Shqiptari sot mendon vetëm për bukën e gojës, ndaj dhe politika na ka përdorur e vjedhur

4 Gusht 2023, 18:55Blog TEMA
Shqiptari sot mendon vetëm për bukën e gojës, ndaj dhe

Nga Namir Lapardhaja

Nuk është thjesht varfëria, prapambetja, të qenët popull i vogël që e vendos një popull nën sundimin e një tiranie apo oligarkie. Por është mungesa dhe dobësia e vullnetit.

Është ajo që thoshte Hegeli se "dikush që është skllav qëndron në vullnetin e tij, ashtu si qëndron në vullnetin e një populli kur ai vihet nën zgjedhë".

Më tej ai thoshte se "nuk është padrejtësi e atyre që skllavërojnë, por i vetë të skllavëruarit të vënë nën zgjedhë".

Problemi ynë si shoqëri, kam përshtypjen se, është bash ky skllavërim i vullneteve tona përpara skallavërimit të atyre që kemi mbi krye.

Ndërgjegjet tona janë skllavëruar, mbi të gjitha, në mënyrën se si e konceptojmë vetveten thjesht si gjallesa frymore, pa të drejta përtej bukës së gojës. E drejta jonë më e madhe është ajo e të ushqyerit.

Nëse në mbrëmje kemi siguruar kafshatën, atëherë jemi në rregull. Këta popuj janë të pavullnetshëm. Që nuk kanë aftësinë e të kërkuarit më shumë nga vetja dhe nga pushtetarët e tyre.

Një popull që të kërkojë të drejtën, para së gjithash, duhet të jetë vetë i drejtë. Nëse do të kërkojë ndershmërinë, nuk duhet të jetë i pandershëm.

Që të kërkojë punën dhe dinjitetin, duhet të jetë punëtor dhe me dinjitet. Që të kërkojë demokracinë, më së pari, duhet të mendojë në mënyrë demokratike.

Që të kërkojë shtetin ligjor, duhet ta respektojë vetë ligjin i pari. Jemi mes paradoksit të asaj që DUHET bërë dhe asaj që një pjesë e njerëzve kanë dëshirë të bëhet.

Ndaj, politika në këto vitet e tranzicionit shqiptar nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka ditur të përdor në mënyrë të shkëlqyer veset dhe dobësitë e një pjese të zgjedhësve.

Ndaj sot ajo që DUHET më shumë është krijimi i një MODELI tek i cili duhet të besojmë dhe të "justifikohemi" përballë shoqërisë.

Modeli i të mirit dhe i të ndershmit, modeli i atyre që nuk do vjedhin, por do shërbejnë. Modeli i atyre që dinë të thonë JO kur duhet, ashtu siç dinë të thonë PO kur është e nevojshme.

Duhet të fillojmë të mendojmë se PUSHTETI është në funksion të ndërtimit të SHTETIT dhe jo e kundërta. Duhet të heqim dorë nga sakrifica e shtetit për pushtetin.

Duhet të edukojmë nëpërmjet modelit të së mirës. Që shoqëria të ketë një PASQYRË për të parë vetveten. Pastaj i ngelet asaj të skuqet ose të nxihet.

4 Komente

  1. A
    Ariani

    Na lodhet me keto filozofirat tuaja jeni bere te peshtire cfare ju duket vetja e bete kete vend si ferr hapin syt sa shqiptare vuajne per buken e gojes nxirrni fakte perqindjq studime i shikoni qytet bosh per dite pushimi i shikoni lokalet plot kudo e shikoni sa eshte shifra e depozituar pwr kursime ne banka thoni nje fjale te mire per kete vend

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luftuam bllokmenet e na erdhen saliqenet

      Je pra na trego si t'a heqim skllaverine nga jeta hajdute. U ngritem e bertitem ne 90ten,Enver Hitler,komunistet ne litar,u cfryme kundër bllokmeneve se hasnin mish pa Rollin dhe jetonin ne vila me qera... dhe ja ku jemi sot,ku te gjithve ankohen e shajne per cdo gje dhe Jedi,per korrupsionin,per hajduterin e kusarine masive nga i madh e i vogël,shkatërrimin e degjenerimin e shoqerise,vret vllai vllane,babai te birin dhe e kundërta,burgjet mbushur plot si ketu edhe jashtë,na duhen burgje te rinj po punoi drejtësia si duhet.... Pa e zgjatur na thuaj nje te ndershem e te afte qe mund t'a drejtoj kete vend e popul.shiko si jetojne bllokmenet e rinj

      Përgjigjjuni
      1. v
        viva il Duce !

        gabim, jo sot por gjithmone keshtu ka menduar prandaj edhe ku vend nuk ka per tu bere ndonjehere. Shqiptari = Rrotkari

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Ndoshta mbas 2 - 3 breza te tjere. Jemi popull i semure dhe madje i semure rende - horri respektohet, i ndershmi cilesohet budalla.., e keshtu me rradhe..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje