SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore

18 Gusht 2023, 09:08Blog TEMA
SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore

Nga Andi Bushati

Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë të koncesionit të sterilizimit, të dhënë në fillim të mandatit të parë të rilindjes, vendosa, aty për aty, të rizhytem në arkiva, për të parë hisorinë e këtij mashtrimi fantastik. Në morinë e shumtë të lajmeve, më bënë përshtypje dy episode. 

I pari ka ndodhur në nëntor 2013, vetëm dy muaj pas fillimit të punës së qeverisë Rama. Në atmosferën e përgjithshme të transformimit të Shqipërisë, kryeministri ka ogranizuar një takim gjysëm punë, gjysëm glamur, me 40 nga mjekët më të shquar shqiptarë, që ushtronin zanatin në perëndim. Të ardhurit janë mbledhur në sallën ceremoniale të Pallatit të Brigadave. Tubimi ka pasur një emër pompoz, një nga ato për të cilët ekspertët e komunikimit të pushtetit të ri janë magjistarë. Ai quhej: “Thuaji PO Shqipërisë”. Qëllimi ka qenë i shpallur, rikthimi i ajkës së bluzave të bardha në atdhe. 

Por, është kurioze të shohësh fotot e kësaj ceremonie. Prej të gjithë atyre që ishin ftuar nga qeveria rezulton të jetë kthyer vetëm një. Ai quhet Ilir Rrapaj dhe sot gjendet në burg për mashtrim me koncesionin e sterilizimit. Vërtet Rrapaj ka studiuar për mjeksi, por si shumë shqiptarë të tjerë, ai ka emigruar në Itali. Atje e ka lënë pas krahëve betimin e Hipokratit dhe ka hapur me familjarët e vet një kompani ndërtimi, me një punëtor të vetëm, me kapital 3 milionë lireta (1500 euro). Por kur në Shqipëri ndryshoi pushteti, aspiranti për murator, artizan apo biznesmen, paraqitet në mbrëmjen e pallatit të Brigradave, natyrisht si mjek. Kolegët, që punojnë në klinika prestigjoze, nuk e njohin, por megjithëatë ai ka vëmendjen pëkëdhelëse të ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja dhe privilegjin e një poze me shefin e madh. Eshtë pikërisht kjo foto me Edi Ramën, që sot, pas arrestimit, po bëhet telef nga të gjitha mediat.

Kur e risheh atë natyrisht që të lind pyetja. Pse të gjithë të tjerët i thanë Shqipërisë “JO” dhe u kthye, tek pullë, ai që pak muaj më pas do të merrte një koncesion 100 milionë Euro? Pse i vetimi që u “peshkua” nga kjo mbrëmje luksoze qe një biznesmen që e pati braktisur zantatin? Çfarë instikti patën profesionistët që nuk u joshën dhe ç‘nuhatje e shtyu emigrantin e dhënë pas fitimit, të ndjente erën e parasë? 

Gjithësesi nga ajo pritje pompoze dhe e shumë reklamuar e fundvitit 2013, ne trashëguam 100 milionë të fituara me një garë, që dyshohet se është e fallcifikuar, një koncesion, që nga 10 milionë të parashikuara, është rritur me 30% më shumë për çdo vit, spitale publike që duhet të reduktojnë numrin e operacioneve, pasi nuk përballojnë dot kostot e koncesionarit dhe çdo investim shtetëror të bërë deri në 2013, të falur tek privati. 

Me këto tani po merret prokuroria, ndonëse edhe mediat edhe shoqëria civile edhe partitë e opozitës që e ka denoncuar, janë të ndërgjegjshme për batërdinë e bërë me sterilizimin.

Episodi i dytë që më tërhoqi vëmendjen në arkiva dhe që lidhet me pikpyetjet e ngritura më lart është një bisedë e njeriut që pozoi katër vite më parë me Ilir Rapajn. Në 2017, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama shkoi në emisionin e Ylli Rakipit, me një set veglash kirurgjikale në dorë. I bindur se do të pyetjej për koncesionin problematik, ai nxorri nga poshtë tavolinës disa gërshërë dhe bisturi të kohës së babaqemos dhe i krahasoi ato me paisjet e futura në ambalazhe moderne, që furnizonte kompania e Rrapajt. Mesazhi i këtij shou: “kujtohuni ku ishit dhe shikoni ku po ju çoj unë”.

Ndonëse Edi Rama në këtë moment i dinte shumë mirë shqetësimet që kishte ngritur ish ministri i shkarkaur i financave, Shkëlqim Cani, për kostot e pabërballueshme të PPP që pati dhënë, ndonëse ai i kishte mbi tryezë raportet e Kontrollit të Shtetit për abuzim, ndonëse vartësit e kishin njoftuar se 10 milionët e parashikuara në vit, kishin kapërcyer shumë më lart, aq sa të bëheshin pengesë për zhvillimin e operacioneve, ai i frynte anës estetike të problemit. 

Në vend që të shqetësohej për abuzimin, ai merrej me “streilizimin” e truve të publikut, duke e thjeshtëzuar aferën në krahasimin e ambalazheve mes dy palë llojeve të bisturive.

Po ta shohësh këtë episdod në kontekstin e tanishëm, mesazhi është i njëjtë: “Mua më intersojnë paisjet moderne kirurgjie, pak rëndësi ka se kush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës time”. 

Pra vjedhja nuk është e rëndësishme, dukja dhe shfaqja, natyrisht që po.

Por kjo praktikë po bëhet kaq vulgare dhe e zakonshme sa gjithkush ka të drejtën të mendojë, se pas fasadës gjoja të shëndritshme, fshihet grykësia e një projekti kriminal. Estetika për së jashmi, sado imponuese qoftë, nuk e fsheh dot thelbin e grykësisë. Edi Rama nuk e ka më luksin të thotë, mua më intereson një rokaqiell i bukur dhe jo se të kujt janë paratë që e ndërtojnë atë. Ai nuk mund të fshihet pas shprehjes “do e pastroj vendin nga plëhrat”, duke e lënë përgjegjësinë e milionave të vjedhura, tek ministrat që i kanë çuar në llogaritë e tyre paratë e buxhetit për inceneratorët. Ai nuk mund të tregojë më ambalazhet e reja të bisturive, ndërkohjë që SPAK i ka mbushur qelitë me kokat e koncesionit të sterilizimit.   

Kësaj strategjie i ka dalë boja dhe ajo mundet ta kamuflojë vjedhjen, pa aq sa arrin t’a fshehë kufomën e një masakre, telajoja e një pikture.

Të para në retrospektivë, dy episodet që gjeta në arkivë, tregojnë të njëjtën gjë, alibinë estetike për justifikimin e një krimi banal. Nëse një tubim popmoz, me mjekët më të shquar në perëndim, na la trashëgim Ilir Rrapajn; nëse me demostrimin e bisturive të sterilizuara, që ekspozoheshin tek Ylli Rakipi, fshihej një grabitje e madhe, regjizori i këtyre shfaqeve nuk mund të jetë naiv. Me sa duket dhjetë vite më parë, Edi Rama ka vënë një bast me veten. Ai nuk ka dashur ta ndalojë grabitjen, ai ka synuar të estetizojë vjedhjen. Dhe për një kohë të gjatë duhet pranuar se i’a ka dalë. Por tani kjo fabul ka skaduar: Tani shumica nuk pyesin më sa bukur e kanë bërë, por sa kanë përlarë?  

17 Komente

  1. L
    Leka

    A eshte fuke punuar SPAKu mo quni spiunit te sigurimit ,o Qun bllokmeni bq?

    Përgjigjjuni
    1. Flisni aresyes!

      Une kam nje pyetje per kete te birin e kryespiunit shqiptar Andi Bushati: perse spak nuk mundi ta fillonte aktivitetin e tij pak me perpara vitit 2013? Psh ne vitin 2011?!

      Përgjigjjuni
    2. i
      ilir

      Meredith te bllokut, I Linder me plote te meta atij we te folurit I erdhi 10 vjec, nipit te shokut Hisni, ju ngjalle pendent, dhe fillon te kakarise. Ti pjelle mjerane duhet te heshtesh dhe te ndigjosh, se ke ne gen, krimin dhe ne zemer hakmarjen, pasi mbete ne demokraci nje zagar lehes dhe su bere dote luan.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        U hap “kutia” e Veres, kurves se bllokut. Legen, bir kurve e bir krimineli.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Merati

        Me nje vend e the bukur o pacavure e komunizmit qe Rama ka thene sme duhet gje kush ha kumbull apo dardha ti e kupton qellimin e ketyre dy fjalve o pacavure sic e kuptoj une ai shume bukur eshte shprehur se une shoh punen e mire qe prezantoj ketu nuk prezantoj si dhe sa do vjedhin kush do do haje kumbulla dhe dardha do i vjelli vete ka parasysh qe per gjithekend qe eshte ne nje detyre eshte i kontrollushem dhe lehtesisht i verifikushem kur punon SPAK se ndjek parane qe e cila mund te vije the tek ty o pacavure se dhe ti bythe ke nuk leh kot sa me shume te lehesh dhe sa me shume te te besoje ai per te cilin leh me shume pare mer o pacavure edhe ti ere mut bie po te ndiqet paraja e atyre qe ti ke mbeshtetur jam i sigurte qe ti hyn burg pacavure

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          E tha Shalsi. Ne nuk do vjedhim si keta!!! Dhe e mbajten fjalen. Vodhen me bukur , po edhe shume me shume. E rendesishme qe jane te kenaqur delenxhinjte, ndonje legen me sufllaqe dhe ca truthare ne emigrim.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Po kutin tende te pandores kur do ta hapi spaku kapaku more bushat ?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

              familja jote ja hodhi,vrau preu per 50 vjet dhe saliu nuk ja permend emrin,Babai jot xhelat internoi dhe keta te internuarit jane tifozat e tu,ilir muti dekeron baban tend si xhelat.Pse te mos ligjerosh ti more fytyr mut

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bardhyl

                Super shkrim.Nuk jam me banden e PD por keto Mavite jane njeri me lugat se tjetri qe nga kk e deri poshte. Mjere ai popull qe vecse vidhet cdo dite

                Përgjigjjuni
                1. D
                  D Jo

                  Kulmi, si mundet nje human i ketij niveli, dhe nuk eshte i vetmi te me detyroje mua dhe shume te tjere ta lexojme dhe komentojne. Nuk dua ti futem fare origjines se tij por niveli gjithollogut Bushati le shume per te deshiruar. Do ti sygjeroja te bente nje pune tjeter.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komunist me Rolex

                    E more sufllaqen per sot? Ku është gabim bushati?? Nje murator pa asnjë experence merr koncesion 100 milionë euro ne spitale që nuk kane as batanije

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sokaku

                    Shumë mirë bëni që merreni me këtë Bushatin. Por nga ato që shkruan ai, a ka ndonjë gjë me interes për publikun dhe drejtësinë e reformuar?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Behavioral sink

                      Drejtësia ka bërë gjithë këtë punë, është ndalur të marrë të pandehur, si çdo drejtësi perëndimore, kryeministrin hajdut në detyrë, por hajt tani të merren seriozisht nga qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë, kur i bën komplimenta publike një copë mutit që bashkë me halabakë të tjerë si Lubonja brodhën një jetë me shishe benzine në dorë, tani janl shtrirë barkas në tavolinën e analfabetit lab Ferid Bejleri, bashkë me një motërqir si Sali Berisha dhe gjithë llumin e këtij vendi, me vrimbythen hapur për penën e janullës, agimit të artë, MAVIt, jatollaho-fashizmit qeveritar grek.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        SPAK dhe Drejtesia Evropiane..

                        Ne Respekt te Aktorit te njohur "Kadri Roshi " ne nje Film ai citon.. Kerko Tare kerko se kocakt e Qenit te ngordhur do te gjeshe .. Edhe SPAK do ja nxjeri fundin Korrupsionit edhe pse do te duhen Vite..

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Spak

                        A do te vije SPAK ne jeten tende o Andi piciruku,per te pare se si ke bere parate ne keto vite?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Piktori

                          Fidanishtja KAPO vetem Spiun kultivon

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shpiragu

                            Bushat,Ti je nje BUDALLA ME BRIR.DO te pellcasesh nje dite nga makthi qe te ka futur ne cdo qeliz te trurit EDI RAMA.Plas sa me par te shpetosh.Do ti vij radha dhe viles tende tre kateshe ne GOLEM.Cfar do belbezosh atehere

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje