Nga Veton Surroi
1.
Ndoshta shpjegimi më i mirë shkon kështu.
Genti kërkon që të kemi një evidencë të të gjithë drunjve në pronën e sapoblerë nga ai, afër pronës sime. Në atë moment i lind sfida e një projekti në kokë, që është në formësim e sipër, si të bëhet një kompleks vilash alpine në Brezovicë, duke e ruajtur strukturën e natyrës, përfshirë maksimalisht numrin e mështeknave e lisave.
Kompleksi së shpejti shndërrohet në projekt në letër, e merr emrin “Mështekna”, dhe nisur prej miqësisë mes nesh, ka forcën e përvojës së një afaristi shembullor, atë të Gentit. Kompleksit i shtohet edhe projekti i një hoteli pesëyjesh, i pari në këtë që duhej të ishte qendra kryesore turistike e Kosovës.
Projekti shndërrohet juridikisht në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e quajtur “Stella consulting”. Genti bëhet investitor kryesor dhe “Mështekna” bëhet një investim i madh i huaj, me mundësi të arrijë në 22 milionë euro.
Me përvojën afariste, analize të hollësishme juridike e risku, Genti vendos që mënyra më e mirë për të realizuar këtë projekt është nëse bëhet kontratë me çelësa në dorë, pra angazhimi i një ndërmarrjeje, e cila do t’i marrë përsipër të gjitha obligimet, që nga sigurimi i të gjitha lejeve deri te ndërtimi i plotë i tërë kompleksit.
Kontraktohet ndërmarrja “Quka”, nënshkruhen kontratat, bëhen pagesat dhe Genti insiston që çdo cent i paguar të përmbushë obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës, që çdo veprim i “Stella consulting” domosdoshmërisht të përmbushë çdo kërkesë të ligjeve në fuqi.
Në dhjetor të vitit 2021, shtatë vjet prej fillimit të projektit, lexoj emrin tim në portale, si i dyshuar për krime në rastin “Brezovica”. Si një magnet klikimi, emri im lakohet në tituj të portaleve, madje edhe të atyre që nuk kanë nam abuzimi shantazhues apo shërbimi ndaj pushtetit. Pas disa ditësh abuzimesh me klikime, emri im zbret prej të akuzuarit për krime dhe shndërrohet në atë të mikut të Gentian Sulës. Gentian Sula tash është i akuzuar për krime dhe “oligark i Shqipërisë”, që duhet të jetë kod i vetëkuptueshëm i fajësisë. Edhe “oligark”, edhe i “Shqipërisë”, duhet të jetë fajësia vetë.
2.
Prej vitit 2004 nuk jam në afarizëm. Dhashë dorëheqje nga pronësia dhe drejtimi i kompanisë KOHA, ngase u bëra deputet i Kuvendit të Kosovës dhe me bindjet e mia për gazetarinë e politikën, qëndrimi në kompaninë KOHA do të ishte konflikt interesi me të qenit deputet. Prej vitit 2008 nuk kam qenë aktiv në funksione publike apo politikë. Jam marrë ndërkohë kryesisht me shkrime, qoftë kolumne gazete apo librash. Por, ndërkohë që shkruaja, ritualisht do të dilnin shkrime në portale që do të më akuzonin për këtë apo atë deklaratë timen, të vërtetë apo të rreme, a për këtë apo atë shkrim timin, të vërtetë apo të rremë. E, megjithatë, nuk kishte dalë deri atëherë ndonjë akuzë për korrupsion, a ndonjë vepër tjetër krimi që do të më bënte pjesë të “tyre”, të atij ambienti, sfere publike, në të cilin që të gjithë janë të njëjtë, që të gjithë të korruptuar, që të gjithë abuzues.
Mund të imagjinoj çfarë gëzimi do të kenë pasur ata nëpër portale dhe ata në jetë publike (politikë, shoqëri civile) që kanë qenë të lidhur me pushtetet korruptuese kur formësuan titullin, me të cilin do të më lidhnin edhe mua me krim. Dhe, këta tituj, të stërpërsëritur në media sociale, tashmë kishin bërë edhe akuzën, edhe dënimin; mjafton një kërkim sipërfaqësor të rastit “Brezovica” nëpër Facebook për të parë se qenkam fajtor.
Pasi u dënova nga Facebooku, radha i erdhi Gentit. Ai duhej të ndiqej, tashmë jo vetëm prej portaleve e mediave sociale, por prej institucioneve të drejtësisë. Ndonëse që të gjitha punët e investimit qenë të subkontraktuara, prej lejeve të ndërtimit deri te pllaka e fundit e banjës (pra Genti nuk ka kurrfarë përgjegjësie ligjore personale për çfarëdo pune të kryer për nevoja të “Stella consulting” nga subkontraktori) i është ngritur akuzë për dëme ambientale dhe është në listën e prokurorisë për ryshfet.
Njëherë emri im qe i nevojshëm për baltosje, tash baltosja e emrit të tij është e nevojshme për të mbajtur baltën (edhe) mbi emrin tim.
3.
Përderisa unë shkruaja libra dhe “Mështekna” stagnonte për shkak të ndërhyrjeve jo të vogla të pushteteve të ndryshme, Genti vazhdoi me projekte të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Njëri prej afaristëve më të njohur e të suksesshëm të Shqipërisë ka filluar dhe zhvilluar projekte sfiduese në kuptimin arkitektonik e zhvillimor në Tiranë dhe përgjatë rivierës së Adriatikut e Jonit. Për të, Shqipëria dhe Kosova janë dy botë paralele të të zhvilluarit biznes; në atë të Kosovës pushteti ndal punët një ditë, lejon ditën tjetër, sekuestron pronën një ditë e liron ditën tjetër, të akuzon një ditë, të shantazhon me favore të kërkuara ditën tjetër.
Si investitor i huaj nuk e ke as më të voglën mbrojtje ndaj arbitraritetit të pushtetit e si investitor i Shqipërisë të fusin në kategorinë e paragjykimeve më të këqija për qytetarët e atij vendi. Së bashku me paragjykimet përfshihesh në frymën populiste, me të cilën biznesi është automatikisht i dyshimtë. Në këtë logjikë, çfarëdo afarizmi duhet të jetë automatikisht i dyshimtë, sepse ambienti për të bërë biznes është i dyshimtë - ky është cikli i mbyllur vetushqyes, sipas të cilit, meqë pushtetet (ekzekutive e gjyqësori) janë korruptuese, rrjedhimisht biznesi nuk mund të mos jetë korruptues. Kështu, do ndëshkuar biznesin derisa të vihen në rend ekzekutivi dhe gjyqësori.
Dhe, në këtë rast prezumohet se të gjithë janë fajtorë derisa ta dëshmojnë pafajësinë.
4.
Ekziston një pyetje ndër miq e në publik, se si është e mundur që gjatë tërë kësaj kohe nuk u mobilizua KOHA (“KOHA Ditore” e KTV), për të më mbrojtur e për t’i akuzuar prokurorinë e gjykatat, portalet shantazhuese dhe ato joshantazhuese për arbitraritet të këtillë? Ashtu ekziston edhe pyetja se përse në “KOHA Ditore” apo KTV del ky apo ai lajm, si është e mundur që unë të lejoja një gjë të tillë? Madje është një listë e njerëzve, jo e shkurtër, që nuk më flasin rrugës për këtë apo atë shkrim, për këtë apo atë kronikë televizive.
Këto pyetje i përkasin atij realiteti, pjesë e të cilit nuk kam qenë ndonjëherë as si gazetar, as si drejtues mediash, as si pronar i tyre - të shërbimit të gazetarëve interesave të mia. I përkasin atij realiteti, që nuk mund të kuptoj se po bëhen gati njëzet vjet prejse jam larguar nga pronësia e drejtimi i kompanisë KOHA dhe se lidhshmëria ime e tanishme është kjo kolumne dhe librat e botuar. Dhe i përkasin realitetit që nuk mund të kuptojnë se KOHA i ka të ndërtuara tashmë standardet, për të mirë a keq, që nuk janë pjesë e ambientit të angazhimit për “tonët” kundër “tyre”, kushdo që të jenë “tonët” dhe kushdo që të jenë “ata”.
E kuptoj në lëkurën time dhe atë të miqve si Genti se një qasje e këtillë kushton. Por nuk kam alternativë tjetër pos këtij shkrimi, kjo qe përzgjedhja ime e besimit në fjalë të lirë dhe kjo është mbrojtja e vetme që kam, i vetëdijshëm që në këtë vend nuk mjafton.
Bobo sa gjynah ky genti pz! Hahahahahaha ky nuk ka bërë asgjë përveç se betonizon kurorën e tiranës, i ka ndërtimet pa hipotekë prej 10 vjetësh dhe paguan punëtorët në të zezë. Gjëra të vogla dmth hahahahahaha
Po kush eshte ky Genti o ju qifsha robt.... Genti kush? Genti Genti Genti Genti... ju qifte Genti robt.
E thote ne fillim o rrot kari por ti lexon me byth kot fare.Gentian Sula quhet e lexo mire te placin syte dhe mos shaj kot
nuk e njoh kete Genti por me neverit thirrja histerike kundra nje biznesi se cme kujton dikur nje kohe qe edhe ata qr qe ferkuan duart nga varri dikujt, u fundosen nje nga nje nga fukaralleku qe iu be shpejt maskarallek
Mesa shofim ne drite te diellit, godinat Kodra e Diellit nuk jane me shume se 3 4 kate mbi dhe. Betonim? Trualli ka qene privat. Transaksionet private. Oligark? hm konkurrencaaaaa
Pasi ky Genti betinizoi Tiranen iu sul edhe bregdetit per betonizim. Mesa duket i qenka sulur edhe Kosoves por aty i paska hasur sharra ne gozhde. Per fatin e keq te ketyre te pangopurve ne qeveri erdhi Albini dhe ua prishi planet. Kosova eshte me fat qe ka nje kryeminister si ai. Eshte veshtire qe ne vendet e Ballkanit te gjesh sot nje politikan te pa korruptuar. Eshte veshtire te gjesh nje Albin. Sa per Vetonin me kujtohet kur beri deklarimin e pare te pasurise kur u formua qeveria e pare ne Kosove. Ne mos gaboj deklaroi rreth 40 milione marka pasuri nderkohe qe nuk vlenin ne shume se 150 mije. Sipas asaj deklarate ishte politikani me i pasur ne Kosove. Mendonte se do vidhte aq shume dhe do ti kishte te justifikuara ne te ardhmen. O Veton ti qe nuk paske mbrojtur as veten tende tek gazetat e tua c'ne qe po mbron Gentin? Besoj se nisesh nga pozita parimore sigurisht.
O Ben, Me duket se emrin e plote e ke Al Ben, per nder të madhit, lexhendes, Marksistit të paepur, antiamerikanit të pakompromis, anti-shqipetarit deri ne vdekje, Haxhi Qamil Albin Kurti.
por me mire nje shqipo tw ndertoje se arabet se mos do marre gje me vete
Sa legen burre je kthye
Veton CrnoGorci,një mut-muti , ëndërr e shef kohen e Sundimit SerboSllav. I biri i një sherbëtori të Serbis, Rexha Surroi-t, i cili u vra n‘Kolumbi për prishje të pazarve të Droges!
Gjynah qe ata pak supermarres nga Shqipëria kane halle ne Kosove. Shume politike po prodhohet, por ka nevoje per rritje te ekonomise. Nëse nuk ia del nje I Shqiprise ne Brezovice athr zor se ka investment te huaja qe inkurajohen.
Doli ky koqevari qe e perdor Shqiperine si han pa porta. Ketij shkerdhates i duhet sekuestruar pronat qe ka ne Shqiperi, i duhet hequr nenshtetesia shqiptare dhe ndaluar hyrja me cdo kusht. Ka ardhur koha qe bukeshkalet si sojsorollopi i Surroit te ndalohen se helmuari dhe vjedhuri ketu. Kosoves dhe Albqinit ti bejne ca te duan
Betonimi ka disa nuanca se Shqiperia do ndërtohet apo jo? Po Apo Jo? Une do beja disa pyetje qe si gjej ketu pergjigjjet: ky Genti a ndërton ne toke private a shtetërore? ky Genti a merret me hoteleri apo eshte nje person çfarëdo? A fiton apo humbet taksa Kosova nga mosndertimi I nje hoteli maje mali me 5 yje?
Qe koqevaret paragjykohen kjo dihet nuk eshte tabu por qe koqevaret ne koqevari te te mendojne per ne keq nuk e dija .E para para nuk e kam vizituar koqevarin dhe nuk kam ndermende jo se jam rraciste ndaj tyre por cfare mund te japi koqevaria me ata njerez primitiv tribale njerez qe urrejtjen e shorehin neoermjet fb me nje 10 % te te shkruarit ne gjuhen tone shqipe. Veton Syroi po me mesone dicka te re qe te nuk e dija .
O FevZi serborusi i pidhit te motres tane, kur nuk i din gjanat mshile qenefin moterqim se kosovaret ua shkerdhejne motrat po u sollet keq. Ne Kosoven e Albin Isaboletin Kurtit te qihet nona e motra po bone legenin dhe nuk sillesh siq duhet. Ketu eshte KOSOVE dhe rregullat i bojme na, ne shtpine tone. Mytu klysh kurve.
Ta kam futur gjithe kohen oTafciu me dergo adresen te sjell nje abetare te mesoshe gjuhen tone shqipe ,se cfare ti ke shkruar me vjen keq vetem albin Serbi mund mund ta kuptoje se une nuk kuptoje asgje por beje kujdes se nje koqevar qe kishte ofenduar zotin Hoti po qante ne sallen e gjyqit si legen njesoje si ty legen koqevarie kujdes se po re ne burgjet Shqiptare kur je kelyshe koqevare do ta çajne vrimen e bythes kujdes kur dhkruan se gjendesh kollaj kelyshe komunist
Qenke nje koqe kandari ti or byrazer, per të ardhur keq. Edhe të thashë, mbaroje ate dreq shkolle, sepse te duhet shkolla fillore. Jo dhe Jo ti. Na tani. Mbaje. E morën vesh të gjithë sa tru ke. Do flas me tet'ate, të ta heqin telefonin, se e turperove Kosovën Dardane.
JE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT
JE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT
JE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT
JE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT
Veton a je I sigurt per keto qe thua?! Po prokurorin ne Kosove dhe familjen e tij perse e kercenonit!? A Je I sigurt se miku jot eshte I paster si qelqi!? Ne you tube kenaqemi Kur shohim prokurorin shqiptar kosovar Kur ju var letrat e paralajmerimit ne dyert e vilave ne Brezovice, dhe asnje nuk duket aty, per ta justifikuar veten Para prokurorit te shtetit ne Kosove, te siguroj qe prokurorit ne Shqiperi nuk e bejne. PSE!? Per ty duhet te jete turp qe je mbrojtes indirekt I vjedhesve te pronave te qytetareve autoktone ne Tirane.
edhe uji s eshte I paster ky e v I paska bo vete r gjitha keto qe thote...
Hoqe dorë nga pronat dhe ja dhe tet motre. E shet si doreheqje. Ptu race e keqe, me keq se Albini.
Kete ‘tipin’ me buzeqeshje jugosllavomadhe (Vetonin) politikisht e perndjek vetja e tij familjare serbe e jugosllave dhe jo Genti i ngulitur ne jugosllavenizmin e tij antishqiptar!... DRENICA E KUQE
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!
VETON SHURROI ESHTE CETNIK I ALBINDENOVICIT DHE VUCICIT!!!!!!