Nga Çapajev Gjokutaj
Agron Llakajt, aktorit të njohur, i është dashur të kalojë disa orë të natës në urgjencën e QSUT dhe shkruan diçka në fejsbuk. Nuk flet për vete e për hallin që e ka shpurë asaj mesnate në urgjencë, përshkruan një akt rrugaçërie që po e riprodhoj:
"I forti: doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
Doktori: urdhero perse bertet?!
I forti: Plasi syte, po me vdes babai!
Doktori: Pa merak, nuk vdes, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shohim, veç mos bertit.
I forti: Ore, merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
Doktori: Dakord! Sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!"
Rasti është ekstrem, por dhjetra lajme të dëgjuara në vite të shtyjnë të besosh se s’ndeshet dhe aq rrallë në ambjente spitali. Për ta përforcuar sadokudo këtë ndjesi bëra një kërkim në google duke vënë si fjalë kyçe ‘rreh mjekun’.
Vershuan turli lloj titujsh, njeri më skandaloz se tjetri: ‘S’përmbahet qytetari nga Gramshi, rreh mjekun në spital’, ‘Plas grushti në spitalin e Fierit, 32-vjeçari rreh mjekun’, ‘29 vjeçari rreh mjekun e urgjencës në spitalin e Elbasanit’, ‘Shqiptari rreh mjekun grek dhe i thyen këmbën’ e të tjera e të tjera thagma si këto dhe të gjitha ne harkun kohor të 3-4 vjeteve.
Gjithsesi, thashë me vete, do bërë një zbritje. Nisur nga parimi ‘lajm i mirë është ndodhia e keqe’, mediat nxitojnë të sjellin skandalet në spitale dhe lënë në hije normalen, të zakonshmen e të perditshmen. Dhe ti si shikues a lexues e ke të lehtë të krijosh stereotipin e mjekut që shahet e rrihet gjithë kohën.
2.
Sido që të jetë e vërteta, aktet e rrugaçërisë kundër mjekëve janë skandaloze edhe sikur të jenë shumë më të pakta sesa iluzioni që krijojnë portalet e televizionet. Perceptohen edhe më skandaloze nga ç’mund të jenë sepse vijnë në kundërshtim me një traditë te çmuar, që mjekun, mësuesin, agronomin dhe intelektualë të tjerë pranë njerëzve, i çmonte deri në kufijtë e idealizimit.
Nëse kjo ka qenë e vertetë për gjithë intelektualët, për mjekun shfaqej më me forcë, ndikuar mbase edhe nga disa faktorë psikologjik.
Vlerësimi për mjekun ka prirje të shkojë deri në adhurim, ngaqë ka në dorë shëndetin tonë apo atë të të dashurve tanë, jo në rrethanat e përditshmërisë, por në periudha rreziqesh e pasigurish ekzistenciale.
Një tjetër faktor psikologjik ka qenë dhe mbetet fakti se pacientët dhe të afërmit e tyre ndeshen ballazi me idenë e vdekjes, ndaj për të zbutur frikën dhe pasiguritë që ngjall prania e saj, sendërtojnë figurën e një mjeku tejet të zot, të jashtëzakonshëm dhe gati-gati ideal. Me një fjalë, idealizojnë mjekun për të qetësuar veten e për të ushqyer shpresat.
Kjo ngjan si e vërtetë universale, por mbete më e theksuar sa më shumë zhytesh në të djeshmen. Më kujtohet psh se në vitet 1950 - 60 qytetet kryesore të vendit kishin një, dy a më shumë mjekë të vlerësuar e të gjithëpranuar, kurse shumë nga drejtuesit e pavioneve në spitalin e Tiranës gëzonin emër në gjithë vendin, shfaqeshin të largët dhe çudibërës në informacionin gojor që merrte trajta folklorike.
Parë me optikën e sotme e gjithë kjo ngjan të ketë patur një farë ngarkese mitike. Të gjithë mund të kenë qenë të mirëshkolluar, të talentuar e me përvojë, por mjeksia e asaj kohe, krahasuar me të sotmen rezulton të ketë qenë si nata me ditën qoftë për nga teknologjia, qoftë për nga ilaçet dhe procedurat e mjekimit. Mjekut i duhej të hamendësonte diagnozën mbështetur thuajse vetëm në simptoma, në disa analiza bazike dhe shumë shumë ndonjë radiografi a radioskopi. Skanerët, rezonancat, operimet me prerje minimale, apo thjeshtë me rreze e të mbykqyrura në kompjutër dhe të tjera arritje mbreslënëse do vinin shumë më vonë.
Si ta shpjegosh atëhere që mjekët e sotëm, edhe më të njohurit, megjithëse me mjete e mundësi shumë më të mëdha se të dikurshimit, vështirë se gëzojnë popullaritetin e e asaj kohe, madje jo rrallë bëhen objekt fyerjesh e pre dhunimesh?
Duket se në këtë mes ndikojnë një varg faktorësh që nisin me faktin se sot informacioni mjeksor, nga monopol i mjekëve dikur, është bërë i arritshëm nga kushdo. E gjen lehtë në regjistër shkencor por edhe në trajtë popullarizuese; madje percillet jo vetëm me tekste e fjalë, por edhe me video, imazhe e procese. Mes këtij bollëku informativ, fjala e mjekut ruan e duhet të ruajë vendin e parë, por gjithsesi nuk mund të perceptohet me autoritetin dhe idealizimin e dikurshëm.
Dikur mjekët ishin të paktë e të rrallë, specializimet e atëhershme ishin shumë më të gjera se të sotmet, rrjedhimisht sot pacienti ‘nuk falet’ tek një mjek i vetëm, diagnostikohet e kurohet nga një varg specialistësh, secili zot në fushën e vet dhe njëkohësisht burim diagnostikimesh shtesë. Sigurohet kështu një lloj ‘check and balance’ që edhe në mjeksi kufizon pushtetin autoritar të mjekut të gjithëdijshëm. Kësaj i duhet shtuar fakti që revolucioni informatik e ka bërë mjeksinë një fushë më transparente për sytë e publikut, fliten e perfliten publikisht arritjet por edhe gabimet e gafat, rrjedhimisht figura e mjekut shfaqet më reale e larg idealizimeve.
Në analizë të fundit zevendësimi i mjekut të dikurshëm, tejet autoritar e mbase edhe paternalist, nga mjekët e sotëm që në parim janë më të hapur, më transparentë e më bashkëpunues ka ardhur e do të vijë edhe si pasojë e një filozofie mjeksore, le ta quajmë pacientocentrike, filozofi që e vë pacientin në qendër të procesit dhe e sheh bashkëpunimin me të jo vetëm si vlerë humane e morale, por edhe si rrugë për diagnostikim më të hollësishëm dhe për rritje të gatishmërisë së pacientit që t’i pranojë e zbatojë me përpikmëri kurimin dhe procedurat e shërimit.
3.
Ikja nga idealizimi i dikurshëm dhe ardhja tek perceptimi më realist, më bashkëpunues e më njerëzor i mjekut është dukuri bashkëkohore per gjithë shoqëritë e përparuara demokratike, dukuri që sadokudo ndeshet edhe tek ne.
Vështirë që aktet e fyerjes dhe dhunimit të bluzave të bardha të shihen si si pjesë e kësaj dukurie apo, më saktë, si efekt anësor dhe i padëshirueshëm i saj. Arsyet kryesore, ato që i japin jetë, ngjan se gjallojnë gjetkë.
Është bërë e mbetet pothuajse masive përshtypja se në spitalet tona gëlon rryshfeti, pagesat nën dorë janë kthyer në zakon a ligj të pa pshkruar. Logjika e do që kjo dukuri të mos absolutizohet, mes bluzave të bardha ka e duhet të ketë edhe shumicë profesionistësh korrektë që vizitojnë e kurojnë të nxitur nga sedra profesionale e nga principe humane dhe u thonë jo pagesave nën dorë.
Gjithsesi perceptimi se, po u bëre për spital duhet të qash bashkë me hallin edhe kuletën, ngjan të jetë mjaft i përhapur e thuajse mbarëpopullor. Dhe perceptimet masive, qofshin gjysëm të vërteta apo edhe puro iluzore, kanë prirje të marrin trajtën e faktit dhe të venë në lëvizje emocionet e njerëzve, aq më tepër në ambjente spitali ku halli, frika e pasiguria bëjnë që jo pak vetë të humbasin toruan e të kalojnë në veprime ekstreme.
Edhe po ta marrësh si të vërtetë arsyetimin e mësipërm vetiu lind një pyetje që e vë dukshëm në dyshim: pagesa nën dorë, padrejtësi e hatërllëqe ka me shumicë edhe në fusha të tjera. Madje në disa prej tyre si drejtësia, kadastrat e të tjera korrupsioni dhe allishverishet e prekin hallexhiun në gjëra pothuajse po aq ekzistenciale sa shëndeti.
E megjithatë fyerjet dhe rrahjet e juristëve, nëpunësve të kadastrave etj. janë dukuri e rrallë dhe, në rrafshin e perceptimit nuk kanë arritur të marrin trajtën e një stereotipi të tejhasur.
E pra si ta shpjegosh qasjen më agresive ndaj bluzave të bardha? Problem psikologjie, perceptimi apo ....?
Jam dakort se disa profesione kanë diçka të shenjtë në vetvete. Por problemi është pak a shumë si puna e fiseve mesjetarë që fillojnë e venerojnë si profet ndonjë copë muti të halesë së tyre, ku edhe ne mund t'i krenohemi botës me Sali pëllimtarin, apo profesione të nderuara që kanë si simbol të përfaqsimit të tyre po copa muti, vrasës si dr. Sali hajduti. Kur të pretendojmë respekt dreqi e morì, a ka mundësi që shqiptarët që nga profetët e tyre e deri tek përfaqsuesit e shtetit dhe institucioneve të mos i zgjedhin më kërmat e mundshme?! Pastaj mesazhi është i qartë edhe për fundin e shoqërisë. Nuk guxon më askush. Por për sa kohë " profetët" dhe "kokat" ti kemi edhe më halabakë, rrugaçë, hajdutë, tradhëtarë, vrasës, delenxhinj, injorantë, kafshë, se llumi i këtij vendi, atëherë ky është " respekti" që meritojmë të gjithë si popull; ku këmbët i bien kokës
Qe te vihet dore mbi mjekun eshte e pa tolerueshme, denimi duhet shembullor. Difekti eshte se shoqeria eshte gjymtuar aq keqe sa duhen 100 vjet te vije atje ku ishte. Ne kete katrahure mjeket kane pjesen e vet qe nuk eshte e vogel por radhitet pas gjykatesve. Ne Fier nje kirurg i ri, i modes, me pake mjeker, shkon deri atje sa nuk e fuste nje femije rreth 10-12 vjec ne salle sepse i jati nuk i plotesonte dot 200 mij leke. Ja plotesuan te semuret qe ishin ne nji dhome me te qe e operoj. Maskarenj ka edhe mjeke ,mgjse nuk jan te gjithe njelloj..
Nuk janë të gjithë njëlloj??? Sigurisht mo se edhe në burg kriminelët nuk janë njësoj, disa kanë vrarë, disa kanë vjedhur, disa kanë rrahur etj etj. Më fal për sarkazmën por fajin e ka sistemi falas.Mjeksinë e kanë mallkuar ata që paguajnë taksa dhe mirë kanë bërë se ata vetë nuk ja shohin derën spitaleve tona. 70% e shqiptarëve marrin rroga në të zezë e kështu paguajnë vetëm ca qindarka sigurime, por shërbimin e duan edhe falas edhe perfekt. Mjekët dhe pacientët e spitaleve tona janë i njëjti mut. Pacienti fsheh rrogën për të mos paguar taksa dhe doktori kërkon nën dorë atë që pacienti nuk e jep ligjërisht. Janë në simbiozë. The same shit.
Sot doktori po nuk i dhe leke ne dore nuk te sheron ky eshte fakt, te tjerat jane filozofi.
pse nuk e shikon edhe nga ana tjeter shoku Çapajev ? Perse nuk tregon gjendjen e vertete te sherbimit mjeksor shqiptar ?
Jeni i madh Çapajev!
E kanë fajin të dyja anët. Prindërfëmijë. Këta mjekë,mësues,politikanë,të korruptuar,hajdutë,kriminela,inxhinierë,intelektualë, ..........................kanë da nga POPULLI. JANË FËMIJËT E POPULLIT. NUK KANË RËNË NGA QIELLI. Ne jemi popull I KEQ.
Temes i paskin mbaruar lajmet se kte lajme e kemi lexuar diku nje jave perpara.
Titulli eshte mer se i SAKTE..Sinqerte dhe VERTET.. 1-Kame qene Ushtare ne Peshkopi ne kohen e "Xhaxhit"..kuptohet se u semura nga te FTOHTET..u shtrova me Urgjence ne Spitale...gjithcka ishte Perfekte:Mjeku..Mjekimi..Infermjeret..si dhe Personeli i Guzhines qe na sillnin Gjelle dhe Merrnin Pjatat.. A-eshte ne Spitalin Ushtarke ne Tirane kame qene i shtruar me 1989-ten....gjithcka e Organizuar PERFEKT...Mjekimi..ekzaminimet...si dhe nje Konsulte Mjeksore nga Gjithe Mjekt e Pavjonit...nje Rregull dhe Pasterti, gjithcka Korrekte..ADHE ASKUSH NUK kerkoj BaKshish apo PARA..(As qe i shkonte mendja kujt) 3-Me 1992-shin...filluan Peshperitjet nen ze per "Pagen e vogel"....dhe sote?? Zoti mos te cofte te MJEKU. te lene te Vdessh ne shkallet e Spitalit apo Klinikes...te sorollatin, fillon dhe do Infermjeri Para;AKOMA edhe Pastrusi-sja...qe te te "Ndihmoj" thote:Jepe dicka..lere pastaj Mjeku:Nuk kemi Ate apo kete Medikamet...te te Japin "TaKIME" Per Javen Tjeter....pas kesaj behet Tagjedi se "Semundja munde te marre Permasa te tjerea te rrezikshme"...nuk behet Fjale per Para Shqipetare por Para Denge me Euro...Zoti na Ruajte nga Mjeket dhe Infermjeret ne Shqiperi... pasi me ropen mire dhe mire VENDOSA te beje nje "Xhiro-Turistike " ne Gjermani...pasi u vendosa ne Hotel..shkoj ne te paren Klike aty Afere gje gjeta dhe pyeta pak i Druajtur se dua te beje nje VIZITE PRIVATE..dhe do te dija se sa Kushtonte??? Le Takimin per diten TJETER...me priten ne oren e caktuar..me shoqeruan per te Mjeku-nje Zonje Rreth te 60-tave...pasi me Vizitoj..me shkroj dhe nje Recet :ME "SHOKOJ me Cmimin qe duhet te Paguaja per Viziten:37-Euro...si si i thash te Lutem mos ma the Gabim???Ja shkrue pake ne Leter:Ju merrni nje Recete-Llogarie dhe Parate do ti paguani ne Reception me thote me Sjellje mbreselense Mjekja..pa e zgjatur i Drejtohem deshiroj te te jape nje "Kaffe" dhe i zjgase nje 200-te euro...u Skuq ne Fytyre dhe me thote DISA HERE JU LUTEM JU LUTEM..ju Falnderoj por kjo eshte e tepert....e Falnderova 100-te here.. Paguaj shumen 37-euro..marre Receten e Hilacit qe Kushtoj 5-se Euro..... Shikoj Qiellin qe edhe megjith se ishte Vrejtur me dukej ne NGJYREN E FLORIRIT..dhe Shendeti ime u be me mire.. ZOTI NA RUAJT NGA MJEKET DHE INFERMJERET SHQIPETARE....lol
Harrove te thuash qe spitalet e xhaxhit ishin te pajisura me Aparaturat me modefne te kohes , qe ja kalonin ddhe Gjermanise edhe Amerikes! Harrove te thuash qe po te vdiste njeri ne siptal asokohe mjeku pergjegjes shkonte direkt ne burg ! A po , harrove te thuash se mjeket ishin jo vetem specialistet me te mire , por edhe heronj te vertete , ( si puna Bardhylit) . Po mjaft me kto karlliqe se na nxorret zorret. Sa hallexhiu ja mesynte spitaleve me mish e peshk, me mjalte apo arra , me raki a vere duke kerkuar shtepine e doktorit apo te njrezve per ti fut mik. Do thuash zotrrote nuk ti kerkonte ? Jo mor jo , as sot nuk ti kerkojne drejtperdrejt se ligji e ndalonte dhe e ndalon. Po flas per fenomenin ne pergjithesi se edhe asokohe edhe sot mund te kete tek tuk perjashtime!
Aman , mendova mos do lavdëroje Petrelën se ai meriton të vritet me aq sa ka vrarë në neurokirurgji dhe mos bërjen e tromboctemise !! Ka mbi 6 vite qe vdesin nga 200 në vit vetëm se ai i do ti dërgojë ke Spitali Amerikan bashke me Ogertën! Ai meriton të pushkatohet!!
Dakord! Analizë e pranueshme i nderuar artikull shkrues! Sigurisht dhunimi në profesionistë, dhe jo vetëm tek ata por kudo nuk është i pranueshëm Profesioni që herët të mban në këtë hulli për mendimet e çfaqura, por mos te ardhme rasti të përfundosh në dyer zyrash dhe kërkesash lidhur me pronat që t'i merr shteti i prezumuar me legjislacion pronar i thuajse gjithçkaje,,mos paç të bësh me kadastren, gjykatën apo institucione të tjera sepse me siguri do të kishe me bollëk edhe të kundërt me mjeket. Nuk dua të lodhe sytë kushdo që ka kaluar halle të vështira dhe ka tejkaluar dhe durimin e Nelson Mandeles apo Gandit.
Mjer kujt I hie per hise te shtrohet ne spitalet Shqiptare.Mjeket infermiere meqenese nuk kane arritur TE shkojne ne Gjermani kerkojne qe me rryshfet te marri pagat Gjermane. Padyshim qe edhe Shqiptareve ne raste te tilla u mungon qytetaria
Te Falenderoje Kmentuesin Pacienti hallexhi....... Nese vertete e ke per kete Teme ( se ka dhe raste qe Temat qe trajtohen neper Gazeta ne Onlive ,,, kane dhe te tjera subjekte pune )... Komenti i juaj shume i sakte .... dhe shume i besueshem... se ne shqiperi kam perjetuar vete " Ferre " me Mjekesine per njeriun te dashur te families time...Nenen time ..qe nuk Jeton me .. Por kam perjetuar dhe vete nje Mrekulli kure kam Ndimuar nje Shqiptare i ardhur nga Berati ne Gjermani ,me anen e nje Mikut tim te njohur mu lute ta shoqeroja ne nje Spital ne Gjermani.. Kujdesja e Mjekut ne maksimum ,,mirsjedhja ne Maksimum.. dhe per Konsulten qe beri Pacienti shqiptare,, ngeli shume i kenqur ,,bile Mjeku Gjerman pa na kerkuar asnje dhe nje Qindarke per Konsulten qe i beri,,per kohen qe harxhoi mbi nje Ore me ne ....qe koha kudo e harxhuar duhet paguar dhe eshte mese Normale si nga ana Ligjore por dhe nga ana Morale..kure behet fjala per nje Pacient qe nuk ishte Qytetare i EU apo me Letra Qendrimi me Siguracione te EU...por ka dhe raste te vogla Negative ketej..nuk eshte gjithnje vaj.... por te pakrahasueshme me rastet ne Shqiperi,,, qe je i vdekur apo je i gjalle ,, Jeta varet ne dore te Buxhetit qe ti do jua dhuroshe Mjekeve..
Mjeket tane jane bere te gjithe per dajak. I ka provuar vete ata fyer te spitalit dhe nuk ndesha ne nje mjek apo infermiere humanitare qe te sherbente pa leke. Ketaqe i lavderojne mjeket jane teaferm te tyre qe duan te mbulojne namin e keq. Mjeket duan dru, por me shume dajak do qeveria qe e ka katandisur sherbimin shendetsor ne kete gjendje.