Ditari i Kosovës: Albin Kurti e vodhi bukën e popullit më të varfër në Evropë...dhe, e kam parë një Romeo në Prishtinë!

19 Gusht 2023, 19:56Blog TEMA
Ditari i Kosovës: Albin Kurti e vodhi bukën e popullit më të


I.
Kushdo që ka fat e po e lexon këtë shkrim, e njoftoj se në qeveri nuk mund të 'vidhet' asnjë copë letër pa thënë ministri 'po'.
Prandaj, Albin Kurti, në bashkëpunim me Rozeta Hajdarin, me bukëpjekësin e bukatores 'Bukë e zemër' (e me të tjerë), është i dyshuar për vjedhjen e 3 për qind të grurit të rezervave shtetërore.
- Tre për qind e 10 milionëve, sa janë?
Thotë veç 3 për qind e grurit mungon, që juve t'u duken pak, por edhe zemra peshon veç rreth 300 gram, nëse e matë, por buka e zemra nuk matën me peshore por me nder dhe me gjak.
Kryeministri u dogj në zjarrin e Rozeta Hajdarit.
E mori në mbrojtje, hyri garant për të dhe fajtorë që është vjedhur gruri, sipas tij, janë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.
Nuk është e domosdoshme që prokurori të jetë i shenjtë që ta konstatojë hajninë e grurit.
Albin Kurti i shfrytëzon hajnitë e huaja për t'i mbuluar me to hajnitë e veta!
Një vepër e huaja e keqe nuk e mbulon veprën tënde të keqe, siç po e sheh që asnjë krim nga e kaluara nuk peshon më rëndë se vjedhja e grurit.
Sepse, bash-bash kaq ulët e pamëshirshëm sa Albin Kurti, në rezerva të bukës nuk ka prekur kush.
Albin Kurti e ka shfrytëzuar 'sekretin' që i mbron rezervat shtetërore, për të vjedhur lirshëm.
Ide origjjnale, por ja që, buka është 'Zot' i shqiptarëve, kur të gjithë heshtin, buka flet vet dhe ashtu siç dalin kallinjtë e grurit nga grunaja e dheu, ashtu u zbulua vjedhja e madhe e Albin Kurtit!
Sipas kryeministrit, përveç prokurorët, edhe politikanët e vjetër dhe gazetarët janë fajtorë që gruri është vjedhur.
- Por, as politikanët e vjetër e as gazetarët nuk ka nevojë të jenë të ndershëm për të zbuluar se është vjedhur gruri.
- Albin Kurti u turpërua për tërë jetën.
Turpi nuk lahet me turp: turpi i tij nuk lahet me turpet e të tjerëve.
Është politikani i parë në histori që vodhi bukë.
Hajt, dukat, toka, diamante, pallto me
jaka gëzofi, vjedhje nga teprica e milonerëve, e xhigla-mingla luksi...por çohet kryeministri e vjedh bukën e popullit më të varfër në Evropë....
mjer ai i mjeri!
II.
Presidentja e di çfarë ndodh në Rusi, por nuk e sheh elefanten në dhomë.
Di të jap mendime për karakterin e burrave të botës dhe di të parashikojë ngjarje e luftëra, por thotë se nuk mund ta dijë se çka do të thotë kur 'gruri i vjedhur është vjedhur'.
Presidentja i di të gjitha, por nuk e di a është hajn ai që ka vjedhur!
Presidentja nuk i frikësohet Putinit - se larg Rusia, por i frikësohet Albinit.
Nuk njoh njeri që dridhet si thupra në ujë kur përmendet Albini.
- A e ke shok a e ke 'Zot'?
Për t'u çliruar Kosova nga hajnat e grurit, Presidentja duhet të shërohet nga frika prej Albin Kurtit, e për frikën s'di që ka ilaç!
III.
Mediat mashkullore e hetuan një polic të pashëm gjatë arrestimit të hajnave të grurit.
Por ky 'fenomen', zbulimi i një 'bukuroshi', u vlerësua në media si zbulim i femrave, për të cilat gazeta po thotë se shumë 'u gëzuan' femrat që e panë një polic të bukur.
Është fat i madh të arrestohesh nga një mashkull i pashëm!
- Në fakt, kur shohin djem të bukur gëzohen edhe meshkujt, baras me femra, në mos më shumë...!
IV.
Populli shqiptar u gëzua shumë edhe me rastin e qethjes së kryeministrit Edi Rama nga një berber i ri.
Gjithmonë i zgjedh berberët nën moshën 18 vjeç.
Mori aq shumë pëlqime për fotografinë me qime të egra, të shkurtëra dhe të zbardhura, të shkapërderdhura në maicë të zezë, që dukeshin si gjilpëra pa penjë.
S'besoj që ka popull që gëzohet kaq kollaj kur sheh qime.
Paramendoje sikur t'ish zhveshur krejt kryeministri, çfarë gëzimi do ta kaplonte popullin.
Që Edi Rama, krah për krah me hajna, po e ndërton kullën më të gjatë në Tiranë, kjo nuk shkaktoi asnjë ndjenjë tek popullata.
- Njeriu më i gjatë në Shqipëri po e bën kullën më të gjatë: por, s'ka asgjë për t'u emocionuar këtu.
Hajnia nuk është lajm për shqiptarët, lajm është kur qethet kryeministri.
V.
Një gëzim i madh e ka përshkruar popullin shqiptar edhe me rastin kur Dua Lipa u pa duke vallëzuar 'qyçek'.
Në vend se të gëzohen romët për vallen e tyre.
Kështu gëzohej Ardit Gjebrea kur e ka pas zbuluar Monika Kryemadhin: wow, e pabesueshme - po këndon Monika; wow, e pabesueshme po kërcen Monika...
derisa e bindi edhe Ilir Metën për aftësitë e gruas së tij!
VI.
Ka pasur edhe raste të tjera të gëzimeve popullore, por nuk po më kujtohen.
VII.
Por, unë e kam parë një Romeo në Prishtinë!
Në dyqan m'u afrua një plak, ndoshta mbi 80 vjeç.
Mbante kapuç të zi, i kërrusur dhe elegant, me njërën dorë mbëshetej në bastun, në dorën tjetër e mbante një pako të zbrazur të ngjyrës së flokëve Palette.
Më kërkoi ndihmë t'ia gjeja numrin e ngjyrës së flokëve, për gruan e tij.
M'u trazua shpirti, u gëzova, u mërzita, m'u bë zemra mal.
- A është i vërtetë ky njeri që në këmbë e në duar, zhag, shkon pas dashurisë.
M'u falenderua.
M'i çeli sytë.
Më në fund një dritë, një gjest i bukur i dashurisë së heshtur, të panjohur, të padëgjuar, të pashkruar..që zgjat dhe i mbijeton 'tregut të dashurisë.
Është dashuri e vërtetë, sepse nuk del në vitrinë, nuk reklamohet në rrjetin e çmendinës, nuk beson në blerjen e bukurisë, nuk krahasohet me askënd, nuk i frikësohet plakjes - por thinjat i mbulon.
Një dashuri që e ruan shpirtin nga kamerat, siç ruhet fytyra nga dielli...dhe bukuria nga syri i keq.
Me këtë rast shfuqizohen të gjitha botëkuptimet e mia të mëparshme mbi dashurinë.
P.S. Autorja, gjatë pauzave të shkrimit, ka gatuar petulla.
E ka zanat, e merr me të mirë brumin - si lulet e dimrit, që duan lutje për t'u rritur!m

26 Komente

  1. l
    lexuesi

    Pergezime Kimete qe me ne fund i je futur mesimit te gjuhes letrare shqipe.Do te jesh me e lexueshme dhe me e kuptueshme ne perputhjen e asaj ç'ka mendon e ç'ka shpreh!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mesuesi i gjuhes shqipe

      Na rrofsh pallen bashke me Kimeten o lexues! Niveli i shkrimit eshte mediocer dhe me nje sens humori te trashe te denje per njerezit e palexuar. Duhet te jesh hajvan te qeshesh me perallat qe tregon shoqja Kimete!

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofshin zagaret e Lexhendes

        Çashtu Çashtu zoti msus çashtu.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Axha nga Ferizaj

          O të keçen nana ti je Ormiston!

          Përgjigjjuni
        2. m
          mesuesi

          Me mire humor te trashe apo fjalor banal si i joti? Vetem mesues i gjuhes shqipe nuk je. Faji i gazetave qe ju lejojne ju te shkruani. Ju nuk jeni aq i ditur sa te kuptoni humorin e saj ndaj hajduteve te kombit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kadiu

            O mesuesi po thellohu pak o pallë se ky kolegu yt duket qe qellimisht e ka mbajtur ate rritem per te goditur mediokritetin llapaqenësinë per te hedhur balte ndaj gjithekujt mjafton ti dale perpara. Ky qe e ka shkruar kete koment duket ballazi qe eshte shume vite larg Kimetes po dhe ty po e po o shoku mesues.

            Përgjigjjuni
      2. N
        Nikoll Kamshi

        Kimete je shumë e mirë,por Edi Ramën kurseje,më gjithë problemet është më i miri,sipas meje.

        Përgjigjjuni
        1. d
          dejavu

          Llomotitje per meditje, gjoja opozitarja e fundit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sinqerisht

            Përshëndetje Kimete. I bukur shkrimi si gjithmonë. E bukur dhe sarkazma. T’i fal fjalët gegënishte me trend drejt gjuhës letrare, por jo ato serbe. Kësisoj fjala “majicë”është puro serbe, ndërsa ne shqiptarët i themi fanelë ose bluzë.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Guidance Suma

              Ndryshe nga Kimetja jone qe teksa shkruan ben petulla, sipas saj, e cila nuk me duket e besueshme sepse largimi nga kompjuteri do te shkepuste mendimin dhe veshtire se do gjendej filli, une duke lexuar kete persiatje te saj e them me modesti sece pat shume veshire te kuptoja perroin psiqik te znj. Kimete Berisha, shkava, thelle mes rrjeshtash, ngadale e shpejt por vetem buzet e kuqe te saj me mbeten ne mendje dhe fobia ndaj Albinit...

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                Tamam Sume

                Përgjigjjuni
              2. U
                UÇK

                Albini hajn mashtrues dhe faqezi e idiot

                Përgjigjjuni
                1. v
                  veLEKinca Gjilan

                  Në Kosovë në vitin 2019 ishin zhdukur 2500 tonë grurë në vlerë prej 630 mijë eurosh nga Rezervat shtetërore. Prokurorisë iu deshtën 1 vit për të ndërmarrë diçka dhe atë dënim monetar prej 5 mijë eurosh. Në anë kohë qeveriste PAN Pdk AAK Nisa. Ministrin e drejtonte NISMA, kurse qeverinë AAK. Nuk mbahet në mend të kishte thirrje për dorëheqje të ministrit, audioincizime të zyrtarëve civil, apo fushata mediatike për "afera" me rezerva shtetëror.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Ethem Lalaj MallaKASTRIOTI

                    E lexoi shpesh këtë Kosovaren Berisha.Nuk di a ka lidhje me Salih Berishën e Viçidolit në Pukë a Tropojë..!Pasi nuk e kam lexuar ndonjë koment për të..! -Albin Kurtit mir ja bën për vjedhjen e bukës apo që ka dalë kundër SHBA BE për veriun e Kosovës. -Sa për Edi Ramën kot na ROKANUSË..Ai qimet në fytyrë i mban për të MASKUAR gropat që i la Saliu kur tentoi ta vdiste si OPOZITAR. -Sa për binomin Rama-Kurti tjetër herë duhet të na shkruaj se kush ka të drejtë që në Fb përshahen si gjelat e detit të Peqinit. !

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      veLEKinca Gjilan

                      e njeta prokurori vitin 2023 pra Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur kinse procedura të kundërligjshme që është bere në blerjet e rezervave shtetërore dhe shkelje të tjera, pasi malli i paguar 2022 s’ka mbërritur ende 2023 në Kosovë.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Spak

                        Shqiptaret ne te dy anet por sidomos ne Kosove jane shume primitive,jetojne ne Mesjete,mendojne qe akoma sulltani eshte sulltan i tyre! Kimetes t'i ruani ate qe s'thuhet! Mos u merrni me artikull shkruesin thoni nese ka te drejte apo jo! Por ky eshte shqiptarizmi ky ishte enverizmi ,ky eshte berishizmi! Kimetja eshte nje pene e forte pavaresisht se shkruan ne aksentin e saj dhe pa gabime me nje shqipe gegnishte te sakte! I uroj shendet dhe me shume shkrime!

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lymi Tutit

                          Me pelqen "stili" i shkrimeve te Kimetes,sarkazma dhe ironia ne to,nderkohe jep edhe shume mesazhe ! Por,nje "keshille" (e lire ta "hedhesh" ne kosh),mos u "fut" shume ne politiken e Tiranes,sepse mund te behesh me pak interesante......... Qendro ne "tematikat" qe "prodhon" shoqeria dhe politika Kosovare,te cilat vertet i "qan",pa cka qe natyrisht ato kane mesazhe edhe per ne ! Kimete,te uroj "pene te mprehte".! Lymi Tutit

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                            Kimete, çfare marke e Ke buzekuqin dhe ngjyren?! Te keqen e Karmines! Kimetja, Karmina dhe Qim Peka,njerezit me te sukseshem ne trojet tona!

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dejavu

                              Shoqja Kimete te lutem na trego diqka per xhaxhin Shefqet Krasniqi qe thoshe se e ke per zemer, e qe para disa ditesh e pagezoi nje serb si musliman.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexonjësi

                                Të paska ikur shkrimi i Kimetes për temën që përmende! E ka bë "për 5 pare" Shefqenkon!

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  dejavu

                                  Po ajo thoshte se e ka per zemer Shef-qenkon, nderrim humori, apo ju kan djegur petullat duke shkruar "Ditarin" e Kosoves.

                                  Përgjigjjuni
                              2. ÇEKIÇI

                                Albin Muti faqezi merri rraqet ik në Mal te Zi se më ta nji gjak e ki asgjë nuk te lidhë më shqiptari

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mali

                                  SNA U NDANE QIMETET SHURREN PERPJETE HEDHIN CARI TI MIKLOJE PET TE TJETET SPJERDHIN

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    KOHA E DELEVE

                                    QIMETJA DHE KAR MINA O ZOT. VEC PERDHE JU PUSHOFTE SHPINA

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dauti

                                      Kimete je ne rregull fare, vetem pastro shkrimin prej serbishtes

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Ton

                                        Kimete ne kosove funksionojne dhe hipotekat dhe gjykatat....

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje