Shqipëria prostituohet me dhe pa ndërgjegje

8 Gusht 2023, 09:09Blog TEMA
Shqipëria prostituohet me dhe pa ndërgjegje

Ardi Stefa

Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në rrafshin evropian, një eksperiment prej mijëra eksperimenteve që realizohen në të gjitha zonat e planetit.

Receta është e njëjtë: Kur një popull ngre kokë kundër një sistemi apo qeverisë së tij, gjeni një vagabond dhe i ngarkoni detyrën që t’i hedhë prangat popullit. Dhe lereni popullin të rraskapitet.

Më shumë mundësi ka që të mësohet dhe të rrojë i rraskapitur tridhjetë a dyzet vjet, siç ndodhi në Spanjë apo Portugali, ose edhe rreth pesëdhjetë vjet si në rastin tonë.

Por, meqënëse kohët ndryshojnë shumë shpejt, edhe receta u modifikua. Merrjani çelësat vagabondit, jepjani një qeveritari “të ri” dhe dërgojeni që të lirojë prangat. Populli do t’i lëpijë duart, duke e parë si çlirimtarin e tij…

Pastaj, kur “çlirimtari” të rraskapitë popullin me aferat korruptive e kriminale, me sistemin e kalbur gjyqësor e politik, me zhgënjimin e atyre që e mbështetën, me degradimin e demontimin e opozitës dhe Demokracisë, ai vetë do t’ua dorëzojë çelësat dhe prangat bijve të atyre që qeverisën popullin për mbi dyzet vjet.

Kështu ishte parashikuar, kështu është vendosur.

Dhe përsëri rreth vicioz. Dhe për këtë, ne, kafshët moderne eksperimentale, kur të ndajmë epokat duhet të përdorim gjithmonë termin n.k. (nën komunizmin) dhe p.k. (pas komunizmit – aspak pas Krishtit). (Aspak Përpara Demokracisë e aspak Pas Komunizmit). Sepse eksperimenti doli me sukses dhe këtë nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast. Shikojeni sot Shqipërinë. Çfarë nga ato që thashë më lart nuk qëndron?  A nuk është i njëjti sistem vlerash e antivlerash? A nuk është ky një sistem shtypës, mashtrues, korruptues e kriminal që në fillimet e shtetit “të ri” shqiptar?

E ndërtuam atdheun 32 vite më parë mbi kilometra shprese…

Sot atdheu i atëhershëm ekziston mbi mijëra kilometra dhembjeje e zhgënjimi…

E përsëris: eksperimenti doli me sukses me Shqipërinë. Shikojeni sot Shqipërinë. Është kombinimi perfekt i një gjasme demokracie, i një gjysmë demokracie, i një aspak demokracie, ku opozita i bën fresk pushtetit dhe merr kockat e radhës me kulla e paprekshmëri dhe tallje të ëndrrave e shpresave të popullit opozitar.

Shikojeni sot Shqipërinë. Është një burg pa mure, ku të burgosurve as nuk u shkon në mendje të arratisen. Një sistem skllavërimi, kur për hir të konsumit, argëtimit, parave të pista e fasadës së shndritshme, skllevërit e dashurojnë skllavërinë e tyre.

Dhe eksperimenti do të vazhdojë të dalë me sukses.

Shqipëria prostituohet, me dhe pa ndërgjegje.

Dhe askush nuk është i pafajshëm. Pa përgjegjësi nuk është askush…

Këtë nuk duhet ta harrojmë!

5 Komente

  1. k
    k

    Shqiperia eshte shtet i pershtatur per ti sherbyer droges,krimit dhe korrupsionit. Të gjitha mekanizmat shtetërore si banka,gjykata,zyra ,hipoteka,gjykatës ,avokatë etj, ekzistojnë si agjensi ne sherbim te tyre pavaresisht se askush nuk flet ,me ndonjë perjashtim të admirueshëm.Kurrë në historinë e shtetit nga teoriku Monteskje,dhe Hoobs ,nuk kishin imagjinuar një shtet kaq të degjeneruar dhe kriminal,pavarësisht kush qeveris. Kurse rama na lumturon çdo ditë me pamje të "mrekullueshme"nga natyra dhe deti sikur e ka shpikur vetë.

    Përgjigjjuni
    1. m
      merreni si te doni

      Sa vjeç je Ardi? Ndoshta edhe dyzete e pese, je prodhim i vonshem njesoj si miser hamullor dhe miseri hamullor rralle mund te jete produktiv. Fjalet dhe shprehjet nuk i ke te jetuara por te thena dhe te thenat ne shumicen e rasteve jane thashe e theme qe nuk bejne gje tjeter por te vendosin ne kategorine e njerezve qe punojne si ai motori ne boshllek. Keshtu qe pushtetin e IV te demokracise e ke dhier me te vertete me fjale "dhier" me larte. Liri nuk do te thote as çthurje, as banalitet dhe as cenim i tjetrit, por fjale qe mbeshtet fjalorin e nje shoqerie njerezore humane dhe jo shtazore. Liri nuk do te thote qe ti te flasesh si te duash dhe une te hesht para teje ose te te besoje verberisht ty. Ti s'je vetem Ardi qe flet tere kompetenca sikur te jeshe heroi asaj kohe diktature dhe sot i tregon babait arat e malit! Behuni serioz, matuni me shume permasa te vleres per te gjetur furrikun tuaj dhe mos u hiqni "çoçi" sikur ju i dini te gjitha. Keqardhja eshte pak; demi eshte i madh per bashkesine njerezore dhe individin sepse jeni katapultuar menderisht jo te beni gazetarin apo njeriun qe spjegon e kerkon qe shoqeria njerezore te beje perpara, por intrigantin pa moral ideor dhe mjeshteror genjeshtar per ato qe thua. Te shkrova keto sepse shpesh lexoj qe njerez si ti analizojne probleme te panjohura sikur te ishin heronjte e ngjarjes! Nuk jeni ne binar dhe parate i merrni kot , jo me pune: A= FXS. Keshtu qe nuk ndieni as lodhje qe te flini gjume rehat ne darke, por as dhe kenaqesi se i sherbyet vetes dhe shoqerise.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Të lumtë e faleminderit

        Përgjigjjuni
      2. l
        lemja

        Respek per vertetesine qe i bene pershkrimit te Shqiperis keto 32 vite pushtim ng injoranca,keqedashesia e nderlidhur keqazi edhe me perdhunimin ndaj kesaj virgjereshe qe nuk mjaftoi vetem perdhunimi i saj por edhe rrahja,poshterimi,vjedhja e nxjerrja ne treg pa ankand "shqiperia 1 Euro"!Ata qe e kthyen n shtepi publike te paliçensuar ata vete e pertdheunuan dhe e pertdhunojne perseri ,kuptohet duke e lyer here pas here me parfumin kundermues qe trullos kedo te etur per ere seksi ! Dhe tash pasi kane mbaruar perfundimisht pune me te i jane versulur "moteleve" 65 kateshe ku sperma e te huajve padyshim qe do te na lagi e bere me njolla ne forme shiu kur te kalojme prane tyre te pa paisur me çadra,duke menduar se ndoshta ndotja do te jete nga ndonje gelaze shpendi fluturues!E ndoshta te shperkujdesur ne do brohorasim "o sa mir me ken shqiptar,o hej o hej o hej"!Ndaj z.Stefa artikulli Juaj do te bjer ne vesh te shurdher sepse askush nuk don tia dije per ç'ka shkruan por se kur do te hapen plazhet nudike qe pas ketaj vertet te quhemi vendi me demokratik ne Ballkan poe e po por edhe ne Europe e me gjere.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Krahasimi i Shqiperise qe prostituohet nuk me pelqen. Eshte si te thuash qe prostituohen krevatet, ose dera, ose dhoma...Jo more zoteri! Lere Shqiperine se nuk ka asnje faj me token, malet dhe detrat e saj. Nuk eshte me vend as perdorimi gjoja letrar i ketij termi. Shqiperia krenohet me bukurite e saj dhe na ka dhene me shume se sa meritojme. Le te vijme tek njerezit, tek ata qe e popullojne dhe qe duhet ta administrojne. Tani fol sa te duash per prostitucion.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje