Shofer, prit pak, po vjen profesor Pandeli Cina !

6 Gusht 2023, 19:18Blog Kristo  MËRTIRI

 

 

Shofer, prit pak, po vjen profesor Pandeli Cina !           

Titullin e shkrimit e gjeta ditët e fundit brenda një blloku të vogël me shënime të pasistemuara fare. Edhe kohën kur janë hedhur nxitimthi : 15 vite më parë ! Autobuzi urban i unazës së Kryeqytetit kish ndalur përballë ish ekspozitës “Shqipëria Sot”, në stacionin përballë bustit heshtjerëndë të Cajupit. Zbrisnin e hipnin pasagjerë si të këputur nga vapa. Në momentin që po mbylleshin dyert, një zë i fortë nga brënda vendosi si befas qetësinë :”- Shofer, të lutem, mos e nis autobuzin ! Duro pak sekonda, është profesor Pandeli Cina, doktori i zemrës.Me siguri do i jetë prishur bicikleta…”.

                        Gati të gjithë kthyen kokën djathtas. Ashtu me hap të ngadaltë e të lehtë, ngriti krahun, vendosi pëllëmbën mbi kraharorin e majtë dhe i dha shenjë shoferit që të vazhdonte udhëtimin. Por dera e parë u hap menjëherë. Dhe burri i moshuar me shtat të drejtë e buzëqeshje të vecantë, hyri  duke falenderuar. Do shkonte te një mik e pacient i tij në Spitalin nr.1… Ndërsa unë meditova jo pak, për beratasin e mirë të lindur në Tepelenën time. I vetmi farmacist në qytetin mbi Vjosë, ishte babai i tij. Bashkë me vëllanë Aleksandër, paskan qenë shokë fëmijërie me dajot tanë. Se gjyshi punonte tregtar i vogël manifakture, pa u larguar nga familja në fshat. Ku ta dinin se një ditë Pandeliu do të bëhej nga mjekët kardiologë më të njohur në Shqipëri ! Profesori e kujton shpesh me mall e nostalgji atë kohën e hapave të parë në jetë. Vitet rrodhën e rrodhën si pa u kuptuar, si vetë Vjosa shekullore e sertë e engjëllore. Nxënësi e student i shkëlqyer do të nisej drejt Akademisë Mjekësore të Varshavës, në Poloni. Tani ka hyrë në dekadën e nëntë të jetës ! Aktiv dhe energjik, studiues dhe krijues i vecantë. Atje u dashurua marrëzisht me shoqen që ka ende përkrah. 72 vite bashkë ! Megjithsë hija e ligë me damkën klasore “e huaj”, herë pas here vërtitej si korb pranë e larg istikameve pushtetore e partiake në qendër e në rrethe, dy zemraqëruar e të ngrohta nuk e lëshuan kurrë njera-tjetrën. Model qytetarie, dashurie e kulture.

                        -Kur e njoha Pandin, isha 19 vjece. Ai qe student i rregullt, i qetë, i lexuar, i sinqertëdhe me sy të bukur dehës. Polonishten e fliste rrjedhshëm, ëmbël dhe vështrimi e përqëndrimi, zgjuarsia, ciltërsia, urtësia e dashuria e tij të rrëmbenin vetiu,- më tregon Joana.-Nuk thotë kot një fjalë e mencur shqiptare: C’ka zemra, e tregon fytyra ! E mësova atje, kur na emëruan me punë në Corovodë. Në fillim mu duk si një ishull i shkëputur nga bota, i humbur mes maleve. Por kaloi shumë shpejt ky vegim. Skraparlinjtë na deshën shumë dhe i deshëm shumë. Sidomos Doktorin tim dhe të atyre. Kemi mjaft miq sot e kësaj dite. Njeriu i pastër i bën vend vetes, kudo ku jeton e punon. Në Poloni më quajnë shqiptare me plot gojën. Tani po pres vëllanë, Stefanin, do vijë të pushojë ca ditë me gjithë familjen. U ka hyrë në zemër Shqipëria… Se jeta nuk të hedh vetëm lule, na thosh jo rrallë Ymer Dishnica i paharruar, mjeku zemërmirë, i kulturuar dhe plot humor. Që politika e flaku herët mënjanë ! Kur i shkoi për vizitë një pacient i njohur në Berat, me një gungë të lindur në kurriz, ky i fundit e pyeti se si mund të riparohej. “ Dëgjo këtu, miku im. Gunga jote dhe Mukja ime, nuk ka docktor t’i shërojë !...”. Ai ishte dhe mbeti Njeri…

                        Se makutëria e lakmia cmendurake, të tjetërson dhe të arratis përtej njeriut të thjeshtë e të ndershëm. Madje i shikon e vlerëson si nga maja e Olimpit. As që dëgjohet jehona e Betimit të Hipokratit. Humanizmi përpëlitet nën thundrat e parasë së pistë. Në rastin konkret, profesor Pandeli Cinën e gjen ende te apartamenti i “kohës së Enverit”, pranë ish stadiumit “Dinamo”. Ndërsa mjaft kolegë të vjetër e të rinj, krekosen si gjela nëpër disa shtëpi e vila luksoze; në klinika e spitale private jo dosido; në vetura me cmime marramendëse; me disa hyzmeqarë e hyzmeqare hallexhesha etj. Vallë, me rrogën e shtetit demokratik i mbajnë ?... Kardiologun e shquar dhe modest, gati tërë Tirana e ruan në memorie edhe për bicikletën që përdorte nëpër vite, në cdo stinë. Tani vonë e la jo pa dhimbje, pas një problemi shëndetësor në njërin gju të këmbës. Njerëzia e dallonte që larg dhe i binin shkurt:” Po kalon doktor Pandeliu ! Ky nuk bëhet kurrë zengjin…”. Dhe e përshëndesnin ngrohtë, pacientë e jo pacientë, të njohur e të panjohur. Kështu e respektonin edhe xha Llazin në Tepelenë e gjetkë, babain e tij zemërmadh. Dardha bie nën dardhë !

Kur dëgjova në një emision televiziv Prof.Dr.Spiro Qirkon që falenderonte publikisht me zemër kolegun më të moshuar Cina, një ndjesi e vecantë mirënjohjeje e kënaqësie të pushtonte vetiu. Se në këtë botë, sic ka thënë i mencuri, ka shumë sëmundje, por ka vetëm një shëndet ! Fjala vjen, këta dy burra të vecantë bashkë me Prof.Nesti Kondilin, fiks 22 vite më parë më shpëtuan nga një greminë e papritur humbëtire. Falë edhe interesimit personal të intelektualit të rrallë, akademikut Ylli Popa (I ndrittë shpirti atje ku prehet prej 6 vitesh !). Por i pari ishte miku ynë i cmuar Pandeli Cina. Ashtu me veshë, me stetoskop e si jashtë orarit “zyrtar” në katin e dytë të Spitalit nr. 1, kapi lëkundjet e një “tërmeti”(infarct). Të nesërmen a të pasnesërmen do kthehesha për në folenë e refugjatit të detyruar buzë Egjeut, në Pire !...Nuk kanë thënë kot se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.

Fati im që takova si rastësisht e me mall profesor Cinën. Sapo kisha botuar një intervistë me Presidentin e Republikës në “Koha Jonë”…Pas një keqësimi akut (dikush më coi pasdite në një klinikë private me emër tingëllues dhe pa më pyetur hic, pagova paratë e më futën menjëherë të bëja bicikletën (?!), afër mesnatës trokita te shtëpia e Profesorit kur sapo u ndezën dritat (Kurrë nuk është e gjatë rruga që të shpie te shtëpia e mikut. Kush e tha i pari ?). U skuq rrufeshëm i tëri në fytyrë, ngriti zërin i zemëruar  dhe pyeste i irrituar me të drejtë se kush më tha të bëja bicikletën. Dhe mori menjëherë nga telefoni i shtëpisë Pavionin e Reanimacionit…Për herë të parë dhe të fundit e shikoja aq të acaruar. Emrin e mjekut neglizhent e të papërgjegjshëm, nuk ia thashë kurrë. Tani vonë mësova se paska fituar një nga titujt më të lartë shkencorë në Mjekësi (?!). Në këto raste kushdo ka të drejtë e mund të thotë përmendësh me veten a të tjerët, mjerisht atë shprehjen dëshpëruese “gabimet e tyre i mbulon dheu”!

                        Kardiologu kokëplotë Pandeli Cina, kur të flet, t’i thotë gjërat me zemër në dorë.. Një jetë të tërë kështu. Pedagog e intelektual patriot i vërtetë. Veprimtar i palodhur për cështjet kombëtare. Me Shqipërinë dhe Kosovën në sy e në zemër, ka dhënë kontribut të vyer. Pa bërtitje e zhurmë. Pa i rënë gjoksit asnjëherë e asgjëkundi. Ose, shumë pak e dinë përshembull, se mjaft poezi të uraganit Migjen, lexuesit polakë i njohin edhe nga përkthimet e tij. Ndërsa solli në shqip vargje të poetëve francezë e polakë. Ai është edhe vetë krijues, mëndjehapur e tepër modest. Mes skrparllinjve që e deshën jo pak, mësoi edhe atë urtësinë kuptimplote: Zemërmadhësia dhe trimëria janë motra ! Erdhi në Kryeqytet, por më vonë e dërguan prapë “në bazë”, në Berat ! Një “qarkullim” kuadri paksa i cuditshëm. Asnjë rënkim e ankim, as qarje e as dëshpërim. Kur të tjerë sot, këto lëvizje i quajnë fët e fët “internim” ! Dhe kërkojnë edhe dëmshpërblim financiar nga buxheti i këtij populli hallemadh. Përballë mjekëve të tillë si Cina, c’farë do ligjërojnë qesimce kolegët më të rinj që marrin arratinë përmes një eksodi gati biblik ? Po ata dhjetra studentë protestues që nuk begenisin të shërbejnë ndonjë ditë në Shqipëri sepse u “shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut”(?). Dhe kërcënojnë nga metropoli se mund të braktisin auditoret në shtator ! O tempora, o mores ! Cilës kohë e cilit moral t’i falemi për dheun tonë të bekuar nga Zoti dhe të mallkuar nga Polit(h)ika rrumpallë mbi 30 vjecare ?!...Polakja dinjitoze Joanë, la prapë Tiranën dhe dhe shkoi në Berat, drejt e në Kombinatin Tekstil. Nuk u jargavit kurrë dhe as kërkoi “të drejtat e liritë” me tërsëllimë, aspak si e “persekutuar”. Rikthimi i fundit në Kryeqytet, sikur ia qeshi pak buzën : Punoi në Radio Tirana, te emisioni në gjuhën e nënës, polonisht ! Atje doli në pension me një pagë qesharake. Ciftin e mrekullueshëm Cina e admirojnë dhe e respektojnë të gjithë për qytetarinë, humanizmin dhe diturinë.

                        Ndonjë zemërzi ka ulur e ul kokën përballë kardiologut Profesor dhe NJERI me shkronja kapitale. Është burrë që matet me zemër, jo me pasuri, me faqe të bardhë. Është nga të rrallët që njeh nga afër e një për një me qindra rrahje zemrash nëpër Shqipëri e më tej. Edhe Shoqëria Civile e ka mbajtur si etalon “në mbrojtje të vlerave më të mira historike-kulturore kombëtare”. Vecse koha e historia mbajnë shënim. Atij ia njohin mirë edhe hidhërimin, ngrysjen a pikëllimin e sinqertë. Sepse përballë ikjes së dikujt, nuk është zemërgur ! Mjafton të jetë i qetë me veten dhe të tjerët (Cudi e padëgjuar,-më tha Joana.-Një herë ia vodhën bicikletën e famshme. Por…të nesërmen e gjeti te vendi ku i kish “humbur”!). Se jo kushdo fiton pa kushte dashurinë dhe respektin e njerëzisë në qytet e në fshat. Nuk harrohet lehtë një nga poezitë e bukura të Xhevahir Spahiut, kushtuar Pandeli Cinës. Poezi që do të flasë gjatë. E dini kur është shkruar ? Në vitin e zi 1997, kur SHIK-u ligërshan i Gazidedes e ndiqte si zagar gjahu poetin e gazetarin e madh :

                        “Flas me ty,

                        ti me zemrën.

                        C’mistere vëngojnë aty brënda ?

                        Ajo i di të gjitha, doktor,

                        mua s’mi thotë,

                        po ti jepi zemrës pak zemër;

                        thuaji ashtu kot: e keqja është larg.

                        …E di : ajo nuk ther vetëm kur vetëtin,

                        Ther edhe në ëndërr, edhe kur qielli është i kaltër;

                        e bren dashuria

                        sa hedh sytë tek një tjetër,

                        muret ia shkund urrejtja pa emër.

                        …Ajo gjëmoi kambanë kundër territ,

                        kur të tjerëve, ajme, u shkonin pordhët në zemër.

                        Pa zemër, nuk ngrihet shtëpia, poezia,

                        planeteve të tjerë mërgon dashuria…”.

                        Kishte të drejtë gjyshi im nga nëna (mik i babait të Pandeliut) kur thoshte shpesh dicka si postulat : Po nuk e pate zemrën behar e hazine, nuk bëhesh dot doktor i vërtetë !...

29 Komente

  1. M
    Miri

    Profesor Pandeli Cina, mjeku i rralle i zemres, eshte ne intelektualet e rralle. Sa njerez ka shpetuar dora dhe stetoskopi i tij nga infarkti nga vdekja e sigurt ndaj 90 vitet e tij do ti kapercejne te njeqindat sepse eshte urimi injerzve qe ai u ka shtuar ymrin. O njerze. Njihini kete mjeke te perkushtuar per jeten e njerzve . Ata mbeten simbol i diturise, i thjeshtesise. Jete te gjate te kene. Falemindeerit z. Gazetar per shkrimin tuaj brendiplote.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jolanda

      Doktor Pandeli Çina eshte nje nheri I mbrekullueshem por thuaji ketij matufit te shkruaje edhe per ndonje pjeshke? A thua se ky Kristo Muti nuk ka pare me sy?

      Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      E MREKULLUESHME. E LEXOVA ME NJE FRYME SHKRIMIN E MERTIRIT PER KETE PROFESOR E NJERI...

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cjapi

        Na plasi rroçka o BOHOTINA!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje ish nxense e Doktorit

        Z.Gazetar ke bere nje shkrim shume te bukur per Dr.Pandeli Cinen te gjitha ato qe ke shkruar jane te verteta , Doktori ka pas fatin edhe per shoqen e jetes nje grua zonje dhe e thjeshte.Doktorin e kam patriot si dhe me ka dhene mesim ne shkollen e infermjereve qe u hap ne Berat ne vitin 1959- 1961 na jepte Kardiollogjine njeri teper korekt, ja vlen ti kujtosh me admirim. Nuk vijne me mjeket e asaj kohe edhe per Dr.Deshnicen ka plot per te thene mjek me zemer te madhe dhe me duart te arta me ato duar dhe vesh vendosnin diagnozen.Doktorit i uroj jete te gjate bashke me Joanen.ju pergezoj per shkrimin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toçilla

          Lavdero moj Qyqe doktorin jo kete gazetar hajvan dhe te cyrrufjepsur si plakun Kristo qe shtyn ditet me hartime te klases 8 vjeçare qe ja boton per meshire Baze.

          Përgjigjjuni
        2. X
          X

          Urtesia e kaurit eshte dhurat nga pere ndia ,,,,,pandi ,llazi ,kozi ,kovi ,,,,

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nexhip Bashllari

            Shkrim i bukur si të gjitha shkrimet e tjera të kristo Mërtirit

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taip Myrto

              Na rrofsh bythen per behar o Nexhip Bashllari se per dimer kemi kete Kristo Mertirin qe na e fshin me gazeten e Meros!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Thanasi

                O "Taip" more "Taip", tine pirdh e Kristua hip !...Suma jote anonime, e beri boten zengjine

                Përgjigjjuni
            2. S
              Shqipëtari

              Të lumtë dora dhe mëndia ,që kujtohesh gjithënjë dhe shkruan mirë apo"keq"për njerzit e mirë të popullit tonë.Po të mjaftonte vetëm Pro.Dokt.Çina mos e përziej me të tjerë.Se endynë.Respekt.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Edi 25252

                Pandeli Cina , Njeri dhe mjek i mrekullueshëm❤️????????????????❤️

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomorr Shasho

                  Te lumte mendja qe ke shkruar oer kete njeri te dashur, gojëëmbel, i cili me flaen e pare te sheronte. Me kete rast dua te shpreh falenderimin tim,sepse tregoi nje kujdes te jashtezakonshem per shenbdetin tim duke u interesuar pwr shtrimin tim ne spital,qe te beja koronaren sa me shpjete te ishte emundur. E pa pritura per mua ishte ardhja dhe takimi ne spital. A e njhja me pare ? JO. Ishte hera e pare qe e takoja dhe bera viziten. Mirenjohje ,mirenjohje!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mustafa Pazari

                    Per ty TOMOR kam nje oferte shero Kristo MERTIRIN nga dambllaja ose sheroni njeri tjetrin se nje soj gomari dukeni?Te fala krriçave te vitit 2023

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Nje ish nxense e Doktorit

                    Z.Gazetar ke bere nje shkrim shume te bukur per Dr.Pandeli Cinen te gjitha ato qe ke shkruar jane te verteta , Doktori ka pas fatin edhe per shoqen e jetes nje grua zonje dhe e thjeshte.Doktorin e kam patriot si dhe me ka dhene mesim ne shkollen e infermjereve qe u hap ne Berat ne vitin 1959- 1961 na jepte Kardiollogjine njeri teper korekt, ja vlen ti kujtosh me admirim. Nuk vijne me mjeket e asaj kohe edhe per Dr.Deshnicen ka plot per te thene mjek me zemer te madhe dhe me duart te arta me ato duar dhe vesh vendosnin diagnozen.Doktorit i uroj jete te gjate bashke me Joanen.ju pergezoj per shkrimin.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Go West

                      Faleminderit, Kristo!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sadri

                        Thuaji Kristo Mertirit te shkoje ne var se duke permendur emrat e nderuar nuk e ben kete idiotin qe shkruan te mençur!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Thanasi

                          Ç'eshtè ky anonimi "Sadri", qe ha mut ne diell e ne shi ? Qe leh si zagar ne hene kur ia bejne babe e nene...

                          Përgjigjjuni
                      2. B
                        Bashkim Trenova

                        Përshëndetje zonjës tepër të nderuar Cina.Kemi punuar dikur për disa vite sëbashku.Gjithnjë e gëzuar dhe me humor, pavarësisht nga shëndeti dhe rrethana të zymta.I uroj çiftit të mrekullueshëm jetë të gjatë dhe gëzime pa fund.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Danillo

                          Shume komente qe shkruajne njerezit nuk i botoni. Ndersa te gjithe komentet qe shkruan me pseudonime shoku Kristo Mertiri per te vetelavderuar veten e tij ngaqe komentuesit me te drejte e kritikojne ju i botoni dhe ky Kristo nga plak matuf dhe i pa afte na del si bure i nderuar jo vetem qe eshte nga Tepelena por edhe patriot i zotit Mero?

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Altin

                            E mo, èshtè "Danillo", vari qillon ! ,-themi ne nè Gjirokastèr. Lereni t'i fèrkojè hallatet autorit tè shkrimit...

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Goni

                              O Danillo krric gomari/ vdiqe ti na plasi kari/ keshtu tha edhe jot eme/qe ta dish e shtypa mbreme

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Mihallaq Çapullari

                              Respekt për jetën e punën e të palodhurit dr.Pandeli .

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Thoma Vaso

                                Shkrimi i mrekullueshëm nga një pendë veç e artë, për një NJERI të madh, që shëronte njerëzit nga zemra, me shpirtin e zemrën e tij !

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bardhyli

                                  O Thoma o Kristo djali pse mundohesh me mbrojt Kristo Mutin nga semundja e mitomanit. Ky gomari jo vetem qe nuk ka qene kurre ne kulmin e vet si gazetar i mire jo me tani qe matufepsur. Shikojen vargun si e nderton pa pike shije dhe fjale artistike?

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Seferi

                                  Shkruar me realizem e dashuri per nje figure par excellente, dr. Pandeli Cina.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Eranda

                                    Per gjarprin Danillo. Doli gjarpri qe merr tere boten ne goje, mbylljani gryken me nje mullar nevoje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Danillo

                                      Meqe kete here o Kristo po me del si Eranda kam dy fjale, mos ha m..! Je i patalendur dhe i varfer ne mendim dhe shprehje ndaj shko mblidh koçimare andej nga fshati e mos u lodh kot me gazetari se nuk te paguan Mero, sikur te ...

                                      Përgjigjjuni
                                    2. A
                                      Arjan

                                      Nuk kam njohur dhe nuk besoj se do njoh nejeri si ju Doktor Cina.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje