Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij...

4 Gusht 2023, 21:53Blog TEMA

Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës


Nga Namir Lapardhaja

Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij, ose, më saktë me thënë, atë “institucion” që ka dalë nga “vota e lirë” e demokratëve dhe në përbërje të tij ka mbi njëzet pjesëtarë nga qarku më i vogël i Shqipërisë dhe kryesisht nga një qytezë e vogël periferike, katër prej të cilëve kanë lidhje të ngushtë gjaku me vetë Doktorin, tetë prej tyre janë kushërinj të parë, ndërsa tetë të tjerë kanë lidhje të afërt farefisnie me njëri-tjetrin... Përveç tyre, kjo organizatë që paska thirrur sot Doktori, në përbërje të saj ka ish-drejtues të lartë të policisë së shtetit, që janë përfolur për korrupsion dhe për kontrabandë të naftës, drejtues të lartë tatimesh dhe doganash, drejtor drejtorish, njerëz që përveç vegjetimit dhe përfitimit, nuk janë shquar dhe nuk mbahen mend për asnjë gjë tjetër, apo të tjerë që kanë abuzuar me pushtetin dhe që për shkakun e tyre PD-ja dhe demokratët vijojnë opozitën e gjatë....

Dhe, pasi i paska mbledhur, u paska thënë: “Ne nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet e 14 majit!”

Domethënë, ky Doktor që para zgjedhjeve dilte studio më studio, mëngjes e mbrëmje dhe thoshte që do të fitojmë çdo bashki të Shqipërisë, paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij farefisnore dhe krahinore dhe u paska thënë: “Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje!”

Pra, e thënë ndryshe, Doktori, që kishte premtuar se do t’i sillte demokratët për dy muaj në pushtet, jo vetëm që nuk ka mundësi për t’i sjellë as pas dy vjetësh, por, siç edhe gjasat po duken, nuk do ketë mundesi edhe sikur Perëndia t’i japë edhe njëzet e dy vite ymër.

Me pak fjalë, këta njerëzit e Doktorit, që kanë marrë sot pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të organizatës së Doktorit, dhe që një pjesë e tyre kandiduan në zgjedhjet e 14 majit, të cilët para zgjedhjeve në takimet informale që bënin me njerëzit në të katër anët e Shqipërisë, veç të tjerash, u premtonin se do të fitonin, se, veç votës së demokratëve, kishin edhe votën e të fortëve të zonave respektive, sepse ata ishin prishaqejfur me Ramën, e paskan dëgjuar me vëmendje Doktorin dhe, teksa Doktori ka këputur këto mbroçkulla, ata kanë tundur kokën në shenjë miratimi të fjalëve të tij.

Pra, Doktori që kishte sanksionuar në “Statutin” e organizatës së tij se ai që humbte zgjedhjet lokale do kërkonte votëbesim në Këshill Kombëtar, jo vetëm që nuk e ka çuar ndër mend një gjë të tillë, por edhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar fisnor dhe krahinor të organizatës së tij, nuk e kanë çuar ndër mend se mund t’ia shtinin ndër mend Doktorit.

E thënë ndryshe, Doktori i paska thirrur pjesëtarët e atij që ai e quan Këshillin Kombëtar të organizatës së tij, për t’i thënë atë që u ka thënë për tridhjetë vite me radhë sa herë që i ka humbur zgjedhjet: “Zgjedhjet na i vodhën...! Nuk do t’i njohim zgjedhjet...! Protesta në të gjithë Shqipërinë!” (KUJDES: Doktori e ka shitur lojën përsa kohë që nuk po organizon protesta të fuqishme për të rrëzuar regjimin Rama!!!)

Mbledhja e sotme e Doktorit, të kujton historinë e njohur me Nastradinin, i cili i thirri një ditë njerëzit dhe u tha: “E dini përse ju kam thirrur?” – “Jo!”- i thanë ata. – “Po mirë, - u tha, - kur nuk e dini përse ju kam thirrur, s’kam ç’u them, ikni...” Pas disa kohësh i thirri sërish. Burrat e fshatit vendosën që këtë herë t’i thoshin se e dinë përse i ka thirrur. Sërish e njëjta pyetje: E dini përse ju kam thirrur?” – “Po, e dimë përse na ke thirrur!” – “Meqenëse e dini, - u tha Nastradini, - shumë mirë që e dini, ikni në shtëpi se s’kam çfarë t’ju them...” Qëndroi disa kohë rehat dhe sërish e njëjta punë. Këtë radhë një pjesë e burrave vendosën t’i thoshin që e dinë, ndërsa pjesa tjetër që s’e dinë përse i kishte thirrur. E njëjta pyetje: “E dini përse ju kam thirrur?” Disa u përgjigjën: “Po, e dimë përse na ke thirrur!”, ndërsa disa të tjerë: “Jo, s’e dimë...!” “Shumë mirë, tha Nastradini, - ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë prej atyre që e dinë!” Kështu edhe kjo puna prej tridhjetë vjetësh me Doktorin tonë!

14 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Nuk mjafon te shkruhet, kunder Perbindeshit te Vicidolit duhet te veprojne Forcat e Nderhyrjes se Shpejte t'i nxjerrin nga zyrat e perdhunuara

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Shikoni o njerez,çfare fytyrash te shemtuara e te ndyra jane keta qe shikoni ne foto. Te vrasin syt,te ngren nervat,te pritet oreksi,te perzihen zorret,te vjen per te dhj.....

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nemesis

      Mos u argeto shume me doktorin e moshuar se ti I lepin te pasmet personazhit me te denje te Nastradinit, leshlyerit qe ju genjen nga mengjesi ne darke, i dale nga hundet e Berishes, qe kopjon Berishen pa sukses nga mengjesi ne darke. Pa sukses sepse nuk ka energji, vizion dhe ide. Nje tullumbace e shfryre... Turp qe investoni potencialet tuaja, nese keni, per nje person pa shtylle kurrizore, nje deshtak qe ne historine shqiptare nuk ka te dyte. Hajt shendet

      Përgjigjjuni
      1. D
        Da

        Ti Nemesis ke te drejte per Bashen por je gabim per Saliun qe e quan “doktor i vjeter “ qe presupozon respekt. Kur e mori pushtetin Saliu punoja ne kryeministri. Ne kuader te “revolucionit demokratik” Saliu filloi te pastronte kryeminstrine nga jugoret dhe merrte malok. Ne nje rast i befasuar nga nje i perzgjedhri i Sales e pyeta se cfare shkolle kish mbaruar sepse ishte ne nje moshe me mua. Mu pergjigj se cte duhet ty. Po ne PD kur ke hyre, e pyeta perseri dhe mu kethuye me inat: ju kulishet e Enverit nuk kuptoni se nuk ka rendedsi se kush do e beje punen…Rendesi ka kush do marre parate. Nuk kaloi java dhe mora njoftimin se ishja i pushuar edhe pse ishja me PD. Pra Nemesis ky eshte Doktori yt i nderuar qe gjithe jeten mburrej se i bente analizen e shurres shokut Enver. Sot ngaqe eshte braktisur mundohet te pakten njerzit etij te gjakut qe po i bejne mutin…

        Përgjigjjuni
      2. U
        USA

        Nuk arrij ta kuptoj si mund ti votosh keta kaloresit e fytyrave te vrerosura.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Ferrari

          Shikoni me vemendje burrat e presidiumit , surratin qe kane dhe qe bejne sikur degjojne me vemendje dhe besojne perrallat e Saliut , kur thote qe nuk do njohe zgjedhjet . Po kush e pyet ate sot ? Atyre qe do tu ankohet , nuk e njohin si parti por si çete paramilitare hajdutesh dhe zullumqaresh . Asnje prej surrateve te presidiumit nuk e beson Saliun , le me pastaj masa e demokrateve , te cilet e treguan vehten ne zgjedhjet e fundit qe e braktisen masivisht . Sala ka vendosur qe Partine Demokratike do ta marre me vehte ne ferr , bashke me presidiumin dhe militantet e tij .

          Përgjigjjuni
        2. E
          Estrada

          E bukur dhe e saktë subjekt për cfaqje artistike, rolin kryesor vetë Saliu

          Përgjigjjuni
          1. P
            Politikani nga Kuksi

            Grupi i kufomave njerezore dhe Kermat politike te Shqiperise. Shikoni surretet e ketyre dhe jepini drejtim sjelljes njerzore ndaj tyre.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgalem

              Shkri i zotit Namir laperdhaja , eshte analiza me e plote , qe eshte shkruar per foltoren e Non grates . Antaret e kryesise , jane njerzit e afer farefisni dhe ata , qe nuk kane afersi farefisnie , kane perfituar poste te pa meritura ne kohen e qeverrisjes . Jane akuazuar , per korrupsion . Pjesa , qe mbetet nga kryesia e Foltores , jane te pa afte . Me kete perberie te Kryesise nuk mund te pretendosh te vec as ne koncert , jo te pretendosh , per pushtet . Ne keto kushte dokrori ka gjetur justifimkimin : Na i vodhen zgjedhjet , por analistet e medjave , jane treguar shume te hapur . E pyeten Doktorin , perpara zgjedhjeve : Je i afte t'i mbrosh votat . Po u pergjigj polikani sharltan , qe ka njohur Shqiperia. Dokrori si polikan eshte nul . Ata qe e ndjekin , me keq . Kjo eshte foltoria e llafeve . Sinqerisht . Zgalem

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skela

                Eshte mbledhur ceta " Maloket e Lek Dukagjinit te Vicidolit" Kjo cete ska lidhje me PD kjo u krijua nga Ramizi nen udheheqjen e sekretarit Partise Punes SALISERBI DOBICI KARAXHICIT .Po ku shkoni pas tij o ju qifsharopt.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Halim

                  5 Musktjeret e PDse !Jane keto 5 figurat qe shendriten PDne nga fitorja ne fitore.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adriatik.

                    Fabul:U mblodhen e shendet ne pyll per te qere hallet e tyre.Folen te gjithe me radhe dhe ne fund i erdi radha Korbit.He zoti Korb cdo na thuash i thane shpendet qe pritnin te degjonin hallet e Korbit. Korbi ju pergjigj.Çfar tu them.Zogjt e mi sa vine e nxihen. Edhe pune grupit te foltores apo rithemelimit sa vine e nxihen,behen me katran se katrani.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      stiv bermema

                      analize e sakte,por krimineli Berisha nuk merr vesh me llafe ai eshte derr qe do plumb.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ELEKTORATI GRI

                        Ajo historia nuk eshte e Nastadinit por e Osman Gazepit majorit te Ahmet Zogut me popullin e Beratit .Dhe ne fund i quajti Beratasit popull mistrec .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje