Nga Namir Lapardhaja
Të gjitha ideologjitë e mbrapshta mund ta indoktrinojnë njeriun dhe mund ta shtyjnë atë të shkaktojë akte të paimagjinueshme.
Një ndër dëmet që i shkaktoi komunizmi shoqërisë shqiptare, është mbjellja e urrejtjes brenda familjes. Vëllai që ka spinuar vëllanë, djali që ka akuzuar babanë si armik në mes të fshatit, vajza që është ndarë për së gjalli dhe ka refuzuar çdo kontakt me të atin vetëm se ai ishte i dënuar politik, kushërinj që kanë survejuar xhaxhanë, pjesëtarë të të njëjtave familje që nuk kanë hyrë dhe dalë tek njëri-tjetri për vite me radhë, apo që nuk kanë folur rrugëve kur janë shkëmbyer.
Ka pasur prej tyre që janë shkaktuar nga indoktrinimi, për shkak të injorancës, mbylljes dhe molepsjes, nivelit arsimor dhe kulturor; ashtu sikurse ka pasur të tjerë që i kanë bërë nga ideja se vetëm ashtu mund t’ia hidhnin regjimit ose mund të mbijetonin, duke u zvarritur; apo raste të tjera, që nuk janë të pakta, që janë bërë nën presion apo nën kërcënim, duke shfrytëzuar dobësitë dhe veset njerëzore, për t’i shndërruar në spiun apo informatorë të sigurimit.
Të flasësh nga sot, është e lehtë, por po ta vendosësh vetveten në një kontekst të tillë, është shumë e vështirë.
Indoktrinimi mund ta tjetërsojë individin dhe ta cysë të bëjë gjëra të paimagjinueshme, pa harruar se qenia njerëzore është e aftë të bëjë gjëra më të mëdha, më të rënda, më të paimagjinueshme, nëse nuk është e kontrolluar nga stimuj moral apo transhendental.
Nëse në rastet e regjimit diktatorial, frikësimi dhe indoktrinimi është i kuptueshëm, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kohën tonë, ku njerëzit, në këtë drejtim, janë të lirë dhe nuk i kanë të njëjtat shtrëngesa.
“Po s’ke turp... Po lëvizin eshtrat e gjyshërve në varr... Turp të kesh!”, më shkruante një kushërirë e rrethit të dytë familjar pak kohë më parë.
Pse duhet të kisha turp?! Dhe pse po lëviznin në varr eshtrat e gjyshit tim të dënuar nga regjimi komunist?
Sepse unë, sipas saj, po shaja Sali Berishën.
Të kritikosh dhe të mos jesh dakort me një ish-sekretar partie për 25 vite me radhë, që e shfrytëzoi në mënyrën më të keqe Partinë Demokratike, duke i marrë asaj gjithçka dhe, në këmbim, duke mos i dhënë asgjë, duke shkatërruar shtetin në favor të pushtetit, duke përdorur nga metodat më të poshtra dhe më të pamoralshme për të zbuar të gjithë intelektualët dhe duke e udhëhequr me një grusht injorantësh rreth vetes, duke manipuluar njerëzit e pashpresë dhe duke i ushqyer ata me gënjeshtra toksike dhe, tashmë së fundmi, duke i vendosur kazmën e fundit kësaj partie sipas parimit “pas meje qameti” apo “po s’e pata unë, të mos e ketë askush”..., duhet të të vijë turp.
Bash si në komunizëm në raport me indoktrinimin dhe paprekshmërinë e udhëheqësit.
Qoftë edhe për këtë polarizim dhe helmim që i ka shkaktuar shoqërisë dhe demokratëve, njëjtë si ideologjia komuniste, Sali Berisha jo vetëm që nuk duhet përkrahur, por duhet bërë çmos për të evidentuar të gjithë gënjeshtrat, të gjithë mashtrimet, të gjithë pazaret, të gjithë inkoherencat, të gjithë lajthitjet dhe të gjithë abuzimet e djeshme dhe të sotme.
Ky polarizim ekstrem i shoqërisë është një rrugë e parë një herë në diktaturë, ndaj ata që thonë se Berisha është Lider dhe i shkojnë nga pas nga frika apo nga ideja e asaj se figura të tilla e shpëtojnë shoqërinë dhe partinë, duhet të kenë të qartë: Po, ai është lider, por është një lider i keq, që frymëzon për keq.
Është një manipulues, është një lider që koha e tij ka mbaruar dhe asnjëherë nuk mund të ketë shansin për ta shndërruar PD-në në shumicë, është një figurë që ka frymëzuar përplajsen mes njerëzve, madje edhe brenda familjes apo fisit, është lider që e ka futur një herë në konflikt të thellë këtë vend mes jugut dhe veriut, është një lider që janë vrarë dhe konfliktuar njerëzit për shkakun e tij...
Mbi të gjitha, është një lider i keq dhe narcist, i cili, edhe pse ka “të drejtën” instiktive për të mbrojtur vetveten, këtë gjë nuk mund ta bëjë duke shkatërruar organizatën, duke e lënë vendin pa alternativë dhe duke dashur të mbajë vetëm një bunker prej të cilit të lëshojë përditë plumba manovër, me të cilët synon të mundë imperializmin anglo-amerikan.
Namir,mos u shqetso,se nuk i ke thënë të gjitha!
NON GRATA NGA DY SUPER FUÇITË BOTRORE SHBA DHE MBRETRIA E BASHKUAR ÇFAR LIDER MUTI MUND TE JETË KRIMINELI
Kerko falje mjekrosh katundar zaptues i kopeshtit i ke çarre trapin njerezve neper kafene duke mbrojtur doktorin komunist non graten Berrisha pasi te jesh pastruar do te besojme . Ata kusherinjte e tu i kane sherbyer rregjimit dhe sot bejne te njejten gje i sherbejne besnikerisht komunistit sic i kane sherbyere sigurimit leri pordhet ne qe te njohim e dime kush jeni ju servitoret e rregjimit komunist
Po mire o Laparnjoz, po ky gjatoshi meriton ndonje kritike qe e shperberi vendin? Apo, merr ndo nje dore leku nga Basha apo Rama edhe bej shkrime per te bere. Kur Berisha ishte ne pushtet i lepije te ndenjurat. Trimi e tregon veten me te fortin e fshatit. Jo kur ai tjetri ka rene per toke ti shkon dhe e bie. Bjeri atij qe eshte ne pushtet po ke bythe.
O Jugu Veriu, po ç'krim ka bërë Lapardhaja, që po i drejtohesh si prokuror? Ai po bën një analizë, sipas vlerësimit të tij. Edhe ti bëj një analizë tjetër, duke ia hedhur poshtë me argumenta mendimet e tij. Lëvdoje Saliun sa të duash, meqë të ardhka keq për fukaranë.
Namir, po te lutem, ç'merresh me nje mbetje....keshtu sic eshte bere ky, edhe disa arritjr te tij, do te erresohen krejt
Pse mo jugu gjatoshi ta shpopullovi vendin?te gjithe ata klandestine ne MB jane hajdutet e sales a nuk i keni pare neper protestat qe ben salikja qe pastaj ja kercasin me shpulle salikes o vdekshi ishalla njerez muti qe i shkoni nga mbrapa nje krimineli .
O JUGU a e di ti se saliu është kanceri i politikës shqipëtare ? A e di se ai qenbirqeni në këto 30 vjet i ka bër më shumë të këqia se diktatori komunist? Prandaj ajo kërmë duhet sulmuar deri në asgjesim në mënyrë që të shpëtoj prej tij politika dhe mbarë kombi.Ai është helm toksik e si i til duhet zhdukur nga politika.Jo se ky gjatoshi është politikan pozitiv,por është e keqja më e vogël,prandaj e zgjedhin shqiptarët.Posht maloku i Viçidolit !