Ditari i Kosovës: Albin Kurti i shpërblen ushtarët e Millosheviçit!

8 Gusht 2023, 22:36Blog TEMA

Ditari i Kosovës: Albin Kurti i shpërblen ushtarët e

Nga Kimete Berisha

I.
Duda është frikësuar shumë kur e ka parë një grua me disa gjinjë të zbuluar në skenën e një festivali të filmit në Prizren.
Ka kujtuar Duda që gruaja i ka përnjëmend gjithë ato sisa.
Ata 5 gjinjë nuk janë 'risi', ata simbolizojnë pjellorinë, se pamja e gruas së përhënur në festivalin e Prizrenit është kopje e mjerë e perendeshës Artemisa, statuja me shumë gjinjë e së cilës është një ndër shtatë mrekullitë antike.
Por hajde hiqja ti frikën myslimanëve prej organeve seksuale!
Se frika nga një grumbull sisash nuk shërohet me logjikë.
Për t'u shëruar nga frika prej organeve seksuale vendi që e rekamandoj për ilaç është Kapela Sistina në Vatikan.
Dikush i ka numëruar, aty janë dhjetëra penisë dekorativ, se Mikelangelo i ka parë burrat vetēm si 'mëkatarë' cullak, me atë 'sendin' në fushë.
E ajo 'gruaja' tjetër në festival me mbishkrimin në bluzë që e falenderon Zotin për abortin, atë, siç do të thoshte Donika Gërvalla, e marroftë Zoti, sepse ajo bie në kundërshtim me atë 'gruan' me shumë sisa.
II.
Unë e kuptoj frikën e Dudes sepse edhe vet jam mërzitur pa masë kur ka vdekur gruaja e Sandokanit.
Bile vdekja e Çanketës ka lënë vrragë të pashlyeshme në jetën time, ndoshta sepse për Çanketën kam pas lotuar në grup, kurse për Sandokanin (kur mbeti i ve), ah, kam vuajtur në heshtje.
III.
Unë po vuaj shumë pse ju nuk po vuani që Albin Kurti e ka zgjedhur një ushtar të Millosheviçit për zëvendës-ministër të tij.
Albin Kurti tha se ky serbi (anipse nuk e ka asnjë fakt për të) nuk ka vrarë shqiptarë por vetëm i ka ushqyer vrasësit e shqiptarëve.
Është e tmerrshme, jo pse Albin Kurti po i rehabiliton vrasësit e shqiptarëve, por është e tmerrshme pse juve ky gjest i Albin Kurtit nuk po u duket i tmerrshëm..
Pasi e shpalli 'burrë të mirë' vrasësin e civilêve shqiptarë (Oliver Ivanoviçin), Albin Kurti e shpalli 'burrë të mirë' edhe ushtarin që kishte aq sevda në vrasje, sa që mori pjesë në të gjitha luftërat e Millosheviçit.
Nuk u ngop me vrasjen e gjenocidin në Bosnje, nuk reflektoi si ushtari serb Dušan Vasiljev pas luftës kur tha: 'Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë, dhe nuk kam më ëndrra'.
Ky ushtari serb i Millosheviçit dhe i Albinit ka ëndrra edhe sot, i pëlqeu shumë gjenocidi i ushtrisë së cilës i shërbeu, prandaj vazhdoi pa pendim t'i mbajë si thitë me ushqim, vrasësit e fëmijëve shqiptarë.
Por Albin Kurtit ushqimi nuk i duket armë: pa armë mund të luftosh, bile edhe ta fitosh luftën, ama pa ushqim nuk mund të luftosh.
Njeriun që i ushqeu me bukë e me zemër vrasësit e shqiptarëve, Albin Kurti pra e bëri zv.ministër të viktimave të tij, dhe juve kjo po ju duket normale!
IV.
Si ia doli Albin Kurti që shqiptarët t'i bind të çohen kundër vetvetes, të bëhen anti-shqiptarë e pro-serb?
V.
Pa qenë i poshtër, i ultë, pa qenë i shantazhuar dhe i frikësuar nuk pranon të jesh në një qeveri të sanksionuar nga SHBA dhe në një qeveri që u jep rroga kriminelëve serbë të 'Mbrojtjes Civile' (të cilët Albin Kurti i ka shpallur terroristë).
Nuk është problemi që Albin Kurti i paguan me pare të shtetit terroristët serbë që të vrasin shqiptarë dhe ushtarë të KFOR-it, problemi është
pse juve u duket nornale, që terroristët serbë të 'Mbrojtjes Civile' paguhen - marrin rroga nga buxheti i Kosovës për ta terrorizuar Kosovën!
VI.
Juve po u duket normale që një grafit i UÇK-së në një fshat shqiptar të Kosovës u gjykua nga policia shqiptare e Kosovës si 'provokim i madh'.
S'di çka ju ka gjetur që jeni çmendur!
VII.
Albin Kurti po sillet si krye-terroristi.
Në shtatë gazeta u shkrua se shokut të tij bukëpjekës, i ka dhënë pare n'dorë, për të blerë armë shkart nga Turqia.
VIII.
Bukëpjekêsi i mori 300 mijë euro në dorë nga Albini për 'të blerë' zeytin nga Polonia! Nuk e bleu.
IX.
Ushtarët serbë të Millosheviçit i ka punësuar në qeveri.
E Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores, e ka zgjedhur për këshilltar një ushtar serb të Rashkës, për ta këshilluar Lulzimin se si duhet të punojë për shqiptarët.
Albin Kurti, ushtrinë serbe po e inkuadron në Institucione,
terroristëve serbë po u jep paga, armët shkart nga Turqia po 'ia blen' bukëpjekësi.
- Tash, kë do ta luftojë Albin Kurti me ushtarët e Millosheviqit dhe me paramilitarët e tij serbë të Arkanit dhe me armët shkart të Turqisë?
X.
Këshilltaren e Kurtit nga Presheva qe dy herë po e ndalon policia serbe, derisa t'i del fjala se është 'patriote', pasi që u pa në një foto e lumtur pranë shefit të BIA-s serbe, Aleksander Vulin.
Albin Kurti i shfrytëzon gratë bionde për t'ia kryer punët me kriminelët serbë! Biondet i përdorë si zbutëse...
Që i përdorë gratë bionde për spiunazh- le t'i përdorë, por që juve ju duket normale që Mimoza Kusari u mor vesh me kriminelin serb Milan Radojçiq - kundër ushtarëve të UÇK-së, kjo s'është nornale!
Që Mimoza i çoi kuvendarët në pauzë për të folur tinëz me kriminelin serb Milan Radojçiq, nuk është normale!
- Të tranohet një kryeministër është krejt nornale, por të tranohet një popull - nuk është normale.
XI.
Sipas një dëshmitari që doli publikisht, Bukëpjekësi i Albinit ka kërkuar edhe dëshmitarë të rremë kundër Hashim Thaçit, me arsyen se Evropa u beson katolikëve (pa pasur nevojë për fakte).
Albin Kurti e ka shndërruar furrën e bukës në 'dhomë të sekreteve shtetërore' ku flitet për armë, vrasje, për dëshmitarë të rremë...
Pse bash 4 dëshmitarë i ka kërkuar bukëpjekësi? Pse jo 5 a 6?
Bukëpjekësi i kërkoi katër dëshmitarë, me mendësi islame, se ashtu e lyp ligji islam, thuajse 'luftëtarët e UÇK-:së, po akuzohen për Zina.
XII.
Veç unë prej të gjithë atyre që u kërcênuan me jetë nga mërgimtarët, u bëra budallaqe dhe 'e fala' kërcënuesin shqiptar nga Austria (i Shipolit të Mitrovicês),
i cili përveç vrasjes sime, paralajmëronte se do t'i përdhunonte edhe të vdekurit 'e m'i, nëse vazhdoj të shkruaj kundër Albinit.
P.S.
Sa herë të kam sharë
Aq herë të kam qarë
ta kam prerë këmishën me gërshërë
copë-copë ta kam bërë
në lum e kam hedh
Dikush më ka parë
Duke ta prerë këmishën, në vend të trupit tënd
E kam shikuar xhepin kah largohet nga mënga
jakën kah ndahet nga shpina
gjoksin kah ndahet nga zemra
Të gjitha i kam parë
Të kam parë të vogël
Të keq
të shenjtë
Të trishtuar
Të humbur
Të braktisur
Edhe vet të kam braktisur s'disa herë
sidomos në vjeshtë
kur bija si shiu i ftohtë
Të kam parë cullak
Dhe, prap të kam dashur
Por, nuk të dua më.

20 Komente

  1. K
    Kimete te kemi me kimet

    Kimete te le pa fjale rrespekte

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rruga

      Hartimet dhe poezitë e Kimetes së vogël. Por me gjithe aftësinë artistike qe sjell me prozën dhe poezinë tënde, fjalët e Dozhes se madh tek "Skënderbeu" rrahin si çekan vëmëndjen e arsyes, pavarsisht emocjoneve -

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

      Prape ti shurrabajge?!?!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zizi

        Magar Malok ,as Shqip sdi te shkruash.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gennom

          Ata e dijnë ku janë , e mos u bëfshin për t'u bërë se ti , i'u bëhesh barrë e ndy , apo më mirë ju , njollë noblese , shkëlqan . Aq mall paçin me mos t'pasë jo më barrë por as më kry , për , nëse e kini shveshur për të tillë pretendencën q'ju shkëlqen si sura . Tinxit .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapterri

            Ku të ka shkel Kimetja mor i shurruar? Apo je nga ato unukët e Al Binos? Ose më keq, i Qoftlargut nga Viçidoli. Je i tredhur, por dora paska mësu me shkrujt

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tropojani

            Ku jeni mor koqevare ? Al-Bini po ve ne qeveri ata qe ju vrane ata qe ju perdhunuan grate motrat tuaja , o ju koqevare nuk lini gje pa thene per Ramen ,e kete qe po shkerdhen prape e duartrokisni ,ishalla ve dhe shume te tjere Serb qe tu a …….

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populisti i fundit Kurti.

              Kurti ka marre rrolin e Mesiasit dhe partine e vet, e ka te ndertuar ne baza propagandistike. Eshte prototip i populistit dhe si i tille do te kete edhe demin kolateral shume te madh, sikurse te gjithe populistet . Kane strukture mentale dhe strategji shume te lexueshme.Gjendet nje armik dhe fajesohet pafundesisht. Hitleri kishte Judet, Musolini kishte te majtet, Stalini kishte imperializmin,Mao kishte perendimin dhe Japonezet,kurse Kurti ka zgjidhur te godasi ish komandatet e UÇK-se.Ata(si ne opozite dhe ne pozite) jane fajtore per cdo problem te cilin ky, nuk mundet ta zgjidhe.Pastaj jane po ata te cilet jane fajtor per gjendjen ekonomike,politike,emigracionin qe po largon rinine,asosacionin,politiken e jashtme etj etj.Shikoni me kujdes,mbas cdo problemi ose skandali qe del aktualisht ne Kosove sot, mbas 24 oresh akuzohen ish komandantet e UÇK-se ,po per te njejten teme. Populistet nuk perdorin asnjehere argumenta,por vetem akuzojne kundershtarin imagjinare( ai eshte fajtori per cdo problem dhe mos funksionim). Ne aspektin psikoanalitik, strategjia jep rezultat,gjeneron urrejtje ne shoqeri dhe krijon probleme sociale shume te thella. Propaganda partiake drejtohet drejt kultit te individit si personazh me dhunti mbitokesore, qe mundet te zgjidhi cdo problem dhe konfrontohet dhe fitoj kunder cdo armiku. Mbas shume vitesh manipulim dhe propagande persojne te njejtin fund... me dhimbje mbi shoqerite qe kane drejtuar. Hitleri, Stalini nuk kane punuar asnje dite ne jeten e tyre,sikurse Kurti.Kurti nuk ka punuar kurre 8 ore, qe te fitoj te ardhurat e veta... megjithese eshte rreth 45 vjecar.Kjo eshte elementi kryesore I populisteve,mashtrimi dhe kunder-produktiviteti. Teme shume e gjate.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prishtina

                Kimi Berisha majmuni i plazhit te vogel te Uqinit…????

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Boll I dhe hapsire ne gazete kesaj buze kuqes o Mero.I ka here Albini ne tru me keq se ty dhe kesaj.Mezi po pret te dali Hashimi dhe te na çaje trapin duke e lavderuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    UÇK

                    Kimete e nderuar je gjigante je legjendë e gjallë Lum ajo nënë Drenice qe te lindi dhe te rriti Je nji burrëreshë je nji trimëreshë qe nuk i friksohesh askujtë Albini është nji faqezi qe kriminelet vrasesit e shqiptarve i benë hero ( Oliver Ivanoviçin qe akuzohej per 13 shqiptarë te vrarë pas lufte në Mitrovicë) Albin faqeziu bënë zevendsministra kriminel qe e pranojnë dhe qe krenohen më te kaluaren e tyre çetnike në luftë kunder shqiptarve Albin faqeziu punson neper komunat e Kosoves shkje ( serb ) nga ushtaret qe luftuan në Kosovë Albin faqeziu kerkon nga shoku i tijë Ridvan Muharremi te gjej deshmitar te rrejshem katolik te deshmojnë rrejshem në Hagë kunder Hashim Thaçit ( se deshmitë e katolikve qenkan më bindse per Europen ) Albin faqeziu per tregtin e armeve te droges te vajit te miellit e kontabanden më Serbinë dhe vendet tjera e bënë më shoket personal ( Ridi Muharremin e te tjerë ) Albin faqeziu më qeverinë ZDRAVVO te VV dhe te GUXO te Vjoses janë argatet e Serbisë se Millosheviqit e te Vuçiçit

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dejavu

                      Horoskopi javor i Kimetes, nje shishabar per Zanzibar.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Detari

                        Meru me gatime dhe rrit femije o qimete se nuk eshte politika per gra, sidomos ti.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anti anarkisti

                          Bravos Kimete, trimëresha e drejtpërdrejt ndaj faqezive. Asgjë e re ata që ishin në istikame kundër UÇK janë tash në pushtet dhe prapagojën dhunë e frikësim dhe punojnë kriminelet serb që i shërbyen gjenocidit kundër shqiptareve në Kosovë. Një KM që kërkon shpifës dhe gënjeshtar për ti akuzuar çlirimtarët kulmi i poshtërsisë dhe disa shqipfolës kënaqen me serbovrasët e shqiptareve duke i shpërblyer me poste shtetërore. Ne qe 23 vite ua paguajmë energjinë elektrike, taksat dhe gjithçka tjetër dhe ata tash si pushtetar sjellin kriminelët serb që të ushtrojnë dhunë e varfëri e frikë mbi ndaj shqiptareve. Korrupsioni, nepotizmi dhe anarkikja e tashme ne i japin paga pa punuar dhe ata marrin paga edhe nga Serbia për të shkatërruar Pavarësinë e Kosovës dhe na sollën izolimin dhe saksionet!. Po përjetojmë rishtas atë trishtim të viteve të 90 dhe ketë nuk duan vetëm armiqtë e kombit = analfabetët funksional që janë krah të Vuçiqit dhe serbo - rusëve gjenocidal.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Niko

                            Kurtit(Albin) nga të vertetat e Kimetës do t'i vij fundi!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbër

                              Kimete je fantastke; e drejtpërdrejtë, e çilter dhe e zgjuar si askush tjetër gazetar në Kosovë.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Trotski

                                E Shkunde Bin Laden Kurtin .Nuk i mbeti Pupel ne trup.E ke nxjerre Çullak Jezitin Antishqiptar.

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  mario

                                  Oj Kimete ! Une nuk komentoj vecse njehere ne vit por ndoshta eshte mbushur viti e une po hedh nje mendim . E di . Ke nje pene te mprehte dhe kjo te jep vlera vertet por pena jote se pse me ngjan me ate te Frok Cupit ne Tirane . ne te dy krahet jeni ne extrem . Qofte per te share apo qofte per te ngritur ne qiell idhullin tuaj ..., kete e kam vene re . Por e dashur Kim duhet ta dini se extremizmat ne cfaredo krahu te jene jane te demshme . jane helmatisese, jane trushplarje apo trullosese . Miqesisht do te kisha thene te kerkosh te jesh me objektive . ndoshta do behesh me me vlere pasi deri tani e tregon vehten tamam si nje gjarper mbledhur kulaq ne ndonje kercu e pret te kafshosh sa te mundesh ate qe kalon ne punen e tij ....... nuk po zgjatem tung

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    astrit

                                    Po beni te kunderten e asj qe deshironi. Me letersi gazetareste nuk bie imazhi i mire i Kurtit kam pershtypjen se e kunderta po ndodh. Njerezit duan fakte e prova e jo fantazi te shkruajtur kendshem.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arber iliri

                                      Hajde moj Kimete , Na ke bo per vete. Kimetja i ben nder Kosoves,si nje intelektuale dhe gazetare e klasit te pare.Albini e shume te tjere duhet te lexojne me laps ne dore cka shkrun Kimetja.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje