Paskemi rrëzuar diktaturën e Kristaq Ramës, jo të Enver Hoxhës

11 Gusht 2023, 12:26Blog TEMA
Paskemi rrëzuar diktaturën e Kristaq Ramës, jo të Enver

Nga Ardit Rada

Hipokrizia e opozitës me fatin tragjik të mësuesit Havzi Nela duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Fillimisht ishte Sali Berisha ai që me ardhjen e Edi Ramës në pushtet gjeti fijen pas së cilës mund të kapej për ta lidhur kryeministrin me ish-diktaturën. Këtij kori në PD iu bashkua edhe Ilir Meta pas 4 vitesh qeverisjeje me Ramën. Teksa “u kujtua” papritur për firmën e skulptorit Kristaq Rama në dekretin e Kuvendit që nuk ia falte jetën Nelës, Meta madje shkoi më tej duke e përvetësuar ditën e varjes së poetit dhe vendoste alarmin për të reaguar i pari çdo 10 gusht. Më pas shtetasi I.M doli bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, por kjo është histori tjetër.

Sot, 35 vite nga varja e poetit, hipokrizia thellohet edhe më tej. Rithemelimi ka vendosur ta përkujtojë Nelën me një aktivitet të posaçëm. Madje një deputet i Berishës çirrej dje se Havzi Nela edhe nga varri e tmerronte diktatorin, kur në fakt diktatori kishte vdekur 3 vite para Havziu, por nejse. Kjo është pjesa tragji-komike që veç opozita di ta stisë. Por sot me gjithë keqardhjen për vuajtjet e familjes Nela, pyetja e parë që shtrohet është: Përse nuk ndiqet i njëjti standard për ish të persekutuar me fate më tragjike dhe me role më aktive kundër diktaturës? Pra pse nuk del të qajë në ekran Sali Berisha edhe për Pjetër Arbnorin, Vilson Blloshmin, Genc Lekën, ish-klerikët e kështu me radhë?

Është e qartë se njeriu që indinjohet kur i përmendin vitin 1997, vetë kërkon të bëjë politikë me ish-diktaturën.  Por ai harron se akuza e shkëputur nuk i bën nder as Havziut dhe as atij vetë. Sepse duket sikur qënka rrëzuar diktatura e Kristaq Ramës dhe jo ajo e instaluar prej Enver Hoxhës.

Shkresa e Presidiumit të Kuvendit Popullor është firmosur nga disa anëtarë të tij. Në krye është Ramiz Alia. Gjen aty pastaj Lumturi Rexhën që në disa inçizime të prag-pluralizmit del duke biseduar me Sali Berishën nën cilësinë e sekretarit të partisë tek Mjekësia. Dhe të tjerët janë që të gjithë ish-sekretarë partie rrethesh, kooperativash, ish-ministra e të tjerë ku më pak partiaku është Kristaq Rama, artist i popullit.

Në këtë 35 vjetor të varjes së mësuesit kuksian pyetja tjetër që “i mundon” të gjithë është: Po Sali Berisha çfarë bënte në 10 gusht të 1988 teksa Havzi Nela shkonte drejt litarit?

11 Komente

  1. A
    Adi

    diktatura e enver hoxhes o mik, mbahej gjalle kryesisht nga kristaqet. Se ata qe kundershtuan paten fatin e keq te eleminohen, internohen etj. Rama senior ka dhe merite ne monstruozitete ne djenine time. Ne kohen me te mire bente ndonje bust socialist.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi me dhrmbe te prishur

      Adi vogelushi denimi me varje eshte i pa pranueshem po nje shembull o zogu vogel nese ne amerike vret nje polic cfare ndodhe ? Po flasim per ameriken vende demokratik dhe kur vrisje ne diktature denimi me vdekje ishte shembull. Tani kalojme ne vitet e demokracise ne kohen e large qoftit non grates Berrisha ne qender te Fierit u varren dy vellezer tani po pate pak tru jo shume po pak duhet te gjykoshe Dhe nese ke nje moter 15 vjece dhe ta perdhunojne sic perdhunonte ky poeti cili eshte reagimi jot o i mbaruar Cfare do ti thoshe femijeve te policit te vrare o kopil i foltore-nevojtore qe nuk ta urroje te vritet prindi e te perdhunohet motra

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        Respekte, vlla. Por ky Adi është kokerr legeni i Foltores. Vete Edi Rama nuk afrohet tek i jati. Kristaq Rama ishte burrë zotni, intelektual i vërtetë. Edi Rama nuk është as sa gjysma e tij. Kur punonte ne Vlore tek monumenti, nje inxhinjer rus rrinte dhe e admironte. Kerkoi të takonte Kristaqin. Kur e pyeten me vone se pse donte ta takonte, tha: " Po të ishte ne Rusi, ky do ishte nderi i kombit, tha. Kristaqi ka qenë shok me një tjeter figure të respektuar, Vath Korreshin. Kur takoheshin të dy, po tu vije pergjues të Sigurimit, do kishin perfunduar ne burg me kohë. Por ky Adi është nje koqe gomari qe e ka nxjerre ne pah epoka dixhitale. Ndryshe nuk do ta kishim njohur.

        Përgjigjjuni
    2. P
      Pano

      Flet saliu, cmenduri. Sala me babane e rames jane pjese e te njejtes kategori qe ndeshkuan njerez ne komunizem dhe tani bijte e tyre bejne si liberale e dmokrate.mbetjet e komunizmit dhe filizat e tyre si rama veliaj, balla e shume te tjere ia pine gjakun ketij populli

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sekretari i Partise se Spitaleve

        Ore ky “poeti i madh” i Saliut,u var se kishte share apo kishte vrare?!Per analogji ky Saluk Rame Alija ka dhene denim me varje te dy krimineleve qe kishin vrare?!Pse nuk ua kurseu jeten banditeve ne Demokraci dhe kerkon qe ti falej jeta nje vrasesi ne Diktature,ku per vrasje pothuaj te gjithe vriteshin?!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmira

          Po per policin qe Havzi Nela e plagosi per vdekje ne koke, keni gje per te shtuar zoti Adi?!

          Përgjigjjuni
          1. p
            pinoku

            Unë e di që Havzi Nela u var se vrau një polic gjatë një tentative për arratisje! Dhe më duket normal si dënim. Pa marrë parasysh faktin që ai ishte njeri trim, që nuk e donte diktaturën. Fati i keq i tij që ai u arratis bashkë me gruan, por serbët e kthyen pako pastale në Shqipëri. Dhe Enver Hoxha si shpërblim u dorëzoi disa kosovarë që kishin kujtuar se në Shqipërinë e tij do gjenin parajsën. Sidoqoftë unë bëj pyetjen; provo një herë në Amerikë t'i afrohesh një polici me thikë në dorë?! Ai të vret në çast dhe nuk të paguan hiç. Nela bëri padrejtësisht burg për idetë dhe guximin e tij, por dënimi i tij kapital, për mua ishte normal. Gjithçka zmadhohet dhe fryhet se te dokumenti i varjes gjendet edhe firma e të atit të Edi Ramës.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Frat

              Havziu eshte varur se plagosi policin dhe e la cyryk per gjithe jeten. Plus u arratis dhe u dorezua tek Jugosllavet. Keta te fundit e deportuan ne Shqiperi. Havziu eshte rasti me i papershtatshem per tu nderuar me kaq shume zhurme. Por autori ka te drejte qe e gjitha behet pse del emri i Kristaqit ne leter.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poet pédophile

                Te varresh dike eshte krime makabre po per policin qe ky vrau a ka ndonje keqardhje por femijet e perdhunuar ? Pasi pervec talentit te poetit ky ishte dhe pédophile per ata femije te perdhunuar nese do ishte vajza juaj cila do ishte pergjigja !....

                Përgjigjjuni
                1. f
                  flisni aresyes!

                  Merreni me budallaleqet e Neles apo Blloshmit etj qe si idiote qe ishin kundershtonin diktaturen duke shkruar neper xhamat e mapove dhe vete nxebesit e tyre i spiunuan ose me mire i dekonspiruan. Rrini rehat e leni ne token e pleheruar se se hane me njerezit idiotesirat tuaj prej bashkepuntore idiotesh

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bejkush

                    Enver Hoxha ishte bishe!. Per politike te denonte kot, por per vepra penale jashte politikes rralle gabonte... Havziun e kane varur te behej shembull! Sa per jugosllavet, kuptojni, ata nuk mund te mbanin si refugjat politik dike qe kishte vrare nje polic, madje ata mund te jene ndjere edhe te provokuar.... Aso kohe nuk pirdhte njeri per firmen apo mosfirmen e Kristaqit, madje ju them se ne vend te Kristaqit, Saliu jo vetem do kishte firmosur, po nese do e linin do ja kishte vene lakun ne fyt Neles, me doren e tij...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje