Socialistë e demokratë, të ditur e trutharë, të ndershëm e kusarë, punëtorë e zuzarë, ja pse jemi të ndarë

2 Gusht 2023, 18:31Blog TEMA
Socialistë e demokratë, të ditur e trutharë, të

Nga Martin Leka

S’ka më keq se kaq për një vend.

Nuk po flas për ndarjen klasike, atë të kufijve, ku shqiptarët u ndanë në shtete të ndryshme gjatë Traktatit të Londrës – 1913.

Ndarje është fjalë e madhe, mund të thotë dikush. Por në fakt si vetë fjala, e madhe është edhe ndarja.

Shqipëria është e ndarë në socialistë e demokratë. 

Nuk e shohin njëri-tjetrin me sy. Nuk e duan. Më shumë se tre dekada, nuk mësuan të jenë bashkë, edhe pse në parti të ndryshme. E shohin veten si armiq. Nuk mësuan se partitë janë grumbullime vullnetare dhe ato përfaqësohen nga ide. Pra, nuk e kanë idenë se partitë duhet të luftojnë për ide e programe. Bile, nuk e kanë idenë se çfarë idesh kanë partitë. Shqiptarët shkojnë turravrap pas liderëve. Kuturu, symbyllur.

Po ziheshin një ditë një foltorist demokrat e një socialist. Njëri me Saliun e tjetri me Ramën. Pasi debatuan gjërë e gjatë për gjithë “politikat” e partive, pasi nuk lanë emër e mbiemër e përemër pa marrë nëpër gojë, biseda pati tone tensioni.

Foltoristi – Ju jeni të korruptuar

Socialisti – Më pak se ju

Foltoristi – Ju jeni hajduta

Socialisti – Kujt i thu hajdut ti more

Foltoristi – Jo ti po të tjerët

Socialisti- Ju keni vjedh më shumë. Shih Rrugën e Kombit

Foltoristi – Vetëm me “intercatorët” keni vjedh miliarda euro

Socialisti – Avash ti more se e teprove, edhe ne vjedhim po të pakten bëjmë punë… (çohet nga tavolina gjithë inat e ndahen pa u përshëndetur)

Shqipëria është e ndarë në të Pasur e të Varfër.

Kjo ngjan si paradoks, sepse të pasur e të varfër ka në gjithë botën. Por duroni gjer në fund. Pasunarët e Shqipërisë janë të gjithë pasunarë të rinj. Kanë vetëm 20 vjet që janë kamur. Me ritmin e këtyre zengjinëve tanë, sot Elon Musk do të kishte pronë të tij gjithë Amerikën, ose gjithë Evropën. Me pak matematikë spekulative, njerëzit më të pasur të botës i bie të jenë në Tiranë. Karakteristika numër një e pasunarëve shqiptarë është se në mos i urrejnë, nuk i duan të varfërit. E dini kë duan më shumë ata? Politikanët. Qeveritarët më saktë. Nuk ka rëndësi në janë të majtë a të djathtë a kush dreqi e di ç’janë. Kushdoqoftë në pushtet, ata e duan. Ndryshe, nuk do ishin pasunarë.

Shqipëria është e ndarë në Veri dhe  Jug

Për shkak të liderëve politikë.

Jugu është i bukur. Ka plazhe fantastike. Ka qytete historikë që të mahnisin. E plot gjëra të tjera që çdokush prej nesh i dimë. 

Veriu është po ashtu i bukur. Epika e maleve, liqene dhe qytete si Shkodra, të lënë pa frymë. Adriatiku gjithashtu lag Lezhën e Shkodrën. E plot gjëra të tjera që çdokush prej nesh i dimë.

Por janë të ndarë. Për shkak të liderëve që na kanë udhëhequr. Dy kanë qenë liderët ekstremë që kanë identifikuar Jugun dhe Veriun e Shqipërisë, para dhe pas viteve ’90 ose Shqipërinë që ndan dy epoka: Enver Hoxha e Sali Berisha. Njëri në cepin jugor, Gjirokastër, tjetri në cepin verior, Tropoja. I pari dihet, ishte diktatori që edhe pse predikoi simbiozën e bashkëjetesës Jug-Veri, la hapësira të thella në zhvillimin e tyre. I dyti, me shenjat e qarta të një neodiktatori dhe autokrati, e dha haptas shenjën e ndarjes së vendit gjatë vitit ‘97, kur urdhëroi dhe lejoi armatosjen e ushtrisë dhe militantëve nga veriu të mësyjnë jugun.

Jemi të ndarë thëllë, edhe pse nuk e shohim.

Në shqiptarë e kosovarë.

Në besnikë e tradhëtarë.

Në të ditur e trutharë.

Në të ndershëm e kusarë.

Në punëtorë e zuzarë.

…Ja pse jemi të ndarë!

45 Komente

  1. L
    Ladi

    ..ne truthare e kusare, e ke qare - fiks jemi shqiptare...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Na mbyten intelektualet hajvane qe nuk dallojne dot te zezen nga e bardha . O kokeqyp ,nuk kupton as nje gje kaq te thjeshte se, kur nje shoqeri vuan dhe eshte ne mjerim kjo gje ndodh per shkak te qeverisjes . jo te Opozites . Aq me teper qe kjo qeveri ka 10 vjet qe eshte ne vendet e para si qeveria me e korruptuar ne Europe, dhe qe gjysma e saj jane neper burgje . Kaq mjafton te kuptosh se Opozita eshte ajo qe duhet ndihmuar te vije ne pushtet qe te shpetojme nga keta hajdute te Rama hajdutit

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlojati i vertetë

        O idiot me emrin e rrem Mond vlojati ti duhet te jesh Mon shpellari SE TE DREJTOJNE SHQIPRINE SALI ARI DHE LUL HAJDAR do ishte katastrof. Edi Rama mor shkerdhat qe nuk shikon e dëgjon e ka derguar vendi aty qe as nuk e imagjinon rraca jote jo ku e çonte Saliu sa herë ka vjedhur pushtetino ne lufte civile. vetem rritja e rrogave, investimet në turizem, rruge dhe ndryshimin e gjithë Shqipërisë që ti nga shpella jote nuk i shikon jan e standarte te larta qe i vlerson çdo europian. Korrupsionit te familjes non grata te damnkosur nga SHBA i Saliut , Metës , Zenit, Abit , Gites e Monikës dhe gjithë zagarve të tyre shumë shpejt do i hapet puseta e mutit dhe ti mos ndyej emrin vlojat te qifshin vlojat.

        Përgjigjjuni
    2. E
      Evisa

      Llomotitje, asnjë vlerësim sadopak shkencor për arsyet e ndarjes.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari jo dicidal

        Shkrim i vleresueshem per ata qe arsyetojne me gjakftohtesi. Ka ikur koha per te thene se jam i majt ,apo i djathte. Ndryshimi midis te majtes dhe te djathtes nuk dallohet me. Ka vetem nje shprehje, jemi ne kapitalizem. Te gjitha forcat politike ,pavarsishte emertimit te majte ,apo te djathte ,jane per sistemin kapitalist,por keto kohe po emertohen me fjalen e bukur DEMOKRACI,;por ne brendesi eshte safi kapitalizem. Ndaj duhet permendur se jam me partine Demokratike,apo socialiste, aty ku personi shikon se gjen veten, duke analizuar me gjakftohtesi te mirat dhe te keqiat e cilesdo parti. Nuk ka te majhte dhe te djathte.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha Kasemi nga Çepani

          A egziston mundesia e drejtimit te nje shteti pa atur parti ? Sa mire do te ishte ! Parite jane si dy shemra qe zihen per burrin e perbashket. Ne kete raste burri i perbashket i partive eshte PUSHTETI, i cili sjell para ne shtepi,ashtu sic konsiderohej burri me pare. Grate jane partite politike se bashku me antaret dhe simpatizantet qe zihen per te marre pushtetin,;pra burrin.

          Përgjigjjuni
          1. j
            joel shkodra

            Ekziston. Me qeveri teknike. Ne raste krizash. Kjo do te ishte me mire. Pa votime e pa parti.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tropoja

            S'na the ndonje gje te re.Perveçse qenke plakur shume.Kjo eshte e reja.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drini

              Ky shkrim eshte perl. Po puna eshte si do ti do ti kalojme keto dasi? A eshte e mundur? A i kalojme dot. Ku duhet ta fillojme, nese duam ta fillojm? Tek edukimi? tek shkolla? Mirpo femijet mbajne mentalitetin e familjes. PO familjen a anashkalojme dot? Shume pikepietje, shume dilema- thote Thethja e Al-pazarit

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kapterri

                Problemi jonë është se jemi të gjithë varkarë

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tahiri

                  Ne Shqiperi ka vetem banda dhe bandite zoti i dha Shqiperise ate qe shume vende te tjera se kane toke te bekuar dhe njerez te mallkuar. Nuk ka pasur dhe nuk do te kete kurre shtet ne shqiperi. Me mire ta kishin ndare dhe te kishte stabilitet, popull primitiv.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koment Realist.

                    Sakte me te njejtin mendim.. Nuk kemi qene dhe nuk do te jemi asnjehere tama njerez.Sic eshte Evropa apo me mire mund te themi si Gjermania...

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Byrektore SHQUP-i

                    Martin Leka, nuk di asgjë rreth teje por për çfarë lexova më sipër je një mediokër dhe për më tepër i pa vërtetë. Nuk kam bërë dhe nuk bëj pjesë në asnjë parti gjithë jetën time. Kur thua se Enveri krijoi ndasi midis jugut dhe veriut gënjen ose je politikan i llojit tifoz. Ai, Enveri, ka një mal me bëma por për ndasi jo. Do të mjaftojnë vetëm dy fakte për t'a hedhur poshtë konstatim tënd; e para e ashtuquajtura Byroja Politike përbëhej 50% me veriorë dhe 50% me jugorë. E dyta për të fituar të drejtën e studimit për në Universitet nga veriu pranoheshin me mesatare 7 ndërsa nga jugu 9. Pra jugu perskutohej në këtë rast. Kamë përshtypjen se duhet të jesh verior.......dhe pak i trashë.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xha Beqo

                      normal...

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        patronazhisti i kuq

                        Byroja politike pervec Ramiz Alizë që nuk u mor vesh asnjehere nga ishte me saktësi ka pasur edhe nga Dibra por nga Veriu nuk më vjen ne mendje asnje tjetër Gjuha qe vendosi enveri zyrtare flitet mesatarisht 25-35% e shqiptarëve Saliu ishte akoma me keq se enveri se futi ne luftë civile Shqipërine ne 97 Ps. Autori i shkrimit ne mos gaboj është themeluesi i gazetës Koha Jonë ne 90-n

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Neka

                          Ke shume te drejte per Z Leka mbeshtes pergjigjen tuaj

                          Përgjigjjuni
                        2. l
                          lufta e klasave eshte me e ashper se me pare

                          po ti ku e fut veten ne kusar,ne zuzar,ne te pasur,ne te varfer,ne berishisto enverist,ne ramist.

                          Përgjigjjuni
                          1. c
                            ce

                            Eshte akuzuar Enver hoxha qe zhvilloi luften e klasave ne ekstrem, por ashtu ishte koha atehere kur ishte bota e ndare ne dy blloqe ne lufte me njeri tjetrin e ketu tek ne kjo lufte klase ishte shume me e eger se ne Poloni, Hungari, Ceki, Rumani apo Bullgari. Por per cudi pas renjes se diktatures lufta e klasave u fut ne rend te dites nga neostalinisti me i eger i Europes , nga perbindeshi i vucidolit qe e ndau popullin ne dy pjese te medha dhe i beri gati armiq me njeri tjetrin sa nuk i flisnin njeri tjetrit ne rruge apo pune. Mallkuar qofte dita qe ky perbindeshi i vucidolit erdhi ne pushtet dhe dita qe do ike nga politika nje here e pergjithmone do shpallet festa kombetare me e madhe e popullit shqiptar.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Komentuesit ce ke te drejte !

                              ce ke te drejte ....... por mos haro kane dalur vucidole te tjere ose do te dalin, qofshin nga veriu apo jugo , nuk luan role.... Nuk ka ngelur shqiperia asnjehere pa nje vicidole te ri.. Fundi eshte qe fatekeqesia me e madhe , shumica e Qytetareve do te vdesin me breza keqe e me keqe....dhe kure shqiperia ska per te ngelur pa nje vicidol te ri..

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Komentuesit ce ke te drejte !

                                ce ke te drejte ....... por mos haro kane dalur vucidole te tjere ose do te dalin, qofshin nga veriu apo jugo , nuk luan role.... Nuk ka ngelur shqiperia asnjehere pa nje vicidole te ri.. Fundi eshte qe fatekeqesia me e madhe , shumica e Qytetareve do te vdesin me breza keqe e me keqe....dhe kure shqiperia ska per te ngelur pa nje vicidol te ri..

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Komentuesit ce ke te drejte !

                                  ce ke te drejte ....... por mos haro kane dalur vucidole te tjere ose do te dalin, qofshin nga veriu apo jugo , nuk luan role.... Nuk ka ngelur shqiperia asnjehere pa nje vicidole te ri.. Fundi eshte qe fatekeqesia me e madhe , shumica e Qytetareve do te vdesin me breza keqe e me keqe....dhe kure shqiperia ska per te ngelur pa nje vicidol te ri..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bureto

                                    @ce! Shkruan: "Mallkuar qoftë dita kur përbindëshi i Viçidolut erdhi në pushtet!". Mirë deri këtu, po pse nuk e pyet njëherë veten, kush na e bëri peshqesh atë dhe pse? Shpresoj se po ta gjesh përgjigjen mbase do të kuptosh shumë gjëra.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. F
                                    Fjale me vend

                                    More sa qenka zbukuruar Martin Leka tashti ne pleqeri??Para 20 vitesh nuk shihej me sy, tani duhet si presidenti Begaj....hahahaha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      fred peza

                                      ti je kokerr hajduti per vete qe ben moralistin se ke ngel pa pune

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nuk ka nevoj per koment

                                        Respekt dhe vetem Respekt per Zoterin e Shkrimit...lol

                                        Përgjigjjuni
                                        1. m
                                          merreni si te doni

                                          Edhe nje here po pyes; ky eshte ai Martin Leka qe rrahu Sali Berisha bashke me Aleksander Frangaj e u theu brinjet? Po Aleksanderi, shoku i ngushte i tij, ne qoftese eshte ai, eshte miljarder, pse nuk i çon nje mine me sahat ne shtepi Aleksandrit qe eshte bere kapitalist miljarder me te vjedhur pas rrahjes?! TY kur s'te degjon Aleksandri qe paguan 30 mije euro ne muaj kriminelin qe vrau gjyqtarin vlonjat per tokat e Durresit, Bledi Fevziun, perse llomotit kot, per ke dhe cilin, kush do te degjoje?! Ndoshta te degjon SPAK me Dermanin apo Dumanin qe ne vend te merret me detyren per politikanet e konkretisht me Sali Berishen e Ilir Meten, merret me qirjet e Almes me Safet Gjicin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Reali

                                            SOCIALIT E DMOKRATE, TE ZGJUAR E TRUTRUTHARE, TE NDERSHEM E KUSARE, PUNETORE E ZUZARE. ANALIZE E PLOT DHE E PERKRYER PER REALITETIN E MENDER POLITIKANAVE DHE LIDERRAVE NE MERHUMEN SHQIPERI. MOS VDEKSH KURRE O MARTIN LEKA

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Come

                                              Harrove ramen, qe s’do as qytetar e as katunar, madje, s’do asnje shqiptar. Ndryshe nuk shpjegohet cfare i ka bere keto 20 vite e kusur ketij vendi. Kshu qe shkrues i nderuar, pas enverit dhe saliut mos harro ramen, dhe ne vijim kujdes me lali erin, se eshte njesoj si keta mos me keq.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Coli

                                                Bravo Come. “Harroi” Ramen Martini , dhe ti e ke thene shume sakte!!!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. L
                                                Londonezi

                                                Truthari e kusari më i madh eshtë Ky, pra vet autori. Mirë Hoxha që ishte nga Jugu dhe e investoj çdo gjë në Jug, po ky super kusari i madh mbi 2 metra i gjatē përse vetëm në Jug po investon e pushon, apo për vota. Ju kujtohet Zaho i vogël kur ju tha Vlonjatve unë e dua Vlorën dhe ato ja dhanë menjehere biles mire qe nuk ju kërkoj ndonjë gjë tjeter sepse ishin gati të ja jepnin që atë natë. Ky Tropojani diktator trutharë nuk investoj asnjë qindarkë në Veri edhe perse ishte verior sepse eshte pjelle e komunizmit dhe ska si te jete ndryshe. Prandaj qeni jua shkerftë nënën të gjithve

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqipe

                                                  E paska ngren lugen e corbes se prishur…

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Ai

                                                    Socialistë e demokratë, të ditur e trutharë, të ndershëm e kusarë, punëtorë e zuzarë, ja pse jemi të ndarë……SE JEMI SHQIPËTARË

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Sokrati

                                                      Që jemi të ndarë, të përçarë dhe po hiqemi zvarrë, e di edhe budalli, po ndonjë arësye përse jemi në këtë situatë, nuk na thuhet, nuk na sqarohet dhe nuk ka një analizë të mirëfilltë. Më shumë në këtë përshkrim të situatës janë konstatime dhe asgjë tjetër. Kush është shkaku? Autori nuk ka mundur të hyjë në thellësi të çështjes dhe shkrimi, pothuajse, është pa ndonjë vlerë. Përmendet Enver Hoxha nga Jugu, Gjirokastra dhe Sali Mortali nga Veriu! Nuk ka asnjë lidhje midis tyre, janë diametralisht të kundërt si dita me natën. Enveri e shtriu sundimin e shtetit në çdo qelizë, bëri reforma radikale të paimagjinueshme, civilizoi një popull injorant dhe fanatik, të prapambetur dhe të papunë, i barazoi me fakte (jo në letër) të drejtat e gruas me ato të burrit, kudo: në Jug dhe në Veri, luftoi analfabetizmin, hapi shkolla, qendra shëndetësore, shkolla profesionale, siguroi punë, shërbim shëndetësor dhe shkollim falas për të gjithë dhe...për mos ta zgjatur, të gjithë kishin një nivel jetese, pagat e larta dhe të mesme ishin në raportin maksimal1÷2 dhe të gjithë ishin njerëzorë, dashamirës, të gjendshëm dhe të edukuar. Me kënaqësi një mësues apo mësuese, mjek apo mjeke nga Jugu shkonte për të punuar në Veri. Veriorët e prisnin me përzemërsi dhe krijonin midis tyre lidhje shoqërore e miqësore të fuqishme. Pyes unë, ish mësuesi i fshatit: ku ishte këtu ndarja, diferencimi, përçarja, urrejtja? Zoti martin: vetëm për këtë të pavërtetë, që nuk keni guximin ta thoni, nuk e meriton të shkruhet emri me "M" të madhe! Dukesh i moshuar në fotografi. Nëse do të ishe ndonjë njomëzak, do të falej, por ti e bën me qëllim të caktuar mohimin e atij reliteti, që e ka jetuar një popull i tërë. Ndarjet, grindjet përçarjet, sharjet, vrasjet, armiqësitë janë peshqesh nga armiqtë e Shqipërisë, që pa dyshim në vendin e parë janë dy shovinistët serbo-grekë dhe zëdhënësi i fuqishëm i tyre, sali Katranberisha, që si komunist sharlatan, aktivitetin e tij të ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve e nisi me luftën kundër "komunistëve", "komunistët të lihen pa punë" dhe ligji i tij i famshëm 24/1 nuk u hartua prej tij pa qëllim...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. E
                                                        ELEKTORATI GRI

                                                        Nje shkrim nga nje person i rrezuar moralisht nje person i dekurajuar i cili kerkon ti beje te tjeret si vehtja frikacake . Enveri e bashkoi popullin Shqiptar Ke harruar apo don te besh sikur ke harruar zoti (Leshi)Martini se Peshkopia u ringrit se Shkodra dhe Lezha u ringrit vetem se populli ishte I bashkuar .Qellimi justifikon mjetin .Shkollat u hapen si ne jug e ne veri . Me shkrimin tend ti vazhdon te besh ndarjen e popullit ne veriore dhe jugore sepse s'kurajon ta cilesosh ashtu sic eshte te varfer dhe te pasur .Shkrimi juaj i sherben vetem armiqve te Shqiperise ku mund te fusi pa ndroje edhe politikanet tane te majte dhe te djathte

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. G
                                                          Geri

                                                          Ky "come" paska marre fund me te tana. Hajt, te shkume!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            pesimisti

                                                            Arsyetim i goditur.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              EDMOND

                                                              O Martin, na rrofsh për verë, Kem' dhe shqipen me dy krerë!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. F
                                                                Fshatari pafshat

                                                                Thirrje hipokrite e mjeshtrave te Demokracise, ose, te Pabesise.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. t
                                                                  turisti tallava

                                                                  Artikulli,një përshkrim që ka vetëm konstatim dhe këtë të gabuar,për një adoleshent që ka bërë një hartim.. Asgje në thellësi siç prisja prej z,Martin. Një zhglnjim i plotë,kur ka eksperincë të mjaftueshme për të bërë një analizë të thellë e objekrive. Lexova me vëmendje opinionet e komentuesve dhe pashë si gjithnjë përçarjen që ekzston midis shqiparëve,gjë që tregon qartë se politika 30 vjeçare e nje klase politike antagoniste me vetveten ,ia ka arritur qëllimit. Nuk i heq asnjë presje komentuesit @Sokrat..

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    KATUNDARI

                                                                    Mos na eshte bere homo ky djale se na la pa fjale .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Dhimbia e madhe Popull !

                                                                      Me komentuesit *sokrat* qe vertet *SOKRATI historiese*...sa * turisti *Tallava- qe drejt e ka. Vene PIKEN mbi *I* si ta shpetojme NENE tone Shqiperi.. " Dhimbia e madhe popull"

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Demotakercita

                                                                        Ne shoqerin kapitaliste ndarja ne te pasur e te varfer eshte normale.(Jo si u krijuan te pasurit tane pas 1990-tes).Ndarjen e vendit ne verior -e jugor eshte e pa falshme.Kjo duhet analizuar nga institutet qe duhet te nxierrin perfundimet e tyre.Perca e sundo,eshte parimi i vjeter latin. Kush i ka fryre ketij zjarri?Sa per kohen e Diktatures,Z.Martin duhet te dish qe eshte bere nje pune e jashtezakonshme per unifikimin e popullit.Mijra djem e vajza te arsimuar sherbyen me vetmohim per perparimin e veriut.Dhjetra qytete u ngrite (kur nuk figuronin fare ne harte).Ne pushtet kishte me dhjetra veriore ashtu sikurse jugore.Ne ate kohe perfaqesimi i cdo pjese te vendit,cdo grupi fetar(megjithese e hoqi fene)ishin te perfaqesuar kudo.Mos i fryni me zjarrit te percarjes,se do te digjeni ne te.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. s
                                                                          syçeluri

                                                                          Cfare fitojme kur shajme,pse per vete kurre faj s'mbajme ku jemi dhe c'fare bejme,per te tjeret japim mend.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. e
                                                                            emigranti1991

                                                                            Ndergjegja ben qe individi te shkruaj per vetveten ne forme "rrefimi". Ndergjegja, punon, por punon edhe intiligjenca bashke me instiktin e mbi jeteses, dhe ne kete rast esse-ja eshte kjo pjate e ftohte, qe mire eshte ta hani vete, zoti autor. Jeni inatci primitiv, imoral, balte kepuce e partive politike, i mbytyr ne frustrime. Hem me shenje, hem i poshter. LARG QOFTI JENI JU.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. B
                                                                              Ben

                                                                              Nuk eshte ndarje partish ore zoti Shkrimtar. Kjo qe thua ti eshre e vetete ketu ne SHBA por jo ne Shqiperi. Ne Shqiperi jane te gjjthe njelloj. Lufta behet per te arritur pushtetin.

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje