Problemet e rënda me hipotekat, si këmbanë alarmi

21 Gusht 2023, 18:51Blog TEMA
Problemet e rënda me hipotekat, si këmbanë alarmi

Nga Endri Tafani

Problemet e rënda që po ndodhin me hipotekat që kur kanë kaluar si shërbime në e-Albania, janë vetëm maja e ajsbergut e asaj që mund të ndodhë kur kalohen të gjitha shërbimet shtetërore online.

Kalimi i çdo shërbimi në e-Albania ka avantazhe për shpejtësinë e shërbimit, por ka dhe rreziqet e veta për të cilat pak flitet.

E para ka të bëjë me mosmbajtjen e përgjegjësisë. Ti kërkon shërbim dhe ai nuk të jepet me justifikimin "ka ndodhur diçka më sistemin, jemi duke e rregulluar". Kush mban përgjegjësi që ti nuk po merr shërbimin? Ti mund të humbësh afate ligjore ndërkohë që nuk është faji yt se ti ke aplikuar në kohë. Por ndërkohë humbja e afateve ligjore sjell pasoja për ty. Por dhe thjesht mosmarrja e një vërtetimi mund të të pengojë në kryerjen e një veprimi.  Kush do i paguajë kostot që mund të vijnë nga kjo situatë?

Në Kodin Administrativ aktual teorikisht mund t'i drejtohesh gjykatës që ta detyrosh organin të nxjerrë shkresën që kërkon brenda 30 ditëve, por nëse gjithshka kalon online dhe vetë organi administrativ thotë unë punoj vetëm online, piji lëngun kësaj pjese të Kodit Administrativ se nuk të hyn më në punë. Megjithëse ti ke kryer veprimet e tua ne rregull, askush tjetër nuk mban përgjegjësi, ti do i vuash pasojat dhe nuk ke as ku ankohesh.

E dyta ka të bëjë me abuzimin që mund t'i behet të dhënave të tua në sistem, pa dijeninë tende. Dikush aty brenda sistemit mund ta kaloj hipotekën e shtëpisë tende në emër të tjetërkujt e pastaj ai tjetri nxjerr certifikatë online sikur është prona e vet, e shet dhe hajt mirupafshim. Dhe ti as nuk ia ke haberin. Këto numra me hipotekën janë bërë atëherë kur duheshin një barrë me letra e procedura e jo me tani me thjesht dy klikime në PC.

E treta ka të bëjë me sigurinë e të dhënave. Lista e rrogave, lista e bashkëpunëtorëve të policisë apo SHISH, sistemi TIMS, lista e kompanive më borxhe në tatime etj etj. Janë plot shembuj që informacioni në Shqipëri vidhet sistematikisht. Nëse çdo gjë e kalon online atëherë të gjithë të dhënat e tua personale, familjes, fëmijëve të tu, llogaritë bankare, kartat e kreditit dhe debitit me të cilat ti bën pagesat apo kryen transaksione, do të jenë në një databaze e cila siç kemi parë shpesh herë vidhet nga hakeri iranian i radhës dhe herë vidhet nga vetë administratori i sistemit. Gjithë ky informacion mund të shitet në internet e shfrytëzohet nga kriminelë, për të dëmtuar ju, familjen tuaj fëmijët tuaj. Rreziku është real.

E katërta ka të bëjë me diçka më të madhe, që aktualisht po ndodh në Kinë, por në forma të ndryshme po shfaqet dhe në vende të tjera. Sistemi i Kreditit Social. Ky çdo qytetar merr pikë ose i hiqen pikë në bazë të sjelljes së tij dhe ata që janë problematike për qeverinë futen në blacklist, nuk marrin asnjë shërbim nga shteti dhe pengohen të kryejnë veprime. Me kalimin e gjithshkaje online nuk ke as ku të ankohesh. Praktikisht je në duart e një qeverisje elektronike. Një muri të ftohtë që nuk ke mundësi t'i bësh gjë. Që të detyron të sillesh siç do ai dhe të abuzojë me ty pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

Duket si utopi futuristike, por realisht është duke ndodhur në Kinë dhe praktika e deritanishme e qeverive shqiptare për të abuzuar me pushtetin që kanë, pa mbajtur asnjë përgjegjësi, duke bërë favorizime apo diskriminime politike tek shtetasit e vet, e bën rrezikun më aktual.

Kështu që mirësevjen progres dhe automatizim ku gjithshka bëhet shpejt nga makinat (elektrike në këtë rast), por nëse nuk adresohen këto rreziqe, ato makineri nuk do punojnë më për ty, por do punojnë kundër teje.

9 Komente

  1. S
    Sqepari

    I sakte, problem i madh

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Nga ana teorike ne pergjithesi dhe nga ana praktike ne shqiperi ti ke te drejte. Por si ja bene bota qe ne do te shkojme I ja te gjitha elekronike dhe pergjegjesia personale per cdo gabime denohet. Kina dhe shqiperia kane te njejtin mentalitet komunist. Ne shqiperi keshtu ka qene qe me vendosjen e komunizmit e deri sot. Pra ka ndryshuare vetem forma dhe jo perberja. Per sa I perket saktesise se punes si gjithmone ne shqiperi mungon vullneti I shtetit per te punuar per popullin, por vetem per interesa personale. Vetem nje inxhiniere IT per cdo sektore dhe problemi eshte I zgjidhure nqs ne kontraten e punen shenohet shkalla e denimit ne rast korrupsioni. Nje buton I PC qe ti shtype nuk fshihet kurre por te jepe me saktesi kur, kush, dhe pse e ke shtypure. Cdo zyrtare qe hune ne nje faqe te caktuare ka password personal. Vendosi nerve seicilit punojes sa dokumenta duhet te shqyrtoje ne dite. Instalo faqet e kushtetutes per cdo institucion qe ti do te aplikosh, drejtori nuk rri te kafje por duhet te kontrolloje Norman e realizuare nga punonjesit etj. Zoti gazetare rhuaje KM tone te punsoje jo me shume se 10 inxhiniere IT me konkurse te hapur nga e gjithe bota dhe do ta shikosh ndryshim per 6 muaje.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Blej tani

        Pikërisht tash kur jam direkt para blerjes të 1 apartamenti! Fola me njërin në Shëngjin, e shikova apartamentin kurse çertifikatën e pronësisë ma dërguan me telefon, numër telefoni nga Spanja, pa kurfarë shpjegimi! Një sjellje e çuditshme!

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          ndalu sa je ne kohe or mik ????

          Përgjigjjuni
        2. V
          V

          Problem eshte pastrimi me veting i hipotekave.se kot u ka dalë nami gjyqtareve hipotekaret sillen me ligjet e shtetit sikur i kanë pronë private.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xyz

            E ka tepruar. Kur ti kërkon diçka nga një ent, institucion, ministri, gjykatë etj ligji thotë, ose duhet të thotë, se në rast se ti nuk merr një përgjigje psh për ankesën brenda 30 ditëve, konsiderohet se ti e ke fituar "davanë".. Ndryshe nëse përgjigja është negative, në kundërshtim me deshirën tënde, e- albania dhe çdo institucion tjetër duhet të të tregojë ty rrugën dhe institucionin ku ti ke të drejtë të ankohesh. Kêto procedura duhet të ndiqen, kontrollohen dhe verifikohen nga drejtuesi i institucionit. Pra kur dikush nuk të është përgjigjur ty në kohën e duhur, ai duhet të mbajë përgjegjësi para eprorit të tij. Dhe kur këto raste përsëriten është eprori që duhet të lirojë vendin. Sepse ato procedura elektronike sidoqoftë lënë gjurmë. Dhe jo çdokush mund të bëjë si të dojë. E-albania të ndihmon të mbarosh punë shpejt dhe eleminon edhe rrezikun e ryshfetit - sëmundja gangrenoze e administratës shqiptare. Dhe kjo nuk është pak. Sigurisht që nëpunësve të administratës u është hequr "llokma" nga goja, por nuk kemi ç'u bëjmë. Nuk do të kthehemi tani, që ata të fitijnë para me rryshfete, në kohën e "defterëve" të Turqisë!

            Përgjigjjuni
            1. Eshte momenti me i rende ne sherbimin e ASHK-se. Pothuaj inekzistent.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PRONARI REAL

                Nese Qeveria nuk ndryshon mendje dhe nuk ve dore lidhur me kete problem, eshte e sigurt se shumica e popullit, me te drejte, do t'i kthehet kunder. Dhe, e meriton plotesisht. Nuk luftohet korrupsioni me makineri elektronike por me ligje, disipline administrative dhe moral qeverises. Ai qe don te beje korrupsion, perpara aplikimit online, shkon dhe takon fshehtas neper kafene apo qoshe rruge ata qe do te merren me aplikimin e tij. Lerini marrezite dhe shfaqjet sa per t'u dukur.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje