Nga Artur Zheji
Ndërkohë që Rama mbaroi punë me operacionet kirurgjikale në qeverinë e tij, duke ndërruar ministra e ministresha, Gaz Bardhi, një virtuoz i paparë i politikës së re, kish filluar negociatat me Berishën.
Në të vërtetë deri ca kohë më parë, Bardhi njihej si një zbulim, apo si një shpikje e Lulzim Bashës dhe deri ca muaj më parë, Berisha dhe zgjatimet e tij politike apo mediatike, ishin të pamëshirshëm me dyshen Basha-Bardhi. Por edhe Bardhi, ja zbardhte faqen Bashës, duke ja nxirë Berishës me topa balte euroatlantike dhe akuza zymtake.
Mirëpo ndërkohë që Lulzim Basha, u dorëhoq si pasojë e mospërballimit të trysnisë, gjërat ndryshuan, ditë pas dite dhe një embrion i fshehur ambicioz në zemër të Bardhit, u rrit dhe u bë burrë. Berisha, në mënyrë dhelpërore e nuhati nga larg këtë ambicie dhe filloi ta vadisë e ta ushqejë me vëmëndje, me mënyrën e tij të sprovuar shumë herë dhe me shumëkënd.
Shumëkush me pak mend në kokë, e kupton pa folur se çfarë mendon në intimitetin e tij mendor Sali Berisha për Bardhin dhe Gështenjën: ai i konsideron ata dhe kush u shkon pas, si lajthi të lajthitura. Mirëpo ay, Berisha ka nevojë edhe për ata në ditët sotme, ndonëse dikur do ti kish shtypur dhe zvoshkur nga lëvozhgat e tyre cipëholla, por sot nuk mundet.
Sot Berisha ka nevojë edhe për ata.
Kanë filluar negociatat ndërmjet tyre. Ky është lajm! E çfarë mund të negociojnë ata sot?
Çfarë fuqie ka Bardhi apo Gështenja & Co, që duken përpara Berishës si kecat që i ngrenë gishtin tregues Ujkut të murmë? Po Berisha ka nevojë të blejë kohë dhe të blejë keca për të shtuar vathën dhe për të lënë në vetmi të plotë parlamentare Lulzim Bashën. Çfarë bajgërie kanë lëshuar ndaj njeri tjetrit, i shplan koha dhe i aromatizon nevoja.
Saliu e di që këta “të rinjtë”, janë intelektualisht shumë inferior në lidhje me Bashën, por e kapërcejnë Lulzim Bashën në ambicie. Saliu e di mirë se ata, nuk e duan fare atë, por se Saliu ju duhet atyre, duke shpresuar që kanë të bëjnë me një lider të përkohshëm dhe më pas do të shqyhen për trashëgiminë e partisë.
Kecat ëndërojnë të bëhen ujqër, ndërsa Ujku i vërtetë e di mirë, se ujk bëhet vetëm një këlysh ujku dhe kështu Saliu ua bën më të lehtë ëndërimin dhe i lëkund në djepin e ambicieve të tyre. Sepse Saliu ka axhendë tjetër, ai kërkon pushtetin absolut të kryeopozitarit, ndërsa këta ëndërimtarët që hedhin valle në gojë të ujkut, mendojnë se do bëjnë karierë mbi kurrizin e tij.
Dhe në këtë lojë sugjestive, Saliut i marrin të keqen dhe nuk ja hedhin dot.
Kjo është edhe arësyeja sepse Rama, ndërsa mbante fjalimin e vet në asamblenë e socialistëve, ku vetëm ai foli dhe të tjerët vetëm dëgjuan në mënyrë shembullore, ishte i qetë dhe madje foli mjaft mirë për SPAK-un.
Të vetmen opozitë që ka sot korrupsioni, sepse përralla e ujkut dhe kecave, në krahun tjetër, dihet si përfundon.
Gjithmon Ujku i ha kecat dhe e kundërta nuk ka ndodhur kurrë. Për sa kohë të ecë përpara shpalosja dhe rrëfimi i kësaj përralle, Rama do flasë dhe socialistët do dëgjojnë të etur se çfarë do të ndodhë në 2030…
Nuk ka kohë ashtu si Nano u mplak e dhembët i rranë.
BRILANTE FABULA E PERSHTATUR
Ore e dini që i ka ardhur truri këtij që ja kishte goditur Saliu me Ilirin dhe fliste si qim Peka i syrit të sypeshkaqenit.... Por pedo me mjekër bardha që mer poza pa qënë nevoja,nuk e di që ujku(edhe fytyrën e ka si ujk) komunist ka mbaruar shkollën në bllok e ka hall sa ti mbledh tufë sëbashku dhe do i shqyej një nga një,sidomos gazmendes i di diçka nga krimi në Elbasan. Nuk e kupton kecja se edhe sot ai kriminel e përçmoi me gjithë ata të vetët
Keto prallat me kecer dhe ujqer ju tregohen femijeve ,max deri 5 vjec. Mbi 6 vjec ,cdo femije qe di mbledhi e di se te maresh 500 e ca mije vota pa logo, pa parti, pa para tregojne se fuqia eshte te saliu. Lulkes dhe lulkat qe i shkojne nga pas e dine qe ai po nuk i dha leje taulant balla , as nuk flet as nuk ha. E dine qe partia e bashes dhe alibashes mer me pak vota se arlind qorri. Dhe e dine se nese te partia e bashes ne zgjedhjet e ardhshme me shume mundesi as basha vete nuk behet deputet, nga saliu edhe sikur mos te fitojne pushtetin te pakten deputete do jene. Pra me mire deputet e me nder te saliu se zar rrugesh te basha, qe te shet po te jete puna per 1 vend parkimi ( kur shiti berishen qe e beri njeri keta te tjeret...)
Bukur e ke thënë Zheji. Në të njëjtën kohë të uroj që më në fund u ktheve me këmbë në tokë..
Degjoni kete kelyshin e familjes komuniste Zhejin se nuk ha mut kot .
Bravo Zheji.
Nje informazioni:ujku nuk vdek nga vjetersia po se i biene dhembet e nuk mundi te haj me asgje,nje si e kupton Sali ujkut i kane rene dhembet e vecse fol kot,po ma kot Jane ato si e ndigjojnre e i shkojne per mbrapa.Ky eshte mendimi in,ndoshta e kam dhe gabim.
Ky Zheji është një Këlysh i Like Spiunit i Kunati i tij një Hajdut Ordiner që rri në qeli për lekët që vodhi për Rrugën e Elbasanit, Jazëk o B/Q Zheji A, faqezi që jep mënd.