Nga Dritan Hila
Ministri i Jashtëm i Greqisë ka njoftuar se janë vënë në dijeni për çështjen Beleri të gjithë organizmat evropianë, madje edhe shefi i NATO-s, Stoltenberg.
Me siguri pyetja e tyre e parë drejtuar Gerapetritis ka qenë: Kush dreqin është ky Fred Beleri? Dhe e dyta: Ku në djall bie Himara?
Me siguri Gerapetritis ka hequr të zitë e ullirit t’ua shpjegojë evropianëve dhe nuk i ka hyrë kësaj aventure me amerikanët që shumica nuk e dinë ku bie Ballkani.
Greqia po bëhet qesharake me synimin e saj që kërkon të kthejë në “kauzus beli” atlantik një fshat të humbur të Shqipërisë dhe një kryetar komune që vjedh vota nën shembullin e kleftëve dhe llafoset si në kohën e Kollokotronit. Është dritëshkurtësi që Greqia kreditet e saj të aleancave i harxhon për interesa lokale dhe harron ato madhore si përplasja me Turqinë.
Nëse mendon që mund t’i japë një mësim Shqipërisë dhe Shqipëria të tërhiqet me bisht ndër shalë, duhet thënë se në Athinë u ka ngecur ora në vitet ‘90-të. Por kjo është puna e tyre. Plani për të trembur Ramën vështirë se do arrihet. Ndërsa Greqia vazhdon e zihet për punë fshatrash me fqinjët, Brukseli ka halle më thelbësore kurse Rama nuk do të bëjë hap pas dhe kjo lidhet me mbijetesën e tij, e cila nuk ka lidhje me politikën dhe nacionalizmin, por me ekonominë.
Konkretisht, Shqipëria i ka drejtuar të gjitha përpjekjet e saj nga turizmi. Investimet e shtetit në rrugët drejt rivierës, aeroporti i Vlorës, janë sforco e madhe për kapacitetet shqiptare, por janë edhe një zar i hedhur nga Rama që ky vit filloi t’i japë frutet e tij dhe ka shpresë ta shumëfishojnë në të ardhmen. Dhe pjesa e vijës detare të Bashkisë së Himarës është ajo me më shumë potencial turistik.
Rama ka presion nga investitorët shqiptarë që mos ta lërë vendin në dorë të një njeriu i cili mbron interesat e elementëve që aspirojnë Vorio Epirin. Shumë prej nesh e mbajnë mend katrahurën që bëri Nerënxi për mos të prishur avllinë e manas (nënës) duke e lënë shëtitoren e Himarës gjysmake.
Ndërkohë që edhe vetë forca që përfaqëson Beleri nuk është përfaqësues i ligjshmërisë në prona. Elementi filogrek në Bashkinë e Himarës ka bërë kërdinë në prona në atë zonë në kohën e Bollanos dhe kjo nuk është çudi të përsëritet me Belerin.
Ndaj Rama nuk ka ndërmend të bëjë hap pas. Natyrisht që Gerapetritis bën goxha akrobaci që t’i shpjegojë evropianëve se çështja e keqtrajtimit të tifozëve kroatë ishte juridike kurse çështja Beleri është politike dhe jo gjyqësore; që i kërkon Ramës të bëjë presion mbi drejtësinë për ta zgjidhur këtë rast.
Por asnjë nuk ka oreks të merret me një humbameno si Beleri që politikisht përfaqëson nacionalizmin arkaik grek, kurse juridikisht një minues demokracie. Rama mund t’i bëjë presion gjyqësorit, por këtë nuk ka pse e harxhon për dikë që zbavitet që e ka në burg. Aq më shumë kur kjo kauzë po bën përditë e më shumë pis opozitën “sovraniste” të Berishës, llucë ku është zhytur duke menduar se do marrë edhe Ramën me vete por ku ka ngecur keq.
Evropa përveçse ka probleme me Ukrainën dhe minore me Kosovën, nuk ka ndërmend të hapë sanksione kundër Shqipërisë e as të sulmojë drejtësinë shqiptare, një krijesë atlantike. Këtë ia ka bërë të qartë edhe Greqisë, ndaj edhe deklaratat e Gerapetritit më shumë bëhen për të trembur Ramën sesa ka efekt në Bruksel. Këtë Rama e di ndaj është edhe gjithmonë e më cinik me ta.
P.sh intervistat dhënë medias greke ishin një cingarisje nervash për grekët. Por përtej zbavitjes ditore, potencialin ekonomik të jugut, tek i cili ka hedhur gjithë paratë dhe investimet e tij, nuk ka ndërmend ta lerë në dorë të Belerit dhe një dorë nacionalistësh të mykur në Greqi dhe SHBA. Mes tyre dhe ardhmërisë së tij politike, Rama do të zgjedhë veten. Rama ka hedhur disa herë zaret në jetën e tij. Ky është një ndër ato raste dhe është ai rast kur nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por edhe për t’i treguar fqinjit jugor se tashmë Shqipëria nuk është një zgjatim i Epirit, por një shtet që Greqia duhet ta llogarisë si partner të barabartë./dritare.net
E Thene Qarte dhe Objektivisht.Respekte !!!
Eshte akoma heret o shurrsa turkoshqipfoles, perfundimi do te jet i keq....por corapekuqi i tredhur (atheos) duket se ka zgjedh variantin e Erdogan: trim e kapadai m'turkye perpara turkish pipell e koqelepires ne gjunje perpara evropianeve!!! Kujtoni ketu pordhet me rigon ndaj suedise e Finlandes per bllokim ne NATO!!! Perfundimi: ne gjunje duke i bere pipa evropianeve e amerikaneve....te njejten gje dhe halldupsi me citjone kavoje.....
O Trock, keto perversitete qe ke ne mendje, keto lexon, prandaj te duken te qarta dhe objektive. $$$$$$$ Nga propaganta Gebeliste Arnaute ushqehesh vetem me genjeshtra. Nuk ke degjuar akoma qe "humbamenua" Fredi Belèri ka bere Padi ne SPAK ndaj Olta Xhaxhkes, burrit te saj dhe Jorgo Goros per falcifikim dhe grabitje prone 8 mij m2 ne Himare. $$$$$$$ Dmth "investitoret strategjik" te Ramutit jane pikerisht familjaret e ministrave te qeveris se Tij. $$$$$$$ Kjo grabitje ndodhi pikerisht tani qe Belerin e kane aneksuar me burgim. A ka skandal me te madh se kjo qe po ndodh sot ??? $$$$$$$$ Hapini syt o Bagetiiiii, po ju mashtrojn me patriotizma te shpelare dhe perallen shekullore te Vorio Epirit qe tju vjedhin pasurit kombetare mafjozet qeveritar.
Ka vdekur njehere e mire ajo kohe kur Serbia e keqtrajtonte dhe e keqtrajton Kosoven dhe Greqia bente ç'ka donte me Shqiperine.Kjo kohe ka perenduar edhe pse ne krye te shtetit fqinje eshte nje "buf nate" qe te tremb edhe diten kur perqendrohesh!Edi Rama eshte kaluar sepse fale "gjatesise"se tij e ka kaluar kete pengese e ^per rrjedhoje nuk mendon per neser!Eshte qeveria Greke e Miçotaqeve qe e ka kete siklet ndaj edhe problemi Bejleri vazhdon te digjet ne kazanin mediatik Grek e jo me gjere!Diplomacia e holle e Edi Rames ka bere te mundur qe Shqiperia dhe politika e saj te kete informuar gjithe rangun e politikes Europiane e pertej Atlantikut!Ka vdekur ajo kohe kur shteti Grek per ta mbajtur peng fqinjin e saj fale qeverise kuislige Berishjane premtonte teritore deti pertej Atlantikut duke bere pazare inferiore me qeverine e kalbur Berishjane me falje teritoresh per politiken ditore!Stop,ky eshte edhe sinjali diplomatik i Edi Rames qe iriton tejmase kukumjaçkat e politikberrjes ne Athine!Stop njehere e pergjithmone nen partneritet te barabarte ndryshe ,hap kartat !Greqia eshte nje kojshi si Serbia ku ka kusure per te lare e kjo edhe e iriton shtetin e familjes Miçotakis,sepse perse jo edhe mund ti hapet ndonje telash nga diplomacia Euroatlantike !Sot ka Shqiperia biçak dhe ta pret deri ne rrenje e kjo i shqetesone fqinjet tane.Nese deri dje lehnin dhe te kafshonin sot vetem lehin si qen kazanesh pa dhembe ne goje!
Sakte, por edhe pak me teper duhesh te kishe thene per greket qe u kane rene breket!
Na fal pak, a eshte ne dore te drejtesise ceshtja ne fjale?! Ca lidhje ka rama me kete, apo pasi vendos 99% te gjerave ne vend, tani eshte dhe gjykates, dhe prokuror, dhe avokat.
Rama ka lidhje kur robqiri minister i jashtem grek (politikan ky apo jo??? mos te duket gje gjyqtare apo prokuror??) se bashkue me te gjithe robqirat politikane greke perfshi dhe ata shqiptare, bejne dhe protesta ne himare per nje proces gjyqesor... kuptove tani ari se ca lidhje ka rama!!!
Rrespekte zoti Hila per kte shkrim si gjithmon i sakt i perpikt i adhurushem ne mendimin tend prej shqiptari 24 karat , shqiperia ka nevoj shum per njerez si ju se e mbyti llumi ndyrsilliku antishqiptar qe kto 30 vjet nga mungesa frikes ka dal haptas fare deri ne parlament dhe politik , rrespekte zoti Hila dhe nje her , artikull brilant .
Sapo e vertetove se Rama e futi ne burg Belerin.
Po e vertetoi, edhe ?? Na fol pak per demokracinë tani. Usta , bjeri pak defit na çaj pak karin...
Një analizë shumë e mençur dhe profesionale. Në këtë situatë të acarimit të mardhënjeve me grekun, zjarrvënësi më i rrezikshëm është kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha.
Beleri duhet ta paguaj ,ndryshe do vije puna te ndrojme gjuhen.
Himara eshte fshat ne rrethin e Permetit.
Jam plotesisht me Ramen dhe pershendes qendrimin e tij burreror duke i treguar Greqise vendin dhe kufirin se ku e ka..Greqia per mua nuk eshte partner strategjik por vend armik i shqipetareve, ajo mbetet shoviniste ndaj Shqiperise..
Camooooo ju ka ngel sahati tek 1 shekull me parë. Ksekoooolla .... Thesprotia e Epirit, toponim 3mij vjecar, ka qen Helene. $$$$$$$ Veshtir ta pagezoni Camurja Skipetare. $$$$$$$ Sa per burrrerin, Ramuqi le ta tregonte me Erdoganin, kur perpara 2 vitesh i paketoj 4 profesorat Gulenist dhe i dergoj tek Sulltani pa asnje vendim gjyqesor.
Dritan je njish per analizen qe bene Por un do shtoja dicka Sikur ti dal me sukses dhe puset e nafes ne shpirag Rama tu japi himarioteve qe kthyen nga shqiptar ne greker nga 500 euro ata do kthejn prap ne identitet Do lene 300 euroshin dhe do marrin 500
Në Brukseë Eva Kaili akuzohet për korrupsion 2 - një deputet Syriza kategorite për përdhunim në Bruksel Rezil është bërë Greqi në Parlamentin Europian
Shumë mirë.Por Dritan duhet biçak,që Shqipëria e humbi përfundimisht në 1997. Tradhëtia ka emër dhe emri është S.BERISHA dhe ndjekësit e tij I.M dhe kompani.Patrioti
Le ta vendosi gjykata per Belerin ,,le te futen ne Himare dhe te ndertojne hotele dhe vila nga te gjitha anet ,,,leber ,elbasanllinj ,skrapalinj ,kuksjan ,kosovar ,,,etj ,,,,po te ndertojne dhe nje XHAMI ME DY MINARE ,,,per te ruajtur traditat e tyre kulturore fetare ,,,,,
Ne fakt duhet te ngrihet nje kish katolike te te perzen janullen sepse ka okupu kishen e fane nolit
Sakte sakte sakte!
"U cingeriti nervat grekeve" thote Hila, jo u qarravit, kjo eshte e verteta! Perderisa nuk permend Ceshtjen Came dhe ben tratativa per Detin pa hequr Gerqia "ligjin e luftes" çdogje eshte sipas asaj qe kerkojne greket. Tash Rama do te na ngreje dhe nje bust per K. Micotaqis ne Derviçan!!!! Ka ku te veje me tej sharlatanizmi, sevilizmi dhe tradhetia e Rames?!