Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

23 Gusht 2023, 16:35Blog Nga Preç Zogaj

Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

“Ndëshkimi” i kryeministrit  Edi Rama nga homologu i tij grek Micotaqis, duke mos e ftuar në samitin e Athinës për shkak të së ashtuquajturës çështja “Beleri”,  ka gjetur papajtueshmëri të gjerë në opinionin publik shqiptar. Pavarësisht bindjeve dhe pozicioneve politike të qytetarëve.

Jo sepse nga Greqia që e humbi ‘de fakto’ BE-në para një dekade për shkak të papërgjegjshmërisë së elitës së saj dhe u mbajt  brenda nga Berlini dhe Brukseli për arsye të natyrës gjeopolitike e historike,  nuk mund të vijnë qëndrime kundër kryeministrit dhe qeverisë shqiptare. Absolutisht jo.

Në parantezë, Brukseli, Gjermania, Franca, Hollanda, Danimarka e kanë “ ndëshkuar” disa herë  qeverinë “Rama”, në kuptimin që e kanë lënë në klasë në disa provime që lidhen me integrimin europian, duke ia shtyrë për një datë tjetër. Në të gjitha këto raste, sikurse për dajakun që ka ngrënë rregullisht kjo qeveri nga raportet e Departamentit të Shtetit për krimin dhe korrupsionin masiv, opozita dhe shumica e qytetarëve kanë qenë në një mendje me partnerët, mirënjohëse ndaj tyre që  as verbohen, as ndikohen nga propaganda e Tiranës.

Por nuk mund të jenë në një mendje për rastin konkret me të nderuarin Micotaqis. Në të kundërtën,  duke abstraguar nga  qëndrimet pro apo kundër Ramës  brenda vendit, ndihet se në  regjistrin e ndjeshmërive ka lëndim dhe indinjatë traversale. Qytetarët nuk mund të pranojnë që kryeministrin  e vendit të tyre t’ua fyejë kryeministri i Greqisë. Edhe sikur të kishte pak të drejtë, fyerjet janë të huaja për zakonet e mira. Veçanërisht në ketë rrafsh.

Aq më shumë po të mbajmë parasysh motivacionin e qëndrimit të zotit Micotaqis, i cili i taks kryeministrit Rama arrestimin  dhe mbajtjen në burg të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, zotin Beleri dhe i kërkon lirimin e tij të menjëhershëm. Përndryshe, Shqipëria duhet ta harrojë integrimin në BE!

Qëndrime dhe qasje të tilla do të kishin sens në kohën e diktaturës apo para  fillimit nga puna të drejtësisë së re me bashkautorësi amerikane dhe europiane në konceptim dhe zbatim. Po kohët kanë ndryshuar e po ndryshojnë sa i takon  raportit të politikës  me drejtësinë në Shqipëri.

Nga pikëpamja e opinionit të  gjerë dhe të asaj pjese të opozitës euroatlantike që mbështet pa ekuivoke drejtësinë e re, por edhe të partnerëve  të angazhuar amerikane dhe europianë,  zoti Micotaqis i injoron  zhvillimet e mëdha që kanë ndodhur e po ndodhin në korporatën e drejtësisë shqiptare drejt konsolidimit të saj si pushtet i pavarur.  Në opinionin tim të shprehur në disa shkrime,  kryeministri Rama,  njëlloj si paraardhësit e tij, ka bërë lojën e vet për ta mbajtur nën kontroll dhe për të penguar në kushtet e reja sundimin e ligjit në sferat e larta.  Çfarë ka qenë dhe është kuptimin i kapjes së drejtësisë nga një kastë plurale solidare që ka bërë teatrin e demokracisë, duke e parë veten mbi ligjin e duke vendosur të famshmen pandëshkueshmëri në sferat e larta. E njëjta kastë që  sot, gjithnjë e më shumë, e sheh vetën përballë malit të aferave korruptive të pahetuara kurrë që po hapen e hetohen dita-ditës nga SPAK.

Duke ia faturuar kryeministrit Rama arrestimin dhe mbajtjen në burg të Belerit, zoti Micotaqis automatikisht i njeh atij një meritë që nuk e ka: atë se po heton dhe po çon në pranga ish ministra nga më  kryesorët të qeverisë së tij dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë, çfarë nuk ka ndodhur asnjëherë në tri dekadat e demokracisë në Shqipëri. Me të njëjtën logjikë zoti Micotaqis do të mund ta akuzojë zotin Rama kur drejtësia e re që e ka nisur më dosjet korrruptive të qeverisë në fuqi, të çojë para ligjit ish ministra e ish zyrtarë të lartë të qeverive të mëparshme.

Jo, jo. Nuk  e ka Rama ketë meritë. Ai dhe të tjerët si ai majtas e djathtas kanë ngritur dorën për reformën në drejtësi, duke shkuar me mendimin se mund ta tredhim rrugës. Kaq. Më tej drejtësia e re ka ecur në rrugën e saj mes shumë pengesash.

Stuhia që po ngrihet në Shqipëri kundër korrupsionit të lartë është eklsuzivisht vepër e SPAK dhe Gjykatës Speciale. Për to, në raport me të tretët, mund të thuhet vetëm një gjë: kanë mbështetje të fuqishme nga SHBA. Asgjë tjetër.

Në vend që të mbështesë e inkurajojë këtë zhvillim të ri jetik për shtetin ligjor dhe antikorrupsionin në Shqipëri, siç kanë bërë e bëjnë SHBA dhe BE-ja, Greqia, përmes kryeministrit të saj, bën të kundërtën. I kërkon Ramës të marrë atributet e kryeprokurorit dhe kryegjykatësit të vendit. I propozon Shqipërisë një shtet politik që Shqipëria  po e lë prapa. Ja pse gjesti i tij është arkaik. Është edhe diversionist në kontekstin  e problemeve të brendshme politike të Shqipërisë. Por pa të ardhme. Çështja “Beleri”, si molla e sherrit në ketë rast, mund të gjejë e duhet të gjejë zgjidhje pa humbur kohë si një çështje e drejtësisë.

14 Komente

  1. C
    Cen Dymi

    Ne fund te 1990 Ramiz Alia ben nje vizite ne Korce , toka i dridhej nen kembe , mirpo Sig. Shtetit me veglat e tije Spiunet e Sig.e priten me kenge " Ramiz Alia po i flet Korces , po na nxjerre mallin e Enver Hoxhes. ...! Ne kete kontekst kue Spiuni i Sigurimit Ciftelia ne themi me plot gojen qenka ngtite Ramiz Alia hej ore hej...! Ky fytyra me e zeze e trazicionit Shqiptare , ka pas per misjon te percjelle platformen e Ramix Alise ne P.D. bashe me Spiunat Neritan Ceka , Genca Ruli , Besnik Mustafsj Arben Imami e shume te tjere. Ky zagare ka petfituar gjithcka Privatizme Tendera nder. Pallatesh , vende pune ne Ad. e Larte , kur del pa turp u thote Shqiptareve une jam Ramiz Alia...

    Përgjigjjuni

          1. p
            pjeter

            O Cen, postoje dhe njehere komentin se nuk kuptohet mire!!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Baca-Bajram

            Shume e drejt, por pse s'ka ndonje nga keta Politkaret e Plakes Europ, qe t'i thot Mico-Teqirit qe mbylle at hale dhe mjaft me kercenime ndaj nje vendi sovran, se kjo eshte nderhyrje e hapur ne sistemin e drejtesise te Shqiperise.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              A ka suurat me te poshte ne bote es Spiuni Ciftelia. Akoma ky kerme qe kundermon ere Hijene ndodhet ne media , analista Spiuna shto Fevziun Artan Hoxhe e shume te tjere...

                      1. R
                        Real

                        Doli dhe ky ish spiuni i diktatures dhe bile hiqet si i mencur.Zhduku nga mediat more i neveritur se keshtu je mesuar qe ti besh gojore cdo pushteti. Vemje dhe urith halesh i ish sigurimit te diktatures.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Doda

                          Flet e flet dhe inatin e ka me Ramen jo me Micon

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fejziu

                            Nuk e prisnim kete rrufe ne qiell te paster nga çiftelia. Po mire mo Preç Çiftelia kryeministri ka mare peng duke e futur ne burg me akuze se po blintw vota nje te zgjedhur nga populli qe i perket opozites ndonese ai ishte ne burg dhe ju shpellaret e beni minoritar, grek e çtylish llagapesh ne vend qe ta merni ne mbrojtje Beleren lavderoni Kadiun me hanxhar ne dore? Me ke zhgenjyer shume?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje