
Ardhja e eshtrave të Qazim Mulletit në një ceremoni krejt familjare dështoi të ndizte një debat publik për ata pak shqiptarë kuislingë të Luftës së Dytë. Them dështoi, sepse zërat që e kanë pasion të bëjnë avokatin e djallit u kujtuan veç kur e morën vesh nga televizori zhvarrosjen e ish-prefektit që prehej në Romë qysh prej 1956. Si në çdo rast, një pjesë rendën të tregojnë kujtimet e gjyshit me Mulletin, një pjesë tjetër historinë e trishtë të gruas dhe djalit të tij në kampet e internimit dhe në fund vjen pjesa që s’ka asgjë për të shtuar por të sulmojë artin.
Një ndër to, Lulzim Basha. Personazhi që në librin që shkroi në prag të zgjedhjeve rrëfente sesi kishte sharë Enver Hoxhën në mes të klasës që kur ishte 16 vjeç dhe më pas Sigurimi e ndiqte me makinë, mirëpo këtë ngaqë ishte i shkathët s’e kapnin dot.
Këtë rrëfim të Bashës tek libri “Misioni im” e përmenda përciptazi për të ilustruar sesa gabim është luftuar komunizmi tek ne. Një gënjeshtre kanë tentuar t’i përgjigjen me një gënjeshtër më të madhe. Të gjithë dembelë për të hapur arkivën apo për të ekspozuar dëshmitarët që kanë qenë aty për një kohë të gjatë. Për t’iu përgjigjur shkencës së Institutit të Studimeve M-L. me shkencën që ka në dispozicion çdo burim sot. Dhe kjo rrënjët sigurisht s’i ka tek Basha. Por sërish në ditët e sotme, grupi i deputetëve që mbështet atë kanë propozuar që të ndalohen me ligj filmat e prodhuar nga ish-kinostudio ‘Shqipëria e re’, si pjesë e propagandës që deformon historinë.
Në homazhet e tij sot për Qazim Mulletin, Lulzim Basha u kap pas komedisë ‘Prefekti’ pikërisht duke cituar këtë nismë. Më herët deputetët e tij kërkonin që aktorët në grup të kërkonin edhe falje. Edhe pse nga injoranca nuk e dinë se prej aktorëve veç Robert Ndrenika rron.
Estrada që paguhej prej Sali Berishës në vitet `90 e nxirrte Enver Hoxhën sikur merrte WC me vete në pyll dhe sikur vriste pa dashje rojet e Gardës që e ruanin. Emisioni ‘Portokalli’ si fabrika më e madhe e humorit sot ka imituar vëllezërit Frashëri si drogaxhinj me cigare hashashi në dorë, Skënderbeun me brekë, Ismail Qemalin e Isa Boletinin si injorantë. A janë të vërteta këto? Sigurisht që jo, por fshihen pas justifikimit të diskutueshëm se bëhet fjalë për art dhe se humori pranon gjithçka.
E përse nuk qënka art ‘Prefekti’ i Besim Lëvonjës ku shkëlqen plejada e Estradës së Tiranës dhe Teatrit Popullor? A është arti monopol vetëm i aktorëve të ‘demokracisë’? Kaq idiotë i dinë shqiptarët këta, saqë mendojnë se s’e bëjmë dot dallimin mes dokumentarëve dhe komedive? Gjersa të gjeni përgjigjen e kësaj, shihni ku të kapni ndonje kockë tjetër në emër të antikomunizmit, këtij “rreziku” të shekullit 21.
Qazimi ishte marshalla muti. Muti mutin mbron.
o kari, Qazimit ti, edhe mutin nuk e meriton ti marresh ere, sepse je FSHATARE I ZBRIT NGA MALI
nacionalisti qe e fshinte bythen me gjethe fiku ...
Personalish do kisha lënë testament vetëm me një rrjesht; Mos mi dërgoni kurrë eshtrat në atë vend të ndyrë,ku njerëzimi kanë shpirtërat të gjithë në varreza.
Shumë dakorte Zoti Rada. Po me ke flet? Janë jo vetem injorant por dhe dashakeq ,
Mire mire por,filmat me kete mut milet qe kemi ta shpifin nga niveli i skenarit.Pak nga to mund te shfaqen si p.sh koncert viti 36.Por te vazhdosh ti besh lavazh me nivel skenari per tu vajtuar...esht tmerr i rrezikshem.Gjithsesi Mulleti e fam e tij kanevuajtur shume e nuk eshte as njerzore.Te japim edhe filmat e nazizmit e fashizmit,c ndryshim ka?!
Ky Labi , ngaterron komedine me filmin , si duket eshte ndonje çoban bjeshke , qe nuk ka patur kontakt ndonjehere me sallen e teatrit . Besoj te jete ndonje injorant funksional dhe nuk i duhet vene re . Une e vleresoj komedine Mulleti si veper arti , e cila karakerizon mardhenjet shoqerore ne kohen e fashizmit dhe te bashkepunetoreve te tij vendas dhe servile . Pra eshte nje veper arti , Qazmi mund te kete qene i arsimuar e me kulture , po kjo nuk personalizohet ne komedi . Vepra satirizon sistemin , pavaresisht nga emri Qazim . Pse pak here eshte vene ne skene dhe satirizuar me socializmin dhe me figuren e Enver Hoxhes , pas vitit 1990 ? Edhe me Sali non graten , jane tallur por jane rrahur e perndjekur , ashtu edhe Ramen , po ndryshe nga Saliu artisto basketbollisti i cili i ka pershendetur regjizoret dhe aktoret humoriste , veprim qe nxjerr ne pah kulturen dhe formimimin e atyre qe satirizohen .
Beheni Qozim Mulletin hero i popullit se ka qene bashkpuntor me fashizmin o injorante te ndyre,ai ka qene nje delenxhi dhe nje karagjoz sa qe ato qe thuhen te Prefekti jane pak,derr Tirone ka qene.
Mos ia vini re Lulit, ai eshte me mision. Ai perpiqet te ndezi nje debat me qellim qe te terheqi vemendjen e te mos hapi debatet e duhura mbi qeverisjen skandaloze te kesaj qeverie. Sa per veprat e asaj kohe duan apo s'duan disa ato jane shume me te arrira se veprat qe vihen ne skene sot. Nuk po flas pastaj per aktoret e asj kohe qe jane te paarritshem. Respekte per ikonen Robert Ndrenika.
Po ç'je lodhur kot me kete shkrim per te saktet? Kobziu Sahale Brrisha, kur u kurorezua president, pa kerkuar falje qe partia e tij ne disa drejtime u a bente jeten ferre nje pjese te shtetasve te vet, per tu dukur "reformator" i madh ne ekonomi, u kujtua se Dita e Çlirimit nga okupatori nuk ishte data 29 Nentor siç e festonte me patetizem per tu dukur para Enverit, por 28 Nentori se keshtu i kish thene gjermani i fundit qe iku nga Viçidoli, dhe se ne daten 29 Nentor, ai gjermani, kish ikur nga Jugosllavia. Pra je lodhur kot zoti Rada. Ne Shqiperi faktet, per nje pjese hajvane dhe rrumpalle te shoqerise sone, (nuk dua te fyej njeri) nuk arsyetohen nga TRURI, por nga mendesia dhe perkatesia tribale, shpellare, nga ata, qe kur s'kane argumente, mbeshteten tek muskujt.
Bravo,e ke qare
Bravo Ardito,por nuk te kane kuptuar sepse keta qe komentojne jane analfabete
Të gjithe fashistët dhe shërbëtorë e tyre sot në shqipëri janë shëndruar në nacionalistë dhe patriotë të mëdhej. Siç po vjen puna një ditë do të lexojmë që partizanët bashkëpunuan me pushtuesit fashistë ndërsa ballistët luftuan me heroizëm në luftën çlirimtare kundër pushtuesit.
Arti si pjese e e botes shpirterore te njeriut ka brenda fantazine,trillin,metaforen,humorin,sarkazmen dhe realitetin .Pa dashur te mohoj te drejten e te ndjerit per dy meter dhe ne vendin ku u lind dhe kalvarin vuajtjet dhe persekutimin krejt te pamerituar te djalit,gruas dhe familjes Mulleti, duhet pranuar se arti ka te drejten e tij te kete si subjekt kedo qe ka jetuar dhe jeton ne kete bote.Degjon sot te flitet me shume superlativa per politikane,ministra,deputet,ofiqare te medhenj,njerez te kalibrit te larte,figura qe duhen rehabilituar se kane bere kete dhe ate... Pas shpalljes se Hyrietit 1908 dhe sidomos pas renies se Perandorise Osmane,rreth 5-6 mije nepunes shqiptare te kesaj administrate u perzune me shqelma nga administrata turke dhe me duar ne xhepa erdhen ne Shqiperine analfabete dhe u punesuan te gjithe ne adminisraten shqiptareAta kishin mbaruar ne Mylkie,Gallata Saraj apo Robert Kolleg nje cope shkolle,kishin bredhur neper disa shtete si nepunes te thjeshte,ushtarake te perandorise Turqi,Maqedoni,Bullgari,Siri,Egjipt,Liban.Nga rreth 30 kryeministra, rreth 85 ministra dhe rreth 600 deputet,gjysma ishin pa shkolle.Vete mbreti kishte vetem 8 klase shkolle dhe nje kurs ushtarak 3-4 mujor.Shume prej tyre dhe ministra apo kryeminister nuk dinin shqipen. Vete Qazim Mulleti ka ikur nga Shqiperia 8 vjeç.Ka bere shkolle ne Manastir,Zodimea ne Janine,Gallata Saraj ne Stamboll.Ishte ne 1914 nje nga 4 adjutantet e princ Wide.Iku me 1914 ne Austri.Jetoi ne Zare Kroaci,Erdhi ne 1920 ku punoi per 3.5 vjet dhe iku me 1924 ne Itali,Serbi Kroaci,Austri,France deri ne vitin 1939. Kthehet dhe punon 1 vit kryetar bashkie ne Tirane dhe 2 vjet prefekt i Tiranes.Po çfare beri.Prishi vorrezat e vjetra pas pazarit te ri dhe u dha toke qeveritareve,ministrave,deputeteve,avokateve dhe disa intelektualeve qe te ngrini vila.Beri disa çezma per te pire uje dhe nje vere ne uje. Ne nentor 1944 si shume kolaboracioniste ia mbathi kembeve me kolonat gjermane ne Itali ku dhe vdiq ne vitin 1956.Theu betimin qe kishte bere me Nolin,Lumo Skendon dhe Faik Konicen per te mos u martuar kurre.La pas Behije hanemin,Reshitin dhe familjen e te vellait qe provuan Ferrin Komunist.Ai vete vazhdoi jeten e tij prej Bohemi ne perendim,ndersa fatkeqet qe mbetn ketu provuan vuajtje dhe persekutime te pamerituara antinjerezore dhe kriminale te pushtetit komunist.Tani çdo gje ka vajtur ne vene dhe Qazimi do prehet i qete ne nje cope toke qe i takon,por torturat dhe vuajtjet qe perjetuan ata qe ai la pas nuk riparohen kurre. Arti eshte i lire te flase per Qazimin,Enverin,Duçen dhe Hitlerin.
Diku lexova se dosja e sigurimit shtetit per qazimin kishte nja 300 faqe dhe permendej nje kerkese e bere nga qazua per litimin nga internimi te nje familjeje. Ok. Po dokumenta a ka ne arkiva me firmen e qazos per pushkatime, burgime. Po ky prefek i kujt ishte dhe kujt i sherbeu mos valle pushtuesve italiane dhe gjermane? shqiperia ishte ne ate kohe nje nga 8 vendet pjesmarese ne luften e 2 B. Dhe ne te gjithe keto vende u zbatuan ligjet sipas gjyqit te Nurembergut per denimin e bashkepuntoreve te fashizmit. Dhe qazua ishte i tilleQazua e dinte ckishte bere dhe prandaj iku u arratis. Po te ish i paster qendronte me gruan dhe djalin ne Tirone. Prandaj mos u lodhni te lani mutin me shure. Ate qe i ka bere Levonja i madh me komedine Prefekti nuk ka gazete e media e as nje tufe budallenj ta lajne. Ate se lan as uji i oweaneve bashke. Haj tung
Shkrim i goditur. Keta duan ta bejne Mulletin hero kombetar tani. Mund t'i jepet nje merite per aq sa ka kontribuar sipas te dhenave, por nuk mund t'i hiqet njolla qe ai ka qene bashkepunues i nazi-fashisteve. Bota ku duam te integrohemi vazhdon i denon bashkepunotret e nazi-fashizmit kudo qe gjendjen, edhe ne moshe te thyer.
Enveri e ka nje varr, shume shqiptare e urrejne por ja kane lene varrin, Mehmeti e ka nje varr qen bir qeni ka qene kriminel famekeq ka vrare me dhjetra ne mos me qindra me doren e vet edhe ai e ka nje varr, varr kane dhe greket, italianet, gjermanet qe kane pushtuar kete vend e kushdo tjeter qe nuk e di se kush jane e çfare kane bere, pse Qazim Mulleti prej Tirane nuk duhet te kete var te te dashurit e tij?O Njerez a jeni normal? Fete e kane detyrim ti japin varr çdo njeriu sepse jane krijesa te Zotit e Zoti kete urdher ka dhene qe çdo i vdekur te kete nje varr. Sa per tentativen per te ndaluar artin erealizmit socialist i kujtoj artikullshkryesit se ne gjyqin e Nurenbergut perveç nazisteve eshte denuar dhe nje operatore e regjizore shume e talentuar sepse e vuri talentin e saj ne sherbim te nazismit.
Bukur e ke then ,,bravo ....
Kush tha te mos kete varr o hajvan? Kuptove ndonje gje nga shkrimi apo çqt? Dhe mos na permend Enverin, se e kane zhvarrosur tre here ato zagaret qe i shkon ti mbrapa.
Astrito, ajo regjizorja ka qene ne sherbin ne nazizmit si Qazua. Prandaj nuk falet Prefekti or taj..
Modh fare hallall se na mbyten injorantet dhe sharlatanet
Ky shkrimi i Rades eshte njelloj si do te lante m... me shurre! Turp!
Pak per rolin e Robertit per Qazim Mulletin. Ska si te jete Ndryshe ne Arnautistane zoti Ardit. Te Paciptet kane rrenje Osmane sa qe edhe Robert Ndreniken te birin e Petros dhe Xris-Avgise ja mohuat Kombesine Greke. Rrenjet e Tij jane nga fshati me Emer Greke Vuno (Mal). Emrat e Petros apo te Xris-Avgise nuk gjenden as per fare ne Vora (veri "shqip"). Mashtrime te qellimshme se Ndrenikasit kane ishin "katolike" dhe erdhen ne Jug dhe "ndryshuan emrat"! Xrisi Avgi greqisht do te thote Agim i Arte. E shoqja Poli-kseni Parajsa mbi Te ka kuptimin Shume e Huaj. Si puna e Robertit qe ndryshuan Identitet dhe vendosen emra "Te bukur" jo Epirote ka me qindra mijera ne Arnautistane. Parashqevi Simaku. Simahos greqisht ka kuptim Bashkeluftetare. Parashqevi eshte E Premte greqisht. Para se te "Ofendoni" (ofend angl) per Belerin qe ka Origjine (Orio-Genos greq) nga Pro-Gonati (Para Prinderve "shqip") you duhet te beheni Njerez o Ardit. Emri tend Ardit (Dite e Arte) i thote te gjitha. Ar eshte copy nga Oro ashtu sic eshte Gjuha (este Glosa) e "bukur" (buatiul) Shqipe. Qazimet,Enveret,Mah-Mutet (Mehmet "shqip"),Abdullahet dhe you ish Epirotet por te Degeneruar (degeneration) Kombetarisht jini e keqja e ketij Kombi te Lashte Greke. You jini aresyeja perse Fuqite e Medha Imperialiste ndane Epirin ne te Veriut Osmane (Vora greq) dhe te Jugut Greke (Jugos sllavisht).