
Nga Monika STAFA
Shumë është folur e shkruar, ndonjëherë edhe me një ngazëllim të habitshëm, se shqiptarët kanë qenë dhe janë populli më i varfër i Europës. I varfër në toka. Por jo aq në male. Në det, lumenj apo dhe liqene. Ndoshta ky paradoks mes malit dhe tokës për syrin e një të huaji ka qenë një raport që nuk i ka mbushur mendjen fotografit të huaj për të përllogaritur ushqimin bazë fillimisht të një shqiptari. Pasuri dhe mirëqenie nuk mendohej asesi. Lumturia dhe shëndeti që vijnë pas tyre padyshim jo e jo. Por ka dicka që mprehtas të kthen vështrimin për ta rimenduar dhe njëherë bollëkun e banorëve të këtyre anëve. Cila është ajo? Janë veshjet tradicionale shqiptare të cilat dëshmojnë kokëfortë se sa shumë është tepruar me përcaktime të tilla. Ato, në mos përditë, të paktën në çastet më solemne të jetës, i kanë dhënë mundësi njeriut shqiptar të shijojë luksin. Dhe jo vetëm luksin e artizanatit vendas. Një botim që i kushtohet pranisë së qytetërimit frëng në Shqipëri (Sinani-Bourolleau, La France dans les Archives d’Albanie, Tiranë 2005), duket qartë se zonjat shqiptare, pavarësisht nga gjendja e përgjithshme e zhvillimit të vendit, në vitet 1930 ndiqnin modën e Parisit dhe blinin bizhutë më të reja franceze që u shiteshin po atëherë zonjave frënge në sheshin “Vendôme”. … Regjistrimi i xhubletës në listën e trashëgimisë kulturore botërore të shpallura në mbrojtje të UNESCO-s si një veshje origjinale me lashtësi të kryehershme për njerëzimin përbën një ngjarje kulturore me rëndësi për gjithë shqiptarët. E bashkë me të, drejt thesarit të trashëgimisë botërore kanë udhëtuar edhe disa pasuri të tjera shqiptare të pandashme prej saj. Areali i kryezonës së ruajtjes së xhubletës; areali i ruajtjes së lahutës, eposi heroik, kanuni, kulla, logu, bjeshkët, malësori si dhe jeta tradicionale. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka gjithmonë një dallim midis zonës së rrudhur, ku këto pasuri janë ruajtur deri në kohët moderne si trashëgimi e si mjeshtëri. Krahasuar kjo me zonën e përhapjes së kryehershme. Ndaj është e pashmangshme pyetja, a është xhubleta vërtet një veshje 4 mijë vjecare? Ku fillojnë dhe ku mbarojnë ilirët? Ku fillon dhe ku mbaron historia e xhubletës? Si ndahen këto epoka mes mitizimit nacionalist dhe asaj cka shkenca provon në të vërtetë? Kur do e kuptojmë këtë marrëzi të shkencës atdhetare? Xhubleta 4 mijëvjecare?! Në hapësirën historike-zanafillëse arbërore ndarja në dy makrozona, etnografikisht në toskë e gegë; gjuhësisht në toskërisht e gegnisht; në traditën muzikore në zonën e polifonisë e të homofonisë, ndodhi, sipas shprehjes së Eqrem Çabejt, në shekujt e kapërcyellit, bashkë me kalimin nga ilirët tek shqiptarët (shek. V-VII). Edhe në pikëpamje të tipologjisë së veshjes hapësira historike shqiptare është ndarë në të njëjtën kohë, në dy makrozona: të fustanellës në jug dhe të xhubletës në veri. Hartëzimi tipologjik i veshjeve shqiptare sipas kësaj vendosjeje lehtësohet prej analogjisë bindëse me ndamjen krahinore të popullit shqiptar prej Rrok Zojzit dhe ndamjen krahinore të Kosovës prej Mark Krasniqit, që janë vazhdim i njëra-tjetrës. Mbështetur në të dhëna e argumente historike e kulturore mund të besohet se dikur fustanella dhe xhubleta takoheshin mbi e nën Shkumbin, pa e penguar njëra-tjetrën për t’u ngjitur më lart apo për të zbritur më poshtë. Deri në mesin e shekullit të kaluar me fustanellë visheshin e fotografoheshin Kryezinjtë e Gjakovës, Hamzë Kazazi i Shkodrës dhe Ahmet Zogu i Matit. Në të njëjtën mënyrë xhubleta, në një formë të stilizuar, zbriste gjer në Berat, madje gjer në Lunxhëri. Po nga vjen fjala xhubletë? Nga pikëpamja etimologjike emri i xhubletës është lidhur me fjalën-rrënjë të turqishtes cüppe, me kuptimin fustan, që është huajtur në shqip në disa forma: xhybe, xhubè, xhubletë, me sa duket dhe xhup. Makrozona e xhubletës nisi të ngushtohej dhe të mbyllej kryesisht në atë areal që franceskanët e quanin Lekni, domethënë prej lumit Mat deri në rrjedhën e Drinit të Bardhë, atëherë kur shqiptarët u gjendën në përbërje të një supershteti krejt të ndryshëm prej qytetërimit të tipologjisë perëndimore, siç ishte ish-perandoria osmane. Kjo është koha kur ngushtohet edhe kryevatra e eposit dhe lahutës, areali i kanunit dhe deri-diku edhe i krishtërimit. Xhubleta dhe fustanella kanë plotësuar njëra-tjerën dhe të dyja së bashku vetë identitetin shqiptar duke bashkëjetuar së paku prej kohës kur shqiptarët dolën prej burimit ilir. Në përshkrimet dhe imazhet që janë ruajtur për veshjet ilire, duke përfshirë veshjen e Teutës mbretëreshë (në mozaikë, p. sh.), nuk ka xhubletë. Jo vetëm xhubleta e fustanella, por edhe veshjet e tjera tradicionale shqiptare, si veshja e Hasit, e Gurit të Bardhë, e Mallakastrës apo e Kurveleshit, kanë qenë dhe janë lajmëtare identifikuese për bartësin e vet. Përveçse si heraldikë kombëtare e krahinore, xhubleta ka identifikuar edhe statusin social të familjes. Sipas disa të dhënave që ruhen në arkivat e trashëgimisë, në arkën e nuses, në ditën e martesës, duhej të kishte, sipas gjendjes shoqërore dhe të pasurisë, tri, shtatë apo nëntë xhubleta secila për një ditë të shenjuar. Numrat nuk janë aspak rastësorë. Ata janë të gjithë numra simpatikë. Kryesisht në krishtërim por edhe në parakrishtërim. Ngjyrat e xhubletës, stilizimet e saj, dallonin vajzën e fejuar, nusen në ditën e parë të martesës, gruan që sapo është bërë nënë, magjatoren apo baçicën e familjes patriarkale; zonjën që është nisur të dielën për meshë apo për të pagëzuar fëmijën. Në këtë kuptim, xhubleta u jepte siguri atyre që e bartnin dhe u diktonte marrëdhënie respekti të tjerëve. Qofshin dhe kalimtarë të panjohur. Vërtet mendojmë ende se kemi qenë kaq të varfër? … Me xhubletën është i lidhur një prej ritualeve më të njohur tradicionalë të viseve veriore shqiptare, festa e logut, e cila është cilësuar herë konkurs bukurie për vajzat, herë si dyluftim artistik i shpatës dhe xhubletës. Siç kanë vlerësuar studiuesit, xhubleta duhej të ishte jo vetëm e bukur, por edhe funksionale, të mos e pengonte bartësen e vet në punë, në ndêjë, në kcim apo në udhëtim. Prandaj meritojnë nderim jo vetëm mjeshtret që e ruajtën zejen e xhubletës, por edhe gratë e vajzat e hijshme që e kanë bartur. Është interesante të vërehet se edhe leksiku që lidhet me punimin e xhubletës është shumë i hershëm dhe ka disa përkime aspak rastësore me arbërishten e sotme. Këto janë shenja të hershmërisë relative të xhubletës, që na çojnë në periudhën parashqiptare dhe na japin mundësi të veçojmë periudhën paraosmane. Ndja e theksojmë sa i takon hershmërisë absolute, në çdo rast duhet të mbahet në konsideratë koha kur u shfaqën ilirët si popullsi banuese e qendrueshme në hapësirën subdanubiane e në anën tjetër të Adriatikut, si kufi pagabueshmërie. ... Veshja tradicionale shqiptare i ngjan një palimpsesti, ku epokat historike kanë fshehur gjurmën e tyre të pashlyeshme njëra pas tjetrës. Kjo është arsyeja që, aty ku syri i zakonshëm i njeriut sheh një larmi të pafundme veshjesh, abstraksioni i specialistit zbulon afri deri në përputhje të tipeve të tyre. Në këto veshje, ashtu si në rastin e xhubletës, gjenden shenja të kulteve pagane, si dielli dhe yjet; shenja të totemeve të të parëve, si gjarpëri; shenja të krishtërimit të hershëm, si peshku; shenja të krishtërimit të fshehtë ose të rifshehur prej fillimit të periudhës osmane e këndej, si kryqi i stilizuar dhe simbole të tjera, që ngjajnë shpesh si monograme të kodifikuara me një mjeshtëri të rrallë. Në veshjet tradicionale shqiptare, sidomos në ato veshje që arkeo-etnologjia provon një vijimësi prej antikitetit apo kohëve të mëvonshme çdo vijë, çdo dekoracion, çdo simbol, çdo ngjyresë që syrit të zakonshëm njerëzor mund t’i ngjajë si një e njohur e rëndomtë, syrit të studiuesit i informon procese shumëshekullore evolucioni. Në këtë proces veshjet shqiptare kanë ruajtur etnicitetin e tyre, duke lejuar, megjithatë, që njeriu të shprehë individualitetin e tij në shije dhe në ngjyra. Nuk është e rastit që studiueset albanologe L. Conti e O. Marquet shenjojnë një spirito reale, një frymë aristokratike dhe vetëdije mbretërore në veshjet e shqiptarëve mërgimtarë në Itali në periudhën e fundit të mesjetës (Spirito reale nei costumi della donna arbëreshe, Puglia 1988). Ky konstatim merr vlerë duke e vendosur në kontekstin e kohërave moderne. Me plotësimin hap pas hapi të gjithë hapësirës shqiptare me enciklopedinë e kostumeve ndoshta do të lindë vërtet nevoja edhe për një fjalor gjuhësor-etnografik të përshkrimit të veshjeve. Jo vetëm çdo veshje e çdo kind, por gjithashtu çdo pjesë e tyre, çdo cep e qepje, çdo anë palë, kanë emrat e tyre të përveçëm, thuajse krejt të pavlerësuar gjuhësisht e etnografikisht. Mendoni sa bukur do të jetë! Dhe katër mijë vjetët të shndërrohen në përrallë.
Nuk e kuptoj autoren kur thotë se emri xhubletë vjen nga turqishtja dhe ndërkohë vetë xhubleta është shumë më e vjetër. Ka diçka që nuk shkon. Si paskan përdorur një veshje dhe emrin ia paskan vënë shekuj më pas. Duhet të jetë patjetër fjalë turke fjala "xhup" apo e kundërta?
Ashtu si kullat (kula) eshte fjale turke me origjin arabe sdo te thote se arberit nuk ndertonin keshtjella thjesht kemi humbur termin ne gjuhen tone. Edhe keshtjelle nga castle etj. Pastrimin e gjuhes duhet ta bejne akademiket por skemi.
Mos e ngacmo bedallen se i met hatri…
Perfundimisht Monika, nuk na e sarove sipas kendveshtrimit tuaj: A eshte xhubleta ne vacanti dhe, ne pergjithesi fuatnella dhe veshja tradicionale e mirefillte shqiptare 4000 mije vjecare apo daton vetem pas shekujve 5-7 kur shqiptaret dolen nga iliret sipas Cabeit, te cilet nuk na paskeshin xhubleta. Sepse, neper krejt shkrimin tend qe persiat pohime, teza dhe vleresime te njohura dhe, marr guximin te them, te shumepranuara tashme ne aerealin etno-albanologjik, spikat kundervenja juaj tek pyetja ''Vertet? A eshte xhubleta jone 4000 vjecare?'' Kjo teze, me sa duket te vret veshin dhe, ndofta edhe koshiencen tende etnografike. Duket sikur kerkon ti kundervihesh, ta ironizosh duke hedhur neper te ca si fakte historike apo citime te cilat, as e pohojne dhe as e mohojne vjetersine 4000 vjecare te xhubletes, (por e ngjyrosin me dyshime), prej se ciles rrjedh automatikisht edhe teza e vjetersise shume me teper sesa 4000 vjecare e shqiptare, sepse nje etni qe krijon nje monument etnografik 4000 vjecar si xhybleta, duhet te jete te pakten i krijuar dhe i pranishem, prej te pakten 5000 vjetesh ne trojet e tyre. Dhe me pastaj, duke harruar pozen e marre te dyshimit per vjetersine 4000 vjecare te xhubletes, po ti vete nuk i shpeton dot ngucjes te perseritesh e te vesh ne dukje, pohime apo shkrime nga autore te tjere, profesioniste apo autodidakte, qe duken aty-ketu ne mediat tona, motivet dhe simbolet pagane dhe parakristiane te xhubletes dhe veshjeve te tjera etnografike te shqiptareve, qe automatikisht do ta datonin moshen e tyre te pakten 4-5 mije vjecare. Personalisht dua te jem i qarte dhe te theksoj se mendimi dhe kerkimi profesional e shkencor i etnografeve tane ende nuk kane sjelle argumenta dhe analiza rigoroze qe te ndihmojne ne percaktimin e moshes se xhubletes dhe, ne pergjithesi, te autencitetit, larmise, fineses, shijeve te spikatura disanjuese e artistike te veshjeve shqiptare te perpunuara, persosura dhe trasheguara prej koherash qe humbin thelle ne historine e koheve te vjetra te historise se Gadishullit Ilirik, Dardanise dhe Epirit ne vecanti. Dhe qe duhet theksuar, tregojne nje status shume te ngritur pasuror dhe pretendimi aristokratik/fisnik te shqiptareve dhe prijesve te tyre. Por keto jane shtjellime qe u takojne etnografeve dhe shkencetareve te certifikuar, te debatuara ne simpoziume kombetare dhe nderkombetare, te ballafquara me pretendimet e fqinjeve tane aktuale me se pari. Komenti im nuk ka asnje lloj pretendimi dhe roli ne kete debat. Doja vetem te replikoja, me shume respekt, me Monika Stafen, faktin e kontradiktes ne mes pyetjes ironike dhe dyshimit te saj, mbi moshen 4000 vjecare te xhubletes dhe, pak rreshtave me poshte, tesjelljes se detajeve mbi simbolet pagane dhe parakristiane qe dekorojne veshjet tona tradicionale.
Katër miza i vanë Çopolit,baba... Babi i fliste të birit për rëndësinë e punës dhe studimit I biri ndërkohë mbante sytë nga qeni i tyre lozonjar ,Çopoli.. -"E kuptove ç'të thashë o bir?" - përfundoi babai... - " Po baba, katër miza i vanë Çopolit deri tani" - u përgjigj i biri! Synimi për të dalë me çdo kusht sa më të vjetër,parë në kontekstin e kohës së tashme,kur e kemi vërtetuar mëse një herë që nuk jemi komb shtetformues, na bën qesharakë ... Përveç faktit se kemi halle të tjera shumë herë më të mëdha nga xhubleta. Çdo gjë do zbulohet dhe vërtetohet,vetëm ne do mbetemi njësoj! Arixhinj të bardhë.....
Arixhi mund te jesh vete nga prejardhja, se ka plot ne gjithe Ballkanin, edhe nuk ka gje te keqe se edhe arixhinjte njerez jane. Si shqiptare, shtete kemi formuar plot, qe ne mesjete, se shteti s’eshte gje tjeter veçse nje sundimtar me ushtri, gjykates, xhelate, spiune dhe tagrambledhes. Madje shqiptari Muhamet Aliu shkoi e ngriti nje shtet pertej detit ne Egjipt. Ajo qe na dallon nga katundaret e tjere te Ballkanit eshte qe çeshtjet kishtare/fetare historikisht i kemi lene ne dore te te huajve. Kjo eshte nje veçanti qe ka ndikuar shume rrjedhen e historise tone.
Vetem morali atdhetar dhe intelktual i Zonjes Stafa mund te bej nje lidhje te shkurter me marrezine dhe aq me shume kombetare.Nga top chanel dhe gazetaret po degjome cudira. stafa ka disa shkrime ne rradhe sa te dobeta aq edhe te padeshifrueshme.Zonja i uli nja 2500 vjet Xhubletes po pati miresine te pakten mos ta konsideronte veshje turke apo arabe. Si vellezerit e monikes e kane mbushur web me “ ndertimet” osmane ne Berat dhe Gjinokaster, kur osmanet vetem tenda kane ndertuar derisa pushtuan dhe u strehuan ne kalat dhe qytetet e nderuara me gure te epiroteve shqiptare.Top channel eshte kthyer ne nje gramafon antihistorik, antisocial dhe antishqiptar.
Gjynaf...sa shume i pelqen (vera) vetja
Monika Stafen e kam lexuar shume here, por asnjehere nuk kam gjetur pergjigje te pasterta ne pyetjet e saj, pa lere ti beja une! Kjo lloj gazetarie apo shkrimi qe flet per shume gjera dhe nuk thote asgje, eshte vdekje shpirterore e shqipes dhe mendit te saj. Me beri pershtypje te madhe se me permendete Amhet Zogun si shembull veshje (!!) kur ka te tjere plot te shekujve te kaluar qe mund te na thoshte. E, pra, me Moniken duhet mbajtur qendrim se kam lexuar dhe shume komentues te vemendshem, jo vetem sot qe e kritikojne shkrimet e saj te mbushur me hiç dhe ajo vazhdon te tjerri ne furken e saj pa lesh e rreth boshtit mbeshtillen lloj lloj gjerash qe vetem argument nuk jane! I uroj ti vije mendja ndonje dite qe ti sherbeje bashkesise shqiptare meqenese ka marre penen per tu spjeguar!
Marrezia e zonjes MONIKA STAFA .Ky shkrim eshte bere vetem per te kundershtuar shkrimin e FROK CUPIT shkruar disa dite me pare "XHUBLETA DOLI NGA VARRI "Une do ti besoj shkrit te zotit FROK.
Marrezia e zonjes MONIKA STAFA .Ky shkrim eshte bere vetem per te kundershtuar shkrimin e FROK CUPIT shkruar disa dite me pare "XHUBLETA DOLI NGA VARRI "Une do ti besoj shkrit te zotit FROK.