Andi Bushati: Mos i kërkoni llogari Saliut për kullën që po ngre, por Ramës dhe Veliajt

7 Gusht 2023, 10:37Blog TEMA
Andi Bushati: Mos i kërkoni llogari Saliut për kullën që po

Nga Andi Bushati

Falë aksionit simbolik të lëvizjes Bashkë dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta të Arlind Qorit, ngritja e një përbindshi betoni në vend të një parku në qendër të Tiranës ka marë trajtat e një teme kombëtare. Gjithçka ishte planifikuar të ndodhte ndryshe. Kulla më e re, me 64 kate, e propoganduar si më e larta në Ballkan, duhej të hidhte shtat pa zhurmë.

Ndaj dhe rrethimi i lulishtes dhe behja e eskavatorëve u bë në këtë pisk vape, kur kryeqyteti është më i zbrazur dhe mediat më të përgjumura.

Edi Rama dhe Erion Veliaj donin ti qëndronin besnik strategjisë mashtruese që i detyron të pozojnë me pemë në sfond, ndërsa qytetit po i’a marrin frymën me beton. Nga një anë nuk kanë faj. Ata janë të ndërgjegjshëm që po bëjnë një krim. Në tre dekada pas rënies së komunizmit hapsira e gjelbërimit në kryeqytet është reduktuar, nga 5.2 metër katrorë për banor, në 0.7. 

Brenda unazës së madhe, sipas një projekti të Co Plan, janë zhdukur plot gjysëm milionë metra katrorë sipërfaqe natyrore. Dhe në këtë pikë nuk kemi të bëjmë me një debat estetik, nëse janë më të bukura gratacielat apo parqet. Agjensia Evropiane e mjedisit ka arritur në përfundimin se falë ndotjes së ajrit, numri i vdekjeve këtu ka shkuar në shifër të barabartë me jetët që mori Covid-19. 

Pikërisht për të fshehur këtë politikë vrastare, çdo kullë e re duhet të ngrihet pa zhurmë. Por, kur lëvizja Bashkë e theu me guxim këtë heshtje, propoganda e rilindjes kaloi në skenarin numër 2. Po të shihje mediat dhe rrjetet sociale ato shpërthyen si me buton në akuza të pafundme për korruptimin e opozitës reale, të drejtuar nga Sali Berisha. Titujt kryesorë dhe statuset e shumfishta akuzonin familjen Berisha dhe njerëzit pranë saj, se ishin aksionerë të këtij krimi të ri. Prandaj, vazhdonte skenari, PD po heshte për ndërtimin e “Malit të Tiranës’.

Nuk e di se sa të vërteta janë aludimet se i biri i Berishës është pjesë e këtij projekti, apo se biznesmenë që kanë përfituar në kohën e pushtetit të demokratëve janë të përfshirë aty. Por, as nuk do çuditesha, as nuk do befasohesha, që realisht të ishte kështu. Kanë dhënë aq shumë shembuj në të shkuarën, sa mund të paragjykohen lehtësisht edhe sot. Prandaj këto akuza, për një moment, po i mar të mirqëna.

Por edhe nëse e bën këtë pakt me veten, sërish logjika nuk gjen paqe pa shtruar një pyetje: vall kush është më tepër fajtor, Berisha, të cilit, sipas autoporlantëve të rilindjes i kanë blerë heshtjen, apo ata që ndjekin vazhdën e vendimeve kriminale në dëm të qytetit? Kjo dilemë të shpie edhe në pyetje të tjera: A e lehtëson mëkati i supozuar i Saliut pozitën e dhënësve të lejes, Rama dhe Veliaj? Fakti se paskërkan korruptuar edhe Berishën a i bënë ata më të ndershëm, apo më mëkatarë në sytë e qytetarëve? Nëse ata kanë arritur të mbyllin dhe gojën e pjesës më të madhe të opozitës, a nuk do qe kjo akuza më e rëndë për gratacielën e miratuar tetorin e shkuar përmes një konkursi ndërkombëtar?

Këto dilema nxjerrin në pah se deri në ç’pikë ka degraduar argumenti i propogandistëve të rilindjes. Mënyra e vetme për të mbrojtur shefin e tyre është të demostrojnë se për krimin e radhës ai ka arritur të korruptojë edhe kundërshtarët.

Në fakt, kjo nuk është një taktikë e re. Kur opozita drejtohej nga Basha, ata bënin të njëjtën gjë. Në vend të mereshin me koncesionin e traut mbi rrugën e kombit, e vinin theksin tek fakti se PD e shiti kauzën e kuksianëve; në vend të shihnin milionat e grabitura tek unaza e re, i mëshonin lidhjeve të Lulit me Victoria Invest. Fabula është e njëjtë: Rama ka të drejtë të abuzojë, për sa kohë është aq i zoti sa të blejë kundërshtarët.   

Kjo lloj strategjie është absurde. T’a kritikonte opozitën për pasivitet apo shitje Arlind Qori, ose Fatos Lubonja, që e kanë shndërruar në kauzë të tyre mbrojtjen e qytetit nga grykësia e oligarkëve dhe kthimit të tij në një lavatriçe të pastrimit të parave, patjetër që mund të kishte kuptim. Por të mbash qëndrimin se Rama po bën gjënë e duhur, por fajin e ka Berisha që nuk e shan, kjo e shndërron të gjithën në haluçinante.

Pikërisht, një shkarje ledhi e këtyre përmasave tregon se kush është në anën e drejtë dhe kush në anën e gabuar të polemikës që vazhdon, asaj për betonizimin e Tiranës. Dhe në këtë pikë, një nga gjërat më pak të rëndësishme është roli që luan një opozitë e ndershme, apo e korruptuar qoftë. Sepse, para se të jetë partiak, ky konflikt është midis vendimarrësve dhe qytetarëve. 

Ai përball ata që grykësia i shtyn të na grabisin lulishtet, pemët, ajrin e për pasojë edhe vite nga jeta dhe shumicën që e pëson në heshtje këtë padrejtësi. Prandaj për debatin e hapur nga gropa e rokaqiellit më të ri të qendrës, ka shumë pak rëndësi morali i Berishës. Fakti nëse ai është i ndershëm apo i përlyer, nuk është prioritet i asaj që po ndodh. Në këtë rast palët ndahen ndryshe: ose kanë të drejtë Arlind Qori dhe aktivistët e tij që po mbrojnë një lulishte, ose ka të drejtë Rama dhe Veliaj që kanë firmosur një tjetër përbindësh betoni…  

12 Komente

  1. F
    FLEX

    Nje shkrim qe i dedikohet kryesisht Gazetes Tema, per propaganden e shpifur qe po ben. Sic e thote eshte vete Bushati ne shkrim: Por, kur lëvizja Bashkë e theu me guxim këtë heshtje, propoganda e rilindjes kaloi në skenarin numër 2. Po të shihje mediat dhe rrjetet sociale ato shpërthyen si me buton në akuza të pafundme për korruptimin e opozitës reale, të drejtuar nga Sali Berisha. Titujt kryesorë dhe statuset e shumfishta akuzonin familjen Berisha dhe njerëzit pranë saj, se ishin aksionerë të këtij krimi të ri. Prandaj, vazhdonte skenari, PD po heshte për ndërtimin e “Malit të Tiranës’.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selim

      "Por, as nuk do çuditesha, as nuk do befasohesha, që realisht të ishte kështu. Kanë dhënë aq shumë shembuj në të shkuarën, sa mund të paragjykohen lehtësisht edhe sot. Prandaj këto akuza, për një moment, po i mar të mirqëna." Mos na bo per budallenj. Kur ke dhene shembuj nuk paragjykohesh me. Legen burre. Eshte detyre funksionale e kryeministrit qe permes KKT-se te jape leje ndertimi. Ti si analist nuk te lejohet te besh politike por te investigosh nese ka shkelje ligji. Sa per Erion Veliajn nuk dime asgje se cfare oponence ka paraqitur kunder. Mjadt ti kerkosh keto gjera dhe di flasesh me fakte. Por faktet per ty jane nje samar i keq,te vrasin dhe je i dwtyruar tu shkarkosh.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

        mos ja prekni saliun ketij beqirit se eshte i biri kriminelit xhelat qe te persekutuarit kane admirim

        Përgjigjjuni
        1. p
          patronazhisti i kuq

          Hera e parë që jam dakort me bushatin, i kërkohet llogari Berishës dhe jo atij që ka dhe ne lejen lali fikut e ramës !! Vetem ne Shqipëri mund te ndodhe që fajtori s'ka faj por ai që e ka parë si spektator

          Përgjigjjuni
          1. k
            katarakti

            "...Eshtë detyre funksionale e kryeministrit qe permes KKT-se te jape leje ndertimi. Ti si analist nuk te lejohet te besh politike por te investigosh nese ka shkelje ligji"... O burrë legen. Detyra e analistit është të analizojë politikën dhe veprimet e politikanëve. Shkelja e ligjeve është punë e prokurorisë. Bushati demaskon faktin se po zhduket gjelbërimi në Tiranë që disa politikanë ose oligarkë të fitojnë miliona. Por ti bën si i trashë që nuk kupton se ku rreh çekani. Një gjë është e sigurt se Rama dhe Veliaj kanë përgjegjësi qytetare dhe morale për dhënien e lejes për ndërtimin e këtij qiellgërvishtësi apo kulle. Ngelet pikëpyetje se kush është pronari i saj real. Media dhe analistët duhet ta zhbirojnë këtë problem, se SPAK-u nuk mund të veprojë. Pasi dhënia e lejes është kryer konform ligjit, por kundër interesit të qytetarëve. Dhe në favor të oligarkëve dhe disa politikanëve të pozitës apo opozitës qofshin!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zyber

              "Konform ligjit por kunder interesave te qytetareve"...ka dicka qe nuk shkon. Ligjet jane bere ne interes te qytetareve. Dhe Rama i zbaton. Ky quhet shtet ligjor. Vetem po i shkeli e han.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Analist mavria, manipukator thuaj lë mirë. Më tërhoqi ky manipulim i trashë. Tirana kishte 5.2 m2 gjelbërim për banor, sot ka 0.7 m2 !!!!!! Edhe sikur këto shifra të jenë ashtu, (nuk di ku i gjen dhe si i llogarit ai), si ka mundësi që në llogaritje të mos konsiderohet fakti, që Tiranës nuk i është shtuar sipërfaqja, por i është rritur me disa herë popullsia, dhe domosdo që për shkak të kësaj rritje do kishte dhe nevojë për ndërtime banesah, shkolla e kopshte, hotele social-kulture, rrugë etj etj. Si mund të jetojë një qytet me mbi 700.000 banorë pa to? Por pavarësisht të gjithave, kushdo e sheh se aty ku ka patur mundësi, sipërfaqet e gjelbëruara në total janë shtuar. Specialistët e fushës mund ta dinë më mirë këtë dhe jo një manipulator dhe nihilist i pashembullt si andi bushati (jo pa qëllim me gërma të vogla emri i tij) . Të kuptohemi, i tillë jo vetëm për këtë rast.

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nemesis

                Andi kane te drejte ata qe kane me shume leke e jane me te forte, shqiptari i shkrete mosbesues te vetja e te vellai i vet ne gjithe historine e tij eshte mbeshtetur e mbeshtetet te me i forti dhe me i forti zakonisht eshte hajdut, mashtrues dhe manipolator. Logjika jote nuk ka asnje pike te dobet por nuk ke te besh me persona te logjikshem.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

                  Eshte e pare here qe i jap te drejte haleistit Bushati.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ELEKTORATI GRI

                    Te gjithe komentuesit i bien anes e anes jo ti biem opozites apo ti biem pushtetit .Zoterinj kjo killer verteton se opozita dhe pushteti Saliu dhe RAMA jane ne bashkepunim me njeri tjetrin jane ne unison per grabitjen qe I kane bere dhe po I bejne ketij populli.Ata jane te lidhur si mishi me kocken sepse jane trasheguesit e P P SH .Bejini Man Kukaleshit qe doli 100 here me I mire se keta horra te RAMIZ ALISE.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      ELEKTORATI GRI

                      Te gjithe komentuesit i bien anes e anes jo ti biem opozites apo ti biem pushtetit .Zoterinj kjo killer verteton se opozita dhe pushteti Saliu dhe RAMA jane ne bashkepunim me njeri tjetrin jane ne unison per grabitjen qe I kane bere dhe po I bejne ketij populli.Ata jane te lidhur si mishi me kocken sepse jane trasheguesit e P P SH .Bejini Man Kukaleshit qe doli 100 here me I mire se keta horra te RAMIZ ALISE.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni

                        Rama po i'a punon keq këtij populli të varfër. Askush nuk e mendonte se grykesia dhe maskaralleku Rama- Veliaj do të arrinte në këtë nivel. Askush nuk e mendonte që një qeveri e majtë do na bënte ne popullin me të varfër në Evropë. O Rama, mos e detyro popullin që të kërkojë prapë Berishën në pushtet, apo t,i duket Enveri si udhëheqësi me human. Boll me ato reklamat e tua! Boll me "ato recitimet" propagandistike që bën me ministrat/ministrit e tua apo me kryetarët e bashkive a thua se nuk ke zyrë për të marrë informacion. Na i shpifet...e kuptuat? Jeni bërë të neveritur. Populli po fillon t,ju urrej. Boll më. Nuk mban më ujë pilafi. Mjerimi është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve, ndërsa ti mendon se jetojmë të gjithë si deputetët e tu apo oligarkët që po i marrin frymën këtij vendi. Rama, zhduku sa më parë, bashkë me felliqesirat që ke rrotull! Qerrohu edhe ti Berishë me gjithë çfarë ke! Mos të ta shohim bojën edhe ty Meta me sojin e sorrollopin tënd! Jeni të pështirë. Jeni plehrat më të ndyra të këtij kombi. Lëreni këtë vend e popull të marrë frymë dhe jetojë. Nuk ka nevojë për zhgarravina si puna juaj. Nëse nuk largoheni vet, Zoti vënte dorë të shpëtojë këtë popull të mjete, të dhunuar, të masakruar deri në palcë.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje