I lamë pa kry do biseda, Bahri. I lam pa kry, por jo pa krye, se me ty shestimet dilnin shpesh në rrugë me krye, ndonëse të kandej mos me ja kryesu shtegun fjalëve, por me nigju.
“M’asht ba ves me mbajtë vesh. Me ndi ma s’shumti. Jam dialektolog oj Led” – më the njiherë te nji kafe e vockël ngjatë Lanës, pa shku n’Alidem, ku qemë ulë shpengushëm un, ti e Rita.
Gjuhësia ka me t’qenë detorëse jo veç për pasionin e punën (Kartoteka e Institutit të Gjuhësisë gëlon nga vjeljet e tua), po sidomos e sidomos për dinjitetin dhe t’folmen pa arra në gojë.
Janë do gjona që nuk do donim me i shkru. Ti kët libër tatin, e un kët lamtumirë me ty. Veçse njerëzit që kanë folë bashkë, kanë zhvillu kujtesën e tingujve. E kur njëri nga bashkëbiseduesit befas mungon, kujtesa e shndërron fill atë në tingull zëri e fjalësh e ndjesish. Ndoshta kujtesa e tingullit është mënyra që kanë gjetë njerëzit me qenë bashkë edhe kur s’janë më bashkë. Ndoshta ti e dije kët “sekret”, ndaj edhe zgjodhe me studju më së shumti tingujt e Shqipes së Folun lirshëm.
Lamtumirë, fonetikan Bahri Beci! Lamtumirë, dialektolog! Lamtumirë, sociolinguist! Gjithçka ishe, veç “akademiku” jo! Për fat nuk ishe, pavarësisht titujve që të mençmit pranojnë, për me e ndërru sistemin nga brenda.
Kam me t’kujtu e kam me t’përmend. Nji besim i lashtë thotë se njeriu rron si shpirt edhe në tokë e jo veç n’eter, rron në tokë thotë besimi për aq kohë sa të gjallët e kujtojnë dhe e përmendin.
T’qoftë e lehtë lëndina, t’buta të qofshin moti e stina!
Sa patetike eshte kjo Shamku me kete gegerishten e vet te shtirur
Zj.Ledi, E kuptojme dashurine qe ke per gegenishten, mund ta lexosh e ta flasesh ne perditshmerine personale sa te duash, por nese zgjedh te komunikosh me publikun e gjere, fol per shumicen dhe ne gjuhen zyrtare. Vetem ne kete menyre mund te te lexojne edhe ata qe duan me te vertete te kuptojne cfare ke shkruar. Kam frike se si po vete kjo pune, do fillojne ne median e shkruar te komunikohet ne slang apo me shkurtime sms dhe whatsappi…
More ti Skrd po me gegerishten cfare ke more enverist. Pse po te vret veshin kjo simfoni apo je mesuar me brockullat e kongresit te drejteshkrimit te gjuhes te mbajtura nga diktatura.
Aman mi goce se na i solle zorret n'goje...
Zj.Ledi, E kuptojme dashurine qe ke per gegenishten, mund ta lexosh e ta flasesh ne perditshmerine personale sa te duash, por nese zgjedh te komunikosh me publikun e gjere, fol per shumicen dhe ne gjuhen zyrtare. Vetem ne kete menyre mund te te lexojne edhe ata qe duan me te vertete te kuptojne cfare ke shkruar. Kam frike se si po vete kjo pune, do fillojne ne median e shkruar te komunikohet ne slang apo me shkurtime sms dhe whatsappi…
Bahri Beci, shkodran e njeri i mire. Njeri i pa fjale, por pune shume. E kam njohur si gjuhetar te ditur, model e modest. Ndjese paste.
I bukur shkrimi.
Ti e mban veten për gjuhëtare moj cucë,pse nuk shkruan gjuhën zyrtare por shkruan gegërishten ?Na hape barkun me aro t’ me apostrof.
Beno mos e lexo vllaj po nuk te pelqen!!!! kaq e thjeshte. Une u ndjeva vertet shume mire kur e lexova