Të bëhesh pjesë e intrigave të një ish-aparatćiku të promovuar politikan si Bardhi, është miopi politike.

Askush prej atyre që shkuan aty nuk ka të ardhme politike. Mund të kenë bërë pazare me Berishën (do jenë pa tru nëse i kanë bërë me Bardhin), por në zgjedhjet e reja Berisha do bëjë repartin e tij besnik dhe jo njerëz që e kanë dredhur bishtin njëherë. Pasi ai e di që nuk fiton zgjedhje ndaj nuk i duhen personalitete, por besnikë. 

Është e vështirë të mendosh se çfarë i ka shtyrë këta njerëz që t’i hyjnë kësaj valleje? Më realistët ndoshta me shpresën se në të ardhmen Berisha do t’i fusë në pjesën fituese të listës. Një bast i nxituar ndërkohë që Berisha nuk e di nëse do futet nën çadrën e Metës apo do bëjë parti tjetër.

Një pjesë ndoshta kanë shpresë se…..

Nejse. Askujt nuk i interesojnë llogaritë personale të disave që rastësisht i ka kapur lapsi për deputetë dhe as kanë nuhatje politike të një këlyshi. Berisha është histori e mbyllur. Gazment Bardhi është histori kot, aq sa do zgjasë mandati i kësaj legjislature. 

Është një humbje kohe analiza e fatit të secilit prej tyre. Janë të vdekur politikisht edhe sikur të kishin 69 deputetë. Cili do të jetë fati i Bashës, pak rëndësi ka. Por grupi i Berishës dhe Bardhit e ka të shkruar në ballë fatin.

Ajo që është shqetësuese për vendin është mbetja pa opozitë. Bllokimi që i ka bërë Berisha këtij institucioni është me pasoja afatgjata pasi jo vetëm që po lë tokë të djegur brenda PD-së, por po e identifikon opozitën me gjithfarë diletantësh që po krijojnë parti si kërpudhat në vjeshtë.

Rrjedhimisht jo vetëm që i zgjat qeverisjen Edi Ramës, pasi ky është problem i klasës politike, por po e lë pa një oponencë serioze, dhe ky është problem i vendit. (Dritare.net)

11 Komente

  1. B
    Bardhi

    Ik o Hile merru me ramen se ka nje qeveri ne burg dhe nje jashte burgut por ne pritje te burgut, plus nje grup parlamentar qe nuk e njeh askush me as per fytyre as per emer. Ik te keqen. Ik aman

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Shume sakte. Se luan topi. Por ndoshta me mire keshtu deri sa te qerohen keta parazite dhe thithlopa te politikes se vjeter.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos i fal zot e dine se cfare bejne.

        Hila prap me Hile vetem 9 fjale koti per te degjeneruar Lul Basha dhe sharje per Bardhin qe kerkon bashkimin e deputeteve te PD per t'u perballuar me rregjimin kriminal te Ed Droges. Hila vazhdon me teorine komuniste ku babai i tij ka qene Drejtor persekutor ne Ministrine e Brendeshme, qe pakica pra 10 deputete te Lulit te sundojne mbi shumicen 43 deputete te Sali-Bardhit. Haleist pacavure qe edhe bythen po te fshish me te e ben pis.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Pikërisht se ka ministra në burg votohet PS se tregon qartë që ka përmbushur ëndrrën e shqiptarëve për drejtësi. Sa ministra do ishin në burg kur plasi gërdeci o foltorist po të kishte drejtësi atëhere? Përveç ministrit të turizmit, të gjithë të tjerët do ishin në burg. Akoma shpresojmë ne që autorët do shkojnë në burg, prandaj mos i fal zot se ata dinë ç'bëjnë

          Përgjigjjuni
          1. P
            PETRAQ, AI QE TA FUTI KAQ

            O Dakord loqja. Po ktu po bien ministrat per se dyti ne burg e ti thua votohet ps. O derman ti e hudh voten ke mami jot e prap lexohet ps. Po smbeti as dhe nje kryebashkiak pa u fut ne burg sepse me kta tipa erdhi ps jote ne pushtet ne 2013 apo i harrove ato deputetet e 2013 ku nja 20 i zuri dekriminalizimi. Ha naj sufllaqe me mir e mos ha mut, mos pi mall por boj palester koqe. Edhe rojet e shkollave i ke ne burg per pedofili o bole.

            Përgjigjjuni
        2. K
          Koreshi

          Të gjithë këta mjeran deputetë që i janë ngjitur pas Berishës, Bashës apo Bardhit, kanë vetë mjë qëllim. Të sigurojnë një karrige në parlament në zgjedhjet e vitit 2025. Për këtë arsye këta janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frat

            Mire e ke ti Hile, vetem se ne shqip shkruhet: Numrat e Gazit që nuk vlejnë! Jeni dhe dy gazetarë ne shtepi...

            Përgjigjjuni
            1. o
              opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

              Kur pusht-shteti detyrohet te ngre nga gjumi edhe gjumashin Hilja per te zhgarravitur ndonje pacavure, kuptohet se eshte ne hall e siklet ...

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Rrespekte zoti Hila si gjithmon i sakt i perpikt ne mendimin tend , kjo na leverdis te shporret kjo parti qe ka djegur tre her shqiperin dhe nuk ka len gje pa shkaterruar e vjedhur ne kte vend , PDja duhet te kishte dal jasht ligjit qe ne 97 ten se llumin shqiptar mbledh rreth vetes , le te shporren te ter deri tek roja selis se vetem dem i sjellin kti vendi , rrespekte dhe nje her per shkrimin e goditur zoti hila .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot fare

                  E ka djegur 2 here prandaj mos rrej.E ka amanet dhe te 3- ten dhe keshtu si po ven punet mund te beje seshte cudi.

                  Përgjigjjuni
                2. i
                  ilir

                  Te gjithe ham-hamet e Rilindjes ne sulm ndaj Gazit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje