Kulla e revolucionit!

7 Gusht 2023, 12:01Blog Nga Roland Bejko

Kulla e revolucionit!

Mirmëngjes miqtë e mi, të thjeshtët revolucionarë.

E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobus falas, jo për ata me Range Rover....

E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!

Formën e malit në mes të Tiranës.

Po mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!

Ka atë të kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.

Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!

Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Ju do thoni që edhe në Francë revolucioni filloi në Bastijë. Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, e në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.

Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.

Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.

Pyetja tjetër është: Po revulucionarët a do jenë aksionerë në atë kullë?!

-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.

Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten përreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan.

Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t'i thërasë Plaku dhe familja për "revolucionin final".

Për nder të tyre, sheshi përreth kullës, do quhet "Sheshi i Revolucionit". A ka nder dhe respekt më të madh se ky që u bëhet qëndrestarëve revolucionarë?!

Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobusin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë radhë do t'u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.

Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla. Sepse vetvetiu rritet dhe mirëqënia e revolucionarëve gjatë protestave.

Dhe që ta dini, formula është:

Një revolucion mesatar, një kullë.

Dy revolucione, dy kulla.

Tre revolucione, dy kulla+ një bllok rezidencial në bregdet.

Kush ua jep lejen e ndërtimit shefave tuaj?!

-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyesë, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.

Kush mendon dhe reagon quhet tradhtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama.

Sot ju duhet të jeni të lumtur shokë revolucionarë!

Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë. Ajo është edhe kulla juaj. Sepse kur kanë ata, keni edhe ju. Kur janë mirë ata, mirë jeni edhe ju.

Se ju, jo vetëm që do shijoni hijen në lulishte pas revolucionit, por ndonjërit, më të devotshmit midis jush, mund t'i punësohet njëri nga fëmijët me shkollë të lartë, kamarrier, ose pastrues aty. Ça doni më shumë se kaq?!

Ndaj, ju mos u mërzisni që pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj. Se tek e fundit, më mirë ta marrë lejen një yti, se një i Ramë hajdutit.

Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.

Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.

Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e ndërtimit vetëm tarafit të tij.

Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe elita juaj revolucionare sipas peshës që mban gjithë secili në piramidën e foltores, që nga Plaku tek më i riu.

Prandaj, Vive la Revolution!

23 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Roland, me rastin e lejes se kulles 64 kate te "Malit te Tiranes", kerkojini edhe ju Sulltan Rames te dergoje Policine e t'u liroje ish- Shtepine dykateshe te Oficereve...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Hahahahahaha Doli ky sharlatani Patronazhisti iBasha idiotit . Jo more kokeqyp , jo . Berisha sapo deklaroi hapur qe te anullohet leja e kesaj kulle .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond kari me gunga

        o Raimond e mori provimin motra ore ??

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rajmond Skelari

          Nadia mire “Rajmond Vlonjati”, nadja mire. Qashtu trim, i do gamori drute. Rajmond Vlonjati tingellon me mire se Pali prej Tropoje. Duket sikur Sali baca ka mbeshtetes edhe ne Vlore. Ju hengrem mutin vlonjateve me ushtri, le tua hame edhe me dredhi.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            O mondi po leja ka gati nje vit qe eshte leshuar nge Edi komandanti dhe ai nuk e ka per zakon ta anulloje vetem nese investitoret shkelin kontraten.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Rajmond koke loqja, ashtu tha vertet por ska rendesi se cfare tha se ajo kulle do te ndertohet patjeter se parate nje menyre ose nje tjeter duhen pastruar.A e ke degjuar zotrote shprehjen “bej si themi ne por mos bej sic bejme ne”. Ashtu sic di non grata plaku mere qe i di te gjitha te na tregoje kush e ka marre lejen se pari dhe pastaj kush e financon se ai i ka te gjitha keto informacione dhe te mos dali atu per te lare are gojen e ndyre.

              Përgjigjjuni
          2. D
            Demokrati

            Bravo i qofte Berishes ,nuk eshte lapangjoz qe shet opoziten per dy vila !!!!!! Kjo eshte shitje big ,tani llogariteni vete qe Rama per dy vila shtoi 8 vjet pushtet po per 64 kate llogariteni vete dhe sa do te rrije Rama por sipas llogarive te mija modeste sikur te marim 1 kat per vile i bie dhe 256 vjet te tjera keshtu qe i del per vete ,per Zahon, per nipin e per sternipin .. BRAVO FOLTORITI !!!!!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koli

              Po e hongre ti mer kar. Kaq kollaj e pertype ? Po prit i çik mer tul se ndoshta edhe ban vaki po ja fut kot Meroja. Mos u turr si qeni me insinkt. Berisha jau dha pergjigjen. Dokumentat i ka lali Eri se ne tirane as nevojtore nuk riparohet pa lejen e bashkise. Tani prit se po qe keshtu tani lali eri do i nxjerre e do ja tundi Berishes .

              Përgjigjjuni
            2. A
              AY

              Qe Roland Bejko eshte ndyresire, kam qene gjithnje i bindur. Tani po e provon se eshte edhe i shitur te Rama. Shpreson se neser, kur Rama te fuse Lulzim Bashen ne qeverisje, Rolandi te marre nje kocke. Dhe merret me Zenin, se me Berishen nuk ia mban. Kurse Rama...ai merr parate dhe shet tym per popullin tone qe nuk eshte as trim, as puntor e as i beses, sic na pelqen te shkruajme.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironci

                Po mire o koqe AY nga Permeti. Po cfare faji ka Rolandi kur akuza eshte hedhur ne media? Cfare te beje te mos flasi sipas teje se na dhitet foltorja?

                Përgjigjjuni
              2. A
                AI

                Pra pushteti jep leje idiote dhe fajin e ka opozita se nje pjestar I saj mund te kete bisnes...o Landi je shume negativ..

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FCB

                  Shko re bq , dhe Arlind Qorri ta futi .

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kozmo

                    Ajo kulle u be shume mire qe po ndertohet me kontributin e ELITAVE TONA TE QEVERISE.???????????? Shpresoj qe te gjithe Revolucionareve te BERISHES, tu vij MENDJA. ???????????????????????? PS. ELITAT E MERITOJNE NJE KULLE GRANDIOZE!!! ????????????????????????????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni

                      Po sikur Naltmadhenia Veliaj u zotua se s’do kete me kulla ne Tirane? A tha qe do kete me shume parqe e hapesira per te luajtur kolopuçet e vegjel qe jane e ardhmja e vendit? Me cfare po ndertohet, te shohesh Dajtin do e kenë luks tiranasit!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Ptu

                        KULLA E FOLTORES -thote gazekari ! Po a ka njerez me te poshter se kto. Po si e lejoka kryeministri yne qe foltorja te ngreje kulle? Po si firmos Kryebashkiaku Veliaj kullen e FOLTORES? Po si mundet qe te shpifin bythlepiresat me urdher njeri pas tjetrit pa piken e turpit. Po shtetin , policine , prokurorine , gjykatat , bashkine e dreqin e te birin i ka kjo mazhorance super e pushtetshme. Kane 11 vjet ne pushtet dhe perseri FAJIN E KA SALIU?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tironci

                          Ptu o trap, kerkoi non grates ose Zenit te nxjerri informacionin se kush ne fakt po e nderton kullen se ata e dine shume mire se kush e ka marre lejen e se kush financon. Ska faj Rolandi, shtypi ka hedhur nje akuze te akuzuarit ta sqarojne.

                          Përgjigjjuni
                        2. N
                          Nik

                          Zot i madh, ç'bëhet në Shqipëri! I besoj të gjitha, madje dhe ato që nuk kanë ndodhur akoma. Ju besues të përjetshëm të çdo krahu: dyshoni pak dhe ndryshoni pak. Ndoshta s'e kuptoni po militantizmi i juaj në të dy krahët është ndër të këqijat e mëdha të Shqipërisë. Dyshoni për çdo gjë dhe në secilin krah! Është shërbim për Atdheun.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jugu

                            Roland jene bere lapanjoza. Bej opozitarizm me Ramen jo me opoziten o i mbaruar. Ty te perdor keq Mero, edhe shkrimin ai ta ka shkruajtur dhe ta boton Mero. Ore gazetar te shitur po lejen e jep Rama dhe fajin e ka opozita? Ore po lejen e jep lali Eri dhe fajin e ka opozita? Ore po jeni bere te padurueshem dhe duhet te largoheni nga pushteti sa me pare se e keni qelbur. Ti o Mero thua ne do vjedhim por fajin e ka opozita qe nuk na denoncon. Hajde media hajde. Hajde popull hajde.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              arjan

                              Korupsion i paster dhe skandal, prishet nje lulishte per te ndertuar nke ku

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                leonard

                                Korupsion i paster ne mes te Tiranes PRISHET NJE LULISHTE PER TU NDERTUAR NJE KULLE. Nuk jam kundra sepse arkitektura e bukur e ish Tiranes eshte prishur me kohe dhe e para qe e prishi ishte Tore Drin dhe me pas cdo gje u shkaterua. Nje gje nuk kuptoj :PERSE NUK NDERTOHET ANES BULEVARDIT TE RI o te pa ngopur, buze keti bulevardi dukesh sikur je ne lagje e bidonvilave, perse e bete kete bulevard....!!??

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Soza

                                  Respekte për Rolandin. Të shohim në do të fitojë për deputet në Lazarat pas dy vjetësh. Radhën e kaluar ja mori Tritani nga Tepelena, si i persekutuar nga regjimi komunist.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cen Dymi

                                    Mire ti behet ketij populli , kur shoh qe shajne Z. Roland Bejko do te thote se taman e meriton pushtetin e Saliut, qe ka 33 vjet qe me banditet e vet e vodhi Dhqiperine nga Konispoli ne Vermosh. Bejko mos u dorzo koha punon per Ju.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fjale me vend

                                      Keto jane vetem fillimi. Pas 50 vitesh do kemi dhjetra te tilla, edhe me te larta.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje