Nga Namir Lapardhaja
Problemi më i madh i PD-së nuk është Statuti, por besimi. Statuti bëhet, besimi duhet krijuar dhe kthyer. Një PD pa besim te publiku, është një ngrehinë e shkretë. Si e tillë, sfida e saj më e madhe është rikthimi i besimit se ajo mund të shndërrohet në një forcë konstruktive, në një parti perëndimore dhe në një subjekt që është në të njëjtin gjatësi vale me shqetësimet e shqiptarëve.
Për këtë, më shumë se sa te kryetari, PD-ja duhet të investojë tek ekipi. Një kryetar pa ekip nuk sjell asgjë të re në politikbërje, por një ekip profesionistësh, intelektualësh, specialistësh të fushave përkatëse, është një ogur i mirë, ku kryetarit i kërkohet të jetë i barabartë mes të barabartëve.
Njëkohësisht me ekipin, PD-ja ka nevojë për një lider jo si të tjerët, jo si deri më sot, jo si deri më dje. PD-së i nevojitet një lider misionar, që të jetë i pari në veprim dhe në sakrificë. Një lider që organizata dhe qytetarët e besojnë, sepse ai është i pari që zbaton atë që flet dhe flet vetëm atë që zbaton.
Duhet një përpjekje sizifiane për ta bërë këtë gjë.
Për ata që pyesin pse nuk është bërë deri më sot dhe pse duhet besuar që do të bëhet tani, përgjigjja është e thjeshtë: askush nuk mund të jetë vetvetja nëse nuk është i lirë nga pengjet e së kaluarës.
Vetëm një lider i lirë, mund ta shndërrojë PD-në në një parti të madhe elektorale, ku interesi i saj dhe ai i qytetarëve shqiptarë është i njëjtë.
Duhet pranuar se Lulzim Basha është politikani më i sulmuar sot në Shqipëri. Kundër tij janë investuar jo vetë dinosaurët e tranzicionit shqiptar, por edhe e gjithë oligarkia ekonomike në vend. Kundër tij janë shpenzuar miliona euro, janë bërë mijëra minuta emisione televizive, është shndërruar në një personazh sarkastik në të gjithë emisionet humoristike të fundjavës dhe ka pasur një konsensus të përgjithëm për ta eliminuar politikisht.
Kjo është pika e tij më e dobët, por njëkohësisht një gjë e tillë mund të shndërrohet në armën e tij më të fortë.
Ndaj Basha ka nevojë që ta rikuperojë imazhin nëpërmjet akteve të forta, nëpërmjet një ligjërimi dhe narrative të re, nëpërmjet shpikjes së vetvetes dhe hedhjes tej të një dembelizmi dhe rehatie që buron nga gjëja e dhuruar. Ai e ka të domosdoshme të ndërtojë një figurë që nuk e kemi njohur deri më sot.
Së pari, ai duhet të korrigjojë vetveten nga gabimet e së kaluarës, duke u shkëputur përfundimisht nga trashëgimia berishiste dhe duke kërkuar falje për të, dhe, së dyti, duhet të gjejë aleatë të rinj në shoqërinë shqiptare, duke krijuar një front qytetar, pa përjashtuar mundësinë për të sinkronizuar Partinë Demokratike me lëvizjet e reja qytetare dhe politike, duke u bërë garanci për hapjen e garës politike brenda sistemit, por njëkohësisht duke u shndërruar në garanci serioze për të mbajtur të kontrolluar “thesin” e premtimeve populiste të tyre.
Partia Demokratike, ndonëse e plagosur nga të gjitha anët, e përçarë dhe e rudhosur, ka shans që nëse vijon t’i qëndrojë parimeve mbi të cilat është krijuar; nëse vijon vokacionin e saj perëndimor dhe ligjërimin e saj kundër aleancës politike-ekonomike-kriminale që ka marrë peng sot për sot Shqipërinë, nëse shndërrohet në organizatë që bëhet mbrojtësja e interesit qytetar, duke u bërë zëri dhe veshi i njerëzve të thjeshtë dhe të pambrojtur, të jetë e vetmja alternative serioze dhe e besueshme kundër një pushteti që ka kohë që ka rënë, vetëm se ende nuk ka kush ta zëvendësojë.
Kjo lloje PD ne tre pjese jooooo , po edhe nje e vetme te ishte joooo . Ku eshte diferenca midis Berrishes dhe Bashes nuk mund ta ndash Toto Rino nga Tommaso Buscetta dy te paret ikin Dy te dytet Flamur Noka e Paloka je dakorde duhet te ikin shume kane qendruar Kalojme te Tritan Preshi dhe Mond Bilbili i bindur do thoshe te ikin Kemi Gazmenden dhe Babalen Murizin dhe gjerizin deputeti Sharqi i Lushnjes apo Vokshi Kemi gjel deti Peqini me Boci disa Baci e me rradhe kemi Mahmutin e Beratit e nisi me Fatmir Gerdecin perfundoje te non grata e shume e shume ndaje do jete mire qe te shkrihet dhe te krijohet njd parti e re me vizion . Ne France humbi e djathta UMP nderoje emer logo sot LR (les républicains ) dikur ka qene UDR kur humbet nderohet gjithçka cfare eshte kjo llogjike o PD o s 'ka Duhet te shkrihet qe te largohen plehrat e PD ndryshe nuk ikin kane gjetur parajsen
Bravo
Une besoj se problemi me i madh i PD sot eshte mosbesimi qe kemi ndaj lidereve ne qofte se mund te quhen lider. Berishizmi si mentalitet province e hajduterie i ka perlyer keq. Zoti i fal te penduarit!
Lexo mire keto qe ke shkruar dhe shiko a te paguajne si duhet... Duhet te te paguajne shume, shume, shume qe te mundohesh te gjesh dicka pozitive te personazhi me lart. Ai vec besim nuk ngjall, ngjall neveri, meshire, urrejtje, pergjumje, argalisje. Shkurt njeri qe ia vlen te merresh vetem nese te paguajne mire per te lidhur dy fjale bashke. Hajt shendet!
Namir, Basha mund te behet çdo gje, por kurre lider. Mund te ndodhe vetem në kaloftë Ylberin! PD nga do qe ta shikosh eshte në rruge pa krye. Vetem shperberja dhe ringritja e saj duke filluar nga baza mund te kete shprese. Po kjo shprese mund te vije kur Berisha dhe Basha nuk duhet te jene më pjese e saj. Dhe duhen larguar dhe jo duke iu lutur që të lenë karriket.
PD mund te ringihet po kurre nga Saliu dhe Luli kurre , kurre sepse jane qe te dy e njejta prerje . Pd mund te ringrihet me te vetmin kush te shkrihet fare e te filloje nje rigjister ir ku te mos beje pjese asnje nga kasta e vjeter sidomos ,kush ka marre pjese ne dhjertore i perjashtuar automatikisht po ashtu edhe kush ja ka dhene doren tre here rrjesht Sali kriminelit dmth kane qene te dashuruar me Saliun nuk duhet te beje pjese ne te sepse jane te infektuar nga Sali kolera . Bile mire do ishte te shkrihet fare e te rithemelohet pas nje sezoni parlamentar .
Namo pyetja me e drejte do te ishte "A do ti ringrihet me PD-se"?
Laperdhaja,cfaq nje inamorim te semure karshi qenies basha,sa dyshoj per nje lidhje homoseksuale midis tye,ne mos ne realitet,ne fantazine e tyre,pasi me ato qe ka perjetuar ky vend,lulka ka ne personin e tij,cdo gje ne te kundert me udheheqsin politik: Vec asaj qe si person nuk ka kurrfare karizme,por ka mbartur dhe ka cfaqur,veset me te mbrapeshta njerzore:Nje marionet e Saliut,i zgjedhur dhe i komanduar nga ai per vite te tera,pa fituar asnje zgjedhje.Dhe keshtu do te vazhdonte pa fund,sa ky njeri pa shtylle kurrizore dhe me vese,duke perdorur nuhatjen pragmatiste,per te zgedhur midis Amerikes dhe Saliut,zgjodhi Ameriken,qe ishte i sigurte se do ta hidhte Saliun ne kosh,por ja qe nuk doli keshtu,Saliu me djall se vet djalli vet,vazhdon si me pare,duke e rrjeshtuar dhe sulmuar lulken,jo pa sukses. Eshte turp dhe faqe e zeze,per kete vend,qe lulka,nje klloun pa asnje vlere,por vec nje qenie e vockel me gjithe ato vese,te ulet ne nje vend,qe e ka dhjere dhe e ka shurrosur ate oer vite te tera.
E sigurt fare eshte qe Pd-ja mund te ringrihet nese i ngrihet kerrmes Sali Berisha qe ka vdekur me kohe e vakt
Namir , përse t’ë kërkojë falje Basha ? Atë e mori Saliu nga HIÇI, e bëri këtë që mendon ti se është DIKUSHI , e po kërkoi falje natyrisht do këthehet në BAZË ,në “HIÇ”. Saliu po , ai duhet t’ë kërkojë falje , për atë që u mundua t’a shesë Bashën si YLL në ngjitje .