
Nga Dritan Hila
Zgjedhjet në Kukës nuk kanë pikë rëndësie edhe nëse do t'i fitonte kandidati i Berishës pasi tashmë Berisha, politikisht, është vetëm objekt i studimit historik.
Kukësi është një bashki periferike e cila nuk shërben si test për asgjë. I fundit kuksian politik që i thoshte diçka publikut shqiptar ishte Ibsen Elezi, i cili me revoltën e tij kundër traut të oligarkëve në Rrugën e Kombit, u tradhëtua nga të gjitha palët. Tani është punë llogarish dhe në llogari Rama i kreh të gjithë çfarë janë në opozitë.
Nëse shërben për diçka Kukësi, ka të bëjë me zhgënjimin e përsëritur të opozitës se Berisha po i shet asetet e fundit të kapitalit të tij politik, për punët e familjes.
Nuk mund të mohohet se para pothuaj dy vjetësh kur lëvizja e tij si reaksion i përjashtimit që i bëri Basha nga rradhët e PD, ngjalli shpresa në rradhët e demokratëve. Kjo shpresë nuk kishte lidhje me idenë që Berisha do të bëhej sërish kryeministër, pasi ai 30-40% që sot nuk e voton, nuk ishin aq dritëshkurtër sa të mendonin që me SHBA kundër, mund të bëhesh kryeministër në një vend të NATO-s. Por shumica e tyre mendonin se Berisha do bënte një akt kalorsiak: Do hapte partinë dhe do të lejonte konkurencën e lirë duke mbetur ai patriarku i demokratëve. Kjo ishte rruga që ai të rrinte në librin e zi të SHBA por të paktën në mendjen e demokratëve (jo të shqiptarëve) do t'i faleshin të gjitha të zezat dhe ai do mbahej mend për aktin e fundit. Është naive ta mendosh këtë me gjak të ftohtë, por politika është edhe çështje pasionesh dhe ata që merren me të e kanë këtë dobësi.
Në fakt ndodhi ajo që shumë mendje të ftohta e parashikonin. Berisha luftoi për veten e tij dhe atë kapital politik që i kishte mbetur ka vendosur ta shpenzojë për familjen. E kotë t'i thuash që nëse do ta shpenzonte për PD do t'i linte familjes dhe shqiptarëve një trashëgimi më të madhe se një kullë. E kotë pasi ai nuk e nxjerr dot tribunë nga vetja.
Ndaj nëse zgjedhjet e Kukësit kanë një vlerë, ajo është vetëm konfirmimi i faktit se Berisha është i mirë si pronar kompanie ndërtimi, por jo si politikan, pasi në variantin e parë shkëlqeu edhe në moshën 80-vjeçare, kurse si politikan nuk i la vendit asnjë trashëgimi për t’u mbajtur mend për mirë, edhe kur kishte mundësinë të bënte një akt që nuk i kushtonte asgjë. Ai zgjodhi të mbahej mend si autor i ‘97-ës, i 21 janarit 2011, si njeriu i krijimit të kulturës politike të shkatërrimit, ku në fund shkatërroi edhe partinë e tij./dritare.net
SAKTE!
Sali berishes duhet ti hiqet emeri me vendim te KM ose me referendum si president dhe kryeminister, jane vitet me te erreta qe mund ti kujtoj shqiperia dhe shqipetaret, ky njeri te behet zero dhe sukur nuk ka ekzistuar se nese e kujtojne dhe per keq rrethi i tij familjar do te krenohet me te perseri
Po po si hiqej Balluku e Mehmeti nga fotot e filmat...toidhjo...koqe
Mund të them vetëm "Bravo" për shkrimin e Dritan Hilës, sidomos paragrafi i fundit të shkrimit...
Po ca ja fut pordhes ti mor aman !! Kaq te betuar ne sherbimin qe i beni hajdutit Edi Rama . Turp more , Nuk keni ju asnje fije morali qe te respektoni te Drejten
Vetem per Rajmond mutin nuk ka shkruar mire Dritan Hila,pavaresisht se te tjeret e laavderojne. Kete artikull zoti hila e ka bere shume te mire dhe ne fakt eshte ashtu si thot ai.
Raimond Nuk duhet te jesh nga Vlora. Budallenjte ne Vlore nuk egzistojne.
Rrofte Lexhenda !
Dritan Je shumë i bajatshëm
Asgje te re nga Vietnami. Gjera qe tashme i di edhe shqiptari me i thjeshte
Kukesi nuk eshte periferik o pseudo analist ksenofob
Perfekt
Jo jo, jo mor jo! Asnjë nga ata që komentojnë kundër Saliut dhe bandës të tij nuk është dakord me pisin,hajdutin,gënjeshtarin dhe psikopatin Edvin. Po nuk mbrohet më Sali Berisha! Hila ka të drejtë,madje sipas meje Saliu po e çimenton karrigen e Ramës në pushtet. Prandaj boll me logjikën " për inat të sime vjehrre...."!
Shume shpejt ne drejtim te Kukesit do niset strategu i foltores, klevis krrici i faro pace pilafit me floket e llakosur lart, me kollaro, hipur mbi furgonin e policise me trupin jashte dritares me dy gishta lart duke bere garipin para demokrateve te Kukesit.
Shko tani o Hile gjumashi e ha Marmallaten tek garazhet e kryeministrise se e ke bo hak.
Sala do te mbahet mend edhe per keto qe thua Dritan! Gjithsesi, 3 arritje vetem Edrama dhe bythlepiresit e/prane tij ia mohojne: 1- rrugen e kombit; 2- anetaresimin ne NATO; dhe 3- liberalizimin e vizave. Ketyre 3 arritjeve te Sales, mund t‘ju kundrejtosh 3 iceneratoret e Edrames, ose 3 koncensionet ne mjekesi (check-up, sterilizim dhe ate te laboratoreve). Konkluzionet nxirri vete Dritan. Te kundruarit e jetes ne vend nga dritarja, te jep pershtypjen se je me shume xhunge, sesa hile!
Z Hila, me vjen keq per driteshkurtesine qe ke, ju dhe koleget tuaj jeni ca statuja televizive qe paguheni nga pronaret e mediave dhe politikes vetem per te thene: "lepe, peqe, Zoteri". Kukesi per ty s'paska pike rendesie, thua ti, nuk e di kush je ti te percaktosh shkallet e rendesive te nje qyteti, Kukesi, porta lidhese e Shqiperise me Kosoven. Kukesi, qyteti i drites, qe leshoi tokat, shtepite dhe trojet te te japi ty dhe gjithe shqiptareve drite. Kukesi qytet "Nderi i Kombit" ne Shqiperi e Kosove. Sapo u ktheva nga plazhi, i cili eshte privatizuar nga jugoret ku deti eshte prone publike, dhurate nga Perendia dhe qe ndriçohet nga drita e Kukesit. Ca perfituam ne kuksianet per ate qe u ndricon syte mbare shqiptareve, pervec syve tuaj qe i mban mbyllur edhe kur flet neper stuio. Me keqardhje kaq mund te te them ketu, ndersa ne perballje kam shume me shume per te te thene.
po shoku gazetar kukesi vend periferik ka qene gjithmone per komunistat si puna jote e te ty tetitne je burre repliko me gazetarin ne amerike qe ta tha troc ku ka punuar yt ate dhe kujt i ka sherbyer yt at e ti je duke vazhduar njate rruge 5 breza ka kaluar enver hoxha e duhen edhe 5 te tjera per tu larguar fara e keqe qe ky vend te behet nje dite