Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

14 Gusht 2023, 17:39Blog TEMA
Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat

Nga Aleksandër Çipa

Shpellat-, në Lukovë, janë një ndër plazhet më detpastër në Bregun e Rivierës apo në Rivierën e Bregut jonian të Shqipërisë, në teritorin e bashkisë Himarë. Është tash e prej disa kohësh dhe sipas gjasave, pandryeshmërisht dhe për të ardhmen, një ndër plazhet e Europës, ku raporti mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj, po zhbëhet në favor të të huajve.

Dy vite më parë, në shezlonget e lokalit La Onda ishin me shumicë emigrantët e Bregut. Prej dy vitesh, nuk janë më ata. Janë shumësisht të huaj; italianë, spanjollë, britanikë, gjermanë, pushues nga skaje të ndryshme të vendit, një ditorë ose dy e tre, të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit. I përjetojmë të gjitha,- thotë kamarieri: Pakënaqësitë, ankesat, lëvdimet, kërkesat, sugjerimet, krahasimet, propozimet dhe sidomos pasthirmat:

– Ah ta kishim ne këtë plazh! Kjo e fundit, ka lidhje thjesht me pretendimin e të huajve ndaj kulturës së administrimit dhe shërbimit. Në Shpella, çmimet nga viti në vit janë aspekti më i lëvizshëm. Kjo i ka shtyrë në inatin e refuzimit vendasit e kësaj zone. Para njëzet vitesh ata kishin fanatizmin e moslejimit të të huajve të laheshin në këto gjire. Tashmë lokalet ( bare-restorante, parkime dhe hapësira shezlongjesh janë të gjitha në administrim nga jobanorë të Lukovës. Të gjithë nga Tirana e lart.

Ndërsa një ditë u ndodha këtu, në Himarë kishte një protestë të vogël në gjuhën e vendit fqinj, Greqisë. Është e njohur arsyeja. Organizata e minoritetit grek proteston për një arsye politike që nuk duhej të ishte e tillë. Ose më saktë, për një person politik që e zvogëlon Himarën sa një hall dhe rast etnopolitik të përkohshëm dhe të riciklueshëm jo për histori, por për përplasje mes të tjerësh jashtë saj. Himara nuk është më Himarë! Në Spile, (lagjia qendrore e qytetit të Himarës), gati vit pas viti në një, ose maksimum tri ditë në vit, grekofilët bëjnë ose nga një tubim ose ndo një protestë. Mjafton vetëm kaq që mediat e Tiranës t’i pasqyrojnë sipas parimit të diskriminimit pozitiv dhe mediat e Athinës në mënyrën më proporcionale të shkeljes së të drejtave të pakicës.

Një pakicë e paqenë dhe e paformalizuar në historinë shtetërore dhe atë parashtetërore, por e bërë në tranzicionin postkomunist dhe e pranuar prej segmenteve dhe individëve të korruptopolitikës shqiptare si dhe të investimit shumëformësh të shtetit grek, ndërkohë. Një pakicë që ndahet pakthyeshmërisht nga trupi i shumicës natyrale etnike shqiptare, si gurëzat dentare nga trupi natyral, për t’u asimiluar dhe marrë tashmë identitetin e popullsisë fqinje me ne. Në Ballkan rëndom ndodh ndryshe, por në Shqipëri, vijueshmërisht mes normales dhe anormales nuk ka më dallim. Madje anormalja është hiseja funksionale e së përditshmes normale.

Emigrantët protestues, të ardhur qëllimisht për protestën në greqisht, konsiderueshëm nuk pritën të festonin në vendlindje as ditën e Shën Mërisë, një festë fetare me traditë në këto brigje edhe pse kanë trashëgimi potenciale fetare(!) U kënaqën që ishin disa kamera të televizioneve greke dhe ikën… Ikën, duke thënë se do jenë prapë kur të ketë zgjedhje dhe t’i sjellin…

Ikin, duke u shfaqur përherë e më tepër shqipe-harruar. Idealistë dhe naivë. Naivë se kujtojnë se po bëjnë sakrificë për një vend dhe atdhe, në të cilin nuk projektojnë as të sotmen, as të nesërmen e as të ardhmen e tyre. Greqishtqarët e Himarës, përherë e më të larguar po bëhen me truallin e tyre. Kanë një inat patologjik me shtetin dhe qeverisësit shqiptarë dhe natyrisht kanë arsye plotësisht të mjaftueshme për këtë, kur bëhet fjalë për truallin dhe disa të drejta atipike që ka pasur dhe duhej të mishëronte krahina shqiptare e Himarës. Paradoksalisht në këtë kohë, kanë prirje dhe një lehtësi të madhe për shitjen e pronave dhe trojeve të të parëve të tyre.

Shtojnë përditshmërisht një kronikë me sherre dhe konflikte pronësore mes tyre dhe më së shumti, brenda kurorave familjare. Të tilla ndjekin prej vitesh edhe me banorë himariotë- bregas të të njëjtit entitet fetar dhe krahinar, si dhe me të ardhurit para dhe pas viteve ’90-të. Kjo zonë është me shifrat dhe treguesit më të lartë të transaksioneve pronësore në raport jo vetëm me Shqipërinë, por në krahasim me rajonin. Ata që u mblodhën pak, sot në Spile, gati dhjetë-njëzetë vite më parë, po fusnin në sherr Shqipërinë dhe Greqinë për një shkollë greqisht që aktualisht ka më pak nxënës se dritare. Një shkollë shumë e re në brendësi të kalasë mijëravjeçare me portikë dhe kisha arbërore mesjetare me dy krena…

Por Spileja nuk ka qenë para viteve 1930. Kalaja ishte. Në kalanë e Himarës ka pasur qëndresa, por jo tubime rishtare. Në Shpella, pushuesit vendas këtë vit janë më pak, ata të ardhur nga disa shtete të Europës Qendrore janë shumë e më shumë… dikur Kalaja e Himarës e jepte me qira flamurin e saj. Sot në Spile kishte disa flamuj portativ të sjella nga vendi fqinj. Natyrisht i përhershmi është aty.

16 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Disa maskarenj vijnë nga Greqia për të protestuar sepse Himara sipas tyre është Greqi(një mut me nder është)Habitem kur ka më shumë shqifolës pse nuk i marin për bythe i ti tregojnë vëndin këtyre trimave?Greku bën çtë dojë sepse shqiptarët nuk reagojnë sepse po të dalin me hunjë e shkopinj nuk afrohen atje.Greku bën kisha kudo,Turia e mbushi me xhami vënd e pa vënd etj etj.Pse?Sepse shqiptarët vriten me njëri tjetrin dhe jo me ta...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajet i kemi vete

      Eh mor Xhoxhi, Te ishin gjithe shqipetaret si ty, ne sot Greqia do na lutej per mbeshtetje, a jo te kishte bythe te organizonte protesta ne Himare. Do kishte frike mos i merrnim Janinen. Por bithekirat grekedashes, sepse vetem greke nuk jane, duan ate drurin qe thua ti, bashke me Muslim Brotherhood qe ngre xhamira ne token arberore dhe kerkon ta beje Shqiperine Arabi. Mbetjeve arabe qe e kane koken ne Meke dhe kane edhe guxim te mbulojne heroin tone kur falen, duhet t'u tregojme vendin. Ata qe nuk kane guxim dhe krenari te shikojne heroin tone fitimtar mbi kale nuk jane shqipetare, keshtu qe duhet te kerkojne azil ne Arabi. Na mjaftojne myslimanet e ndershem shqipetare, qe e ndajne fene nga kombesia dhe e mbajne besimin te zoti ne shpirt, por me zemer, tru, dhe gjak jane shqipetare 100%. Myslimane te tille kane dhene jeten per Shqiperine duke luftuar kunder turkut, grekut dhe serbit, bashke me ortodokset patriote si i madhi Negovani e Dhaskal Todri me shoke, qe u vrane nga Patrikana greke. Lere pastaj katoliket qe njihen per shqiptarizmin e tyre ne shekuj. Pra feja nuk na ndan, sepse gjaku i shqipetarit na bashkon. Kush nuk e ndjen veten shqipetar pjese e ketij kombi, qe tani te zhduket mbrapa diellit. Le te falem shqipetaret myslimane ne sheshin Skenderbej. Nuk ka asnje problem. Por ai qe ngre doren i pari te mbuloje heroin tone kombetar se nuk e shikoka dot, t'i pritet dora, dhe te mos guxoje me njeri ta preke, si ata dy te rinjte ne Kosove qe dhunuan shtatoren a Skenderbeut "sepse kishte vrare vellezer turq". I bie qe duhet te mbulojne krejt Kukesin dhe Dibren, sepse Kukesianet dhe Dibranet trima kane vrare me mijera turq ne lufterat per pavaresine e Shqiperise, ashtu si Kurbinasit e lavdishem dikur nen udheheqjen e Kastriotit. Mysliman ishte Ramadan Zaskoci qe kenga e Kujtim Hases nga Bushtrica e beri te pavdekshem: "Selam na i shkon Sulltanit, prej kobures se Ramadanit." Trima kemi dhe kemi plot, por vetem se jane pak te zene, se po bejne ca leke me droge njehere. Sa ta kapin veten, dhe pastaj do na mbrojne edhe ne. Apo ne fakt ata behen trima kur jane pese me nje, se keshtu tek e tek te hane mutin. "Ta tregoj une kur te vish nga lagjja ime." Me trima te tille, na mund greku, serbi, dhe madje Luksemburgu.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Nga historia e himares deri me sot dime ne menyre te pakontestuar as nga shqiptaret as nga greket se himara ka qene nga ato zona te ballkanit qe turku nuk e mposhti dot kurre. I vetmi himariot shqiptar apo grek qofte ne historine e himares qe eshte vertetuar qe paguhej nga turqit eshte gazetari A Ç. Ne fillim kur dolen inicialet te gjithe nxituan te thoshin se ishte Arian Çani. Por pastaj doli emri dhe e gjeni dot kush ishte????? Nuk ka turp me te madh per 1 njeri ,per 1 burre te jete i pari dhe i vetmi qe paguhet nga armiku shekullor i krahines se tij i vendit te tij.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toke e xanun

        Mos e rruni k.... Pas disa vitesh Himara do jete Kukes si gjithe Shqiperia. Athere te bejne proteste Greket e Laberise.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pilo Lala

          Le te vijne Greket, do prishin ca para, do ikin prape. Ju kujtohet historia e lavdishme e Kacifas, nuk mbaheshin trimat Greke, erdhen i bene 1 vjetorin nje trapi si Kacifa, tani shkojne gomaret shullehen tek varri i tij, bejne edhe shurren mbi varr. Doni tju tregoj cfare do behet me Belerin? Pothuaj njesoj, vetem se shurra do jete e shqiptareve te Burgut..

          Përgjigjjuni
          1. J
            John

            "Super te pastra" plazhet ne detin Jon!! Po ku derdhen ujrat e zeza, ka kush te mund te na tregoje?

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Aleksander Çipa e njeh mire historine dhe mentalitetin e banoreve ne Himare e rreth saj. Kam pasur fatin te pij nje gote raki e kafe me te jatin e tij Lefter Çipa ne Himare burre i madh qe ka nderuar shqiptarizmen. Shkrimi i tij me solli ne kujtese fjalen e nje shqiptari tjeter dinjitoz e te mire por i persekutuar keq nga enverizmi Sorkall Çika nga Borshi, qe ka thene nje fjale qe vlen shume per politik beresit tane: " Himara me grekun ben grekun e me shqiptarin ben shqiptarin".

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalo

                Liri-Demokraci! Ne jemi te lire t'ua blejme pronat greqishtfolesve te Himares, ata jane te lire te mblidhen cdo dite e te bertasin se ju dhemb nga mbrapa!

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Vulhumburit tane mendojne se keta qent nga Greqia vijne te protestojne per Fredi Belerin. Himara e gjith bregu jugut jane si Mykononsi e Santorini per Greqine. Organizimi protestes sot ne mes sezonint turistik kur jugu eshte mbushur me turiste nuk behet per Belerin,a mundet nje Shqiptar sot me Erion Veline perpara te shkojne ne Santorini te organizoj proteste. Loja Grekut nuk eshte me e veshtire te kuptohet.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lul sula

                    Greqishtarët,,, Aleksandër Çipa je fenomenal në çdo fjalë të folur,respekt.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Geri

                      Tolerance b...e. Deri kur?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andon

                        Fuck greece!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dukati.

                          Shume sakte i thua ti Sandri po kujt ja thua!? Ata jane katandisur nje lloj kavje, njerez pa rrenje, pa identitet. Ta dine te paret e himarjoteve se cpo ndodh me pasardhesit e tyre do u levizin kockat ne varr, me pak fjale keta jane femijet e ligj te ca baballareve te mire dhe ne nga Dukati besojme se i njohim mire ashtu si na njohin edhe ata. Fatkeqesi eshte ne fakt por, cfatkeqesi nuk i ra ketij kombi dhe se perballoi!?

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            tina

                            Bravo!

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gezuar diten e Panagias

                              Nga do dalin me hunj dhe shkopinj ?Do vijne nga Laberia ?Le ta provojne! Sepse ne Himare himariotet ne masen 90% jane te nje mendje ne shpirt dhe ne mendje kane helenizmin.Pse? Sepse keshtu ka qene gjithmone dhe do te jete.Nje keshille:kujdes dhe ju ,te pakten adaptoni europianizmin vlerat dhe menyren e sjelljes

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                janulles me rock kokes

                                Pirro trimi i Greqise ....qe i varosi nenen lagjia ....patriot i pordhes

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje