Nepotizmi vret

11 Gusht 2023, 20:04Blog TEMA
Nepotizmi vret

Nga Kristo Mërtiri

Një gazetar dhe poet i talentuar, ish- kolegu im nga Kukësi, vitet e fundit lëshoi një klithmë publike: “Politikanët deri tani kanë respektuar shkrimtarët vetëm ditën e vdekjes së tyre për me marrë të mbramen pikël drite prej tyre”. Po kush e dëgjoi? Ndoshta i papërsëritshmi Fatos Arapi, ditën që iku 5 vite më parë përmes heshtjes protestë, kur mbylli sytë përgjithmonë. Dhe nuk pranoi asnjë ceremoni zyrtare! Iku ai që i këndoi si rrallë kush Lirisë, Atdheut e Dashurisë. “…Jetojmë ndër male të lartë/ Ku qiellin me dorë mund të zëmë? Dhe prapë: / Në c’humnerë kemi rënë!”. Një nga shkrimet e tij të pakta e ndoshta të fundit në media, është ai për NEPOTIZMIN në administratën shtetërore. Shkrim që nuk më shqitet nga memoria. Aq më tepër që personalisht shfaqej rrallë e për mall nëpër faqet e shtypit të përditshëm. Nuk lëvrinte kollaj nga lëndinat e veta të krijimtarisë dhjetravjecare. Lëndina të shenjta e të shtrenjta për të.. Atje i gurgullonte mendimi, shpirti e frymëzimi i tij origjinal, me rrënjë të pashkulura në Zvërnec, Vlorë, Labëri e gjetkë. Por Nepotizmi sikur ia shtonte neverinë, e bënte më të ngrysur e plot rrudha në ballë si qytetar, poet, intelektual mëndjehapur, pa kokërr lajthie nëpër dhëmbë. Cdo lloj pushteti (monist e pluralist) e kishte zili, halë e zët në sy, por edhe smirë e lakmi dhe përtej gardhit të piramidës partiake e shtetërore. Se amaneti i vëllait Dëshmor i Atdheut dhe i shokëve të tij, që prehen krenarisht e dhëmbjendjellës përballë Sheshit të Flamurit, herë pas here i bëhej komb në grykë, rrëmbushte sytë dhe zemrën.

Kur fliste sadopak për vëllanë Toli te ish Klubi i Gazetarëve, sikur kalonte menjëherë në një botë tjetër me ideale të mëdha Lirie e Demokracie, ndezur në cdo stinë. Idealet e Shqipërisë së Re, pa bllokmenë të vjetër e të rinj. Bllokmenë që përgjërohen vetëm për veten, farëefisin, krushqitë e miqësitë. Dhe korrupsioni bën kërdinë! Vetë shkruajnë, vetë vulosin! Mirëpo, zëri i poetit Arapi mbeti si zë i vetmuar në shkretëtirën e xhunglës politike shqiptare. Askush nuk bëzan. Askush nuk veproi në praktikën e molepsur të burimeve njerëzore. As që deshën të dinë se poetët e vërtetë jo rrallë kanë paralajmëruar stuhinë…

Jo më kot i kujtova këto ditët e fundit, pas ngjarjes tepër të hidhur në mes të qytetit të Vlorës. Iku një inxhinier e biznesmen. Iku në mënyrën më makabre, në punën e hallin e vet. Sipas medias, e dërgoi në atë botë një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Tiranë, që nënën e paska në Qeverinë e Prokurorëve të Republikës dhe babanë në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës së Shqipërisë! Në orët e vona na u tha se edhe xhaxhai e motra punojnë në istikamet e Prokurorisë(?!). Ndërsa vrasësi paska bërë edhe “punë të dytë” (private) si ndërmjetës a sekser jo dosido që “ndihmonte” biznesmenët për të zgjidhur problemet e koklavitura me trojet, pallatet, pronarët, qytetarët e fshatarët etj. Dhe “sakrifikonte” e telikosej duke ardhur që nga metropoli në Vlorën hazine e shkuar hazinesë!

Unë nuk e di sa dhe si informohen Kryetari i Shtetit, Kryeministri, Ministri i Brendshëm ose ai i Drejtësisë. Sepse ky rast flagrant, nuk është një triptik i rëndomtë nepotik! Përkundrazi. Të heshtësh përballë kësaj dukurie kriminale sipërore, më e pakta është rrumpallë institucionale që dëmton rëndë Shtetin e së Drejtës, barazinë para Ligjit e Kushtetutës. Më thoni, cili institucion i ra kambanës së alarmit?!

Së pari, për mendimin tim, Nepotizmi vret e pret pa mëshirë njerëzit e ndershëm e të aftë dhe që duan të rrojnë me djersën e ballit. Por përballë këtij muri gri partiak, pushtetor, miqësor e kulpërak, mund të thyesh ëndrra e shpresa të pastra, deri edhe kokën ! Opinioni i shëndoshë e thotë acik : Lidhje të tilla nëpër pika të larta ku buron korrupsioni, paraja e pistë dhe arroganca e horrllëku tipik, në fund të fundit turpërojnëe e fëlliqin keqazi cdo qeverisje qëndrore e lokale. Por gurët cuditërisht vërviten vetëm mbi Kryeministrin ! Në rastin konkret, askush nuk merr mundimin t’i hyjë në themel se kur, si, nga kush dhe për cilat merita janë emëruar a “zgjedhur” në ato vende “pëllumbash”, disa vetë nga një familje(pa llogaritur hic sojin e sorollopin) ! Në një kohë kur mjaft të tjerë “pa shpatulla të ngrohta”, kanë vite që presin të gënjyer e të zhgënjyer, me sytë nga qielli. Dhe pastaj shajnë me libër shtëipe Qeverinë dhe disa marrin udhët përtej detit e maleve…

Së dyti, po të ishte vetëm kjo ngjarje e shkëputur, mbase nuk do ia vlente të ndalesha më gjatë. Pseudodemokracia shqiptare mbi 30 vjecare, tashmë ka shembuj të hidhur me thasë. Ku shkojmë kështu ? Fëmijë të punonjësve të shtetit që shëtisin e hargalisen me vetura milionëshe e luksoze dhe bëjnë ligjin e të fortit nëpër mjedise të ndryshme (pa derdhur asnjë pikë djerse gjëkundi) ose që marrin rroga qyl nën hijen e prindërve nëpër zyrat publike e kompani private me lidhje të qelbura interesash, përse anashkalohen duke e bërë një sy qorr e një vesh shurdh ? Dhe bëmat e tyre skandaloze e mafioze, në fund i mësojmë nga ndonjë komunikatë Policie si “pas pilafit”. Zotërinj President e Kryeministër, përse nuk kërkoni të bëhet një studim ekskluziv pa kosto të lartë se ku i kanë kullandrisur familjarët, fisin e miqësinë ministrat, zëvendësat e tyre, sekretarët e Përgjithshëm, drejtorët e Përgjithshëm dhe drejtorët e tjerë në dikastere e institucione qëndrore ? Vetëm këtyre u paska “pjellur mushka” ?... E theksoj : Kam bindjen, se kur do të lexoni atë studim praktik, me siguri do të vini duart në kokë. Pa llogaritur deputetët e politikanët majtas e djathtas, që e kanë kthyer “punën në shtet” në monopol dhe si një lopë mallteze që milet e milet cdo ditë për xhepat e vet.

Dhe njerëzia flet shqip, madje me zë të lartë:” Janë bërë si ai shkopi i halesë, nuk ke ku t’i kapësh !...Se historikisht, Nepotizmi ka nxjerrë e nxjerr në shesh dallaveret e dallaveraxhinjtë, hajdutët me cizme e pa cizme, mashtruesit, dembelët e teveqelët me bulci të fryra nëpër grazhde shtetërore ku paguhen nga taksat e fakirfukarenjve. Luftëtarët e vërtetë të Demokracisë së vërtetë u zhgënjyen herët edhe nga hipokrizia sa një mal e Nepotizmit që gërryen Republikën si mola trarët e shtëpisë. Të tjerë punuan e u munduan, të tjerë në sofra u shtruan ! Dhe kjo më bën të citoj vetëm 4 vargje të Dritëroit, fiks 30 vite më parë, te elegjia me titull “Vittoria” e dy gishtërinjve”:

Kush lart u ngrit me dy gishtërinjtë,

Kush larg nxitoi me hapa;

Kush mori fron në ministritë,

Kush mori gishtin prapa…

Së fundi, ka kohë që shtohen zërat, psherëtimat, mallkimet, nostaligjitë e pendimet për regjimin e mëparshëm. Në rrugë, kafene, internete e muhabete(sidomos shtresat në nevojë) shpërthejnë me zë të lartë sa herë që dëgjojnë e lexojnë për pasuritë marramendëse të politikanëve, prokurorëve e gjyqtarëve të panginjur. Edhe sondazhe të ndryshme nga brenda e jashtë Shqipërisë, flasin qartë. Edhe ditët e fundit lëshuan pyetje jo pak tronditëse :” Mos ka ardhur koha “të ringjallet Enveri” ? Është realisht një përqindje jo e vogël që e ka flakur pas kurrizit utopizmin. Ose më tej : “…Shqipëria ra nga shiu në breshër. Nga 4 milionë banorë që duhet të ishim sot, kanë mbetur vetëm 2 milionë. Të tjerët kanë marrë arratinë!”; “U mbyt vendi nga tualetet mediatike” etj. Përballë nepotizmit me brirë, fukarenjtë dhe idealistët e pandreqshëm mbajnë hundën me dorë.

Përshembull, një nga ata idealistë kokëplotë e i talentuar ishte edhe i paharruari Teodor Keko. Dje pasdite lexova ca shënime të tij, të cilat ulëritën herët. Por mbyllën veshët pozita e opozita, mediat e politizuara dhe të korruptuara pacipërisht ! Dhe ai mbeti ai që ishte e atje ku ishte, në një apartament dhomë e kuzhinë. Njëlloj si aktori i madh Bujar Lako ! Krahasoni sot mjaft kokëmishë nga politika e media që shullëhen nëpër vila e apartamente luksoze, me këta e të tjerë personalitete të shquara ! Dhe e vërteta duket lakuriq  në mes të ujqërve të Tranzicionit rrumpallë. Erdhi dita e errët dhe tani flasim në një gojë me Teodorin: “Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit”. Më shkoqur, tashmë mëlcitë u janë varur në qafë ujqërve nëpër vatha të majta e ta djathta ! A i ka sytë në ballë SPAK-u ? Apo “ka lerë më parë frika, pastaj Njeriu !”, do thoshte jo pa humor një Profesor i vjetër i Ekonomisë, Gjonvarf Banci. Sot e kësaj dite, një këshillë e shkrimtarit ish deputet, ka mbetur varur në cengelin e ndershmërisë: “Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peizazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë “ Mund të më thoni se ku i gjetët lekët ?”. Këtë pyetje bënte shpesh edhe i papërkuluri Falkone… C’a me ba mor burrë, murit me kokë nuk i biem dot,-thotë shpesh komshiu ynë shkodran te Brryli në Tiranë. Dhe i vë kapak muhabetit me një rrëfenjë të vockël të kthyer në anekdotë buzëqeshëse:

“Një pijanec pinte gjithmonë venë. Kaloi mot e kaloi kohë e ky pijaneci ra i smutë.

-Ke marrë ujë,-i tha mjeku kur e pa.

-Unë kam marrë ujë ?

-Po

-Shiko, doctor; o ti e ke gabim, o pijeshitësi i ka qitë ujë venës, se unë kurrë s’kam pi ujë…”.

Shkurt, mos po merr ujë varka e pushtetit nepotik ku udhëtojnë të majtë e të djathtë ?! Ia tha bukur paralajmërimin serioz Kryeministrit një kolegu ynë  i regjur me Polit(h)ikën : Mos i ngjaj Fan Nolit që i binte flautit, ndërsa zogistët marshonin drejt Tiranës !...

30 Komente

  1. X
    Xhevat Z.

    Pikës i ke rënë i nderuar. Kështu ështe gatuar demokratura që në sabah. Po shohim e po vuajmë pasojat atij nepotizmi e makutërie që pershkruani me aq mjeshtëri JU I NDERUAR VETERAN I PAPERKULUR I GAZETARISË SE VERTET ATDHETARE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kokoka

      Mos ia fut pordhes se nuk shoh ndonje talent letrar tek Kristo Mertiri?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te fala

        Smira eshte semundje e rende, o “kritik letrar”, vetem shtohet kur je anonim tastiere.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te fala paç

          Te fala ke o Kristo loqja nga ish shoket e shoqet e repartit te pularise se NB ku vije per ndonje veze.

          Përgjigjjuni
    2. R
      Randa

      Shkrim shume i mire, i drejtperdrejt. Nepotizmi nuk largohet lehte nga strukturat shtetrore. Ai te ha e te gryen kudo. Flitet per te dhe shume behet propagande nga kreret e qeverise nga drejtues te institucioneve. U fol per nenkryetaren e kuvendit qe tere familja e saj ka zene prokurorine e Tiranes. Cmasa u moren, asgje seshte thene. Bir selman i nenes ke te qaj me pare. .

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILIRËT

        A ta tregoj një ndodhi të vërtetë? Hë, hë , a ta tregoj......???........... Halli më çoi në një institucion........ . Mbas shumë peripecish, arrita të hyj në zyrë................ . Sepse e-albania ta ndalon të hysh në zyra, sepse shikon çfarë bëhet atje............................................. ... . Në zyrë ishin 3 vajza, njëra më bjonde se tjetra. I nxora dokumentin për të cilin kisha shkuar dhe kërkova ndihmën e tyre.............................. . Prit të vijë Nesti, më tha njëra prej tyre, që ishte edhe bjonde, edhe kaçurrelse...................................................... . Siç mora vesh më vonë, kjo ishte shefja e zyrës............................................................... . Duke pritur Nestin rreth një orë, bëra ndonjë muhabet me këto vajza apo nuse të reja....................................................... . Asnjëra nuk mu prezantua me emrin e vet........................................ Shefja, doli se ishte mbesa e kryetarit të bashkisë..................... . Njëra, që nuk ishte aq bjonde sa tjetra, ishte e bija e një ish drejtori të rëndësishëm, sot në pension............................... . Dhe bjondja tjetër që rrallë e ngrinte kokën nga telefoni, ishte vajza e xhaxhait të një deputeteje aktuale................................................................................................... . Ato, sa qëndrova duke pritur Nestin, përveç bisedave përtace, qëndronin para kompjuterave e telefonave dhe rregullonin flokët e ngjyrën e buzëve, në ekranin e telefonave dhe lëviznin me shpejtësi gishtat mbi tastierat e tyre................................................... . Më në fund erdhi Nesti............. . -Nesti, dolëm ne - i thanë ato, sapo u ul në karrigen e tij. - Te vëndi jemi.............................................................................. Pas disa shkëmbime muhabetesh, kur unë e pyeta, po këto, Nesti u hap..................................................................................................... . - Rri aman, mos na plas shpirtin. Nuk dinë të bëjnë asgjë.............. . Marin rrogën kot............ . Po shefja ? e pyeta................................... Ajo është më budallaqja....................... . Kanë mbaruar të treja shkollën e lartë, edhe masterin dhe marin pagën maksimale................. . Dolën tani dhe vijnë pas tre orësh, ose nuk vijnë fare. Shefja ka edhe biznesin e saj në qytet............................................................................. . - Dmth në këtë zyrë vetëm ti punon?............. . Po shkresat?....... . - . I përgatis unë dhe ja jap shefes ti firmosë......... . As mer mundimin ti lexojë. - Ja kështu, o Kristo xhani. Dhe ti thua nepotizmi. ............................. . Sa herë ka thënë kryeministri, DO TË FILLOJË REFORMA NË ADMINISTRATË..................... . Ç'a faji ka kryeministri këtu?........................ . Fajin e ka reforma që nuk fillon............. . Do rrijë ca kohë kryeministri dhe do ta përsërisë...............,. . Po ku e dëgjon reforma kryeministrin............ . Nuk fillon ....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomson

          Çfare shikon te Mertiri se nuk ka ndonje talent gazetarie ndaj beji shurren!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kristaq Berxholi.

          Nje artikull ALARM. Nje artikull qe duhet te leje pa gjume te gjithe qe nga presidenti e deri tek punonjesi me i thjeshte i drejtesise qe bejne sikur nuk shofin, qe bejne sikur u referohen kompetencave. Nje alarm jo vetem per neopotizmin qe po i merr frymen Shqiperise hahaha rilindase. Por krahas kesaj eshte dhe nje gangrene 30 vjecare qe ngjitet me nepotizimin: PAAFTESIA DHE INJORANCA. KETO KANE MBUSHUR ADMINISTRATEN KUDO QE NGA MINISTRAT E DERI TEK PUSHTETI VENDOR. Lexova sot ne Fb. nje leter qe nje socialist i ndershem ja drejtonte atij qe i dha voten dje, Kryetarit te Bashkise se Elbasanit, qe sapo fitoi, e nxorri ne pension, pamvaresisht se i humbte 7 muaj qe te merrte nje pension te plote, nderkohe qe ne ate bashki qe mbahen me vite ne pune edhe pse kane mbushur moshen e pensionit. TURP PER KETE KRYETAR QE E PERMENDIN SI NJERI GJATE FUSHATES, PO NUK ESHTE AS... I Ruan vendet per .... Pra te tre NEOPOTIZEMI, PAAFTESIA DHE INJORANCA JANE KUDO BASHKE DERI SA TA SHTRIJNE PER TOKE RAMEN ME GJITHE QEVERINE E TIJ. KEMBANAT KANE KOHE QE BIEN. ATO VETEM RAMES I DUKEN ZILE TE EMBLA PER GJUME. FLI O RAMA. BEJ NANI NANI. NGRE NDONJE KULLE TJETER, MER MINISTRA PA KURFARE NIVELI SE JE ME REHAT ASHTU. BUJQESIA LENGON E RAMA THOTE: SHTUAM EKSPORTIN E DOMATEVE, TRANGUJVE DHE LUKESHTRYDHEVE. Artikull i kohes qe te ben te reflektosh. Vetem qeveria, presidenca, drejtesia e organet e se drejtes nuk shofin e degjojne. Sot, ministri i brendshem u thoshte policeve: Po zbatuat urdherin e deputeteve, per nderhyrje jeni te pushuar. Sot ministri i brendshem nuk u tha atyre qe kercenojne(nga neopotizmi nuk jane pak) QE MOS NDERHYNI TEK PUNA E POLICISE. ÇFARE ESHTE KJO? AMA SPJEGON KUSH?. Urime per shkrimin i dashur Krishto. Presim te tjera edhe me te thella. Te pershendes.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dalina

            Qenke budallallepur o Kristaq me keq se ky Mertiri.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Smirush

              Kokoka, Tomson, Dalina, Çamuran e Çeço, je aq loqe, sa dhe komentet i ben ne nje ore, kur te del gjumi. S’duket fare qe je i njejti. He, t’u shtua smira sot? Do shkruaje prape Mertiri, pergjoje, te mos te iki rasti te nxjerresh smiren dhe molen qe ke brenda. Deshtak anonim.

              Përgjigjjuni
              1. Çeço

                O Kristo paske rrjedhur fare tani ne pleqeri se dhe kur ishe i ri idiot ishe po tani paske pak fantazi. Keta qe ke listuar nuk i njoh por po te pergjigjen une Çeço se me njeh mire.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Plaka e Çeços

                  Çeço e paske provuar hajdarin i ri, te ka mbet fiksim. Jepi, pa merak, gaveten dhe sot

                  Përgjigjjuni
          2. D
            Deda

            Kam qelluar te pi kafe me zotin Arapi ne demokraci para vitit 2000, jashtë, tek një kioske diku afër Qendres Informatike jo larg Piramides... Kisha ndjenja të trazuara: e cmoja si krijues por dhe nderdyshas per poezite per Partine... Mund të them se ishte pothuaj flokëbardhe dhe kjo ma shtonte ndjenjen e inferioritet... Ne fakt duhet të ketë qenë para 1996-es... Në një moment tha: e çfarë demokracie është kjo që s'me ka kthyer rrënjët e ullinjve të tim eti?!... Fjalë që më preken në shpirt.... Por ti, autor i shkrimit, më e pakta, je hipokrit i palyre, më keq se një grua e ligë...

            Përgjigjjuni
            1. P
              Psikologu

              O Ded sikur tu fik llampa nga fundi...C..pate Ded

              Përgjigjjuni
              1. T
                Thanasi

                O psikolog leri llafet dhe merru pak me Deden se edhe une e kuptoj qe ka devijime ne gjuhen e popullit thuhet qe ka shkarje ledhi. Ke bere betimin e Hipokratit mos e lere te vuaje te shkretin.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kozarja

                  O Thanas o zagar dil nga Kristo mos u var?...

                  Përgjigjjuni
            2. E
              Edi

              Drejt e ke z.Kristo..,por mos i bej thirje qeverise dhe k/ministrit se fenomeni i nepotizmit ka marre permasa te frikeshme.! Kush tjeter vec ju gazetaret duhet te demaskoni dhe te nxirrni lista te lidhjeve nepotike te pushtetareve.Varka qe permend poeti eshte mbushur me kohe plot dhe po mbytet..!Ministrite dhe instuticionet jane denga sa nuk kane karrike per postet e punes dhe verdallosen se nuk dine cfare bejne .Kush duhet ti kontrolloje per numurin e duhur te punonjesve qe duhet te kene ministrite dhe institucionet shteterore?Jam i sigurte qe edhe 50% e punonjesve te shkurtohen nuk ndodh asnje gje,perkundfazi..! Mos te harrojme mesimet e historise ;perandorite kane rene nga makuteria dhe vaniteti

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enrieta Sina, gazetare

                Lexova me vemendje artikullin sa problemor dhe analitik te kolegut tim gazetar me pervoje te gjate pune ne organet e shtypit, Kristo Mertiri, botuar sot nw gazeten"Tema", Nepotizmi vret. Se pari e pershendes dhe falenderoj per kurajon dhe guximin per te treguar te verteten e diteve tona ne politike e cila po e ben perdite dhe me te veshtire jeten ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike ne vend. Faktet e shtrirjes se nepotizmit jane te njohura dhe per to diskutohet pothuajse ne grupe intelektualesh e qytetaresh te ndershem qe nuk po dine te dalin ne konkluzion se ku vemi. Eshte e vertete qe klanet, familjariteti i semure, korrupsioni ka peshtjelluar gjithe vendin.Ngrysesh fukara dhe gdhihesh pasanik vetem ne vendin tone ndodhin keto çudira.Pabarazi ne çdo sektor te jetes dhe kjo aq e dukshme ne vitet e fundit. Gazetari me realizem godet nepotizmin me te cilin mbulohen qetas ata qe kane "krahet e ngrohte", edhe pse perpjekjet e tyre per drejtesi jane zero, perkundrazi "bemat" e tyre mbulohen nga padrejtesia...Mungon desira e mire per te bere kontrolle reale te pasurive te pajustifikuara absurde, sepse korrupsioni i ka mbuluar te gjithe ata qe kriminelin e nxjerrin te pafajshem dhe viktimen fajtor. Eshte nje zinxhir i gjate qe nuk dihet se kur do te keputet qe Shqiperia te jete vendi i te gjitheve dhe jo dita -dites te largohen nga ky vend aq i bukur dhe i dashur, qindrta e miera te rinj duke kerkuar te jetojne jashte, rrugeve neper bote... Mendoj se eshte nje artikull qe duhet marre ne konsiderate dhe analizuar nga Shteti, organet ekzekutive dhe ligjore dhe mos te bjene kambanet ne vesh te shurdhet...eshte e dhimbshme te jetosh ne kundershtim me arsyet e tua te verteta.

                Përgjigjjuni
                1. Çamurani

                  Per Enrieten se nuk besoj se ky Kristo Mertiri nje cope mish me dy sy te kete patur talent si ti ne kohen tende per te patur nje terheqje?

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Enrieta Sina, gazetare

                  Nje artrikull problemor dhe analitik me shume vlera aktuale shkruar nga gazetari Kristo Mertiri ne gazeten "Tema", "Nepotizmi vret". Mendoj se artikuj te tille tregojne per cile bien keto daulle qartazi. Ne vend te merren ekzekutivet dhe ligjvenesit e sotem me hapjen e shtegjeve korruptive, te analizojne me pergjegjesi Neputizmin qe vret" dhe te dalin me pergegjesi te adresuara, ndryshe nese mbyllen sy dhe vesh para kritikave te tilla sa kurajoze dhe reale, karvani i vuajtjeve te njerezve "pa krah te shendoshe" do zgjatet dhe nga Shqiperia dita dites do te largohen intelektuale te mirefillte ku nuk e gjejne veten, te rinj qe nuk shohin per te ardhmen asnje drite jeshile dhe mjerim ne shtepite e braktisura ku pensionistet te zhytur ne mjerim i luten Zotit te mendoj per ta se Qeveria u jep pension qesharak...Ku po vemi keshtu?

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhevat Z.

                    Bukur e keni qendisur i nderuari Kristo. Në këtë jallane demokrature ku jemi zhytur të gjitha keto pasoja që vini ju nëe dukje dhe shpreheni i i ndinjuar "janë të ligëshme e të justifikuara. Nuk ka më melaninë të nxij faqet e këtyre të babziturve. Shendet e jete të begatë juve i nderur që se keni lëshur shpatën e zjarrtë nga dora.

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qenefistan

                      O mertiri,gjithe kopeja jone,qe nga rama yt,qe rreshton vec ´´fitorje´´deri tek arna-muti me i fundit,e drejton gishtin tek tjetri dhe asnjehere tek vetja. saliun,meten,ramen etj,e kemi prodhuar ne, gjirizi shoqeror,i nakatosur me 5 shekuj kenaqesi tradhetie,duke lene emrin,familjen,fene dhe atdhene, duke u shndrruar ne bastarde te dushmanit otoman,qe dhe sot e kesaj dite,qe e kane kthyer kete truall europian,ne nje vilajet anadolli,perziere me nostalgjine e diktatorit komunist,nen dirigjimin e rames tend.Mertiri ben sikur nuk e ndjen qe bytha arnaute-komuniste,ndjen boshllek asfiksus,po nuk pati hajdarin e turkut apo te enverit brenda.Ku demokracia ku arnaut mavria!Dhe natyrshem ne kete mut shteti,bertet dhe ulerin me shume kunder korrupsionit te cfardo lloji,ai qe psheretin me te madhe brenda vetes:´´Ah qe nuk isha une,ne vend te tij,te perfitoja ato para,apo poste´´. Ky vend vazhdon te verdalloset ne nje rreth vicioz,qe sa vjen dhe shton shpejtesine e verdallosjes,shume larg orbitave europiane.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Thoma Vaso

                        Në vazhdën e shkrime shumë problemor, ky i sotshëm është një kambanë alarmi dhe me një titull tepër, tepër domethënës për ata që kanë vesh e dëgjojnë. Fjalët e mia më tej ta prishin këtë bukuri, sepse NEOPOTIZMI VRET ! Rerspekte !

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbeni,Londër

                          I lexoj shkrimet e Z Kristo Mërtiri me shumë kënaqësi,sepse në to pasqyrohet realiteti dhe vihet gishti në plagët e e kësaj palo demokracie.Por edhe ne si popull kemi gabimet tona sepse kemi 32 vjet që u japim votën vetëm këtyre dy partive të korruptuara e degjeneruara të cilat e kanë vjedhur këtë vënd e këtë popull. Shkrimet e tua shkruar me një shqipe të pastër e të bukur i nderuar Kristo më bëjnë të ndihem i ngazëllyer. Të falenderoj duke të uruar jetë të gjatë e të lumtur!

                          Përgjigjjuni
                          1. Çeço

                            Na preke mo djale pe Londre e nuk po mbajme dot lotet per kete matufin e patalentuar Kristo Muti

                            Përgjigjjuni
                          2. Sokrat Tulla

                            Subjekti i shkrimit eshte eshte aktual dhe fenomen dominues sot ne shoqerine shqiptare qe po mbytet administrata nga nepotizmi, por menyra e artikullimit te autorit eshte mediocre. Nuk e di nese ky xha Kristo Mertiri kete gjendje e ka nga modha apo nga varferia intelektuale. Shoh qe disa komenrues e lavderrojne por kjo me duket si Dora e Mertirit

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Deda...

                              Mertiri osht ay qi kooperativat bujqesore te qoftelargut i quan dhe sot parajse bujqesore... Ki asht zoti Mertiri...

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Besmiri

                                Bukur e ke gjetur o Dede per kete koqen qe shkruan karlleqe!

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fismidh

                                  Shkruan shkruan, por kjo ndodh vetem kur nuk eshte duke te te qire motren ty.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Totoja

                                    Krisos i ka mbaruar qiriri ndaj as ne bithe nuk i futet se te mberet ne dore apo muk eshte dhe me valvola. Por po ke ndonje derdenge aty ne shtepi sille se gati jam une?

                                    Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje