Nga Baton Haxhiu
Ka vetëm dy arsye që më shtyjnë të reagoj ndaj një shkrimi fare të cekët, publikuar në emër të Faton Pecit të Listës Guxo, kësaj krijese politike të lindur nga mbarsja e tradhtisë politike ndaj LDK-së me oportunizmin politik të Partisë Vetëvendosje, të Albin Kurtit.
Më duhet po ashtu të them që, paragrafët e mëposhtëm janë veçse reagim përmbajtësor ndaj Vjosa Osmanit dhe asesi përgjigje në patetizmin e Faton Pecit.
Në përballjet e saj publike, pasojë e gabimeve të njëpasnjëshme, Vjosa Osmani ka krijuar shprehinë e shëmtuar të vetëmbrojtjes përmes ndërsimit të shërbëtorëve të saj, ndaj secilit që ia prish projeksionin e madhështisë.
Faton Peci, Blerim Vela, Haxhi Avdyli, Donika Gërvalla e Jeta Statovci, janë veç disa nga pseudonimet që ajo përdor, për të sulmuar personalitete nga politika, shoqëria civile dhe bota e medias.
Dikur, presidentja përdorte burrin, sjelljet dhe shprehjet e të cilit e bëjnë të padenjë për ta quajtur zotëri, aq më pak zotëri i parë. Për shkak të skandaleve që krijonte sa herë nxirrte fjalë nga goja, emri i tij nuk ishte më i përshtatshëm, madje as minimalisht i përdorshëm, në proxy-luftën e presidentes me të gjithë.
Që atëherë, shkopi i policisë morale ka mbetur në duart e atyre pak njerëzve që ka arritur të mbledhe e mbajë rreth vetes.
Më duhet të them që, e kam krejtësisht të qartë se polemika personale me një mediokër politik çfarë është Faton Peci, nuk është aspak punë e vyer. Por, duke qenë ai, një nga përfaqësuesit më tipik të mjerimit moral dhe intelektual të kësaj kaste qeverisëse, përgjigja bëhet e domosdoshme.
Në rrafshin moral, Peci është nënprodukt i shndërrimit të LVV-së në lavatriçe politike, në të cilën pastrohen horrat e të gjitha regjimeve, taksa e të cilëve, për këtë shërbim, është t’i shërbejnë besnikërisht dhe pa mëdyshje Albin Kurtit.
Po të kthehemi pak vite pas, në zgjedhjet e vitit 2017 për shembull, mund ta shohim Fatonin teksa shan e nëmë PAN-in e LVV-në, të cilët i akuzonte për çdo të keqe që mund t’i ketë ndodhur vendit, dhe duke lartësuar LDK-në, si të vetmen parti shtetformuese.
I njëjti njeri, të cilit tani i kanë ndërruar interesat, zë e flet me po aq zell kundër regjimit të vjetër (cilido qoftë ai), shërbëtorëve të qarqeve të caktuara, përfituesve të pandershëm dhe komplotistëve antikombëtarë, të cilët i paskëshin rënë në qafë popullit të shkretë.
Harron ai dhe kujton se duhet të harrojmë të gjithë që, vetë ka qenë pjesë e disa qeverive të udhëhequra nga po ai “regjim i vjetër”, duke mbajtur pozita të ndryshme, nga të qenit këshilltar, në ministër.
Është ai që duhet të ndjehet në faj, të paktën moralisht, për të bëmat e dikurshme të klaneve që denoncon tani, dhe është po ai që, për të mbuluar pafytyrësitë dhe për të pudrosur turpet, moralizon pafund.
Që banditë të të gjitha llojeve, shërbëtorë të të gjitha regjimeve dhe tyxharë të shumë tregjeve pastrojnë biografitë e tyre përmes nënshtrimit dhe shërbimit, ky është një problem shumë i madh i shoqërisë kosovare.
Dimensioni intelektual i Faton Pecit, ndërkaq, e bën të pamundur polemikën.
Reagimi i tij, përveçse i pashije, nuk ka kurrfarë lidhje me brumin e shkrimit tim dhe për më keq, nuk ka as lidhje logjike brenda vetvetes. Kështu që, trajtimi i disa prej çalimeve serioze të tij paraqet ushtrim intelektual, për të zbërthyer një pjesë të karakteristikave të frikshme të rrëfimit të ndërtuar nga dyshja Kurti-Osmani.
Në tërë shkrimin, ai nuk merret me çmontimin e argumenteve të radhitura në shkrimin tim.
Ka vetëm një fjali me përmbajtje politike, kur thotë që presidentja vetëm ka shpërfaqur një realitet të hidhur, për shkak të zbatimit të “masave joproporcionale” ndaj Kosovës, të cilën, në mënyrë të pashoq, dështon ta argumentojë.
Ndryshe nga çmundohet të thotë ai, në një përpjekje të stilit kurtian për të shmangur thelbin e çështjes, presidentja ka deklaruar që paralajmërimi i presidentit Emmanuel Macron është një mënyrë për të vrarë dialogun.
Zbërthimi i këtij qëndrimi është boshti rreth të cilit qe ndërtuar shkrimi im i botuar në Albanian Post.
Pse kjo deklaratë është naive, e gabuar dhe e dëmshme, shtjellohet brenda atij teksti. Prandaj, e vlerësoj të paarsyeshme një ndërmarrje të re, për ta rizbërthyer deri në themele këtë çështje, vetëm sepse mund të jem keqkuptuar (qëllimshëm).
Përfundimi që nxjerr se unë paskam humbur nga jeta publike, në një kohë kur jo vetëm shkruaj çdo ditë, por edhe angazhohem si pronar mediumi dhe komentator politik, në Kosovë e Shqipëri, është i papranueshëm në dy rrafshe.
Nëse ka pasur për qëllim nënçmimin, atëherë shpalos prirjen për ta ofenduar tjetrin, në mungesë të argumenteve bindëse politike.
Nëse ka qenë përpjekje për të ulur rëndësinë e fjalës time publike, atëherë është shqetësuese se si një ministër merret me një figurë të parëndësishme publike. Përtej të dyjave, në thelb ai tregon prirjen e qeverisë për ta sulmuar dhe diskredituar median.
Zëvendësimi i diskutimit të arsyeshëm me thashetheme dhe gënjeshtra, që ka qenë lajtmotiv i kësaj qeverie, është një tjetër gjë e mëshirueshme brenda atij teksti.
Në pamundësi për të sfiduar qëndrueshmërinë e cilitdo argument të shpalosur në shkrimin tim, ai kalon nëpër thashetheme, me po të njëjtën shpejtësi me të cilën Vjosa Osmani i përkulet Albin Kurtit.
Jo vetëm që gënjen, kur thotë që mua dikush më paskësh mbajtur si pëllumb, se unë i paskam shqelmuar dyert si kauboj dhe se i paskam mësuar krerët e shtetit si duhen moderuar raportet me Serbinë, por ai e projekton veten e tij tek unë.
Ngjashëm bën kur më akuzon se merrem me llafe koluaresh, derisa vetë shkrimi i tij nuk është veçse thashethemnajë. Më akuzon mua se qenkam përpjekur t’i lehtësoj e ndreq raportet me Serbinë, njeriu që është pjesë e projektit për marrëveshje pa njohje, sipas formuës së Ohrit.
Ai dhe shefja e tij e kanë mbështetur pa kursim këtë projekt, duke iu nënshtruar ëndrrave të kahmotshme të Aleksandar Vuçiçit për shmangie të njohjes. Bëhet akoma më qesharake kjo akuzë, kur vjen nga një rreth njerëzish që u kapën duke bashkëpunuar me kriminelin Milan Radojçiç.
E tillë ka qenë edhe akuza e dikurshme e Albin Kurtit se unë paskam qenë i lidhur me mafien energjetike nëpërmjet një kompanie serbe. Doli të ketë qenë miku i tij, Martin Berishaj.
Që teksti nuk ka kurrfarë logjike, është i shkruar dobët dhe i ndërtuar mbi dhjetëra gënjeshtra, ky nuk është problem politik, por një tregues i qartë i paditurisë dhe pandershmërisë së atij njeriu.
Nuk janë pjesë e thellësisë së problemit as sulmet ndaj meje, si përpjekje për diskreditimin e shprehjes së lirë, në mungesë të argumenteve, por lavdërimi i papërmbajtur i Vjosa Osmanit, deri në përulje, siç bëhej dikur me liderët e botës komuniste.
Mbiemrat që përdor ai për Vjosën i gjejmë veç në atë kohë, që mos u ktheftë kurrë.
Në të njëjtën kohë, ai e cilëson shefen si grua me ego, duke konfirmuar analizën time lidhur me problemet që ka ajo në menaxhimin e komplekseve personale. Përpjekja e dëshpëruar për ta marrë në mbrojtje Vjosa Osmanin, nxjerr në pah paditurinë e tij, meqë nuk arrin ta dallojë egon nga egoizmi, dhe njëherësh njëlloj përbetimi për të shërbyer symbyllur.
Aq e pamatshme është vogëlsia e Pecit, sa që nuk arrin as të polemizojë pa kryer ritualin e turpshëm të nënshtrimit të përulur ndaj shefes.
Përmes tij, del në sipërfaqe dukuria e shëmtuar që ka lëshuar rrënjë veçanërisht në tre vitet e fundit, e ngritjes në detyrë me kushtin e përulësisë dhe dëgjueshmërisë ndaj shefit.
Është kjo një sfidë që i shtrohet shoqërisë, e cila nëse nuk kalohet, rrezikon ta gërryejë ngrehën morale të saj.
Zbërthimin e replikës së parealizuar të Faton Pecit nuk e kam bërë duke shpresuar që do të më kuptojë ai, shefja e tij, apo të tjerë nga fraksioni i pazarxhinjëve politik të Listës Guxo.
Këtë e bëra sa për hir të opinionit publik, profesionit të cilit i jam dhënë për tridhjetë vjet, dhe për ta nxjerrë në pah varfërinë morale dhe mendore të disa prej njerëzve që udhëheqin me shtetin.
Vendi ynë, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare, me shëndetësi, ekonomi dhe arsim të rrënuar, edhe për shkak të disa njerëzve si Vjosa Osmani e Faton Peci, që nuk janë në gjendje t’i shkruajnë dhjetë fjali pa gabime gjuhësore, kundërthënie logjike dhe gënjeshtra të pagëlltitshme.
Ndoshta nuk është e rastit që pikërisht këta njerëz janë ata që mbajnë më shumë leksione për dinjitet, drejtësi e atdhedashuri.
Krimineli me i madh Baton Spiuni qe ka tash e shume vjet qe po i vret mbare Shqiptaret , me miellin e skaduar qe sjelle nga Sebia dhe qe Shqiptaret e hane buke cdo dite....s'ka shtete ky qe ka bere Baton Stanishic Spiuni i UDB-se ,KGB-se Kines eshte GENOCID...!!!
Krimineli me i madh Baton Spiuni qe ka tash e shume vjet qe po i vret mbare Shqiptaret , me miellin e skaduar qe sjelle nga Sebia dhe qe Shqiptaret e hane buke cdo dite....s'ka shtete ky qe ka bere Baton Stanishic Spiuni i UDB-se ,KGB-se Kines eshte GENOCID...!!!
Krimineli me i madh Baton Spiuni qe ka tash e shume vjet qe po i vret mbare Shqiptaret , me miellin e skaduar qe sjelle nga Sebia dhe qe Shqiptaret e hane buke cdo dite....s'ka shtete ky qe ka bere Baton Stanishic Spiuni i UDB-se ,KGB-se Kines eshte GENOCID...!!!
Ushtaret e Hitlerit ne 1944, sot ushtaret e krimit gjithe keta kosovare si ky muxhahedini 007. Nuk e kishte keq Enveri se vinin ne Shqiperi gjoja si te arratisur te Titos por ishin agjente te UDB-se jugosllave, sot jane te persekutuar! Larg ketyre njerzeve letyre me kriminelin Albin Kurti ne krye!
Ju,te gjithe kosovaret keni nje problem krucial: Te gjithe e dime qe ju beri shtet Amerika,me forcen e saj,stimuloi dhe financoi dhe uck-en,udheheqsit e se ciles,prej kohesh jane ne gjyqin e Hages,me nje sere akuzash,qe nga vrajsje deri tek korrupsioni. Dhe vazhdoni te jeni tejet kontradiktore,kur i kerkoni shteteve te tjere tju njohin si shtet,kur ju vet nuk e njihni ate: Po behen shume vite,qe jeni te pavarur,por vec asnje qeveri e juaja,nuk e ka cuar mandatin deri ne fund,ku me absurdi kryeminister eshte ky i sotmi,al-bini,qe vazhdon ta kafshoje dhe ta beje gjak doren perendimore,qe u dha lirine. Ahere kur kosovaret,e kane vertetuar per tere keto vite te ekzistences se lire,qe nuk mund te funksionojne si nje shtet,ahere cudia mbetet,qe ata vazhdojne te cirren,qe ti njohin bota si te tille,pra si shtet!!!
Bravo Baton, je nder te paktet analiste qe ja vlen te lexohen e degjohen ne Kosove
Je nga te paktet gazetare shqiptare qe lexoj, pasi shkrimet e tua reflektojne logjike, argument dhe stil! Por, duhet te shkruash me shkurt!
Mero Mavria, herën tjetër shkruaj me mirë Bato Stanišić se si te till e njohin te gjithë keshtu qe mos huto lexuesit. Se jemi ne gjendje te vështirë e dim te gjithë dhe te gjith jemi ka merakosemi për lugetërin e Frances kurvë dhe ndihmën e hafive shqiptarë te pa din e iman. Albinin dhe Vjosen e permbajnë 80% e shqiptareve qe nga Ulqini, Peja, Prishtina, Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova, Dibra, Struga e deri ne Prespë. Ti Mero Mavria me Bato Stanišićin e Edwin Kristaçin munde ti rruani topat Albinit, edhe per ate nuk jeni bile te denjë. Se politika qe eshte duke udhehequr Albini MUNDË te perfundoj ne katastrof e dim, por rruga e kundert eshte KATASTROF e sigurt keshtu qe nuk na frigoni dot. Populli thote fik se fikë bile me muzik, keshtu qe te tjeret le te na shkaterrojnë dhe jo ne vetë, te fortit si ndalet dora, kjo Francë kurvë eshte ajo e cila qe nga 1878 ka forcuar shkaterrimin e shqiptareve.
Ik more Raif hajvani ti dhe shume fytyra te poshtra mashtruese manipuluese dhe fenjeshtare Z. Baton Haxhia ju i merrni te keqen . Mos ki merak ti njeri matuf se e njeh Edi Rama dhegjithe Shqiperia dhe Kosova Z. Haxhiu perjashto disa ijnorant shqifes kategoria dhe niveli zero di vetja jote.
Baton per ata te GUXO qe po shkruan ti ja flliqana dhe faqezi idiota dhe injoranta më në krye Lopen e Mitrovices
Nuk e kuptoj z.Haxhiu se si Peçi ta ka bere "ta" dhe ti nisur nga nga kjo ke bere nje çarçaf me bla bla bla!Nga nje ane i nxjerr ne pah nivelin e ulet intelektual ,e nga ana tjeter shkruan e shkrun per te sikur perballe te kishe patur nje dinosaur politike!Mos valle padashje ke rene ne kurthin e tij!Ndryshe nuk mund te shpjegohet ky çarçaf qe ke bere pis per nje "njeri te pavlere"!
Lexues t'a ka shkruar Batoni që ky shkrim është për lexuesit (për ty e për mua) dhe jo për Fatonin. Të ka shkruar që as ia vlen të merresh me të por ndjen detyrimin të sqarojë lexuesit (dmth ty dhe mua).po ti lexues nuk qenke lexues i vëmendshëm. Unë nuk e njoh këtë Fatonin fare. T'u përgjigja sa për të të korrigjuar.
Pergjigje e sakte mendoje une ! une keqaem me keta Gazetare qe shkruajne Histroi te bukura ,,sidomos kure shkrimeve ju japin dhe sferen e Humorit se keshtu me ze gjumi rehat. Rekles me gazetaret dhe Relkes me Komentuesit.. Skalaverimi i Njerezimit vazhdon si gjithmone en shekujt e kaluar dhe ne shekujt e ardhshem..
Vjosa lopes i kishte faj : Thaqi ,isa mustafa , agim musteqja , driton selmanaj .......... tani albini ..... Kjo lopa e ka problem paditurine totale dhe idiotizmine e pafund ..... Kjo sishte ne gjendje ta largoj nga karriga agim musteqen e lere me ta rrotulloj diplomacine boterore....... Kjo i qunte qlirimtaret kriminela , dhe ne vende se burgosej populli budalle e trashi me vota ..... Tani jetoni me idiotizmat e vjoses dhe vjerrshat e albin psikopatit .......
Bravo Baton ,çfare duhet te presesh nga Vjosa Osmani ,ti e njeh shume mire se nga kush familje vjen ajo , UÇK
Po qe shkrim kunder Kurtit, sic shkruan ky spiuni i pasuruar me spiunlleqe,ti i boton menjehere o Mero. Si nuk fole nje here pro Albin Kurtit, te pakten per karakterin e tij praktik?
Respekt t
Respekt t
Respekte Baton Haxhiu ! E verteta vonon por nuk harron . Kush e tradhetoi Kosoven ? Kush po e demton Kosoven ? Vjosa Osmani kjo femer inatcore dhe e pabese qe per karrige shet gjithshka . Albin Kurti ky kokegdhe , mendjemadh dhe driteshkurtur po e shkaterron Kosoven. Kete qe i bene dhe po i bejne keta Kosoves dhe popullit kosovsr jane me pasoja te medha dhe te pariparueshme . Sa keq!!! Gjithe ata te vrare per Kosoven , gjak i derdhur per lirine e Kosoves po shkelet me kemben nga keta dy njerez te marre. Zgjohu popull kosovaresa nuk eshte teper vone .
Respekte Baton Haxhiu ! E verteta vonon por nuk harron . Kush e tradhetoi Kosoven ? Kush po e demton Kosoven ? Vjosa Osmani kjo femer inatcore dhe e pabese qe per karrige shet gjithshka . Albin Kurti ky kokegdhe , mendjemadh dhe driteshkurtur po e shkaterron Kosoven. Kete qe i bene dhe po i bejne keta Kosoves dhe popullit kosovsr jane me pasoja te medha dhe te pariparueshme . Sa keq!!! Gjithe ata te vrare per Kosoven , gjak i derdhur per lirine e Kosoves po shkelet me kemben nga keta dy njerez te marre. Zgjohu popull kosovaresa nuk eshte teper vone .
Sa i besueshem mund te jete gazetaruci Baton …. Haxhija!? Vetem nga spitali amerikan ,pa amerikane brenda merr page 2o mije dollare ne muaj!?Ne vend te kthente parate,ankihet se hakerat e nxorren lakuriq.Cfare pune mund te kete bere ne Shqiperi ki hajdut per ne shqiptaret pensioniste!?
Pensionist Fatmiri Batoni në Shqipëri ka përforcuar rrjetin e shpiunave të Serbisë dhe ka arrit deri të Edi Rama,i cili në çdo rast dhe për çdo gjë shanë Kosovën dhe ndihmon Serbinë
Nuk po flas për Batonin por për një shkrim profesional të tij. Të gjitha që thotë janë të sakta dhe pa asnjë anim e ngjyrim politik. Janë bashkuar kundër të mirëve që kanë krijuar emër me denjët kombëtar dhe si armë kanë gënjeshtrën mashtrimin dhe shpifjen tinëzare që sulmojnë si hienat pa asnjë fakt e deri te denoncimet për HEROJT E LUFTËS DHE LIRISË dhe të tjerët të pafajshëm për të fsheh fytyrën e tyre të ndotur nga realiteti. Batoni qenka tregua i sinqerit për të përfolurit - atyre fytyrëve dhe personaliteteve sahanlëpirëseve e të korruptuarave dhe të tjerët rreth tyre që për përfitime personale i bashkohen çdo krimi dhe veprimtarie kundër kombëtare. Ky shkrim ma kujton një fjalë të urtë shqiptare; "KUR BEHËN TË KEQIT SË BASHKU TË MUNDIN", por kjo nuk do të qëndrojë kësaj herë sepse drejtësia gjithnjë triumfon.
A është e mundur që Edi Rama të mos e dij kush është Baton Haxhiu,apo është i të njëjtës kategori.Pse nuk e shef inqizimin e Gjykatës në Hagë ku Batoni ishte dëshmitar kunder Millosheviçit.Por sa u paraqit Mkllosheviq i tha ti ke qenë në shërbim tonin do të ta dëshmoi apo do ikësh.Batoni uli kokën u largua duke mos u diskreditua meqenëse gjykimi transmetohej drejt për së drejti në TV.
Ik more Raif hajvani ti dhe shume fytyra te poshtra mashtruese manipuluese dhe fenjeshtare Z. Baton Haxhia ju i merrni te keqen . Mos ki merak ti njeri matuf se e njeh Edi Rama dhegjithe Shqiperia dhe Kosova Z. Haxhiu perjashto disa ijnorant shqifes kategoria dhe niveli zero di vetja jote.
Bravo Z. Haxhiu ! Gjithshka qe shkruan eshte e vertete . Mos u trishto nga keta njerez te ulet dhe pa nivel pasi jane te helmuar nga Vjosa, Kurti dhe te tjere qe u rrine sa para mbrapa ketyre politikaneve pa turp. Ju o njerez pa emer se nuk guzoni te nxirrni fytyren e vertete Z. Baton ju i vini anash . Mesoni te shkruni se nuk dini te lidhni dy fjale qe edhe ta kuptoni se cfare thote Z Baton. Ju jane zene syte , ju ka trullosur Albini por do ta shikoni shume shpejt se cfare deme po i ben Kosoves ky Albin Kursi , ky mendjemadh i shemtuar . Po habit gjithe boten me keto qe po ben . Te gjithe qenkan spiuna dhe te keqinj vetem Kurti eshte i mire??????!! Ok ia leme kohes dhe do shikoni po vazhdoj keshtu Albini juaj , cfare do ti sjelli Kosoves dhe kosovareve.
Baton mavria u perdor si spiun nga Milosheviç, Stanishiq dhe perdoret sot e kesaj dite nga Vuçiç. Prandaj i gjeti pipezat Rama me Vuçiçin dhe u be armik me Albin Kurtin, sepse ka si keshilltar nje spiun te regjur te Serbise. Po te hapeshin arkivat ne Serbi kjo do te delte plotesisht e dokumentuar. Mjerimi i kryeministrit te Shqiperise eshte mbajtja e "keshilltareve" spiune te vendeve armike te shqiptareve, si rasti i ketij Batonit.
Foto më e shemtuar e vitit nji majmun dhe nji majmuneshë
VV-ja dhe simotra e saj Guxo jane te njejta si dhe partite tjera politike ne trojet shqiptare. Mbi 30 vjet eshte kohe e mjaftueshme per te pare se si ka ec jeta politike ne vend,dhe jo vetem. Po ti Baton a na tregon agjenden tende,se Kurti e ka tregu te veten qysh kur doli para kamerave ne mes te Serbise ne kohen e Millosheviqit dhe kur Ukshin Hotit edhe eshtrat ja dogjen me fosfor? Ky popull,mjerisht ,ka nxjerr pak figura dhe ato pak figura armiqt tane i kane zhduk nga faqja e dheut. Po ua sjell disa ne vemendje sa per tua fresku memorjen: 1.Hasan Prishtinen (e vret Zogu) 2. Bajram Currin ( i njejti vrases) 3. Avni Rrustemin ( i njejti) ....,dhe ne e ngrisim ne qiell satrapin Zog. Çfare ironie. Ahmet Zogu vjen direkt nga Serbia dhe me ndihmen e Pashiqit permbys qeverine demokratike te Fan Nolit( gjeniut shqiptar) ,qeverine me demokratike te Ballkanit e me gjer. Jemi ne rrezik. Rrezikojme te zhdukemi si komb ne pak dekada..!
Le Baton Rouge i thonë edhe pallës....
Kallauzi i agjenturave UDB-BIA-KGB dhe altoparlanti i "Sputnikit" rus, i cili gjate luftes permes Bi-Bi-Si-së pasi e shpalli veten te vdekur, papritmas u "ringjall" si lugat politik në rolin e sherbetorit te politikes serbe. E keni degjuar gjate deshmise se tij ne Hagë, kur Millosheviqi i tha: "Ti ke punu per neve, a don ta vërtetoj?" Kurse Batoni heshti si i dhjerë. ...E keni degju analistin serb Dushan Janjiq, i cili thotë: "Baton Haxhiu gjithnje ka qene sherbetor besnik dhe informator i Beogradit" (Baton Haxhiu, je uvek bio uvereni sluzhbenik i glasnik Beograda) dhe pastaj vazhdon: ",Ja volim Baton Haxhiu" (Une e dua B. H.) Batoni vet eshte produkt i dalur nga centrifuga e UDB serbe dhe KGB ruse. Ai eshte pislleku më i flliqur i skenes politike dhe mediale ne hapesiren shqiptare. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1332927120975470