Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u shpëtojnë jetën falas shqiptarëve?!

2 Gusht 2023, 17:50Blog TEMA
Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u

Nga Carlo Bollino

Pas editorialit të dy ditëve më parë, përmes të cilit denoncova turpin e një shëndetësie private që merr dhuratë nga shteti një terapi jetëshpëtuese siç është trombectomia, duke detyruar pacientët me këtë diagnozë të gjejnë brenda 6 orëve 20.000 euro për të derdhur në Spitalin Amerikan, (i vetmi në gjendje ta aplikojë, ndryshe pacienti vdes), më erdhën shumë komente publike, por edhe private.

Bashkë me reagimet, mësova edhe disa lajme shtesë, edhe pse në formë anonime, pasi të gjithë kanë frikë të flasin për këtë temë. Heshtin mjekët e përfshirë, sepse e dinë që janë në faj. Heshtin politikanët e përfshirë, sepse e dinë që nuk kanë të drejtë. Heshtin mjekët e ndershëm, sepse nuk besojnë se diçka mund të ndryshojë. Heshtin deri edhe të afërmit e viktimave të cilët, si gjithë të tjerët, i druhen kushedi se ç’raprezalje, sikur humbja e një familjari për faj të një shëndetësie të sëmurë nuk është një dënim dhe një dhimbje e mjaftueshme. 

Ka nga ata që edhe falanderojnë spitalet private se pranuan shumën e kërkuar dhe mjekët e politikanët që i detyruan ta paguajnë atë shumë, sikur e gjitha të ishte normale. Sikur shëndeti publik duhet të funksionojë vetëm kështu, patjetër. Problemi është se pikërisht kjo heshtje dhe ky servilizëm, në fund të fundit, lejojnë që sistemi të mos ndryshojë.

Për fat të mirë, i mbrojtur nga anonimati, ndonjë flet. Dhe në këtë mënyrë zbulova se gjëndja është edhe më e rëndë nga sa shkruajta. Në të vërtetë QSUT i disponon prej vitesh ato aparate të domosdoshme për të kryer trombectominë, por nuk i përdor. Kjo, pasi disa janë prishur në pritje të mirëmbajtjes, ndërsa të tjerave u mungon një aksesor i domosdoshëm që quhet “kateter”. Kateteri është një lloj tubi që futet në damar, arrin në tru dhe liron trombin që ndryshe e çon në vdekje pacientin. Çështja është se askush nuk bën një tender as për të blerë katetera dhe as për të kryer mirëmbajtjen. 

Me aparatet e prishura ose pa katetera, mjekët e QSUT-së nuk janë në gjendje të kryejnë trombectominë, dhe pacientët, të cilëve iu diagnostikohet pikërisht në QSUT tromboza cerebrale akute, duhet të nisin numërimin e 6 orëve për të gjetur brenda atij afati kohor 20 mijë eurot për t’ja paguar Spitalit Amerikan, që për vete ka bërë edhe mirëmbajtjen e aparaturave, edhe blerjen e kateterave. Pranë këtij të fundit punon pjesa më e madhe e mjekëve të formuar në QSUT, por të lenë pa aparatura. Ja pra, skandali është i gjithi këtu.

I kujt është faji? I mjekëve të neurokirurgjisë të QSUT-së që duhet t’i kërkojnë drejtorisë së QSUT-së dhe ministrisë organizimin e tenderave? Dhe nëse nuk e kërkojnë, përse nuk e kërkojnë? Është faji i drejtorisë së QSUT-së që nuk kontrollon funksionimin dhe përdorimin e aparaturave të veta? Është faji i ministrisë që nuk informohet? Apo që bën sikur nuk sheh? Në fund të fundit, kush fiton nga kjo seri neglizhencash është spitali privat dhe kush paguan pasojat, janë qytetarët. Skandali për këtë qe po ndodh është aq i rëndë sa ndoshta edhe SPAK do të ishte mirë të hidhte sytë.

Shëndetësia në Shqipëri është e kushtëzuar nga konflikti gjigand i interesave mes publikes dhe privatit, ku strukturat private favorizohen gjithmonë në dëm të strukturave publike. Rasti i trombectomisë, një terapi jetëshpëtuese deleguar në formë ekskluzive  Spitalit Amerikan, u bë një çështje kombëtare pasi familjarët e aktorit të njohur Genc Fuga i prekur nga tromboza, bënë një apel publik për të gjetur në 6 orë 20.000 euro të domosdoshme për shtrimin në spitalin privat, pasi QSUT nuk mund të bënte asgjë.

Një skandal ndaj të cilit shteti duhet të reagojë menjëherë dhe ta korrigjojë, ose duke futur trombectominë në terapitë e rimbursueshme (po pse në Europë kjo terapi kushton nga 10 mijë në 11 mijë euro, ndërsa në Shqipëri 20.000 euro?!) ose duke i dhënë QSUT-së pajisjet e nevojshme për te rifiluar ta bëjnë këtë shërbim falas për të gjithë pacientët.

Do të ishte mirë që të paktën Ministria e Shëndetësisë të mos vazhdojë të heshtë si gjithë të tjerët, duke e lënë gjendjen kështu siç është në pritje që personazhi tjetër i njohur të bëjë zhurmë përsëri. Pasi, ndërkohë dihet, hallet e përditëshme të njerëzve të thjeshtë nëpër spitale, nuk bëjnë asnjëherë zhurmë.

54 Komente

  1. J
    Josifi

    Bir Selman i nënës kë të qaj më parë,udhëtojnë bashkë i vdekuri me të gjallë!!!!!Frikacakët në vënd të parë si doktorë dhe gazetarë,përveç teje o i mbarë Bolino Italian.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Operacioni Zjarri

      Kjo nuk ka ndodhur per here te pare. Ne vitin 2001 mu desh te beja nje skaner por ne spitalin shteteror ishte e pamundur pasi ishte i prishur dhe ashtu mbeti per nje kohe te gjate. Doktor Mentor Petrela nuk ishte i interesuar ta rregullonte sepse kishte kliniken e tij private dhe ishe i detyruar te shkoje atje per skanerin. Bera cbera edhe une atje vajta.

      Përgjigjjuni
    2. t
      toni mavrija

      Shtet mafioz me ne krye Edin, Salen. Ilirin ,Lulin e kompani Kokat ju hengte makuteria dhe poshtersia qe i karakterizon.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Guxim i nje gazetari europian, por nuk mjafton sepse mooti eshte bere mullar! Zot na mbron e kur te vije Dita, mos na lere me dore te bizneseve spitalore, ku emri sharlatane Spital Amerikan, dihet qe jane mjeket shqiptare se atje ska shkelur kurre kembe amerikani.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktorri

          Nuk e lexoj fare shkrimin dhe i përgjigjem pyetjes së titullit.....................Aparatet në QSUT i prish qeveria, ose Edi Rama............... . Për sa kohë nuk vendoset një politikë e qartë, për ta ndarë shërbimin privat nga ai shtetëror, kështu do të veprohet............................................. Të gjithë mjekët e spitaleve private, punojnë edhe në ato shtetërore................ Plus kësaj, kanë edhe nga një klinikë private................ . Puna në shtet ju duhet për të peshkuar pacientë dhe i drejtojnë për shërbim më të specializuar në klinikat e tyre private..................... . Janë këta që prishin paisjet e spitaleve shtetërore, duke kryer krime që duhen dënuar rëndë..................... . Punojnë në spitalin shtetëror deti në orën 10, pastaj shkojnë në klinikën private. Mbarojnë vizitat atje dhe më pas, sipas dakortësive me drejtuesit e spitaleve private, ju drejtohen atyre.............. . Kështu nuk mund të vazhdohet........ . Mjekëve duhet tu thuhet me ligj..... . Ose në shtet, ose në privat. Edhe andej edhe kendej, ose as këtej as andej, nuk duhet të ketë.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Indinjata

            Jam plotesisht dakorti me trajtimin qe i bene ketij problemi kut te kesaj shoqerie,por do te shtoja qe ata per te cilet rastesia i ka veshur me bluza te bardha nuk jane mjeke por shtes e bleres jete! Ndaj edhe qeveria hesht sepse i shkon per shtat ketij sistemi xhungel qe rendomt ose p i ditur kuptimin ne kete vend quhet demokraci! Bordello hesapi ,ku mos paç ftin te shkoh te kaspi. Carlo kujdes je je duke e tepruar dhe te hiqet liçenca pasketaj sepse bie ndesh me parimet e parise se ketij vendi e populli qe lrg qofte ti ndodhi gje Kiares me Luizin dhe digjet Shqiperia si ne 97-ten,o hej o hej o hej!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ardjan Dajti

              Eshte krejt e vertete ajo qe shkruan. Duhen ndare me ligj: MJEKET TE PUNOJNE OSE NE SHTET, OSE NE PRIVAT. Une nuk mendoj se mjeket i demtojne vete aparaturat,por kalimi neper disa hallka burokratike-korruptive(tenderimet,ekskluziviteti,full risk apo jo etj) per mirembajtjen e tyre u zvarrit pa fund zgjidhjet. AUTONOMIA SPITALORE e vertete e zgjidh kete ngerc.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flori

                Nuk e lexova fare shkrimin. Po nga emri i shkruesit e di perfundimin. APARATURAT I PRISH NATEN SALI BERISHA!!!! FUTET SI VAMPIR NE SPITALE DHE PASI PI GJAKUN E PACIENTEVE PRISH APARATET! Me makine jashte e pret Mul Noka, rojeve te spitalit u ben magji verbimi Edi Paloka, ndersa LUL BRAVA PERPIQET TA NDALOJE, qan ulerin dhe i lutet mos dhe ne fund e kercenon TA TREGOJ UN NGA EDI!!!!

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une

                  Lexo lexo

                  Përgjigjjuni
                2. X
                  Xhezo Smokthina

                  "Doktorri", ti mirë e ke për ato që thua, po sikur t'a lexoje dhe shkrimin, mirë do bëje! Sepse ti fyen autorin duke bërë një deklarim të tillë. Njerzit shumë të mënçur si puna jote, të cilëve u mjafton leximi i titullit për të arritur në përfundime gjeniale , bota i ka të rrallë, vetëm këtu tek ne ju jeni me bollëk.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Raimonda

                    E gjithe kjo koklavitje interesash midis sherbimit spitalor publik dhe klinikave private filloi dhe u konsolidua keshtu ne kohen kur minister shendetesie ishte Ilir Beqja. Ky i vuri shqelmin sherbimit shendetesor se lejoi mjket speciliste qe punonin ne sherbimet shteterore edhe ne ato private dhe kjo beri qe per pcientet te rriteshin kostot per diagnostikim e trajtim, Uroj qe kur ky ishminister te jete pensionist dhe pa pronat qe vuri ne peridhen e tij te pushteteshme te kete nevoje te domosdoshme per keto sherbime shendetesore, dhe ti vihet jeta ne fije te perit per mungese financiare.

                    Përgjigjjuni
                  2. k
                    katarakti

                    Mirë që e kemi këtë italianin që ia ka nxjerrë dhe i nxjerr të palarat Berishës, Ramës e kompani. Tani pyetja një milionëshe është: Rama është i paaftë që do të paaftët, apo i korruptuar nga korruptuesit?! Sidoqoftë të gjitha këto ndodhira, ngjarje dhe fakte dëshmojnë se ai, në rastin më të mirë, nuk ka aftësitë e një burri shteti. Është peshë e lehtë, piktor, influencues, sportist, artist dhe çfarëdo tjetër, por i paaftë për të përballuar plagët nga të cilat vuan vendi. Le të na postojë tani ndonjë foto me turistët e lumtur perëndimorë në Shqipëri. Nuk e di se pse po më ngjan si Fatos Nano nr 2. Me siguri do përfundojë si ai.

                    Përgjigjjuni
                    1. n
                      nikolla

                      BRRAVO BRRAVO PO QEVERIJA JANE TANE KRIMINELA

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fat man

                        Z. Bollino duhet prositur nga nje kar-teter per kryeministrin lolo Rama, per ministren e shendetesise, per shefin e SHISH, per drejtorin e spitalit "Nene Tereza" e me rradhe mafioze pronar te spitaleve private. Qytetareve qe u vdesin te afermit nga mungesa e perdorimit te ketij aparati te bejne vetegjyqesi, shteti ka vdekur eshte ne dore te mafias dhe oligarkeve, por ka vdekur edhe nervi i protestave i qytetareve per te permbysur kete sistem te oligarkeve dhe qeverine.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mjeket ! kush deshiron te Jetoje ka mundesi !

                          Teme shume e prekur per te gjithe Qytetaret.... Mua me ka rene rati vete per nje te Families...u detyruam te paguajme ...per nje CD.. Nuk behej fjala per 250 mije leke ...por ato qe nuk kane mundesi ! po ato qe marin Borxhe kure nuk kane ! po ato qe vdesin se kane ate mudnesi as Borxh as nuk kane as vete ! Pastaj kure ndodhin ngjarje Negative " Rafje apo dhe Vrasje " dhe pastaj kemi Ankesa nga Mjeket dhe na dalin e Demostrojne qe po na rahin po na vrasin ! Nese nuk regullohen ( do dali ndonje qe ka hall , por ska para ! ) dhe shume shpejte do te kemi " Rahje apo Vrasje " te rradhes... Doktoret Private ne Klinikat e tyre Private apo dhe Spitalet Private ! per te dyja rastet eshte si 6 in Lotto..Viktimat jane Qytetaret..

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mjeket ! kush deshiron te Jetoje ka mundesi !

                            Teme shume e prekur per te gjithe Qytetaret.... Mua me ka rene rati vete per nje te Families...u detyruam te paguajme ...per nje CD.. Nuk behej fjala per 250 mije leke ...por ato qe nuk kane mundesi ! po ato qe marin Borxhe kure nuk kane ! po ato qe vdesin se kane ate mudnesi as Borxh as nuk kane as vete ! Pastaj kure ndodhin ngjarje Negative " Rafje apo dhe Vrasje " dhe pastaj kemi Ankesa nga Mjeket dhe na dalin e Demostrojne qe po na rahin po na vrasin ! Nese nuk regullohen ( do dali ndonje qe ka hall , por ska para ! ) dhe shume shpejte do te kemi " Rahje apo Vrasje " te rradhes... Doktoret Private ne Klinikat e tyre Private apo dhe Spitalet Private ! per te dyja rastet eshte si 6 in Lotto..Viktimat jane Qytetaret..

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sulo Permeti

                              Doktori mafioz me papion petrela,ministria ,persona seksere ne spitalin sheteror,marrin perqindjen e fitimit per cdo pacient te shruar ne spitalin grabites gjoja me emrin Amerikan(aty ska asnje amerikan).Allajbeu eshte pronari i spitalit dhe se sa i korruptuar eshte ky,mjafton te shoheshsh emisionin tv. TOP STORY ne Top-channel....prishin aparaturat ne spitalet sheterore,per ti derguar tek spitali amerikan,dhe aty ndajne leket.TURP!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                keshilltari

                                pse flet dokrra. kush mund ta beje kete gje kaq shkoqur sa e shkruan ti. nese ke prova shko ne prokurori. teveqel

                                Përgjigjjuni
                              2. I
                                Ilirjan

                                Korrupsioni...!Ata qe fitojne te "Amerikani" ,jane ata qe PAGUAJNE e korruptojne edhe tekniket pergjegjes te aparaturave.Enveri do t'i kishte varur me kohe,por shyqyr s'eshte ajo kohe,edhe pse disa do ta meritonin.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Ladi

                                  Histori shume e vjeter kjo Karlo - jam shume i befasuar qe ti e paske marre vesh vetem tani - madje nga anonimet!? Qe kur linden klinikat private, gati 30 vite me pare, filluan te prishen aparatet sistematikisht ne spitalet shteterore. Shume prej tyre dolen jasht pune pa kthim dhe vetem tek privati aparati punonte per mrekulli - kuptohet: kundrejt pagesave se majme. Vete mjeket ja pane hajrin kesaj pune, drejtuesit e spitaleve po ashtu, ministria bashke me ta, pasi ju vinte per hosh kjo pune - te gjithe fitonin. Si? Shume thjeshte. Mjeket qe nga spitali punonin dhe ke privati, shefat qe shkonin jashte per te gjetur paisje "moderne", ministria qe nepermjet te treteve blinte paisje te reja, (tendera) te cilat vetem pak ore pas inagurimit nuk punonin me.. Kjo histori vazhdon edhe sot e gjithe diten por tani ne menyre me te sterholluar...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    rrofte lexhenda dhe zagaret

                                    Ladi ! Je shume i sakte .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. M
                                    Me fat qe kam ik

                                    Po ku e ke Manstirliun pra Se ngeli tu peruru spitale. Ka qene edhe shefe e QSUT. Pse s’nihet Manja? Beni sikur me demek Po boni opozit por ne fakt I ktheni ne gjoba ndaj llojit tuj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bir selmani i nënës.

                                      Pajisje diagnostikuese të QSUT mbahen të prishura nga Gjiriz - Haleja, pjesë integrale e së Cilës edhe ju Zotni Karlio(mender zotnie me thënë).

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kuriozi

                                        Kur thua “ gjiriz -haleja “, me fal qe po te pyes: per Salen e ke fjalen ?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. K
                                        Kosta

                                        Felemi nderit Tuaj z.Bolino qe po mesoni mediat te punojne me pergjegjesi Profesional.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ana

                                          Bravo Bolino! Kjo është shëndetësia falas e Ramës. Asnjëherë nuk e kam kuptuar se përse i derdhim sigurimet shëndetësore kur ne paguajmë kudo që shkojmë. Çfarë na sigurojnë këto para që i derdhim gjatë gjithë viteve të punës?! Për asgjë. Turp o qeveri e korruptuar! Ju ndjektë pas si hija e vdekjes mallkimi i këtij populli të rraskapitur dhe të vuajtur deri në palcë!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mirēnjohje

                                            Njē bravo e madhe per Carlon i cili eshte mē Shqiptar se Shqiptaret. Ku janē gazetarēt e korruptuar shqipfolēs? Po Klodi i Spitalit amerikan, me falni turk, pse nuk prononcohet per skandalin e 20 mije eurove . Pse ne Perēndim kushton 10 mije euro dhe te ne dyfishi? Faleminderit Carlo

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Genti

                                              Sa leke merrte dhe merr Petrela nga Amerikani ! Plot 67 milion ne muaj. Po Gerta X ? Marrë sipas databazes së rrogave qe doli në qarkullim muaj më parë! Janë 200 -400 paciente në vit që kanë nevojë për Tromboctomi !!! Nga te cilet 100-150 e bejne ke amerikani shuma del 2- 3.5 milion euro në vit! Te tjeret vdesin se nuk kane lekë ose pësojnë invaliditet të plotë ku shoqeria shqiptare dhe familja paguan 7-10 mijë euro për cdo person shuma del e konsiderueshme por invaliditeti vazhdon mw vite , mendohet sa lek bëjnë , qindra milion lekë në vit! Nëse ka ka një ndërhyrje që është kost efektive më shërim thuajse të plotë kjo duhet të ishte realizuar me vite më pare! Tani kjo përben veprim kriminal te Petrelës i cili për vite të tera eshte paguar nga Sp Amerikan dhe nuk ka ngrutur zerin duke qënë bashkëpuntor në vrasjen e njerëzve tl varfër! Prokuroria duhet te hape dosjwn për Petrelën , Ogerta Manastirlin dhe drejtoreshen e QSUT Albana Ficon!! Prokuroria duhet të bëjë analizën e vdekjeve që vijnë me shkak nga mos ndërhyrja në shtet dhe për paspje humbjen e jetëve të panumërta dhe rritjen e shkallëes se pa aftësise ose siç quhet invalididet me pasoje humbje të medha financiare nga çifti Mentor Petrela, Ogerta Manastirliu! Pasojat përbejnë krimin e nje mafie shtetërore ku bluzat e bardha bashkëpunojnë me Qeverine! Mafia ështe! : Kryemafiozi: Mentor Petrela prej vitesh prish dhe djeg llambat e skanereve te shtetit si edhe te Tromectomise Ogerta Manastirliu si ish- drejtoreshe e QSUZ dhe ministre , arrogante dhe e kryekorruptuar! Çdo vit vdesin dhe invalidizohen për faj ty tyre dhjetra e qindra persona ! Përmasat e krimit vrastar jane mbi 6 vite dhe qindra jete te humbura!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Joti

                                                Doktor Bolja, e paske gjetur problemin e trombektomise tek kateteret ? Te ka rene ndonjehere rruga ne QSUT apo te gjitha sherbimet mjekesore i ben ne Itali me leket qe merr duke shpifur dhe duke vene gjoba me gazetat dhe televizionet ? Kur ta provosh vete ne kurriz hallin mjekesor arehere mund te japesh mend si “mjek” bole qe je.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  infermieri QSUT

                                                  Qeni me I madh eshte Petrela, mafia e bluzave te bardha me kliniken e imazherise me te madhe te pergituar nga pagesat e pacienteve fatkeqe.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    PK

                                                    Z. Bolino, i vetmi qe meriton te quhet GAZETAR ne Albanistan! Pavaresisht opinioneve kontraverse mbi ju (sipas interesit te komentuesit, apo sponsorit perkates), jeu jeni gazetar i vertete sipas perkufizimit. Urime dhe vazhdoni ne kete rruge pavaresisht qenve qe lehin!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tanguli

                                                      Figlio di buona Mamma hai rubato le nostre tasse ora fai innocente….

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        C.B

                                                        Tangulo va fan culo

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. t
                                                        tahiri

                                                        Rama eshte koka e korrupsionit eshte nje plehre qe pas vetes vetem injorante dhe militante partie. E shkaterroj shqiperine, njerezit e shikojne vetem tek investimet e rrugeve por ai e ka bere shqiperine te pa jetueshme. Nje piktor psikopat, kishim nje doktor debil dhe keshtu do vazhdoj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. C
                                                          Celo Mezani

                                                          Faji eshte i atyre qe lejojne doktora mafjoze si Mentor Petrela te kapin sistemin per fyti dhe mos ta leshojne kurre. Nuk e kam kuptuar kurre si ka arritur ky burre i peshtire dhe mjek i talentuar por i papergjshem ta mbaje lart emrin e "nje doktori te madh" dhe 'burri i ndershem". Albania vend i çudirave.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Albina

                                                            Petrela ka marë më qafë shumë jetë njërëzore dhe shumë të tjerë i ka lënë sakatë për gjithë jetën......... . Ka bërë shumë hasëm. Çudi si është gjallë....

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. B
                                                            Ben

                                                            Bravo Bollino, ai dr. Petrela eshte dirigjenti i ktyre punve se ai punonte te spitali amerikan part time dhe punon akoma tani ne pension.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. s
                                                              shkodrani pa buke

                                                              Dua te pergezoj Karlon per kete shkrim por problemi eshte me thelle sepse njohurite e ti nuk arin atje ku duhet ne zemer te korupsionit dhe hajnise qe ne QSUT dhe MInis Shendet (ndoshta me siper ) nuk e them me siguri..Po te te kthehemi tek angiografia cerebrale super selektive me (kateter special dhe guida speciale subs thrombolitike ,ka psur dhe jane bere procedurat shume kohe me parae para 10 viteve , por nje dite te bukur ky doktori me Papion vendosi qe te keto nderhyrje te mos beheshin me ne QSUT ne NEurokirigji pasi ai dukej ne pune ne mengjez dhe kohen tjeter e kalonte ne Spit Amerikan (pa amerikane ku jane bashkpronare dhe share holders shume figura politike dhe bisnesesh nga djathta dhe majta qe koha do tregoje korupsionin gjigand ) Pra ai filloi te bente presion tek neuroradiologet duke ju afruar atyre paga te majme ,ne fillim te gjenin shkaqe se nuk ka kateter ,guida ,substanca thrombolitike dhe me vone aparati filloi te degradoje dhe tani nuk punon sepse ka 3 vjet pa asnje mirembajtje .Drejtoria e QSUT eshte ne nivelin me te ulet profesional plus qe ka qene pjese e ketyre spitaleve private dhe eshte atje vetem si e besuara e ER nga ish gruaja e pare , bente nje sy qor dhe nje vesh shurdh sepse sigurisht joshesh nga Spitali i amerikes ,KJo situtae regullohet shume thjesh me dy veprime 1.te vihet ne pune aparati i Angiografise digitale qe mud te regullohet bbrenda disa diteve te behen blerje te shpejtura (jo me teder e nje sasie kateteresh dhe guidash subst thrombolitike , 2 Tu behet e qarte atyre neuroradilogeve qe ata ose duhet te punojne ne shtet ose te shkojne ne privat .Neqoftese ata zgjellin privatin te meret nje neuroradilog nga Turqia per nje vite dhe njekohesisht te vihen 2 mjke te rinje radiologe (te zgjellur me konkurs) dhe per dy muaj ju garantoj se kjo procedure dhe ndehyrja do te ribehet shume shpejt ne QSUT Keto i shkruan nje njeri qe e njeh mire situaten nga brenda..

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. e
                                                                edi

                                                                Drejt dhe sakte kjo eshte zgjidhja pa e politizuar problemin.. !

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. S
                                                                Skerfylli kryeminister

                                                                Kjo ishte shendetsia falas e ketij psikopatit te gjate,....iku muti,e erdhi kaka,keta Duan plumbin ballit te gjithe.......

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Pacienti

                                                                  Mire e ke ti o gazetar por ka qe nga 90-ta kjo pune, Saliu mjek kardiolog nuk i dinte keto gjera por ju hapi rrugen te gjitheve mjekeve per tu pasuruar ne kuris te ketij populli qe nuk e meritonte kete denim . Tashti eshte bere si ai femia i pa bindur qe ta bije ne maje te hundes dhe nuk i ben dot gje, nuk e ndreq dot ashtu edhe Rama me gjithe kupolen . Edhe ne okulistike do te vesh tek privati se nuk ka skaner per te bere per syte. Behet gjithe ai sherbim dhe per Skaner do vesh te privati , pse ndoth kjo nuk i di ministria keto pune, pse duhet te paguaj pensionisti i shkrete me ate pension qesharak dhe si vjen kerkujt keq te shikojne nga duart ka hik humanizmi .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. t
                                                                    tefiku

                                                                    Pse jane te prishura sepse keshtu u intereson mjekeve,sepse jane te dypunesuar.Vazhdon e njejta histori qe shume vjet perpara kur skaneri i spitalit ishte gjithmone me defekt ndersa skaneri privat i Dr Petreles ishte gjithmone ne pune.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      Grazie Bolino

                                                                      Bravo italiano,me shume gjase ju po ndjeni keqardhje per jetet tona

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Asd

                                                                        Mjeket ne QSUT devijojne rregullisht pacientet qe paraqiten ne sportelin e tyre neper spitalet private. Here paraqisin si arsye mungesen e aparaturave dhe here HIGJENEN qe sipas tyre tek shteterori mungon dhe jeta eshte ne rrezik. Shpesh te njejtet mjeke qe punojne tek shteterori, kryejne operacionet tek privati. Pra shteti (ose me mire taksa paguesit) paguajne thase me para dhe mbajne ne kembe spitalin shteteror kur ai sherben si SEKSER per spitalin privat. Sherbimi ndaj pacientit eshte teresisht i tradhetuar. Njerezit nuk flasin ? Patjeter qe nuk flasin. Nga njera ane nuk skandalizohemi më (populli i di te gjitha) dhe as ka kohe per tu skandalizuar sepse kur ke hallin mbi koke i vetmi mendim qe te vjen nuk eshte denoncimi i sistemit por "ai vrapi" per te gjetur ne kohe 9000 euro per zemren, 10.000 per operacionin e kancerit apo 20.000 per ischemine cerebrale. Se dyti, kur ke shpetuar gjalle, cfare te denoncosh? Mjekun qe te operoi dhe te shpetoi jeten? Mua me ka ndodhur personalisht dhe prape nuk mundem te them me emer se cili eshte dhe cfare ndodhi. Natyrisht i takon se pari ministrit te mjekesise te luaje bythen nga vendi. Cdo mosveprim ka nje arsye te forte qe lidhet ose me paaftesine ose me korrupsionin. Me te drejte Bollino permend SPAK-un.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. L
                                                                          Lloji

                                                                          Shqipetaret nuk paguajne sigurimet shendetesore, POR paguajne sa qimet e kokes kur i bie halli ne shtepi…. Ketu eshte nje monopol qe luhet me jeten e njerezve (votuesve) siç na shohin ata…(!)

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. M
                                                                            Mentor Petrela

                                                                            Pyesni Mentor Petrelen…

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. M
                                                                              Megi

                                                                              Si gjithmon Z. Bolino nje gazetar i persosur, ne mbrojtje te se vertetes. Do te ishte fat i madh per neve shqiptaret qe, edhe gazetaret tane te kishin ndjekur e mbrojtur te verteten.. ,sepse keta te korruptuar poletikane, nuk do te kishin kaq shume fushe veprimi ne kurriz te ketij populli.... por.... jane te paket edhe ata qe flasin me rrezerva...???

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                T

                                                                                Degjojeni Shkodranin pa buke. Nje shkrim shume i sakte. Burri me papion ka shume gjynahe kundrejt ketij vendi

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Ai

                                                                                  Vetë mjekët…. punojnë çdo ditë që spitalet të shkatërohen dhe pacientët të shkojnë tek privati. As ora nuk punon në Spital shtetëror.Normalisht zonja ministre duhet të japi dorëheqjen.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. V
                                                                                    Vamos Bolino!

                                                                                    Una grande salve Bolino,qe na ekzaminove te gjithe ne,ashtu sic jemi,dhe sic na pelqen te jemi:Nje kope e shumellojshme majmunesh,qe nga lloji i shpellave,deri tek te ”moderuarit” e bllokut dhe pioneret e enverit dhe mutra qensh te thate,nga koha turkut dhe gjysem te njome nga koha e enverit.Forza Carlo!Dhe nqse nuk rregullon dicka,jam i sigurte,qe do te hysh,jo vetem ne majat e gazetarise,por dhe shume me tej

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. q
                                                                                      qytetari

                                                                                      Nje BRAVO te madhe Carlo Bolinos. Me ne fund nje Italian thote nje te vertete qe e dine edhe guret e kalldremit. Turp i madh per te gjithe shqiptaret qe ( ne radhe te pare gazetaret dhe "ajka"e tyre) nuk reagojne ndaj nje masakre qe shteti shqiptar ne bashkepunim me llumin e mjekesise shqiptare ju ben qytetareve te vet. Ata te SPAKUT po t'ju ndodhi nje hall i tillle shkojne e operohen ne Amerike...Jazek u qofte ne se nuk bejne nje qilizem ne gjith strukturat e shendetesise. Ministria e shendetesise te nje shteti Afrikan do te kishte dhene me siguri doreheqjen. Po ne jemi ku e ku me larg se Afrika ne kete drejtim. Dhe ne fund fare...fajtori kryesor eshte kryeministri i cili na dergon foto nga plazhet magjepese te Shqiperise. Ska faj! Sali haleja me Lul shuren, ja kane bere rrugen, autostrade edhe per nja 20 vjet. Jazek o shqiptare te mjere

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. S
                                                                                        SPAK

                                                                                        Kjo eshte nje histori e fresket fare kryekeput per SPAK. Prokuroret e SPAK duhet te ishin tani te dyert e dy spitaleve dhe te verifikonin kete gje te rende qe ka te beje me jeten e shqiptareve te thjeshte. Artisti beri si beri i gjeti parate, po kush ja var nje djali te thjeshte shqiptare qofte ky dhe prokuror apo familjar. Prandaj degjojeni Bolinon se eshte nje njeri qe nuk ka genjyar kurre ne jete. Eshte autor i shume demaskimeve te mbrapshta. Kapi Spak!

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. S
                                                                                          Spaku2

                                                                                          Po ku ka me kriminale se kejo mo djemte e Spak? Ju beni mire qe ndiqni korrupsionin, po jepuni prioritet korrupsionit qe lidhet direkt me jetet e njerezise. Nuk ka gje me te tmerreshme se korrupsioni me pasoja vdekjen. Shkoni o ju lutem si ne QSUT, si ne Spitali Amerikan ku Mentor Petrela i pret krahehapur dhe me qejf keta qe ua ben peshqesh QSUTja bre aman.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. H
                                                                                            Hektori

                                                                                            Dhe akoma besoni ne sinqeritetin e Rames? Jo. As mos prisni sherbim mjeksor te specializuar perderi sa i vellai i Edi Rames eshte aksioner ne spitalin Hygeja qe varet nga Spitali Amerikan. I gjith buxheti i Shtetit per mjeksine, shkon ne xhepat e pronarit te spitalit Amerikan. Kjo eshte mafja ne shendetesi ku si kryemafjoze jane Edi Rama, Olsi Rama, Ilir Beqja, Mentor Petrela dhe spitali Amerikam. Spaku i di te gjitha por eshte i perfshire ne kete krim. Po te kishte drejtesi te vertete, e gjithe kjo bande duhej akuzuar per krim kunder njerezimit.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje