Nga Andi Bushati
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, është padyshim goditja më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance gjatë dekadës së fundit. Me një vendim të vetëm, partisë në pushtet iu hoqën nga dora mbi 15 milionë euro në vit, që vazhdonte t’ia paguante me kokfortësi banditëve të shpallur në kërkim prej dhjetorit 2021. Ishin ato para që më pas i riktheheshin asaj në formën e financimit të mediave që e përkrahnin apo të luftës elektorale ndaj kundërshtarëve.
Bashkë me financat, rilindjes i ra dhe karta morale. Nëse që nga viti 2017 e deri pak kohë më parë, debati publik zhvillohej rreth dilemës nëse inceneratorët janë një projekt model apo, në të kundërt, një skemë korruptive. Tashmë askush, madje as vetë Edi Rama, nuk e mohon më vjedhjen. Pas ndërhyrjeve të fundit të SPAK, diskutimi është zhvendosur nëse ajo është kryer pas shpinës së kryeministrit apo në bashkëpunim me të.
Duhet të jemi realistë. Sado të shtiret sikur e ka pasur inat apo sikur është hatërmbetur me ish- zëvendësin e tij Ahmetaj, Edi Ramës nuk i ka pëlqyer dosja e përgatitur kundër tij. Sepse prej saj shpërfaqet, në sytë e të gjithëve, një shtet i kapur fund e krye, një qeveri që merrte vendime e urdhëruar nga kompjuteri i Klodian Zotos, ministra të cilëve iu paguheshin rryshfete, fatura hotelesh, avionë e shpenzime luksi, në këmbim të firmave që do të hidhnin.
Aq më pak i pëlqen rilindjes akti i sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, të cilën ajo e mbrojti dhe e financoi deri në fund. Fakti se pas Arben Ahmetajt vëmendja po përqëndrohet tek roli i Erion Veliajt është një tjetër njollë turpi.
Për të gjitha këto arsye veprimet e fundit të SPAK kanë ringritur dilemën nëse Prokuroria e Posaçme është shkëputur më në fund nga tutela e pushtetit? Nëse ajo po vepron si e pavarur dhe jashtë influencave politike? Pra shkurt, nëse ajo ka dalë nga kontrolli i shefit të madh?
Si një njeri që e kam denoncuar për një kohë të gjatë dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e Prokurorisë së Posaçme në veçanti, duhet ta pranoj se ngjarjet e fundit më kanë befasuar. Sot do ta kisha disa fish më të vështirë ta shkruaja mbrapsht (KAPS) emrin e saj, ashtu siç pata bërë kur u përballa vetë me të, për skandalin e patronazhistëve apo për raste të tjera skandaloze si mbyllja e dosjes së përgjimeve të vjedhjeve zgjedhore në Dibër.
Duket sikur ekuilibrat janë përmbysur disi. Ndoshta trysnia e faktorëve ndërkombëtarë, që e panë veten të qesharakëzuar prej një reforme që po ua rrëshkisnin, si pa e kuptuar, nën shalë, ndoshta protagonizmi prej asketi i një prokurori kokë shkëmb si Altin Dumani, kanë bërë që disa dosje të dalin nga kontrolli i pushtetit.
Nëse deri një vit më parë mund t’a thoja me gojën plot se SPAK ishte një vegël e Edi Ramës, sot nuk bashkohem dot lehtësisht me korin e atyre që e pohojnë këtë.
Jam i sigurtë se, nëse Rama do t’a kishte pasur 100% në dorë, ngjarjet nuk do të kishin rrjedhur kështu. Ai do të kishte vazhduar të na vizatone një Shqipëri ideale, ku bashkëpuntorët e tij janë të pastër dhe militojnë për qëllime të mëdha, ku asnjë ministër nuk preokupohet për pasurim personal, por për mirëqenie kolektive, ku Shqipëria po pastrohet nga plehrat njëherë e përgjithmonë, ashtu siç e tregonin ato dokumentarët e Top Channel, Klan dhe News 24, të sponsorizuar nga dy Klodët.
Imazhi propagandistik që Rama do të donte të përcillte, njëlloj si të gjithë autokratët, është ai i një partie të mbledhur tek barku i inceneratorit të Elbasanit, për të treguar se ç‘dhuratë të madhe po i bën popullit.
Kjo fabul tashmë është shkrrumbuar. Mjafton dhe ky fakt për të treguar se SPAK nuk është më plotësisht brenda vathës.
Por ama, për të shpallur daljen përfundimtare prej saj, do të duheshin shumë më tepër prova. Nëse Prokuroria e Posaçme ka hedhur disa hapa timidë kundër pushtetit, ajo mban ende mbi supet e saj të njoma, njolla të pashlyeshme të korruptimit me të. Shpërfillja e çdo krimi elektoral që i siguron pushtetin kësaj shumice, mbyllja e një sakndali si ai i vjedhjes së të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve, tallja me dosjet 184 dhe 339 dhe përkujdesja që asgjë mos mbërrijë deri tek Rama, ngjallin hije të forta dyshimi.
Po të marrim një shembull të së shkuarës, me atë drejtësinë e vjetër, të anatemuar nga të gjithë, një nga argumentat e kritikëve të saj ishte se ajo e trajtoi ish kryeministrin Berisha si të paprekshëm. Ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, as për rrugën e kombit, as për 21 janarin, ndërsa fëmijët e tij nuk e kapërcyen ndonjëherë pragun e prokurorisë, qoftë edhe për t’u pyetur për Gërdecin apo denoncimin e biznesmenit pakistanez, Ansar. Po ky SPAK-u i drejtësisë së re, a ka guxuar ta bëjë këtë me Ramën, për inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, unazën e re apo shembjen e teatrit?
E pra, nëse Prokuroria e Posaçme po përpëlitet të shpëtojë nga kontrolli i liderit të gjithë pushtetshëm, ajo as nuk e imagjinon t’a nxjerrë atë nga lista e të paprekshmëve. Ajo akoma është duke vënë në zbatim tabllonë sinoptike të shpalosur nga udhëheqësi, se disa qëllimkëqinj kanë ngrënë dardha e mollë pas shpinës së tij.
Në fakt, nuk ka si të ndodhë ndryshe. Në një sistem ku zgjedhjet grabiten, ku opozita është shkalafitur, ku mediat janë në pikë të hallit dhe shoqërinë cilvile e kanë tredhur, është utopi të ëndërrosh një institucion drejtësie krejtësisht të pavarur.
Kjo është dhe drama e SPAK. Aty ka qëlluar ndonjë prokuror “kokëderr”, i mbështetur nga skrupujt e ndërkombëtarëve për të mos u turpëruar përfundimisht, që po nxjerr herë pas here këmbën nga rreshti. Prandaj ne shohim ngjarje të prodhuara pa pëlqimin e Ramës. Po nga këtu e deri tek drejtësia e vërtetë është tjetër rrugë… Dhe tani për tani ajo është e pamundur.
Ti me skeptiku?Ti je nje bythe lepires pa skrupull.Edhe ne kette shkrim dallohesh qe je nje bythelepres alla SB.Mbetesh gjithmon vetem nje Apatik.
Kete qeveri hajdute e mori ne qafe Arben Ahmetaj .Shyqyr qe foli Ahmetaj , se po te mos fliste Ahmetaj kjo qeveri do vazhdonte te vidhte pa mbarim dhe as do merrej vesh fare . Ndaj ti ngreme nje monument Ahmetaj se ai e fundosi kete qeveri dhe Rama hajdutin pergjithmone ., dhe e detyroi Spak te veproje. Bravo Ahmetaj !
KETE ARTIKULL E KENI BERE TE POROSITUR NGA TE PELQYESHMIT TU,SALI BERISHA DHE ILIR META.SI NUK SHKRUAJTE ASNJEHERE PER KORRUPSIONIN E TYRE.NE QOFTESE DREJTESIA PO VEPRON NDAJ MAZHORANCES ESHTE DHE MERITE E EDI RAMES.POR JU SHERBETORET E SALI BERISHES DHE ILIR METES NUK KENAQENI ME KETO VEPRIME TE SPAKUT.
rrofte e qofte Qeveria me duar te pastra e bajraktarit te Vicidolit, djalit dhe dhenderrit te Serbise, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha, qe nuk e preku familjen dhe te afermit e Hysni Kapos!
Ja doli kopeja e lopcareve ae ju ka dhjere brenda ne tru Rana hajduti . Keta lopcare jane krijesa halabake qe nuk meritojn te quhen njerez , por insekte
Edi Rama,ty me shoke,ju ka perballe ka njezet e ca vjet,ai mund tju kete kete dhene kenaqesi ne ndonje kohe te meparshme,ty me shoke,me Salir dhe Ilirqir,se ka pas hallatin e forte dhe ju ka peshu mire me kohe,dhe sot tall koqet me ju,se ju katandis per tek kazanet e Erjonit,prandaj sa te keteperballe mostra si puna juaj,nuk e rru fare,po fare ma
Ndërsa unë do të befasohem nëse SPAK-u merr në pyetje edhe Berishën dhe Metën. Ndryshe do kemi një Ballë apo Dhallë nr2.
nDYRESIA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mund edhe ta kishte permbledhur me nje “Ndjese”, kerkuar publikisht atyre qe ka tallur publikisht kaq kohe, por te kerkosh nje gje te tille nga nje lettre si ky, eshte e tepert!
Lexoje MIRE Mondi dhe do sqarohesh!
Nipi i Hys Kapos qish kur ka lerë ka lerë SKEPTIK i BEFASUAR, andaj mo u çudisni me çfarë menon a çfarë shkruan.
Mirë mo Bushat po kur ti vihen prangat doktorit të gjyshit Hysni dhe tëndin si do i bëhet halli. Se mos thuash SKAP apo jo. Do presim e do shohim. Uroj që të mbash të njëjtin qëndrim për kriminelin dhe më të korruptuarin e shqiptarëve doktorin tënd të dashur Sali.
Tani që i ka ardhur saliut arrestimi te dera nuk ta mban të thuash që spak po punon si duhet ëëë!! Po i lë vetes rezerva o butak. Që ske nder e dinjitet e dimë, por që ske as turp të llapësh dmth duhet të jesh ose shumë i trashë ose vetë në hall financiar ose ke mllef që po të mbyt.
Bravo, Bushat Do t'shperblehesh kur t'fitojme. Rrnofte Sali Berisha, lexhenda e demokracise dhe ideatori, krijuesi, dhe implementuesi i Reformes ne Drejtesi. Si thatë? Paskam marre kot dhe po shkruaj idiotesira? Epo Bushati filloi i pari. AI ka nje jetë të tërë qe shkruan kot. E pse të mos shkruaj unë dy rreshta kot? Do kenaqet Saliu kur t'i lexojë. Se ai dy rreshta lexon.
SHQIPERIA DO BEHET PER INAT TE SHQIPTARVE… THENIE LAPIDAR.
Ti sje skeptik ti je gomar.
Burre legen dhe kaps permanent. Te ra peshtyma ne fytyre dhe prane thua qe me 100% Rama po ta kishe ne dore do ta privatizonte SPAK. Rama po te donte mbase 100% nuk e privatizonte dot SPAK-un dhe sistemin e drejtesise, por aq sa ta mbante larg Qeverise se tij dhe ta cyste kunder opozites e kishte fuqine ta bente. E ke pyetur ndonjehere veten, por sikur une te jem qorr dhe Rama ta kete patur vertete vullnetin per nje drejtesi kryesisht te pavarur.
Prit gjyqin o idiot i pagezuar ne Bllok, qe je mesuar te besh vete gjyqe. Prit gjyqin, pastaj fol, se je kthyer si inkuizitor nga urrejtja pathologjike.
Si nuk ha mortja mut !!!!!?????
Populli te do vetem skeptik o Andi i Bushatllinjve. Skeptik mbetsh tere jeten.
Mos u merni me *loje fjalesh*-per me teper bastarde.* me mire heshtni...ajo do flase me shume...Everteta VONON po s'harron...! Dhimbia e medhe POPULL!...
U BUSHAT HARDHUCA,,,,PO SI KA MUNDESI QE SALIU YT DHE LIKE HAJDUTI KUSH OFENDONTE DHE KUSH QELLONTE ME CIZME KUR U VOTUA LIGJI PER DREJTESI,,,,RAMA E APROVOJ 100% KURSE PLEHRAT SI JU LEHNIN KUNDER NEPER STUDIOT E KAZANEVE,,,IK O BYTHQIR PAZARI,,NJERI PA VLERA E PA SHTYLL KURRIZORE,,,
Ik mor shkedhate e ndyre , o kelysh sigurimsi,vemje e peshtire qe ja u ka zevendesuar Sali krimineli ne vend te trurit ju ka futur mut me shurre dhe sa per ty koqe katndari ,Rama do jete Kryeminister dhe njezete vjet te tjera.
Plas, plas, Koleket ishin me te mencem se Kapot debile si puna jote. Sepse nuk e tradhetuan besimin sic bene skurat e gjakut tend.
SPAK nuk e ka sekuestruar nga Qeveria o toc kuklle, por nga kompania private qe e operon dhe madje ia ka kaluar qeverise per ta operuar.
Booo , bravo Aron , te siguroj qe kte Andi se a ditur. Jo Andi po shumica e analisteve dhe pothuaj asnje nga komentuesit militante ketu. Ej fale teje tani e dime qe Spak e sekuestroi Inceneratorin KOMPANISE PRIVATE dhe jo shtetit!!! E ke argumentuar thjesht dhe sakte sharjen tate qe Andi eshte idiot!!
Edi Rama në qeverisjen e tij në këto vite nuk ka manifestuar vlera të shquara qeverisëse në rrafshin e tërheqjes së investimeve të jashtme ekonomike kapitale në prodhim përmes të cilave shteti ynë do të pësonte një transformim qenësor e dramatik,por ajo që ka bërë Edi Rama e që do të mbetet në historinë e strukturimit institucional e ligjor është reforma në drejtësi.Pa Edi Ramën reform në drejtësi nuk do të kishte edhe një gjeneratë së paku sepse nuk do të kishin amerikanët më kë ta bënin dhe Shqipëria do të mbetej një gropë septike.Ti Bushat ndërkohë ke flirtuar me Sali Berishën dhe moralisht je i vdekur,nuk duhet pasur shumë informata por mjafton për t’i parë disa nga pronocimet tua publike për tu vlerësuar militantizmi yt në funksion të kurimit të figurës së kryekriminelit,kryehajnit e kryetradhëtarit Sali Berisha.Moralisht je inekzistent.
O Andi, po ti je i detyruar të dekrarosh të ardhurat se nga të vijnë?
Ja dhe ky qe po ha m...qe beri tash 10 vjet. I befte gjak e dhjame
Nga gjithë kjo kohë, që ky debat për inseneratorët është ushqim pa pará për politikën, mediat dhe një pjese të opinionit publik (kujt i intereson), kemi mësuar se inseneratori i Sharrës, është një investim konçesionar privat, që nuk ka përfunduar ende, pra dhe nuk është në shfrytëzim. Po kështu po nga ky debat kemi mësuar se kompania "xyz", siç përflitet nuk merr për të, sipas kontratës këste të investimit, por kontraktorët paguhen vetëm për punën e kryer siç janë pastrimi i qyteteve të qarkut Tiranë (Durrës, Vorë etj), grumbullim-transporti dhe trajtimi i mbetjeve urbane (plehrat) në Landfill, çka ne, si qytetarë me aq sa shohim, kryhet. Jo vetëm që qytetet (Tirana që shohim) janë më të pastra, por sidomos është zhdukur gangrena e Sharrës, nga ku vinte ndotja e tmerrshme që sillte djegja e malit me plehra atje. Tani në gjithë këtë histeri ka apo jo korrupsion, s'ka se si ta dimë ne, po aq dhe bushatërit e co. Për këtë është në punë me ngarkesë të plotë institucionet ligjzbatuese dhe posaçërisht SPAK e GjKKO. Të paduruarit, bëjnë mirë të presim verdiktin e tyre. Aq më shumë kur ky padurim nuk u ka ardhur nga mosndëshkimi për krimet, korrupsionin dhe grabitjet e pasurive kombëtare që për 20 vjet (1992-2013), prej atyre që mbështesin dhe që për këtë shërbim nga ata pagugen. Ndaj si të tillë, kjo skotë është gjithashtu pjesë e së keqes në këtë vend.
Befasohet se ka vjelle gjithe jeten....o
Z.Bushati Disa gjera ti i shtro drejte e sidomos fillimin e punes normal te SPAK. Dihet qe mediat jane financuar gjithnje e vazhdojne. Po ty Andi, a te financon ndokush ? Trego te drejten. Apo keni akoma paret e gjyshit Hysni, te marra me force nga pasaniket, pas luftes. Trego te drejten.