
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e mbrojti atje gradën Master me një disertacion mbi marrëdhëniet Italo-Shqiptare të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Studimi i tij i thellë, ndoshta më i thelli për ato marrëdhënie, ka një kapitull tejet interesant për çështjen e naftës që ishte zbuluar atëherë në Shqipëri. Që ndoshta shpiegon edhe pse ngjarjet kanë patur atë rrjedhë që kanë patur në Shqipërinë e 100 vjetëve të fundit…
Pas Kongresit të Lushnjës, kur Tirana u bë kryeqytet dhe shteti shqiptar filloi të vendosë autoritetin e tij në të gjithë territorin e njohur ndërkombtarisht nga Konferenca e Londrës, Italia, Greqia dhe Mbretëria e Sllavëve të Jugut ishin në konkurencë mes tyre, me synimin për të gllabëruar apo kontrolluar copa të shtetit shqiptar në krijim. Dhe sipas studimit të Katit, në mes të tyre papritur u shfaq Britania e Madhe, përmes Kompanisë Anglo-Persiane të naftës.
Anglo-Persian Oil Company (APOC) ishte një kompani britanike e themeluar në vitin 1909 pas zbulimit të një fushe të madhe nafte në Masjed Soleiman, Persi (Iran). Qeveria britanike bleu 51% të kompanisë në vitin 1914, duke siguruar kështu një numër kontrollues aksionesh. Kjo ishte kompania e parë që nxori naftë nga Irani. Në vitin 1954, ajo u riemërua në “British Petroleum Company”, e cila në bashkëpunim me Shell, ka zbuluar në ditët e sotme naftë cilësore në Malin e Shpiragut…
Para 100 vjetësh, nuk ekzistonte teknologjia e sotme e shpimeve në thellësi, dhe nafta ishte gjetur vetëm në ultësirat e Kuçovës e Marinzës. Sasia e naftës ishte premtuese, por cilësia e saj ishte dekurajuese – kishte përmbajtje të lartë squfuri. Sidoqoftë, qeveria britanike u përpoq të merrte një koncension ekskluziv për kompaninë anglo-persiane, që të eksploronte e shfrytëzonte naftën në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Pavarësisht nga zvarritjet burokratike e politike të shtetit të ri shqiptar, Kompania Anglo-Persiane bëri kërkimet e saj paraprake edhe gjatë kohës që në Shqipëri bëheshin kryengritje e kundër-kryengritje, revolucione e kundër-revolucione. Dhe kur Ahmet Zogu vendosi kontroll të plotë mbi shtetin dhe territorin (duke u zgjedhur edhe President i Republikës më janar 1925), i vuri objektiv vetes që të materializonte koncesionin ekskluziv të naftës me Kompaninië Anglo-Persiane, e cila ishte praktikisht në pronësi të qeverisë britanike.
Të ardhurat që mund t’i vinin buxhetit nga ai koncension do t’i jepnin mundësinë Zogut që mos t’ia shtrinte dorën as Mbretërisë së Sllavëve të Jugut (që e kishte ndihmuar të vitne në pushtet më dhjetor 1924), as Greqisë (që bënte presion ndërkombëtar për Vorio Epirin), dhe as Italisë (që synonte dominimin e Adriatikut jugor). Por Kompania Anglo-Persiane, pas shumë kërkimeve paraprake, arriti në konkluzionin se nafta shqiptare ishte e një cilësie shumë të dobët në thellësitë që mund të eksploroheshin deri në atë kohë. Si rrjedhojë, qeveria britanike humbi çdo interes strategjik për Shqipërinë, duke u fokusuar kryesisht tek Greqia, si pikë kyçe për kontrollin detar të Mesdheut Lindor.
Ahmet Zogu bëri edhe një përpjekje të fundit për të gjetur një linjë të pavarur finiacimi për shtetin e ri shqiptar, duke iu lutur Ligës së Kombeve në Gjenevë për ndihma financiare afatgjata, por SHBA ishte tërhequr në një kurs izolacionist atëherë, dhe nuk e ndihmoi Shqipërinë e vogël, siç e kishte ndihmuar në kohën e Presidentit Uillson. Dhe më në fund, mes ndihmës financiare sllave, greke e italiane, Zogu zgjodhi këtë të fundit…
Me pak fjalë, nga studimi i Katit, mund të konkludohet se, sikur një naftë me cilësinë e asaj të Shpirgut të ishte zbuluar në ultësirën perëndimore 100 vjet më parë, rrugëtimi i shtetit shqiptar do të kishte qenë krejt i ndryshëm. Shqipëria do të konsiderohej një aleate strategjike e Britanisë së Madhe para, gjatë dhe pas luftës së dytë botërore. Dhe me gajsa të mëdha, do të kishte përfunduar në kampin perëndimor të hartës së Europës, që thuhet se vizatuan Stalini dhe Çurçilli në Jaltë…
SHKRIM PA OBJEKT.
Po prerjen e kokes se naftes më 1974 nga Enver Hoxha, e cila bëri që nxjerrja e naftes të rrokullisej ne një të tretën e asaj të më meparshme, e ka studiuar zoti student, rrokullisje qe e coi Shqiperine në drobitje më 1990... Ka thënë mirë Noli për ju...
para 100 vjetesh ne mezi hapnim nje pus uji,tiransit mbillnin edhe nje carac.por edhe sikur ta kishim nxjere ne ate kohe,sot do e kishim mbaruar me vjedhjet e abuzimet qe po behen.edhe ate qe nxori Italia e mori per vete,edhe sot,ata qe e nxjerin,e marin
A nuk do ishte me mire sikur te thoje :sikur te mos hynte komunizmi ne shqiperi cfare do ndodhte?
O surrat zi kesaj i thone sikur halla te kishte koqe do te quhej daje .nuk kemi nevoje per histori ,vendi ka nevoje per pune ,se te gjitha fabrikat dhe uzinat ,hidrocentralet ,naften i shkateroi salikja ,tani te themi nje fjale te mire per punen dhe zhvilliminekonomikqe po ben qeveria Rama .por ju jeni te vegjel ne shpirt ,jeni inatçor per sukseset qe ain qeveria ,jeni te poshter .zoti do ti denoje keqberesit .ptyyy pd e ndyre
Ky Zaloshnja ngeli duke shkruajt lart e poshte kush e di ku e ka hallin. Edhe opinion sportiv kishte shkrujt dje. Ne kete rast po flet per dicka qe nuk eshte zbuluar, pra qe ka shprese te jete por qe ne fakt akoma nuk eshte fakt. Jeni kthyer ne konspiracionist te zellshem. Po sikur ne fund mos te dal gje? Kini pak integritet dhe mos dilni lart e poshte si laramane per ti bere qejfin lartmadhnise Ramazonit he te keqen.
Mua, në kontrast me komentuesot e tjerë, ky trajtim më duket mjaft interesnt dhe logjik. Ne shqiptarët kemi përfituar vetëm atëherë kur interesat tona përputheshin me ato të fuqive të mëdha. Në raste të tjera na harronin.
Si t‘u perputhkan interesat kur taksimi i pasurive minerare eshte loje me shume zero. Sa me pak rente te marre shteti aq me shume fiton kompania e naftes.
Deri më sot Shell nuk ka bërë asnje deklaratë per gjetje nafte vetëm i gjati del ka 2 vjet ne konferencë e thot u bë nami do hamë me live floriri
Degjo mor i nipi i sali protopapes te duket vetja sikur ke kuptuar cdo gje por as gje nuk ditke po pse dothuash po sepse ne kemi 78 qe skemi pare ato pak toka qe kishim dhe na i kane marre dhe ti thua te te japin fitim nga nafta po sikur deti te behet nafte ti dhe une nuk merr dot nje sarbratror sa vije bregdetare ka shqiperia dhe nuk te lene pa paguar komuniste po ty te eshte bere truri bythe
Hahaha. Aleate strategjike e Britanise ne vitet 20… Kjo Anglo-Persian e gjeti naften qe kerkonte ne Iran. Mori naften, korruptoi eliten dhe iranianeve te thjeshte u dha brrylin. Ne vitin 1951 iranianet zgjodhen kryeminister nje njeri te ndershem (M. Mosaddegh). Mosadeku e shtetezoi industrine e naftes qe populli te behej zot i pasurive te nentokes se tij. Britaniket fillimisht i vune embargo Iranit pastaj ne vitin 1953, me ndihmen e amerikaneve, organizuan nje grusht shteti dhe e permbysen me force Mosadekun duke vendosur Shahun si diktator. Diktatura e Shahut zgjati deri ne vitin 1979 kur pushtetin e moren ekstremistet fetare qe vazhdojne ta mbajne edhe sot. Ky mund te kishte qene fati i Shqiperise po te kishte qene „aleate strategjike“ e Anglise. Do e vishje gocen me çarçaf sot, or kaqol i palexuar…
ca nivel mediokriteti? na mbyten idotet . imagjinoni ky idiote ben analiza sondazhe the jep mend . ptu fare e keqe
Shkrim interesant. Dhimbje qe shume komentues nuk e kane aftesine inteelktiale te kuptojne thelbin e shkrimit. Edhe pse shkrimi eshte shume i qarte.
Ca ka per te kuptuar? Eshte idiot dhe nuk kupton as minimalen qe ajo nafte u gjet nese eshte e vertet per shkak te teknollogjise moderne te sotme qe nuk ekzistonte as para 10 vjeteve jo me para 100 vjeteve... Pastaj endrra me Anglez e me Amerikan qe vine e na pasurojne ne eshte i lire te shoh e shkruaj ky. Ketyre nuk jua mban bytha te thone qe xhaxhit i doli fjala por nuk pati fatin. Shalegjatit i ka ardhur nje mundesi po diti ta perdore do le gjurme si xhaxhi..
Shqiperia do te ishte nje shtet i fuqishem pa nafte.Do te kishte me pak ndotje mjedisi dhe me pak hajdute
Ti thu sikur te kishte halla koqe do behej xhaj.
sikur Arberia te ishte cliruar me vertet nga turku. Enderrime per sunite
Po te kishte hall bole?
Qy Zaloshnja e ka kuptue se te gjitha sondazhet e nxjerrin humbes No grates, ka fillue me u marre me problemet e naftes. Ky shkrimi sot eshte vertete kot!
Akoma ne jetojme me endra se si do te behet Shqiperia. Nuk eshte nafta qe do ta nxjerre Shqiperine nga prapambetja (ajo nuk ka nxjerre as Venezuelen qe ka rezerve nafte edhe per 150 vjet). Ajo qe mund te na nxjerre nga kjo gjendje koloniale e shfrytezimit te burimeve tona eshte ngritja e nivelit teknollogjik, shkencor dhe kulturor te ne shqiptareve. Nga nafta e Shpiragut do fitoje vetem SHELL dhe fitimi yne do tye jete megandotja e ambientit ne tere Myzeqene.
Për komentuesi që ka përdorur shprehjen " sikur halla të kishte koqe" do të quhej xhaxha ,jo dajo,sepse halla është motra e babait.
Do gjeni arsye te ankoheni, per cdo gje! Nuk u qeshi buza nje here! Ne vend te nzini, beni mire te qeshni ndonje here e te gezoni. Ju ben mire per shendetin!
kjo eshte ajo sikur halla te kishte .... do i thonin daje.
Ore ti dijetar i madh , ti trap e morem vesh qe ke nostalgjin e gjyshit per hamut zogun , por me mir qe nuk u zbulua nafta qe ne koh te zogut , se do ishte thjesht sheik leka e kompani populli do merte nje mut te madh nga ai mbret sharlatan qe vodhi dhe qindarken e fundit te thesarit shtetit dhe iku nga syt kembet si legen ,
Sikur te kishte halla koqe.
Pa pavaresi ekonomike nuk ka pavaresi politike,ka shkruar nje filozof shume i njohur. Besoj e dini kush eshte...!
Neve edhe sot na zhduket nafta e kromi....mendo 100 vjet me pare....Ne jemi prodhues te mire por tregetare medioker.Arti I negocimit tek ne eshte I pazhvilluar.
Keto jane artikuj si perralla qe nuk e di ku e ka qellimin…!!!!!????
Lexo librin per plain e 7 pesevjecare te vitit 1983 dhe do te gjesh strategjine e vendit per zhvillimin e sektorit te naftes dhe do te cuditesh
Zbulimi i naftes ne shpirag eshte ditur qe ne sistemin e kaluar ne vitet 80 por ne ate kohe nuk ka patur teknologji per nxjerr nga thellesia dhe kerkonin shpenzimet te medha