Çfarë do të ndodhë pas gushtit?

11 Gusht 2023, 18:08Blog TEMA
Çfarë do të ndodhë pas gushtit?

Nga Spartak Ngjela

Çfarë?

Kjo është një pyetje universale…

Atëherë le të fillojmë

Qetësia e pushimeve nuk e ndalon mendjen që të mendojë, te gjithsecili që di të mendojë mëvetësisht.

E pra, gjithkush në këto pushime dhe që është shqiptar mendon:

Kur të kthehem nga pushimet, çfarë?

Kur të mendoj për të ardhmen time, çfarë?

Kur të kujtohemi se asgjë nuk ndryshon nëse ti nuk je vetë i aftë ta ndryshosh, e pra, çfarë?

Kur të bindesh se gruaja apo e dashura po të tradhton, me kë dhe, për çfarë?

Kur të kuptosh se të gjithë gënjejnë dhe asgjë nuk është tanimë e vërtetë në Shqipëri, e pra, për çfarë?

Kur të kuptosh se askush nuk të jep të drejtë pa interes, për çfarë atëherë… të duhet e drejta?

Kur të shohësh se midis teje dhe të tjerëve në Shqipëri nuk ka një nyje lidhëse që të jetë e barabartë për të gjithë, dhe të na lidhë të paktën për një çështje themelore që nuk ka të bëjë me jetën tënde, çfarë?

Kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë, por, kur e vërteta nuk pranohet nga të gjithë, çfarë ndodh?

Po në një vend ku e vërteta është e lirë, por atë e mallkojnë të gjithë, çfarë ndodh?

Po në një shoqëri ku gënjeshtra është krijimi që mban gjallë shoqërinë, ku qëndron zhvillimi?

Zhvillimi ecën me të vërtetën dhe shkencën, por kur këto të dyja nuk pranohen nga krejt një shoqëri, çfarë ndodh?

E thjeshtë është… se…

Midis njërit dhe asnjërit, qëndron pafundësia, dhe, kur në një shoqëri adhurohet gënjeshtra, njëri gjithmonë qëndron përballë asnjërit; domethënë se në këtë shoqëri nuk ka asnjë njeri që mendon drejt, dhe, atëherë, çfarë ndodh aty?

Të gjithë që merren me pafundësinë, nuk thonë asgjë por vazhdojnë jetën drejt të pafundmes pa e ditur se kjo nuk konceptohet dot.

Atëherë?

Asgjë.

Hiç.

Dhe këtu na dalin në ndihmë latinët e mëdhenj që na kanë thënë: ex nihilo nihil fit: nga asgjëja, vjen asgjë.

E pra, kjo duket se është gjendja jonë shoqërore sot në Shqipëri: nga asgjëja në asgjë.

8 Komente

  1. a
    agushkari

    o tak mos bej llak llak, ke 5 vjet qe flet kot dhe asnjegje nuk ndodh

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arian

      Debil i lindur

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Taku qenka rende,shume rende.Vapa e korrikut ja paska shtu budallallikun.Mos e leni shume ne diell.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dhembeli

          Ka rrudhur i shkreti E ka lenur burgu me difekt

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kume

            Eh gjitholog, t'u mbush mendja më në fund. Deri tani ke tjerrur ligjërata pa fund për drejtësinë, e cila sipas teje do të kallë pas hekurave të gjithë të korruptuarit. Shihi si tallen dhe i bëjnë karshillëk drejtësisë të korruptuarit e mëdhenj. Kanë bërë plan të ndëshkojnë disa, të bëjnë kokë turku disa të pavlerë dhe që nuk e prish lidhjen e fortë, mes tyre dhe të mëdhenjve të politikës.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asd

              Avokati ka hyre ne tema ku nuk shkelqen dot!

              Përgjigjjuni
              1. r
                ronny

                fiks fare...avokat! ca thone se ke kaq vite qe kalojne dhe asgje qe ke thene spo del....sikur ti te ishe profeti apo zoti heheeet ti analizon se cfare krimbi ka hyre ne kete vend dhe cfare super demi ka bere, po Ben dhe so beje...keta thone se spo na thuaj gje....e terci e verci. ate kerkojani politikes dhe qevereise po ju mbajti bytha....se ata kane celesat ne dore....jo avokati...dhe spo e mbroj se kam ndonje interes..se as e njoh persinalisht e as Dua ta njoh...por cfare thote ai eshte tejet e vertete..dhe nese populli e kupton ..mire per popullin ..nese se kupton keq per popullin.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pokeristi

                  z.Ngjela! Kur një pjesë s’të kuptojnë përse vallë komentojnë?Për asgjë.Sigurisht ata s’janë asgjë.Ata janë diçka.Ata duan tym e mjegull.Ata s’duan dritë.Në dritë e vërteta del më cullaqe.Ata janë diçka,janë militantë pasjonantë,të diçkaje që ka lindur prej pothuaj asgjëje. Duam s’duam,do t’i pranojmë dhe bashkë do të udhëtojmë.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje