E vërteta e madhe e Shqipërisë

6 Gusht 2023, 17:30Blog TEMA
E vërteta e madhe e Shqipërisë

Nga Alba Malltezi

Sekretarja besnike e Faik Konicës, Charlotte Graham, pas vdekjes së shpejtë dhe të papritur të shqiptarit të mirënjohur, në mëngjesin e ftohtë të 15 dhjetorit 1942, në apartamentin e vogël ku Faik Konica jetonte me qira në Uashington, do t’i thonte kështu doktor Robert Odenit, kur ai e pyeti nëse Konica kishte familjarë dhe të ardhura si garanci për funeralin e tij: “Faiku kishte 15 dollarë dhe 54 cent në apartamentin e tij…”

Nëse lexojmë për Faik Konicën, si në librin e çmuar të Ilir Ikonomit, si dhe në të tjera biografi apo dëshmi të shkruara për shqiptarin më të famshëm të kohëve në SHBA, do të lexojmë një jetë plot kontradikta dhe konflikte publike, personale, si me Fan Nolin, sidomos me Kostë Çekrezin, aludime dhe flirtime me fashistët e Musolinit, marrëdhënie kontradiktore me Ahmet Zogun, letra anonime sulmuese mes bashkëatdhetarësh që bëjnë zhurmë në krahasim me thelbin: Një jetë në shërbim të çështjes shqiptare, të rimëkëmbjes së Shqipërisë.

Në bërthamën e të vërtetës së madhe, Konica ishte shqiptari i mrekullueshëm, i ditur, elegant, ndërtues i Shqipërisë së re, pronar i 3000 librave (sot të zhdukur), dhe 15 dollarë e 54 centëve. Kjo është e vërteta e madhe e tij.

E vërteta e tij përkon pikë për pikë me atë të Shqipërisë, e cila sot, po shpalos para vetë shqiptarëve, por edhe të huajve, bukuritë më të thella të saj: ujët e kulluar që nxjerr nga thellësia, malet si kurorë mbretërore, detet e një freskie e pastërtie transparente, lumenj e liqene të një thellësie dhe ngjyrash marramendëse. Kjo është e vërteta thelbësore e Shqipërisë, e cila bëhet gjithnjë e më e dukshme, sa herë që bijtë e saj e ulin polemikën, sherrin, goditjet e padrejta reciproke, që do t’i marrë era. E gjitha sa mbetet dhe do të mbetet kur flasim për Shqipërinë, është dhe do të jetë bukuria prekëse dhe mikpritja e shqiptarëve të thjeshtë, një tjetër bukuri kjo e rrallë, e ngrohtë, e vërtetë.

Të shkosh në thelbin e të vërtetës së njerëzve, por edhe të vendeve, nuk është përherë e lehtë. Zakonisht e tashmja i vesh të gjithë me tymnaja të panevojshme, me cmira e vogëlsira të tjera të veseve njerëzore. Eshtë e vërtetë që disa elita të plastifikuara, pasurigrumbulluese e zhurmëbërëse bëhen me zor protagonistë të së tashmes. E megjithatë, ka momente, si në këto vite në Shqipëri, kur qielli qartësohet dhe kush dëshiron, kush ka vullnet,  mund të shohë qartë dhe mirë të vërtetën e madhe: Shqipëria dhe shqiptarët janë përmirësuar!

Nuk duhet pritur si me të madhin Konica, pasvdekjen e tij, që të mësojmë se shumë njerëz përreth, vetë vendi ynë, është i një bukurie të rrallë, i një korrektësie mbresëlënëse, i një ringjalljeje epokale. Pyetja është e thjeshtë: Kush nga ne dëshiron të jetë dëshmitar i kësaj të vërtete të madhe?

14 Komente

  1. N
    Nemesis

    Bukur, shume bukur, kemi nevoje te degjojme me shpesh per kete te vertete te madhe perpos ndasive te ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb....

      Nder shekuj tourkalvanoi kane nxjerre vec tradhtare e te pabese, kshq vari kkkkkkk.....carcafet tuaj nuk mund te lajne shurresat arabe per antikombtarizem e antikristianizem, istoria eshte shkruar me gjak....e Verteta dhemb. Si gjithe tourkalvanoi edhe turku Faik nuk ben perjashtim : filtrare me Ducen( pra fashist e anti kombetar),anti kristian me Nolin apo Cekrezin,mik me turkun Ahmed zogu...

      Përgjigjjuni
    2. a
      albi boston

      Eshte permiresuar? Ne cfare drejtimi Alba? Fakti eshte qe 2 milione shqiptare te shqiperise jane emigrante. Keta ishin me te edukuarit, punetore, te urte, njerez qe duan paqe per familjet e tyre. Ikim se krimi na zdhuk ne atdhe, dhe nuk na mbron njeri. Mjekesia..................lere si e kemi. Arsimi................lexoni kete gazete. As editoret dhe kontribuesit nuk dine te shkruajne shqipen. Lere edhe kete. Ekonomia.......cfare prodhon shqiperia? A e di njeri? Per krahasim me diktaturen para 30 vjetesh: - kishte mjek ne cdo qender fshati te mesem. Kishte kerkese llogarie per shkollat. Te gjithe i dinin pese vargje te rilindjes apo algjeber. Tani nuk dine te lexojne. Edhe ne ate kohe, kishte prodhim ushqimoresh, pijesh, duhani per eksport te gjitha. Perpunim mineralesh, hekuri, kimike etc. Asgje nuk te ka ngelur Alba. Nuk e kuptoj permiresimin qe ke sjelle. Shqiperia eshte e bukur. Edhe ne 600 vjet turqizem apo feudalizem para saj. Konica dhe Noli vdiqen fukarenj. Aty te ne ka 30 e ca vjet hajduteri, makuteri dhe pordhe. Ju elita e Tiranes, me pordhe plot qe kujtoni se e dini boten, pse nuk e pyesni veten. Perse po ikin keta njerez nga atdheu? Koka eshte qelbur, dhe bishti leviz pa fund, ti tregoje botes sa pak ere vjen!

      Përgjigjjuni
      1. d
        doni

        mire e ke or mik po me ke flet ,kesaj i jane zene syte nga koncesionet qe i jep qeveria ....vijme e i shkruajme ketu se tek portaki i kesaj(shwiotarja.com) komentet qe sju pelqejne censurohen .....

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Në shqipërinë e sotme të degraduar,nuk pretendojmë intelektualë si Konica, por pak njerëz të ndershëm dhe punëtorë .Kurse janë të gjithë pa përjashtim hajdutë të korruptuar,degjenerata,mafjozë dhe drogaxhij.Kush eshte i pasur,eshte pa diskutim i korruptuar dhe hajdut.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dari

          Pasta qene I te 99 tave.vertet shqiperise I duhen njerez te tille.tani kemi vetem nje,shokun sali.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lina

            Ke shokun EDVIN HOMO

            Përgjigjjuni
          2. G
            GjonBalta

            Verej një tregues negativ të vogel por qe flet shumë: gjithnjë e me pak komente ka tek Tema, tek Dita pothuaj aspak, tek të tjerat aspak... Tek dy rastet e fundit per shkak te censures, tek Tema sepse njetezit s’kanë kohë të lexojne... Mandej, informim dhe interpretim ingormimi përtokë, si nata me diten me shtypin e viteve 1930, që një fare historiani Koci e quan mit... Po nuk u shenua me zeze, ore zoteri Koci, data 8 Nentor ne kalendar keq e me keq do te shkoje...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexues

              E verteta eshte qe historikisht shqiptari ka vleresuar trimerine me shume se dijen. Vete Konica ka thene: shqiptari ofendohet po ta quash te pabese kurse greku ofendohet po ta quash injorant. Por qyteterimin dhe shtetin e ngrene njerezit e dijes dhe te kultures, jo trimat/cubat me kobure ne brez. E verteta eshte qe Shqiperia vazhdon te jete nje vend harbutesh te paparashikueshem ku ligjin e ben me i cmenduri dhe jeta e njeriut vlen shume pak. Prandaj kush do rregullin, punen dhe permiresimin e vetes largohet.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Z

                Faik bej konica ,,nga familjet e shumta bejlere te p .osmane ,,kish ngel me 15 dollar ,,,haha ,,,,

                Përgjigjjuni
                1. PER ATDHETARET PA ATDHE.

                  Konica qe intelektual i rendomte nje njeri qe denigroi Shqiptaret dhe Shqiperine qe intelektual mediokerr qe edhe mbretin Zog qe ishte mbreti i gjithe Shqiptareve e quante Malok .Per te poshteruar Shqiperine dhe Shqiptaret tha shprehjen qe as armiqte e Shqiperise se kane thene dhe une nuk mundem ta citoj. KONICA nje anti Shqiptar qe nuk punti sa nje dite per Shqiperine.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben

                    Ne Shqiperi.nuk ka intelektuale por diaa njerez qe kane mbaruar ndonje.Shkolle per te fituar ca para. Intelektualet bejne studime dhe kerkime shkencore per te pemiresuar jeten e shoqerise. Ne Shqiperi mund te kete te korruptuar, drogaxhinj, hajdut, kriminela por jo me shume. Dhe mos u tgoni me politikane atyre qe jane ne qeveri apo parliament sepse nuk bejne politike. I quani hajduta, kriminela, apo te korruptuar sepse keta tiuj meritojne. Fusni ketu edhe analistet qe vetem analize nuk bejne.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loot e oborrit!

                      Mos na derdellit per Konicen se sot nuk na duhet kur vuajne njelloj si ne kohen e pushtimit otoman! Natyra e Shqiperise eshte e bukur por nuk mjafton per te jetuar,se Shqiperine e vidhen Berisha Meta,Rama etj pra Shqiperia nuk eshte e jona por e antishqiptareve!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Denis

                        Une personalisht do preferoja te kishim si idhull dike qe skish 3000 libra por qe prodhoi e punoi. Nje Tesla, apo Edison apo Ford jo thjesht llafolloge qe na thone sa popull pa shije e pa klas jemi, nderkohe qe ke 3 dekada ne Amerike dhe ke vetem $15 ne xhep. Ky vleresim per aktiviste parazite, njerez qe nuk prodhojne asgje vecse retorikes, e shofim rendomte edhe sot, dhe eshte problem i madh per ne

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje