
(Reflektim mbi shkrimin “SPAK-u, sot e vetmja shpresë për demokracinë në Shqipëri!”)
Artur Zheji, shkrimet e të cilit i lexoj rregullisht, së fundmi thotë që SPAK, sot është e vetmja shpresë për demokracinë në Shqipëri.
Si klithje publike, kjo tingëllon bukur, por, nëse SPAK-ut, apo cilësdo dege tjetër të drejtësisë, i ngarkohet çfarëdo roli përtej një instrumenti të drejtësisë (së verbër dhe të zhveshur tërësisht nga çfarëdo ndjenjë tifozerie) atëherë rrezikojmë të rrëshqasim në (atë që Lorenc Vangjeli e quan) një republikë prokurorësh.
Drejtësia (tërësia e kodeve juridike dhe instrumentet për t’i vënë ato në zbatim) nuk krijohet dhe as nuk mund të ekzistojë vetvetiu.
Drejtësia krijohet nga politika. Pra, përfaqësuesit legjitim të popullit i japin jetë kodeve juridike dhe i krijojnë instrumentet për jetësimin e këtyre kodeve.
Sot, është bërë e modës që politika të jetë sinonim i të gjitha të këqijave të mundshme, por, populizmin anash, lidhja në mes të drejtësisë dhe politikës është esenciale.
Në këtë pikë të këtij shqyrtimi duhet të përmend shënimin e kryeministrit Rama kur thotë që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kanë pikur nga qielli, por janë një premtim i realizuar i të majtës shqiptare.
Tani dikush mund të thotë se aktet e themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të SPAK, si vendime politike të mazhorancës së majtë, nuk janë bërë me dëshirë, por me presion nga jashtë.
Nuk jam profet dhe as magjistar që ta di çfarë kanë njerëzit në zemër e mendje, aq më tepër politikanët, por për drejtësinë e pavarur vazhdimisht ka pasur presion nga këndej e andej Atlantikut, është folur dhe është premtuar me dekada, dhe prapë askush nuk ka lëvizur përtej retorikës.
Më pëlqeu apo nuk më pëlqeu mua, apo kujtdo tjetër, bazat e një drejtësie të pavarur (gjithnjë me supozimin që SPAK do të çojë deri në fund misionin), në histori do të shënohen si një produkt politik i të majtës shqiptare.
Quis custodiet ipsos custodes? (Kush i mbikëqyr mbikëqyrësit?)
Dymijë e kusur vite më vonë, kjo shprehje vazhdon të jetë në qendër të çdo meditimi serioz mbi demokracinë. Dhe kjo shprehje më erdhi në mendje derisa reflektoja mbi klithjen e Zhejit.
Vërtet, drejtësia krijohet nga politika, për të mbrojtur qytetarët dhe shtetin nga krimi dhe padrejtësi të tjera, por, në demokraci, drejtësia ka edhe një mision më tepër: atë të mbrojtjes së qytetarit dhe të shtetit nga politika.
Pra, sa herë që të lindë nevoja, drejtësia duhet të ngrihet dhe të veprojë kundër krijuesve të vet. Por për ta pasur legjitimitetin për ta bërë këtë, drejtësia duhet vazhdimisht të kujdeset për integritetin e vet etik.
Artur Zheji konstaton që ka pak rëndësi nëse SPAK, për momentin, godet vetëm majtas. E rëndësishme është që godet.
Për analistët e televizioneve, por edhe për teoricienë më të kultivuar, lëvizjet e SPAK-ut përbëjnë një material të bollshëm për diskutime, analiza e studime.
Kjo shpurë njerëzish të ditur kujton mëkatet e qeverive të mëhershme, krimet e vogla e të mëdha të njerëzve të pushtetshëm që nga rënia e diktaturës, e që nuk janë ndëshkuar kurrë.
Fatkeqësisht disa prej këtyre krimeve, shkaku i kalimit të kohës, mund edhe të parashkruhen, por përsëri ngelin disa të tjera që mund dhe që duhet të përndiqen penalisht.
Dhe, kjo shpurë njerëzish të ditur, ka shumë të drejtë kur e thekson nevojën e vendosjes së një balance, sepse zonja Drejtësi do të duhej të ishte e verbër. Sado e çuditshme që mund të duket, edhe vetë drejtësia duhet ta dëshmojë që është e drejtë.
Dhe kjo e fundit vlen sidomos për një mendësi si ajo shqiptare, ku mbrojtja “hajdutë nuk jemi vetëm ne, por janë edhe ata” nuk perceptohet si deklarim vetë-inkriminues.
Për të mos i bërë dikush tjetër mbikëqyrësin, drejtësia duhet t’ia bëjë mbikëqyrjen vetes, si në hapa ashtu edhe në esencë.
Dhe, duke e pasur në mendje që Shqipëria është një vend i vogël, pra gjithsecili sheh, vëzhgon dhe di çfarë bën tjetri, edhe drejtësia duhet të jetë vigjilente, duke u pastruar nga krimbat që mund të shfaqen brenda radhëve të veta.
Kjo e fundit është shumë e rëndësishme, sepse nëse shqiptarët nisin dhe flasin (përsëri) për pasuritë e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve, (e sidomos) për skema e sekserë personal që mbyllin çështje penale, të aftë madje edhe të nxjerrin njerëz nga burgu, atëherë kam frikë që besimi i këtij populli (që ky vend një ditë vërtet do të bëhet) do të shkojë përfundimisht për lesh.
Por, jashtë studiove televizive dhe blogjeve intelektuale, shqiptarët e zakonshëm nuk futen kaq thellë në analiza.
Shqiptarët e zakonshëm vëzhgojnë me skepticizëm. Dhe kanë shumë të drejtë në të gjithë mosbesimin e tyre. Si dëshmitarë të shumë gjërave të mira që janë nisur, vetëm për t’u braktisur më vonë, shqiptarët kanë shumë të drejtë kur dyshojnë që edhe episodi me SPAK-un mund të ecë shtigjeve të njëjta.
Dhe këtu përsëri duhet të kthehemi te lidhja esenciale në mes të drejtësisë dhe politikës.
Në Shqipëri, nuk janë pak ata që thonë “këta e krijuan SPAK-un, por u doli nga kontrolli”.
Si një llaf tavolinash, ky është muhabet i lezetçëm, por, ecuria e ndërtimit dhe e konsolidimit të SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk ofron asnjë dëshmi për këtë konstatim. SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duket të jenë ndër të paktat institucione shqiptare që vërtet janë të pavarura.
Por, në shtigje të gjata, a do të qëndrojnë si të tilla, do të varet nga politika.
Drejtësia nuk mund ta kryejë kurrë punën e vet nëse pengohet e luftohet nga politika. Në botë ka shumë shembuj, madje edhe në mesin e demokracive të konsoliduara, ku, nën presionin e politikës, drejtësia detyrohet të çalojë.
Për mua, është shumë e rëndësishme që Kryeministri Rama është zotuar, në shqip dhe anglisht, që qeveria e tij “nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj”.
Dhe, ne, të djathtë, të majtë, asnjanës, entuziastë dhe skeptikë, duhet ta mbajmë për fjalë. Ky zotim, nëse jetësohet, është gjithçka që sot i duhet Shqipërisë. Është ai hapi vendimtar që Shqipërinë e nxjerr përfundimisht nga tranzicioni.
(Autori është shkrimtar, kandidat për Doktor shkencash në fushën e studimeve të sigurisë kombëtare, si dhe studiues i funksionimit të institucioneve publike).
Klithma e Zhejit thote artikull shkruesi! Zheji,me falni por nuk klith! Zheji sherben dhe si i shitur ne llogari te ndryshme sherben,i sherben kujt? Atij qe paguan me shume! Zheji ka qene sherbetor paramarres i te gjitheve! Por sidoqofte artikulli eshte me vlera! Good Job!
Ate dite qe do hyjme ne Europe, do jete dita e pare e shperberies se kombesise Shqipetare. Ky vend po jeton dekadat e fundit te shtetit komb, ku Shqiperia do jete e populluar vetem me shqiptare. Hyrja ne Europe do e kthej Shqiperine ne nje shtet multikultural, i cili do te shkaterroje traditen dhe do perziej rracat. Ndoshta do duket interesante te degjosh nje maroken ne dialekt shkodran, apo nje tunizin me dialekt tiranas, ose edhe nje iranian me dialekt myzeqar,, por nje kinez me dialekt lab do ishte fundi i botes po ta degjoje. E pra, popuj nga te gjithe vendet e Botes ne mos po trokasin jane ne deren e Shqiperise. Ndaj, nese e doni Shqiperie vetem me shqiptare, pranojeni keshtu sic eshte, me ca difekte dhe jashte komunitetit europian. Shqiperia e Shqiptareve...
Te lumte Albatros...eshte e rendesise se vecante per nje shtet demokratik qe drejtesia te jete e drejte
Z. Rexhaj, Ne ate qe quhet anatomia e sistemit ( superstruktures) shteteror, Drejtesia barazohet me sistemin imunitar qe godet faktoret patogjene qe semurin organizmin duke e mbrojtur dhe mundeson sherimin dhe shmang kalbezimin. Vecanerisht eshte i domosdoshem kur opozita, qe ka edhe ajo rolin e vet profilaktik, eshte inegzistente per te mos thene e korruptuar. Prandaj ne kete rast Drejtesia ( e drejte ) merr rol primar jo per te suprimuar sistemin shteteror por per ta shendoshur ate. Ne ditet e sotme mjeksia vete i ka orientuar terapite drejt sistemit imunitar. Keshtu eshte edhe per oraganizmin e shtetit. Kjo nuk do te thote, i dashur Rexhaj, Republike e prokuroreve por Republike ne kuptimin e vertete te fjales!
Fole drejte paster dhe pa majtur krahe dikujt ! edhe pse mund ti nohesh per Heronje dhe Babaxhan ,ppor ne te kunderten po te germoshe jane vetem Kriminelel ! se as Programi i ri KI ste perkthen dote !
Pershkrim delirant i sukseshem dhe mesiguri besoje shume dashamires tek te gjithe Qytetaret qe jane kudo ! e mirepresin... Por pyetja kure do te behet ! tani ne kete Jete ! apo do te behet dhe do te filloje Punen tamam , dhe na duhet ti kerkojme neper Varret aty ku do te jene Varrosur ata qe do te kene pune me Drejtesine SPAK !
Pershkrim delirant i sukseshem dhe mesiguri besoje shume dashamires tek te gjithe Qytetaret qe jane kudo ! e mirepresin... Por pyetja kure do te behet ! tani ne kete Jete ! apo do te behet dhe do te filloje Punen tamam , dhe na duhet ti kerkojme neper Varret aty ku do te jene Varrosur ata qe do te kene pune me Drejtesine SPAK !
Reforma ne drejtesi ka qene premtim i Rames pa u bere k .minister.Amerikanet dhe BE ata donin dhe ndenje gati per t'a filluar,pastaj sigurisht i vune ne rrjeshta,ku e majta ishte e gateshme
Je i madh Albatros!
Kur ngre nje pyetje nenkuptohet se cduhet te besh .Por kur e degjon vazhdimishte , nga shume intelektual e shoqerija shqiptare, qe po vuan ,konkluzjoni eshte nje . Ky vend, me kete klase politke e pushtetar, nuk ka prespektive te behet sic e popopulli.
Or djalë, Nuk mund te ngrihet as kasolle mbi trashegimine e PPSH-es, dhe jo më shtet i se drejtes... Te gjitha kombet, deri tek ata me të varfer te planetit ecin sipas nje linje historike, me ulje e ngritje... Shkurt: periudha 1945-1990 eshte dhe bie ne lundershtim me natyren psiko-historike të popullit shqiptar, nuk mund të sherbeje as 0,00000000001% si piknisje per shtet te se drejtes... Genocidi diktatures mund të krahasohet vetem me ate te Pol Potit, qe per arsye gjeostrategjike Perendimi hesht, por nuk duhet të heshtim ne... Po pse heshtim ne, me saktë e tërë média shqiptare: sepse eshte e shitur dhe pasardhese e regjimit mizor të para 1990... Parlement i pare pluralist dhe më pas është i sunduar nga klasa e vjeter komuniste me në krye qelbesiren Berisha... A ka faj Berisha qe eshte qelbesire bashke me qelbesirat e tjera PS PD, mendoj se jo, keshtu i ka bërë Krijuesi... Or djale, Prej 32 vjetesh, nuk ka as nje rresht gazete apo bisedë televizive që të ceke sadopak krime si: kooperativat bujqesore kampe perqendrimi, nxjerrja e feve jashtë ligjit, dhe denimi i popullit me uri permes tufezimit... Atëherë, çfarë i dha më 1990 e me pas popullit shqiptar te drobitur skajshem qelbesirat PS PD=PPSH... Çfarë mund te jepnin kelyshet e 8 Nentorit 1941... Pertej cdo gjeje dhe mbi cdo gjë, vendos raporti i forcave qe është ai i 1989... Pra, populli shqiptar ka rikuperuar pak ose aspak prej 32 vjetesh...
Zoti Baze, Pse nuk me nxjerr komentin me emrin Political correct... Kjo tregon se dhe ju beni pjesr ne stanin e qelbesirave...
Jà ku ta nxorri edhe komentin tend me gjithe marrezirat pa' fund qe ke brockullisur . Ti e quan PS-ne vazhdim te PPSH-se ?! Jo vetem qe nuk ka asnje lloj ngjasimi , por perkundrazi , partia "e majte" e Edi Rames , nukka asnje tipar te majte , eshte nje parti, as e qendres se djathte por gati- gati ekstrem i djathte . Eshte me e majte partia ( ajo cope parti) e Saliut .
Dmth na e bere Edi Ramen te djathte??si e ke zbuluar gjithe hajduterine qe se ka bere e majta ti e di,45 33 vite ne pushtet vetem te komunistat jane,
Ti jo vetem qe nuk arrin ta kuptosh kete tekst por nuk din as ta lexosh ate dhe ky eshte problemi pse nuk behemi ne shqiptaret.
Albatros! Nuk je I denje per titull shkencor. Nuk e di sesi jepen titujt ne Shqiperi por ketu ne SHBA duhet te besh punim shkencor per te marre PH.D. Nuk ka mundesi kurre qe SPAKU I vetem te bej ndryshim te madh ne Shqiperi kur cdo fushe e sistem ne Shqiperi jane te korruptuar deri ne palce. Ne Shqiperi or mik ju keni nje popull ku shumica mendon sesi te perfitoj dicka nga nje pozite pune. Perfundimisht, jam 100 % i bindur qe Shqiptaret jane shume te zote per fjale por te paafte ne pune. Shteti I vertete behet nga shumica duke filluar nga ty I pari. Asnje grup I vogel njerezish nuk e ka ate fuqi magjike.
Kush osht ky kokeluc?
Reforma ne drejtesi nuk u be vetem per Spakun, te cilit do i uroja me gjithe shpirt te ishte i ndershem dhe zbatues i ligjit. Reforma ne drejtesi u be per te marre drejtesi cdo individ ne nje periudhe te pranueshme. Drejtesi e vonuar, drejtesi e mohuar. A e dini sa zgjasin gjygjet e qytetareve? Shkoni verifikoni ne gjykata. Gjoja gjykata administrative u be per te shpejtuar gjykimin, kjo jo vetem qe nuk ndodhi, por koha per nje gjykim administrativ, vecanerisht ne apel eshte shume fishuar. E njejta gje ne gjygjet civile, une vete kam nje gjygj civil qe ne 2018 ne apel dhe akoma nuk ka ardhur radha. Ka arritur puna sa njerzit po i shmangen gjykatave, po perpiqen te gjejne zgjidhje me marreveshje, ku sigurisht pala qe ka bere shkeljen eshte e fituar, pasi me gjykim te drejte dhe te shpejte, asnje marreveshje nuk do behej po do kekohej e drejta. Perfundimisht reforma ne drejtesi per qytetarin ka deshtuar.