Shtrembërimi i Rilindjes kombëtare nga Ben Blushi (i qëllimshëm apo nga injoranca)

2 Gusht 2023, 10:58Blog TEMA
Shtrembërimi i Rilindjes kombëtare nga Ben Blushi (i

Nga Bujar Meholli

Sa më shumë që kultura teknologjike e sotme shtrin itinerarin, aq më tepër përshkallëzohet polarizimi mes shoqërisë, gjegjësisht mes individëve të saj që ngrenë krye kundrejt tufës që keqlexon, keqinformon e shtrembëron. Kjo klimë shoqërore ka shndërruar çdo gjë në ferment politik duke lënë nën hije dimensionin artistik ashtu si në një qosh të tuatit (ferri sipas egjiptianëve). Kultura e personalitetet historike shfrytëzohen veç si mjete, atëherë kur nevojiten për ndonjë kombinatorikë paçka se shpesh sakatosen e dëmtohen, ose duke mos u lexuar e kuptuar drejt, ose duke mos u lexuar fare, por vetëm duke u përfolur. Jo rrallë herë kemi parë që figurat tona historike përdoren si mish për top për luftërat virtuale që i nxisin sot të diturit e dynjasë nga tastiera për të shpallur tradhtarë e patriotë këtë e atë, ashtu, sipas tekeve të tyre.

Ditë më parë lexova në një artikull të Ben Blushit për Albin Kurtin (te Koha Jonë, Bota sipas Albin Kurtit), këto formulime:

“Rilindja jonë Kombëtare kishte një aspekt të fortë kulturor dhe gjuhësor, por nuk kishte qëllim politik. Rilindja na mësoi të flisnim shqip por jo të luftonim dhe aq më pak të negocionim”, që më befasuan dhe dhanë shkas t’i shkruaj ca radhë duke synuar demaskimin e konstatimeve. Sot, statukuoja e kësaj shoqërie teknologjike absorbon një konglomerat aq marramendës të pluralizmit tekstual e ideor saqë e bën një kalvar të vërtetë pozicionimin dhe përcaktimin e diçkaje ngase gjithfarë gjërash/tekstesh – që hidhen nga mjetet virtuale – i kanë tendencat aq të ngatërruara, rrjedhimisht shumë herë të pasakta. Prandaj, duke mos përligjur kurrfarë konstatimi ad hoc, është esencial kontakti me autorin e asaj periudhe socio-kulturore, gjegjësisht tekstin origjinal, për ta bërë më pas gjykimin, kritikën. Dua ta ndaj një pasazh, këtu, nga vepra e Sami Frashërit, manifesti politik, programatik e ideologjik i Rilindjes Kombëtare “Shqipëria, ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:

"Kështu Tyrqitë edhe me ndihmën e këtyre, grekërit e shqehtë janë armikët’ e Shqipërisë’ e të Shqipëtarëvet; edhe përpiqenë, me sa u vjen nga dora, ta humbasinë kombërin’ e gjuhën’ e këti kombi, të cilit edhe emënin duan t’ia ngrenë fare. Greqia, Bulgaria e Serbia përpiqenë ta humbasin’ e ta ngrenë kombërinë shqipëtare e gjuhënë shqip cilado nga ajo cop’ e Shqipërisë, q’i ka rënë më pjesët të saj edhe q’e vështon që tani të sajnë, dyke kthyerë të krishtenëtë në kombërit të tyre; edhe Tyrqia më nj’anë u ndih këtyre në këtë punë e më nj’anë tjatrë kërkon të heqë Shqipëtarëtë myslimanë e t’i ndanjë nga vëllezërit’ e tyre, jo për të mirët të saj, po për të hequr’ edhe ata e për të vithisurë bashkë në trap të thellë të humbjesë tek po bjenë, për të mos dalë kurrë. Këta janë reziket’ e Shqipëris’ e të Shqipëtarëvet. Shqiptarët duhet të ruhen shumë nga djallëzitë e turqve, të grekërve e të shqehve e t’u rrinë kundrejt këtyre me të drejtën e tyre".[1]

Të thuash se Rilindja Kombëtare nuk kishte qëllim politik, për mua është, në rastin më të mirë lajthitje, kurse në rastin më të keq gabim trashanik, madje alogjik. Si bëhet që kjo lëvizje nacional-çlirimtare të kishte aspekt të fortë kulturor e gjuhësor, por jo politik?! Po negocimin? Përkundrazi. Sami Frashëri shkruan artikuj të shumtë mbi të drejtat themelore të popullit shqiptar të cilat rreket t’ua bëjë me dije bashkatdhetarëve që t’i kërkojnë e të mobilizohen. Brenda këtij formacioni u shkruan shumë tekste me patos nacional e kulturor, gjithsesi politik, për kërkesat dhe idealet shqiptare. 

Madje, Pashko Vasa shkruan në gjuhën frënge traktatin “E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët” ku synon t’ia bëjë të njohur auditorit frëng çështjen shqiptare. Sami Frashëri, si figura më eminente e kësaj lëvizjeje, ishte ideologu që me politikën e tij reformiste, që mund të cilësohet e majtë jomarksiste, bëri opozitën kundrejt feudalëve e pashallarëve otomanë. Si pjesë e Komitetit Shqiptar në Stamboll të Turqisë, bashkë me vëllain, Naim Frashërin, shpallën manifestin “Çfarë duan Shqiptarët?”. Premisat demokratike të tij mbrusen me idetë për përhapje të arsimit shqip, kultivimin e letërsisë e artit, barazinë gjinore, çdoherë duke vënë theksin te demokracia, liria, iluminizmi. Le ta paraqesim një pasazh tjetër, më të gjatë, nga vepra e tij:

"Qeveri’ e Tyrqet në Shqipëri është vetëm për të mbledhurë pagesat’ e ushtarëtë: eja ti, djalë shqipëtar, që shkele më të njëzettënë vit, të veç n’anët të dheut, të mbyllesh në një këshlla lakuriq e urëtë! Eja ti, Shqipëtar i varfërë, të paguanç pesë grosh për një dhi, nga e cila s’nxjer dot as gjymësën’ e këtyre pareve në mot! Kjo është pun’ e qeverindarit tyrk; po qeveri s’ka; pa dalë mirë zaptijeja nga kolumb’ e fshatarit, të cilit i mori djalin’ a gjënë, i hyn kusari ta vjedhë a armiku ta vrasë, edhe ay qeverindar, që qe i zoti te rjepë, s’ësht’ i zoti ta ruanjë nga kusari a ta mburonjë nga armiku! 

I gjori Shqipëtar ësht’ i shtranguarë të rrijë dit’ e natë me armë në dorë që të munjë të ruanjë gjën’ e shpirtin’ e ti; po në i lënçin’ edhe armë, se shumë herë armëtë ia mer, e le duarlidhurë përpara hajdutëvet e armikëvet, nga të cilëtë nuk ësht’ i zoti ta ruanjë. Pa le që shumë herë qeverindari bashkohetë me hajdutnë për të rjepurë Shqipëtar’ e nderçure. A munt të quhetë qeveri një qeveri e këtillë? Nukë, kurrë. Shqipëria gjendetë nënë një paqeveri të keqe. S’ka nonjë qeveri. Shqipëtarëtë hajen’ e vritenë në mest të tyre për ditë; gjaku i Shqipëtarit derdhetë kot e pa punë, ay gjak i vjejturë që do të mos derdhesh as një pikë përveç për ruajtjet e për shpëtimt të Shqipërisë! Varfërija paqeverija, paditurija sjellinë grindenë, ndarjenë, mosdashurinë.

Shqipëtarëtë, të varfërë, të paditurë, të ndarë, armikë njeri me tjatrin, po vriten në mest të tyre, po derdhinë gjakn’ e tyre kot e, sa venë, po humbasinë! Kanë rënë më një gjumë të thellë e të rëndë. Fqinjët’ e tyre ditë me ditë po xgjuhenë, po ndritohenë, po shtohenë e po hedhinë gjurma të mbëdha brënda në Shqipëri, të cilënë janë gati ta copëtojnë fare!

Kështu është sot Shqipëria!"[2]

Sami Frashëri është krejt i vetëdijshëm për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria. Është realist. Iluminues dhe kritik. Socialist demokrat që i prinë formacionit politik rilindës si eksponenti kryesor i agjendës nacionaliste shqiptare ku barazia dhe liria janë të pa negociuara sikurse themelet e një shteti shqiptar, funksional, që do të organizohet vetë brenda kufijve të tij administrativë. Ndaj s’mund të relativizohet gjithë lëvizja zulmëmadhe shqiptare në një formulim të tillë ku mëtohet t’i “zhvishet” dimensioni politik, aq i qartë, i pranishëm, esencial.

Po ta shohim kapitullin XIII – Shpëtimi a humbja e Shqipërisë është në dorë të Shqiptarëvet, Samiu, shumë i qartë, iluminon shqiptarët duke theksuar pozicionimin politik:

"Mëmëdheu yn’ i dashuri nukë ron dot edhe shumë kohë kështu si është sot; a do të humbasë për jetë e nukë do të mbesë as Shqipëtar as Shqipëri, a do të shpëtonjë e të ndërtohetëi me një mëndyrë që të mos ketë shëmbëilë në jetët e t’i kenë zili gjithë kombet’ e dheut? Të shpëtuarët a të humburit’ e Shqipërisë është në dorë të Shqipëtarëvet; në daçin, do të shpëtojnë, në daçin do të humbasin. Shqipëtarëtë s’kanë nevojë të zirenë nga armëtë, të hiqenë nëpër maletë e nëpër shpellat, të vriten’ e të prishenë si bëjnë kombet’ e tjerë për të fituarë lirin’ e tyre. Shqipëtarëtë s’jan’ aqë të shkelur’ e të posh’tuarë, sa të shtrëngohenë në të këtillë mundime. S’kanë nevojë’ të bëjnë gjë përveç se të lidhin fjalë ne mest të tyre, të bashkohenë gjithë sa janë, t’apën e të marrënë besë burrërisht, të qëndrojnë në fjalë: të patundurë edhe të kërkojnë të drejtën’ e tyre nga Tyrqia e nga Evropa. Tyrqia do t’i dëgjonjë e do t’u apë ato që kërkojnë me hir a me pahir edhe Evropa do t’u ndihnjë, si u ka ndihurë edhe kombevet të tjerë; edhe do ta shtrëngonjë Tyrqinë t’u ap’ edhe këtyre të drejtën’ e tyre".[3]

Një mobilizim të tillë e kërkonin të gjithë ideologët dhe përfaqësuesit rilindës. Ja, fjala vjen, si ju drejtohej Naum Veqilharxhi ortodoksëve shqiptarë në një letër:

Është koha të hedhim poshtë të gjitha paragjykimet e vjetruara, është koha të mbledhim veten dhe të gjykojmë më me pjekuri dhe më me burrëri, të ndërrojmë taktikë, duke marrë që tani e tutje si shembëll kombet e përparuara të botës. Dhe kështu një ditë edhe ne, me vullnetin e Perëndisë, shpresojmë të vihemi në radhën e kombeve të qytetëruara. Duke pasur parasysh këtë gjë në radhë të parë, le të shkojmë përpara me ballë hapur, me guxim, me durim dhe me këmbëngulje.”[4]

Zbehja tepër e madhe e kulturës së leximit na ka zhytur në batakun teknologjik ku grimcat më të imta të durimit sosen e njerëzit s’e marrin mundin për të shfletuar e për të mësuar gjë. Tani kur kërcënimi më i madh i qenësisë sonë si kulturë e komb, inteligjenca artificiale, ka ngritur celulën – do të jetë përherë e më vështirë të ruhet objektiviteti, të ruhet qasja serioze e pragmatike e shkrimit. Mungesa e durimit për t’i kushtuar kohën një çështjeje të caktuar sot është problem më i ndërlikuar sesa duket në shikim të parë. (Për këtë pata shkruar një ese, botuar po në Peizazhe, me titull “Mikrobi i padurimit”). Rreziku i sipërfaqësisë që sot rëndom mbush faqe të tëra portalesh e sajtesh është evident. Hidhen emra, hidhen konstatime nga më të çuditshmet, gabime nga më të ndryshmet, të cilat fare lehtë shkaktojnë konfuzion, keqlexim e keqinterpretim për të rinjtë e studentët. Ashtu siç Sami Frashëri programonte themelet e një shteti funksional, duhet vënë themelet e një kritike konstruktive e cila, mjerisht, ose mungon, ose është e përgjysmuar, ose kur bëhet shkakton konflikte e përçarje, polarizim. Kritika duhet t’u përgjigjet, siç thoshte pedagogu Fadil Podgorica, kërkesave të domosdoshme për përmbushjen e nevojave të lexuesve.

"Kritika asht gjithmonë vepër sqarimi, interpreton, shpjegon, gjykon. Kritika asht shqyrtim i ndërgjegjes së njeriut të pajisun mirë përball çdo fakti konkret që mund të paraqitet; asht shenji i ngadhnjimit të mendjehollësisë mbi jetën e njëmendët, asht ndërrimi e përshtatja e paprashëme e një drejtpeshimi të vërtetë n’ato caqe ideale që në zgavrën e errët platonike presin hymjen e tyne në botë. Asht, me fjalë të tjera, ushtrim polemik i bamë prej njeriut përball materjes. Kontributi i mendimit e i ideve që një kritik i vërtetë i sjell qytetnimit e kulturës asht i kuptueshëm qartas e zorë mund të puthitet me praktikën kur kujton se ban kritikë pa pasë një pregatitje të posaçme në këtë lamë".[5]

Këto radhë i hodha për ta pikasur këtë shtrembërim, me apo pa vetëdije, që i bëhet Rilindjes sonë Kombëtare. Të tilla shtrembërime e pasaktësi t’i zë syri ngado teksa bredh sajteve e portaleve që nuk i kontrollon e redakton kush – por qenësore është kritika, ajo duhet të jetë rregullatore e jetës sociale, kulturore dhe të tentojë demaskimin e keqinterpretimin për të synuar qasjen objektive e leximin serioz.(Peizazhe.com)

[1] Sami Frashëri, Shqipëria, ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?, Albaniana, botim digjital, 2015, fq. 56

[2] Po aty, fq. 67

[3] Po aty, fq. 77

[4] Naum Veqilharxhi, Letër enciklike për të gjithë të pasurit e të mësuarit ortodoksë shqiptarë, cituar nga Myslim Islami, Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Shqiptare, Sh. B. Rilindja, Prishtinë, 1978, fq. 157

[5] Fadil Podgorica, Për një systemim të kritikës letrare, revista “Fryma”, Shkodër, nr. 6, 1944, fq. 245

36 Komente

  1. T
    Taulant

    Kush eshte Ben Blushi ???? Nje mut muti, hajdut, njeri pa moral.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marko

      Z.Bujar nuk kam asnje respekt per Ben Blushin dhe jam shume dakort me ju qe figurat kryesore te Rilindjes kishin nje dimension te forte politik e kombetar ne vepret e tyre letrare, shkencore apo dhe artikujve qe botonin por pyetja qe po ashtu duhet shtruar eshte sa ka qene realisht impakti i tyre brenda Shqiperise dhe jashte Shqiperise? A u ngriten shqiptaret analfabete ne lufte ose kryengritje sepse lexuan Samiun, Naimin apo Pashko Vason? A njoh nga fuqite e medha te kohes ajo Shqiperi e copezuar per shkak te penes se tyre apo per shkak te pushkes se kryengritesve dhe interesave gjeostrategjike te disa fuqive antagoniste me fqinjet dhe pushtuesit tane? E verteta nuk e ul vepren e rilindasve tane por e paverteta nuk larteson asgje sepse ne fund te dites ngelet e pavertete!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Gjuha SHQIPE ishte gjuha e ndaluar ne perandori. Ndalimi i gjuhes SHQIPE i interesonte perandoris por sidomos patriarkanes se Stambollit per asimilimin e Shqiptareve. Kjo gje ndodhi sidomos mbas krijimit te shtetit Grek prej fuqive te medha te kohes.Rilindasit me nje fuqi intelektuale te jashtezakonshme arriten qe te krijojn identitetin shteteror Shqiptar .Kishin shume morra rruges qe i pengonin sidomos aspekti fetar qe i kishte shpallur lufte identitetit kombetar Shqiptar. Kishin shume armiq rreth e rrotull. Serbet,Bullgaret,Greket dhe kelyshet e tyre ne Londer,Paris e Moske qe kerkonin zhdukjen e Shqiptareve. Kush ka parasysh Churchillin nje armik i betuar i Shqiptareve i cili ne vitin 1943 i premtoj Titos gjysmen e Shqiperis dhe Grekerve gjysmen tjeter. Fqinjet ne i kishim nje kafshate por problemi ishte Rusia,Anglia e Franca qe na luftonim. Edhe kur Shqiptaret zbythen pushtuesit Malazez e Serb ne betejen e Ulqinit ishin Anglezet,Francezet qe zbarkuan e luftuan Shqiptaret ne Ulqin.Franca i dhuroi Greqis ne vitin 1912 140 anije vetem per te luftuar Shqiptaret e Maqedonasit ne betejat e Maqedonis e Epirit. Anglia me mijera armatime ...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Posi posi

          Çurçilli nuk ishte aspak armik i betuar i Shqiperise. As e kishte idene nga binte shqiperia apo shqiptaret. Thjeshte ata nepunes burokrate qe pergatisnin ujdite e krereve te medhenj i binin shkurt: titos nuk I eshte premtuar asgje ne 1943.Aq me pak eshte eshte permendur Shqiperia. Se nga i ke degjuar keto perralla qe shqiptaret pa ushtri dhe organizim i kishin fqinjet nje kafshate na e trego njehere tjeter. Greket e jugosllavet i rezistuan gjermaneve, po ti do rritesh e do lexosh historine tamam

          Përgjigjjuni
        2. t
          te perulur, por ndihen krenare

          Marko, jam dakort, por do vije koha qe do fshijne bythen me poetet dhe skrimtaret qe dalin pas 1990 sepse ca vijne nga diktatura si te turullosur, ca duan te duken demokrate pa demokraci, ca duan te perfitojne para e kurva e keshtu qe nuk kane as koke e as bythe per te mbajtur barren e letersise dhe politikes ne ndihme te shoqersie. Na u ben perimet bajate dhe jeta bajate si perimet e pijet industriale. Hajt, mor se kush i lexon keta bastarde!

          Përgjigjjuni
        3. I
          Ilirjan

          Blushi eshte aq i ngrehur sa, nuk ka nevoje as ta shash.I pelqen hunda e vet para pasqyres...t'u rritte mendja ben,me shume se c'te eshte rritur!

          Përgjigjjuni
        4. E
          E verteta dhemb....

          O beqoooo,te tille carcafe me pordhe me rigon mund te shkruash sa te duash por rrealiteti ishte eshte e do te jet krejt ndrishe.....kurre kristianet(kaurret sipas jush) nuk kane qene "adherfia" me muslimon brother's (turkoshqipfolesit sipas nesh)..... gezuar ramazonin!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pjeter mustaku

            Ketij Loqes grek bequa i qinte grate

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Ndaj edhe i kemi qujatur Graqire, sepse u qinim grate, ndersa keta i binin bythes sic e kane zakon.

              Përgjigjjuni
            2. a
              armand

              Shiko fotografine o bole dhe kupton qe shqiptareve para Shqiperise nuk u pjerdh menderja per fene. Qe kur barbaret e stepave dhe bithzinjte e shkretetirave u dynden ne keto troje shqipfolesit filluan te ngrejne bithen perpjete dhe te puthin duart e dikujt tjeter. Se qe ta dish o gjakperzier shqiptari i vertete vetem duart e Nenes puth dhe Jo duart e mjekroshit mbasi ka prekur bithen o bolet e veta o te dikujt tjeter.

              Përgjigjjuni
              1. l
                labi

                Qe te dish kush jane myslymant mjaft te pysesh Even e Ben Blushit te tregon,ne piken e qefit ajo thoshte,hajdarin tend synet nuk e nderroj as me 100 Bena qe i vjen era e nuk dihet sa ka pa lare.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noli

                  Ja qe po ta them une ty "qe te dhemb" e do te dhembe me shume. Nqs identifikohesh me fene , kjo do te thote qe nuk ke identitet kombetar. Po shkoj me tutje; Ky koncept qe e zbatoni me konseguence e ka nje shkak, dhe kjo ju ben fondamentaliste ortodokse po aq te rrezikshem, ju qe identifikoheni si greke , po aq te rrezikshem sa dhe fondamentalistet islamike. Misioni i fese duhet te jete paqsor dhe te percjelle mesazhin paqesor te dashurise dhe jo te urrejtjes ndaj jo vetem besimtareve te nje feje , por te gjithe njerezve. Te siguroj qe shqiptaret kane identitet kombetar dhe identifikohen si te tille, dhe jo nga besimi. Ketu eshte edhe klecka qe do te dhembe me shume ty "qe te dhemb", sepse nuk keni trasheguar ato vlera "helenike" qe i nderojme ne dhe gjithe bota. Po te ndihmoj ta kuptosh; Greke quhen te gjithe ata qe dijne gjithshka, flasin shume per gjithshka, nuk ndegjojne fare, jane perrallaxhinj, urrejne 12 Zoterit e Olimpit dhe shkojne ne kishe. Po te pakten beni dicka qe te themi se jeni pasardhes te heleneve te lashte dhe percillni vlera. Jeni bere parazitet e Europes. Helada e lashte e mbylli misionin e saj ne shekullin e IV mbas eres sone, u shuajt si qyteterim, ashtu si qyteterimi egjiptian, ai sumer, etj. dhe na ngrifeni me nje shtet te denatyralizuar, i perbere nga kombesi te ndryshme te identifikuar si ortodokse e per pasoje te identifikuar si greke nga asgjekundi, pas 15 shekujsh , me spastrime etnike e fetare, per te na shitur vlerat e atij qyteterimi qe sju perket juve. Vetem thenia e Sokratit se kush jane helenet do te te ndihmonte shume te kuptoje se sa "out" je si grek.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vlora 97

                  Sa seriozisht e ke marrë Benin o i uruar

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Baliu

                    Kjo eshte vetem nje bisede imagjinare e Ben Bullshit me vetveten. Motoja e tij eshte: trilloj, prandaj egzistoj. Nje vegjetim mjeran.

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rrofte lexhenda dhe beni

                      lere Benin ne fshat

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptari

                        Besoj se ky qendrim ka brenda mungesen e njohurive per Epoken e Rilindjes,por dhe i qellimshem per ta zbehur kete periudhe te ndritur luftrash per liri dhe bashkim kombetar. Rilindja kombetare eshte nje periudhe luftrash politike,ekonomike,periudhe e zgjimit kombetar,ndriçimit te mendjes,ruajtjes se trojeve,zhvillimit te arsimit dhe gjuhes shqipe .Ajo fillon ne vitet 30-40 te shek.XIX deri me 1912 qe kulmon me shpalljen e Pavaresise.Vdekja e Mahmudit II,korrik 1839 ardhja ne pushtet e Abdyazizit dhe me pas Murati V dhe Abdylhamitit 1876,Reformat e Tanzimatit,lufta Ruso-Turke,kryengritjet ne Serbi,Kroaci,Bullgari,Besarabi etj i renduan pozitat e shqiptareve.Rrezikohej rende qenia e nje prej kombeve me te vjetra ne Ballkan.Pati dy tentativa nga pashallaret Ali pashe Tepelena dhe kara Mahmut pasha 1822.Ketu fillon dhe zgjimi politik,ideologjik,kombetar,arsimor,gjuhesor dhe ekonomik.Lidhja e Jugut,kryengritjet e Rrapo Hekalit,Tafil Buzit dhe ato ne tere trevat shqiptare Jug-Veri.Si nuk qenka politike kur kerkohet autonomi bashkim te kater vilajeteve,qeverisje shqiptare.Degjo çfare thote Sami Frasheri:”Turqia i ngjane nje karkatine qe po shembet.Do rrime bashke me te dhe te na zeje brenda,apo do dalim nga kjo karakatine dhe te ndertojme shtepine tone mevete?”Blush lexo Naum Veqilharxhin,Vaso Pashen,Samiun,Naimin,Shiroken,Mitkon,Çajupin,Mjeden dhe tere Rilindasit e medhenj Keto libra ti ka lene gjyshi yt nga nena qe me te drejte eshte quajtur Rilindas i madh.Nese nuk ke kohe te lexosh,te pakten mos hidh balte mbi kete epoke te ndritur,ndonese mund te keshe nje mendim kunder tere asaj pune qe beri gjyshi yt dhe dhjetera studiues kompetente.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Davidi

                          ....kultura teknologjike e sotme shtrin itinerarin, aq më tepër përshkallëzohet polarizimi mes shoqërisë, gjegjësisht mes individëve... Çfare shkruan o bole?!

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shkrim paçavure

                            Po pra. Askush nuk e ka lexuar deri në fund këtë paçavure. Nuk lexohet, e jo më të kuptohet.

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            SOPIQOTI

                            KKEQ"ARDHJE per Benin e vogel "Blushi" qe ka humbur nga kujtesa ato qe gjate arsimimit te tij ka mesuar per Memedhen e tj dhe patriotet qe me vepra kane luftiar per memedhene Shqiperi,

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dedegtivi

                              Per mua duke ditur qe Ben Blushi i perket komunitetit Vlleh dhe gjyshi i tij shkrimtari i Famcem Shuteriqi ka qene kryetar i shoqates se miqesise e vllazerise Serbo-shqiptare,cdo gje eshte e qellimshme

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rajaja

                                Na bëre lëmsh o Bujar( fisnik d.m.th)! Vullneti politik shprehet ,edhe sot e gjithë ditën ,me veprime politike! Jo me traktate letraro - artistike.. Cili pra ishte veprimi politik!? Lidha Shqiptare e Prizrenit? Apo Shpallja e Pavarsisë nga Ismail Qemali? Epo mirë.... Ja lexoi njëherë çfarë thonë dokumentat për to!? Autonomi me ligjin e Sheriatit,apo ndjesë që na duhet të shkëputemi nga Guberna Osmane!!! Nacionalizëm i verbër....

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pensionisti

                                  Nuk marë vesh shumë nga politika dhe sidomos këta lloj poliqënësh.Por nqs nuk do të lindë nj ëbrez jo të iluminuarish por trima luftëtarësh si në fotografin që shoqëron shkrimin ,këta mostra politikanësh këtej dhe matanë kufijsh do e shqyejnëSHQIPËRINË.Pd

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teme

                                    Te flasim qarte, cfare po ben me pak sot qeveria rama dhe bashkia lali se ckane bere para qindra vitesh otomanet?! Njesoj po zhvatet populli i thjeshte, njesoj po detyrohet te zhduket nga vendi i vet, njesoj po behen pazare per te grabitur cfare te mundet, njesoj po fusin qytetare e fshatare ne konflikte njeri me tjetrin, te gjitha keto si rezultat i nje qverisjeje qe e ka bere shtetin dhe shoqerine jo funksionale. Edhe kritikat dhe denoncimet qe vijne ne adrese te tyre, sulmohen aq ashper sa te bejne te dyshosh kush eshte fajtori. Nese para dekadash rrezikohej humbja e gjithckaje dhe Rilindja e vertete luftonte per Shqiperine, sot ajo qe qeveria quan rilindje eshte ne drejtim te kundert dhe po shkaterron gjithcka: shtetin, shoqerine, ekonomine, dinjitetin e njerezve, trashegimine dhe te ardhmen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. l
                                      labi

                                      Per pytjen nese e ben me qellim apo nga injoranca,sa per fillim Beni dhe e shoqja kane qene zarat e konsullit Grek,ja merrte ne goje per nje vize,prandaj mos u cudit per ato qe katranos Beni qe kurr ne jete nuk ka ecur vete.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        monoloqet e bibilushit

                                        si mer nuk e shfrytezuat njiher kohen ,per lartesimin e asaj Historie ,Letersie ,Arti e Shoqerie ne fund te fundit ,te motivoni jeten e nxisni sensin pozitive ,te bashkimit jo percarjes nder shqiptare ,por merreni vetem me brockulla si me qen mediet shqiptare Mejhanet ku takohen me vra kohen ,mor injorante dhe pastaj ankoheni per rrugaceri rrugeve shkollave e spitaleve etj . si nuk u ndjet njiher pergjegjes per rolin qe duhet te merrni ne shoqeri dhe punoni ta shtyni perpara ate ne te gjtha drejtimet .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rilindja Kombëtare

                                          Komentet e Ben Blushit janë në një linjë me përpjekjet e Thomas Frashërit. Beni ka bërë një artikull. Thomasi ka bërë një libër "Frashëri, i shquar i panjohur" qëllimisht injorues ndaj Vëllezërve Frashëri. Më parë është hequr emri "Mësonjëtorja e parë shqipe" dhe statusi Muze Kombëtar i Arsimit. Tashmë lidhja është e dukshme. Grupi filogrek është hedhur në sulm ndaj Rilindjes Kombëtare dhe është linja Korçë - Përmet e tutje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rezi

                                            Aman se na çuditët. Një frazë ka thënë Beni për ti thënë Albinit se duhen përdorur edhe armët por edhe fjala, në kohën e rilindasve nuk negociohej, por sot duhet negociuar! Filozofi për të thënë që di… ky shkruesi…

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aron

                                              Shkrimi i qelluar nga ana e permbajtjes, por do t'u kerkonim shume juve qe beni shkrime para se t'i postoni ato merrni mundimin t'i redaktoni, sepse vazhdojme te lexojme fjale te cilat nuk kane te bejne me gjuhen shqipe. Mbani nje fjalor kudo ku jeni, sepse sot ka edhe fjalora elektronik, nqs kerkon nje fjale qe nuk te vjen ne mendje per momentin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Detari

                                                S'mund te jesh dhe Arber dhe mahmut.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Apolitical

                                                  Politik do te thote kurveri, bythqiresi, dredheri, dhelperi dhe RILINDASIT tane te ndritur shyqyr zotit nuk e kishin ate.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. w
                                                    w

                                                    Arber jane ekipi i te krishterve ,,,,Mahmutet ,Mehmetet jane ekip tjeter ,,me Hoxhen trainer dhe Dervishet manaxher ,,,,

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Aqifi nga Himara

                                                      Po Ben Blushi i biri i kicos eshte.Nuk keni pse habiteni se pse ortodokset shqiptare ndihen filogreker kur vete ortodoksia ''autoqefale'' shqiptare eshte neñ hyqmin e grekerve.Nuk eshte hera e pare qe ben blushi ne shkrimet e tij i meshon linjes se percarjes kombetare.Fatkeqsisht vetem ne Shqiperi ca paeudo shkrimtare shkruajne sic u teket dhe pa pergjegjesimorale e historike se askush si kerkon llogari

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. O
                                                        Ordtodoksi qe i dhjet emrit Grek larte !

                                                        O Aqif nga Himara , kujdes me ate llapen tende , kur flet per Ortodokset Shqiptare duke bere Politiken e Grekut ktu .Nuk eshte aspak e vertete kjo qe shkruan . Jemi Ortodokse Shqiptare dhe Krenare ,madje do ta kishim per Turp Njerzore ,ta quanim veten Grek ! Eshte per te ardhur keq , qe ne ate vend , gjen kaq hapesire Politika e Djallit Grek Janullatos dhe ai Mut Shtet rri tamam si Muti ne Shi .si edhe Ti ! Jam Ortodoks Shqiptare e I dhjes ne Surrat cdo Greku dhe atye qe na bejne Grek sepse i shtyn ne byth Greqia noj Euro me ble sufllaqe . Boll hemgret Mute duke percare Shqiptaret .Historia e Shqiperise flet qarte se cilet jane Ortodokset Shqiptare .Prandaj mbylleni halene ,maskarenje

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. D
                                                        Dauti

                                                        Gezuar Bajramin ,,,

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. U
                                                          Universi shpresa ime

                                                          Ben blushî kokrra e drogaxhiut e ka Marr tĕ pĕrzjer e I Jan pjerdhur trut.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

                                                            On zot sa mut paska pasur ky vend !?

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje