Nga Alba Malltezi
Nëse disa vazhdojnë të jenë mosbesues me forcën e madhe që fsheh një vend si Shqipëria, ka akoma disa elementë të cilët, nëse i kanë anashkaluar, mund t’i kthejnë sytë e t’i shikojnë dhe veshët, t’i dëgjojnë.
Me shirat e këtyre ditëve, vera e bukur plot miq nga çdo cep i largët i globit duket e lënë pas, por për asnjë çast të mos besojmë se me të vërtetë nuk jemi në një rrugë ku dalëngadalë, si shqiptarë, po zbulojmë sekretet, thesaret e fshehta të tokës tonë dhe virtytet e njerëzve.
Disa, me të drejtë, ankohen dhe kritikojnë, të tjerë mbulojnë dhe gëzojnë; incidente (disa tepër të rënda) ndodhën edhe këtë sezon, por ama, secili nga ne nuk mund të mos shohë dhe pranojë ndryshimin: Ku ishim dhe ku jemi?
Nuk e njihnim ne vetë Shqipërinë! Nuk na e mbante të shkonim në Theth a në Tropojë, në Tepelenë a në Vlorë. Por dalëngadalë, çdo gjë po merr vëmendjen dhe dritën e duhur, duke nxjerrë në sipërfaqe atë që kjo tokë dhe këta njerëz “fshehin” në thellësi.
Në Labëri, për shembull, fshihet një sekret shqiptar, kjo tokë e mistershme që nuk kuptohet në është bregdet a malësi, në janë toskë a janë gegë, në të vërtetë, aty jemi të gjithë bashkë.
Sekrete të tjera fshihen te kostumet tona popullore: Nuk ka mundësi që një popull i aftë të thurë xhubletën, të qëndisë dimiqtë, të stolisë fustanella e jelekët, e çdo veshje popullore nga Veriu në Jug, të mos ketë brenda gjithë bukuritë.
Nuk ka mundësi që një popull, që di të krijojë tingujt marramendës të polifonisë, harmoninë dehëse të zërave, të shpirtrave, të mos ketë brenda vetes gjithë bukuritë e botës. Shqipëria ka akoma më shumë, i ka të gjitha mrekullitë të qendisura në kode, figura, toteme, stoli. I nevojitej së pari pak qetësi, shumë punë dhe sidomos liri.
Nëse disa vazhdojnë të mendojnë se e gjitha sa ndodhi këtë verë ishte propagandë, rastësi, çmime të ulëta apo kushedi çfarë magjie, me siguri gabohen. Atyre u themi: Merrni pak kohë dhe qëndroni mbi qëndismat e nënave tona, merrni pak kohë dhe dëgjoni këngët e të parëve tanë. Aty do ta kuptojmë që ende nuk kemi dalë përpara botës me të gjithë shkëlqimin që shqiptari di të krijojë.
Urojmë, të jemi sa më shumë e ta kuptojmë, se si fillim, jemi në një rrugë të mirë, por për të arritur tek perfeksioni i qëndismave, apo vibracionet “jashtëtokësore” të polifonisë, kemi ende për të bërë në përmirësimin e vendit dhe të jetës tonë. Më të mirët kanë nisur që tani, të bëhen gati e të ofrojnë edhe më shumë, në sezonin e ardhshëm turistik.
Bravo. Te perqafoj me respekt per kete shkrim.
Edhe nga une nje bravo te madhe o Alba Malltezi . Nje shkrim qe pasqyron realitetin qe disa kritzere te semure e megalomane nuk duan ta pranojne .
Po ,moj Alba Malltezi turistet shkojne sot rfhe ne Theth per qejf,por ju si gazetare kurre nuk u ka shkuar ndermend te vini ne lagjen nr.14 ye Tiranes,vetem 3 km larg qendres se qytetit,ku mbi 100 mije banore te Astirit dhe Yzberishit jetojne ne GETO,di te Kalkutes,se bashkia nuk ka ndertuar apo japur asnje cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,wc,biblioteka,qendra kultirore,fusha sportive etj,bile i ka gllaberuar trotuaret dhe hapesirat midis pallateve duke ua dhene kafeneve me qera! Ejani ne Yzberisht,ku do shihni ne mijra femije,te rinj dhe te moshuar ngrysin diten sikur te idhin rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist! Mos u merrni me hallet e turisteve,se ata erdhen si pushtues ,qe na 3 fishuan cmimet dhe ulen cilesine e gjithckaje! Mos beni propagande hitleriane!
Ndersa une te puth forte..Edhe pse se pranon.. Prefekt shkrim .
Te respektoj dhe te uroj gjithe te mirat qe te botosh me shume shkrime te tilla, te cilat na shtojne krenarine e dashurine per vendin e popullin tone. Bravo te madhe. Por kam edhe nje vrejtje: nese duam me te vertet t'i tregojme bukurite dhe madheshtine e trashegimise tone popullore duhet t'i emertojme ato me emrat shqiptar. Mbaj mend se edhe para 50-60 vjetesh kendonim kenget tona labe, bile shume me shpesh se sa sot (origjina e tyre eshte mijera vjecare), por ato nuk i quanim me emrin grek "polifoni". Ose do ti quajme kenge labe, dhe Laberia ndodhet ne Shqiperi, ose do t'i quajme "polifoni" dhe t'ua dhurojme atyre te cileve u perkete ky term. Pse nuk shkon t'i qujme kenge labe te Bregut ( Himares, Pilurit, te Tepelenes, Gjirokastres , etj? apo kenget shume zeshe te jugut. Po nuk e bete Ju qe perfaqesoheni kaq shpesh ne median televizive dhe median e shkruar, kush mund t'a beje me mire.
PO POR DUHEN MINIKONCERTE TE PAKTEN NE QENDRAT KRYESORE SI TIRANA VLORA HIMARA SARÀN DA BERATI. GJIROKASTRA KORCA E NE LEZHE SHKODER SEPSE PAMJET E KOSTUMEVE KOMBETARE JANE SHUME MADHESHTORE DHE DO TE BENTE EDHE DYFISHIN E TURISTEVE ....TE PAKTEN CDO NATE DUHET TE KETE GRUPE MIKSE ME KOSTUME KOMBETARE QE TE SHETISIN VETEM NEPER QYTET KETA TE PAGUHEN DHE KONTROLLOHEN NGA BASHKITE.......

Shume mire qe shkruan, por ne fund te fundit, njerezit tane ne Shqiperi nuk u plasi shume dhe nuk ndihen mire vetem qe te huajt po vijne ne Shqiperi. Ku I kane perfitmet ata njerez qe marrin 100 dollare pension ne muaj? Disa nga ju kane aq "low self esteem" sa kenaqen vetem se te huajt.kane ardhur dhe kenaqeni vetem me fjale.. Shqiperia ka qene e bukur dhe nuk e beri as Rama dhe as Berisha.
Bravo Alba.Nje shkrim i mrekullueshennga nje gazetare e vertete qe e do atedheun e vet qe perbuz cdo nihilizem,te gjithe atyre injorateve,pa fe e pa atedhe.timo Luto
Mir e that ,,,,po Xhamit e shqiptarve me minaret qe shpojne qellin ,,,nuk that ,,,edhe keto pasqyrojne kulturen dhe traditat e shqiptarve ,,,se traditat dhe kultura nga besimi qe trashgon mileti krijohen ,,,she turistat ate vleresojne ,,,,
Dakort me ty jam Ben, deri diku. Sigurisht qe Shqiperia ka qene dhe eshte e bukur, po sjam dakort kur thua, se beri as Rama as berisha, saper dijeni sme ha shum kush eshte ne pushtet, je Ti, berisha apo Rama, po qe te mos ja hame hakun, kur vinim me pushime ne vere, bashke me miqte tane, te cileve ja u mburrnim vendin tone, sinqerisht na vinte turp se pislleku, rruget e shkaterruara dhe nje gjurrulldi e pa pare ne Tirane ishte kudo, ndersa sivjet i shetitem ne cdo cep te Tiranes, sinqerisht ngelen pa mend nga ndryshimi i Tiranes, Beratit, Belshit, Gramshit, Kruje, Durres, e jo per propagand por eshte realitet, do apo sdo Ti spo dikush tjeter Shqiperia ka ndryshuar totalisht, sigurisht merita eshte e atyre qe e drejtojne, respekte.
Shume i bukur ky shkrim. Krenohemi me bukurite e traditat tona. Shqiperia eshte perle .