Gjergj Luca, si “kokë e mafias”

8 Gusht 2023, 09:26Blog TEMA
Gjergj Luca, si “kokë e mafias”

Nga Habjon Hasani

Ndoqa Gjergj Lucen qe shkoi ne SPAK per te kallezuar penalisht dy gazetare. Mendoj se ai mund ta kishte kryer kete veprim ne nje menyre dhe me pak ekzibicioniste, ne diskrecion, por duke njoftuar per veprimin e tij mediat me nje status publik.

Duke qene se kete njeri nuk e njoh, nuk me lidh asnje gje, dua te them disa gjera, pasi aktin e tij e shoh shume te lidhur me probleme shume te rendesishme te zanatit tim.

Se pari njehere e simpatizoj ne distance, se ne ndryshim nga biznesmenet e tjere te favorizuar nga qeveria Rama, ky nuk e fsheh fare perkatesine politike por mbi te gjitha ky punon dhe ka dhene produkt duke ndertuar aktivitete e duke punesuar qindra njerez.

E ndoqa para ca kohesh te "Te PaEkspozuarit" e Ylli Rakipit dhe me nje shpjegim shume njerezor tregonte vuajtjet dhe ndeshkimet qe pesoi nga qeveria Berisha, duke ndare me bisturi rolin e vajzes se Berishes te cilen me sa pashe e vleresonte shume. Me pelqeu qe i ndante keto detaje dhe i shprehte hapur.

Para dy ditesh e pashe ne nje postim video ne fejsbuk ku ne krahun e djathte kishte nje vogelush minoren qe punonte kamarier, ndersa ne krahun e majte kishte vajzen e vet per te cilen shpjegoi gjithashtu se punonte ne fabrike gjate veres dhe pse minorene.

Me pelqeu jashtezakonisht shume qe dha kete mesazh, eshte shume e rendesishme qe elita e biznesit te jape te tilla sinjale.

Per keto dy shembuj te fundit e per dhjetera shembuj te tjere te meparshem e simpatizoj ne distance.

Eshte i vertete dhe i ben jehone punes e produktit.

Nga ana tjeter, gjykoj se media dhe sidomos bota e portaleve ne shume raste perdor mitroloz dhe shantazh te niveleve thuajse-kriminale ndaj biznesit dhe politikes.

Shembulli i videos gjasme erotike te Blendi Klosit ishte rast qe me ka bere shume pershtypje.

Pasi u vertetua se ishte video e gjetur ne internet dhe se nuk kishte lidhje me Blendi Klosin, ata qe e perhapen minimalisht duhej te kerkonin ndjese.

Por jo vetem qe nuk u kerkua ndjese por videoja dhe lajmi perkates qendruan aty. I ka femijet e rritur Klosi dhe kurdohere ata mund te lexojne ate maskarallek qe i eshte bere babait te tyre.

Nje gazetar kerkon ndjese kur gabon. Kam gabuar vet para disa kohesh me Agron Shehaj , i kam kerkuar ndjese publike dhe jam ndjere aq mire sa nuk e keni idene, me ngjau sikur hoqa nje lak nga fyti.

E njejta gje dhe me biznesin apo me te ashtuquajturit oligarke.

Shpesh i shoh ne pozita shume te renda shantazhi dhe me vjen zor qe lexoj shkrime qe ne fakt nuk i kam bere une dhe qe nuk kam asnje lidhje.

Por ne fakt keto lloj fushatash linçimi na demtojne te gjitheve, sepse e shnderrojne tregun mediatik ne treg pa asnje rregull, ne anarki.

Anarkia eshte nje forme e diktatures, vetem se eshte ne invers. Diktature e levizjes kaotike dhe jo diktature e diiplines.

Nuk ve doren ne zjarr se çfare ka bere Gjergj Luca para 25 vitesh, por mendoj se duhet ta pyetesh bythen mire nese i thua dikujt koke e mafies ne nivel nderkombetar.

Eshte akuze teper e rende dhe e papranueshme nese nuk shoqerohet me prova dhe evidenca te pakontestueshme.

Do te doja qe ky treg te funksiononte me rregulla, secili do beje lojen e vet por eshte shume e rendesishme qe qellimi editorial te mos shnderrohet ne qellim kriminal.

Sepse perndryshe nuk je duke bere gazetari por je duke bere diçka krejt tjeter.

Duhet te marre fund linçimi ndaj biznesit dhe politikes nga loja e portaleve sepse ne kete menyre jemi duke i viktimizuar.

Ne menyren si goditen nga portalet disa biznesmene apo disa politikane, shoh shantazhin e rruges, por ata qe jane ne rruge i kane hyre me koke e kobure asaj pune, ndersa gazetaret nuk mund te jene ne te njejtin mentalitet, ose perndryshe ler menjane laptopin e merr koburen dhe coje deri ne fund e beje tamam.

Ndonjehere me duket sikur media e viteve 2000 ka qene shume here me cilesore nga kjo e sotshmja, uroj me shpirt qe mjedisi yne te marre nje tjeter trajte dhe te marre fund banditizmi mediatik.

Investigojeni Lucen, nxirrini ujin e zi me profesionalizem dhe evidenca, por te thuash koke e nje grupi mafioz bazuar ne nje raport pa autor te vitit 2003 eshte "too much".

Me kete metodologji po beni te kunderten, sepse  po viktimizoni Lucen dhe po kriminalizoni median.

14 Komente

  1. E
    Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

    OK,Gazetar: 1.Bisezmenin Gjergji Ndrek LUCA e kam par kur e qëllonte me grushte në 2021(kur banda e PD vrau Dr.Xhuvanin) deputeti Elbasanit kandidat për Kryebashkiak në Elbasan,Profesori Saliut-LUÇIANO BOÇI. -E kam vidion në Ajfonin tim.E kam hedhur disa herë në Fb. 2.Në Atë kohë më edhe keq që Luca nuk e hodhi në gjyq Boksierin e PD.Siç duket ka menduar se gjyqësorin

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajduti doganes çorapja

      Eshte kontrabandist, ortak me Pellumb Gjoken, ortan me Ardian Nikulajn, identik si Rama qe mban kriminela si investitor strategjik per te vjedhe votat strategjike. Poshte sekti ⚧️ lgbtq sorosjan me ne krye super sumçen Lali llumi

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thjesht shqip

        Boooo sa rende qenke shoku. Te shkuara.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazhel kurva doganes

          Me mire te jesh rende se patronazhist o shoku

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

            Ti as nuk e ke idene se çfare bën patronazhisti. Vetem e ke degjuar nga Saliu. Me budallalleqet tuaja po mbani Ramen ne kembe dhe po iebeni dem Shqipërise. Kemi mbetur tek Saliu, Rama, Meta, Taulanti, dhe Aldo Bumçi.

            Përgjigjjuni
      2. N
        Noc Rroku

        Duke i kërkuar Ndjesë të Madhit, të Pashoqit ,të Paaritshmit NDREK: I biri i TIJ nga çun legen .....po plaket si plak i pabesë. kaq se s'po du me prish gojën. ju rujt Zoti.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kanina e Ismailit

          SIKUR TE KISHTE 30 % DREJTESI NE KETE VEND I NDERUAR ARTIKULLSHKRUES ,99% E KETYRE LEKUR MUTER DO ISHIN MBRAPA HEKURAVE ME NE KRYE SALI SERBIN ,LIKE FLORIRIN ,DHE NE FUND KRYEMUTI I SHQIPERISE BASHKE ME ORGANIZATEN E TIJE ZEMERGJER!KUSURET QE DO HEQIN BREZAT POSHTE ,NE KETE 10 VJECAR KUSARIE ,DO TI PAGUAJNE ME SHEKUJ...!NE KA NJOHUR HISTORIA NJERI PA SHPIRT DHE PA CIPE E MORAL KY ESHTE RAHMUTOVICI...!JEPI LUC POR KE HARRUAR QE SHQIPERIA ESHTE VEND I VOGEL PER KUSARI TE FORMAVE STRATOSFERIKE...!NJERIU EDHE NDRYSHON LUCE ,POR GJYNAHET NE KTE BOTE LAHEN.( KUSURET E NENAVE SHQIPTARE)

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Melyshi

            Ky Luca me emrin Gjergj , i biri i Ndekes aktorit te madh por njekosisht dhe Spiuni me i madh i Sigurimit te Shtetit ne kohen e karrieres se tije. Gjergji ka dle nje bstard shume i madh legen fare

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              e di qe shqiperia eshte e semure nga semundja e hajdutellekut dhe eshte e veshtire te sherohet dhe kete semundje e ngjiti saliu pas 90 tes. SPAK qe eshte aspak nuk e sheron dot harrojeni

              Përgjigjjuni
              1. 0
                001

                Ky Luca , legen , shkerdhate , i pa cipe , injorant , dallkauk , qen i biri qenit cdo mund te jete vetem Shkodrane kurre nuk mudet me qene....!!!

                Përgjigjjuni
                1. 0
                  001

                  Ky Luca , legen , shkerdhate , i pa cipe , injorant , dallkauk , qen i biri qenit cdo mund te jete vetem Shkodrane kurre nuk mudet me qene....!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani i ri.

                    Gjergj Zefi, eshte kthyer ne nje gjobvenes i kurdisur nga ata qe e paguajne. Me kujtohet nga vitet e qeverisjes se Berishes se pare, ky beniamin i Arben Imamit ne Shkoder, filloi te shpifte ca ci shume, bile shkoi deri aty sa tha qe njerezit e Berishes e kishin masakruar. Ne fakt nuk e kishte goditur askush, po e pohon vete kur i kishte thene Fred Zijajit te ndjere qe ishte rrezuar nga bicikleta e me kete rast, ta shfrytezonte qe te behej i rendesishem si kandidat per deputet, aleancist i ri i Cekes dhe Imamit.Nje fakt shkodranet, se kane ne refene fare...merret me gjelle qenesh dhe ha gjellen e qeneve.Te shohim sa do ti shkoje me Gjergj Lucen qe e akuzoi sot ne SPAK per shpifje.Besoj se parlamenti duhet te bej nje ligj te rrepte me heqjen e lirise te atyre gazetareve qe prekin me gjobevenie dhe shpifje jeten e njerezve publike dhe jo publike.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dani USA

                      Te ishin te gjithe njerzit dhe biznesmenet si Gjergji Shqipeia do kishte arritur Zvicren urime Gjegj Luca ne punen tende te pa lodhur Shqiperia krenohet me njerez si ty.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        koment

                        LUCA ËSHTË NUMËR NJË BABAXHAN DHE I PA ARRITSHËM .NGA ZILIA DHE INATI FLASIN KUNDËR TIJ LOL

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje