
Nga Carlo Bollino
Prej ditësh mediat po diskutojnë për kullën gjigante të quajtur ‘Mali i Tiranës’, e cila do të ngrihet në vend të asaj që prej dekadash njihej si gropa e Hajdin Sejdisë. Dhe ashtu siç ndodhi me gropën tashmë i takon kullës të ngrejë polemika të mëdha.
Deri tani askush nuk e ka kritikuar vetë kullën apo vlerën arkitekturore të atij projekti dhe në fakt polemikat kanë të bëjnë me financuesit e saj. Një pjesë pretendon se pas këtij projekti fshihen paratë e familjes Berisha dhe kjo lë të kuptohet se Edi Rama, i cili ka firmosur leje ndërtimi, në fakt ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e tij të lashtë. Pyetja së cilës askush nuk i përgjigjet me besueshmëri është: por në këmbim të çfarë?
Domethënë çfarë do të merrte Rama nga familja Berisha në këmbim të këtij pakti? Teoricienët e konspiracionit përgjigjen të sigurt: Pushtet! Domethënë, Berisha do të kishte përçarë PD-në dhe do të kishte hequr dorë nga fitimi i zgjedhjeve, përfshirë edhe ato të 14 majit, duke marrë në këmbim të drejtën për të investuar në atë projekt miliardash.
Megjithatë hipoteza nuk qëndron, për të paktën tre arsye:
1) Nëse do të ishte kështu, atëherë do të imagjinohej pjesë e marrëveshjes Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli familjen Berisha ‘non grata’ por më pas edhe Lulzim Basha, reagimi i të cilit pas vendimit të DASH e shtyu Berishën të përçajë PD-në. Fakti që Basha sot drejton fushatën kundër kullës e hedh poshtë plotësisht këtë supozim.
2) Kushdo që negocion për pushtet në këmbim të diçkaje është sepse e di se do ta humbasë atë: por Edi Rama dhe Partia Socialiste janë super solidë në mazhorancën e tyre (dhe PD dhe Berisha janë të dobët si kurrë më parë). Pastaj nëse Berisha do të kishte vetëm një mundësi për të fituar zgjedhjet, do ta luante këtë mundësi pa hezitim edhe sepse me metodën e eksperimentuar tashmë nga familja e tij, në vend të një kulle, duke qenë pushtet, do të ndërtonte 50. Pra edhe hipoteza e negociatave me Berishën për të qëndruar në qeveri është qesharake.
3) Leja e kullës është dhënë një vit më parë. Nëse Edi Rama e paska dhënë për të blerë Berishën dhe ‘Foltoren’ e tij, si ka qenë raporti i tij dhe i qeverisë me Saliun e me ‘Foltoren’ dhe si ka qenë me Bashën këtë vitin e fundit? Sepse rezulton që betejat Rama dhe qeveria i kanë pasur me Berishën, ndërsa po të dëgjojmë analistët i tij, Edi Rama “dashuritë politike” i ka pasur me Bashën, jo me Berishën! Prandaj planit fantazmë politik rreth kullës i mungon motivi. Por atëherë cila është e vërteta?
Që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, ai i ka habitur të gjithë duke thyer menjëherë një traditë të gjatë shqiptare të “mos e falur armikun”, pra ndëshkimit të të gjithë kundërshtarëve dhe mbështetësve të tyre. Ndryshe nga të tjerët, Rama, si një “demokristian ballkanik”, futi një formulë të re: miqtë e armiqve të mi mund të bëhen miqtë e mi.
Shumë socialistë u zhgënjyen dhe debati për mirësinë e kësaj zgjedhjeje është ende i hapur edhe sot, 10 vjet më vonë. Por Rama nuk ka qenë kurrë i dyzuar dhe kjo nuk shihet vetëm në marrëdhëniet e tij politike, mediatike dhe personale, por mbi të gjitha në klasën e sipërmarrësve që sot janë ndër më të spikaturit në vend: shumë nga ata kanë lindur ekonomikisht pikërisht në kohën e Berishës dhe Rama nuk i pengoi kurrë me asnjë vendim apo veprim të tij. Edhe për një llogari të thjeshtë pragmatike që në politikë vlen më shumë se hakmarrja: Biznesmenët e “armikut” ke interes me shume t’i kesh kundër apo afër?
Ndaj, të shohësh Ramën në një darkë me Gimin e Redbull, i cili sot del edhe ndër investitorët e super kullës ‘Mali i Tiranës’, mund të mos u pëlqejë ndonje socialistëve që njohin lidhjet e tij të ngushta dhe historike me familjen Berisha, por nuk mjafton për të legjitimuar ekzistencën e një pakt politik misterioz rreth atij projekti. Nuk mjafton sepse Rama e ka bërë gjithmonë këtë. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.
Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti. Sepse ky do të ishte një vepër penale dhe sigurisht që nuk do të jetë Edi Rama ai që do ta pengojë SPAK ta hetojë dhe ndoshta ta zbulojë.
Edi Rama bën mirë dhe ka të drejtë që mbron zgjedhjen e tij për të ndërtuar atë kullë si shumë të tjera që po ndryshojnë horizontin e kryeqytetit, por ka gabim që inatoset nëse dikush hipotizon se pas atij projekti mund të fshihen paratë e pista të klanit Berisha. Siç e ka përsëritur mijëra herë vetë Rama, përgjegjësitë janë personale dhe nëse dikush merre hua për të pastruar para të pista, është e drejtë që ai të japë llogari. Shtypi e ka për detyrë t'i stimulojë këto kontrolle, por është gabim të fantazosh për pakte politike që ekzistojnë vetëm në imagjinatën e atyre që i thonë.
Bravo Bollino, gojoren e radhes Rames.Ndonjehere merr dhe gruan per ndime.
Karllo e zgjidhe me Klodin e Spitalit Amerikan atë çështjen e katetereve 20 000 euro? Dergove shoqen Agime per negociata? Ore po pas spitalit amerikan kush fshihet? Nuk na e the? Pse thone qe e ka blere Ramazoni ? Na ndrico o oligark mediatik
Ti hani mune Carlos se i njeh shqiptaret më mire se ju.
Po që ai shtet që komandohet nga droga, korrupsioni dhe paratë e pista , e keni kuptuar ? Apo hiç fare sikur të jetoni në Avetrano ?
Oooo Drrrrriniiii.. Kur lexoj komentet e drinëve dhe janë mbi 80% të komentuesve më kujtohet një shprehje e rilindasve që thoshte :nga e pangrënia vdesin 20 a 30 shpirt ( njerëz) ,kursa nga e padija vdes mëmëdheu me të gjithë. E ndjej që po vjen koha të " vdes Shqipëria" se po shtohen drinërat përditë.
E ke qare Bollino!Na ke lene pa mend me keto hollesi ,mirpo nuk na thua se e kujt eshte kulla dhe perse Shkerdheni iu drejtua (anuloje po jesh i zoti)!Ne kete vend ngjasin çudira e per te na i mbushur mendjen nuk na thua se si ka mundesi qe SPAK-u qe u krijua nga "miqte" nuk ka therritur asnjehere Sali Ram Berishen si me te perfolurin per te gjithe skandalet ne kete vend ,apo nuk ka kompetenca????????????
Carlo,po me zhgenjen me personin tend,nga nje investigator i vertete dhe i admirushem,i qsut-es,shndrruar ne nje lake pragmatist pushteti. Sipas teje,qeveria italiane,nuk duhet te kontrolloje pastertine e ivestimeve,qe behen ne Sicili dhe me tej,åpara se te jape lejen e ndertimit. Na thoni me ne fund:Cili jeni ju i verteti z.Carlo? Nje gazetar i vertete,qe ka dhe sakrificen brenda dhe qe do ta permende dhe historia,apo ne te kundert nje gazetar,qe nga lexuesi perceptohet si derr i kenaqur.
Po po nuk ka pas marreveshje. Saliu edhe po te kishte nxjerre ate Shkrelin e Rames kunder Veliajt do kishte marre me shume vota se Esmeri Metës.
Mjaft sakte!
Shumë i sakt Carlo.
Pipino!.Nuk je i besuar cfare do qe te thuash ne mbrojtje te Rames. Qendrimet tua ne mbrojtje te tij dihen prej me shume se dy dekadash
KARO HAPE BYTHEN SE PO VJEN YMER QELBAZA KELLIRA DHE DO FUS KARIN ME NE BYTH DERI NE KOQE
Ore : Cfare ha ti ? Vetem mut qe vjen kaq ere te keqe ... Futi dhe ndonje gote uje se qelbe dynjane !!!
Nje analize e dobet e Bolinos. Trajtim i nje/anshem. Ligjeron lejen e dhene nga Qeveria e Rames.
Një koment që kam bërë para ca ditësh kam theksuar se ndrrimi i pushtetit nuk është të ndrrosh investuesit por ti futësh në rrugën e ligjit që të paguajnë detyrimet që shkojnë në arkën e shtetit, jo në xhepat e pushtetarëve. Berisha këtë bëri, shkatërroi shtetin duke hequr të diturit dhe duke punësuar plepistët që s’lanë gjë pa bërë. Do vazhdohej kështu edhe pas 23 vjetësh? Jo e kjo i djeg Berishës, prandaj akuzon për gjëra që i ka bërë vetë. E keqja është se plepistat arsimuan të bijtë, që mbajnë krahun e tij. Kur drejtësia do bëjë detyrën?
Mire more mire se po na tregoni perralla e lajle lujle...pa na thoni kush eshte ai Ilir Shtufi qe na ndertoka mal ne mes te Tiranes...ashtu kot sa per ta ditur se jo per gje por na pengon dhe diellin...jo per gje por lexova ne nje artikull qe I paska 3000 fishuar fitimet per 3 vjet ,jo per gje por mu deshe 20 min te lexoja ato 30 tendera dhe ato shifra bilionash qe I dhenka qeveria per tendera ...jo per gje po SPAKU-t a I rri mire kollarja qe I kane vene, ta dime dhe neve Tironsat qe na mbollet ate carac ne mes te Tirones qe te na zere edhe diellin edhe frymen ai carac sa nje mal...kush na qenka ky Ilir Shtufi...se shtufi more miq nuk behet beton... jo pergje pona e nxoret edhe ne foto ...mashallah bukuran ishte...si puna e atij sportelistit te spitalit qe nuk kishte numeruar ndonjehere ne jeten e tij me shume se rroga 30.000 leke ne muaj qe na u be fitues tenderi 300 meleone e kusur dallare... KY ESHTE EDI RAMA JOT O KARRRLOOO QE TE PLACIN SYTE.
Analizë shumë e mirë.
Dy shpifes me pagesë të pushtetit, ky Leçjani që se zgjati më me Anila Hoxhën e Newbombës bën shkrime ke Tema dhe Yneri bën shkrime ke port’hali këtij hajduti të pronës publike
Ty te qenka kollozuar truri
Z. Bollino, Me cudit fakti qe nje gazetar serioz e nga me profesionistet e objektiv, angazhohet te behet pjese e mjegulles apologjike ne favor te ndertimit te goxilles prej betoni mu ne zemer te Tiranes. A do ta beje te njeten gje nese dikush do ta ngulte kete goxille betoni ne Romen tende prane Coloseum …???!!! Nuk e besoj. Nuk e besoj sepse ti e di me mire se une qe Ducja i plotefuqishem jo vetem qe nuk guxoi por ne radhe te pare nuk deshi dhe tere betonin e Eur e formesoi ne vepra arti ne periferi te Romes. Me lejo te kujtoj z. Bollino se kur z. Rama u kurorezua K/bashkie i Tiranes, premtimi dhe vepra e tij e pare ishte “ Kthimi i Tiranes ne identitet”. Ne diskutimet e kesaj teme ne ate kohe, me te drejte, nga specialistet e kesaj fushe zuri vend edhe vleresimi se “ Pallati i kultures eshte nje gabim i pandreqshem arkitekturor” pasi i mohon qendres se Tiranes nje nga panoramat qe ralle kryeqytete te botes e kane. Skenen natyrale te vargmalit te Dajtit! Edhe z. Rama ka qene nje nga mbeshtetesit e ketij vleresimi…. Me tej. Kur z.Veliaj u kurorezua se pari si K/bashkiak i pari premtim qe beri ishte “ Tirana do zhvillohet me 0 kulla”. Qe te mos zgjatem, tani me lejoni t’ju bej dy pyetje dhe nje keshille: Kjo eshte Tirana ne identitet e pa kulla? Si qytetar shqiptar dhe tiranas qe je tashme, a te dhimbset Tirana e a je dakort me vleresimin e mesiperm ?! Duke njohur nga afer aftesite e tua profesionale dhe pergjithesisht objektivitetin e kritiken tende konstruktive me lejo te te keshilloj qe te vazhdosh ne kete linje e mos u perzie ne mjegulla apologjike mediatike. Ne te kunderten, me mire hesht.
I sakte E veryeta e vertete. Po kush na pjerdh ne komentuesve mor tejet i nderuar.
E vërteta... Mora mundimin të replikoj me ty se je komentuesi më serioz dhe pa sharje .Po nuk jam i një mendimi me ty.I thua Karlos për identitetin e Tiranës ! E kush është identiteti i Tiranës ?Shtëpitë përdhese me qerpiç ?Përveç Xhamisë ,sahatit dhe Ministrive ,cilat nga godinat do mbanin identitetin e Tiranës? Kam lindur në Tiranë dhe kam ikur 2 vjeç dhe çdo verë vija te gjyshërit dhe e mbaj mënd qëndrën dhe kur ndërtohej pallati kulturës dhe midis Hotel Pezës dhe 14 katëshit ishte Kisha Ortodokse që u prish.Ish Bashkia u prish.Pas këtyre që janë prishur në Sistemin Socialist ,cila nga ndërtesat e ruante identitetin e Tiranës ? Nuk jam dakort me krahasimin që bën me Romën.Roma ka ndërtesa qindra vjeçare dhe në Romë mezi më zuri syri një ndërtesë të re ,kurse Tirana më e vjetra është 100 vjeçare. Dhe e fundit,kur vendi ku ngrihet kulla është pronë private ,kush do ta ndalonte privatin të ndërtojë ,qoftë edhe kullë.
Tani eshte rradha e Rames ti ktheje borxhin Bulinos.Ti puthje by..
Pavarsisht te gjitha ketyre shpjegimeve dhe hipotezave thelbi i ketij problem qendron tek fakti qe leja e ndertimit eshte dhen vitin e shkuar. Shtufi eshte nje nga aksioneret e ketij ndertimi dhe nga te dhenat e nxjerra rezulton qe kompanite e tij jane perfitueset me te medhaja nga fondet e levruar per rindertimet e termetit dhe shume investimeve te shtetit... Atehere per parate jane apo s'jane te bythkamberit Shkerdhen apo Sa-Hale Berisha apo ka ber apo s'ka ber marreveshje Rama me Breshkaret apo eshte apo s'eshte veper e madhe, s'ka shume rendsi... Pse s'zbuloni s'a kane marr ata qe kan hedhur firmen ne ate leje ndertimi. Gjithe ato qe thuen e shkruhen jane dokla, pordhe me rigon.
Leja është dhënë me 8 Mars 2023 karlo bolja media jote as nuk e raportoj fare 2 futet e para
Shume sakte karlo!!!! Gjermanet ishin veshur si gjermane qe ne ti merrnim per partizane!!! Saliu investon te kulla nepermjet redbullistit qe ka shok rama qe ne te na duket sikur keto investime po i ben rama, nderkohe rama nuk e anullon lejen qr ne te na fuket sikur keto investime nuo po i ben sala nderkohe qe sala del kindra lejes qe ne te mendojme se rama eshte pro lejes nderkohe qe saliu denon ramen qe ne te na duket se rama po del kundra saliut….. O PIKA NE BYTH TY O KAR-lo. Me qe ra fjala KARLO, SI PO TE SHKON PRIVATIZIMI I KONVIKTIT TE HARI FULTZIT!!!!????
E ngatron Carlon me Irfanin o gomar? Apo ty edhe gruja jote te ngjan me të komshiut?
Ja ke fut kot Bolino. Rama shume kollaj mund te dinte se kush financon dhe kush eshte pas ndertuesit. Prandaj eshte krieminister per te ditur me shume se populli barkthate. Nje gje nuk na the pipino, qe lidhja Berisha Rama eshte me e forte sa mendon ti. Te jesh krieminister i nje vendi dhe kriminelet ne politike te enden rrugeve, kriminelet te te bejne pis vendin qe ti i ke dale per zot do te thote qe ky vend eshte pa zot, pa koke. Prandaj shprehja ja ke futur kot pipino, ze vend me shume lidhur me mbrojtjen qe je munduar te besh. C'ti besh dhe ju gazetaret ndonjehere flini gjume ne kembe.
Super analize e sakte!! Jo vetem kaq. Nqs godina ndertohet dhe SPAK ben konfiskime per arsye te parave te pista atehere fiton shteti. Rama nuk mund te pengoje investime thjesht pse ato vijne nga e djathta. Enveri vazhdon jeton ne mendjen e shume njerezve per tye gjykuar te tjeret.
Po sikur pas kësaj tollovie të jetë binomi Veliaj - Basha,ose liderat e ardhshëm të PS- PD me bekim amerikan? Ju italianët dhisni pak Carlo,se hani veç makarona dhe jeni bythëngushtë,prandaj mos tento të bësh pordhë të madhe se do shqyhesh në vend të keq...
Eh mer bolino qe te njef gjith shqipria qe je bolja e majt e lali erit. Ke dal dhe ti me shkrujt mor prostitute qe te bon te boni lal kurva milioner.
Kur Karlo ishte milioner ti çoje mishin te frigoriferi komshiut o trap!
Në se do të komentosh , për të shprehur mendimin tënd, do të t’a respektoj, por nëse fillon të shash dhe të ofendosh tjetrin për atë që shkruan , je një injorant që s’ di të bësh gjë tjetër Bolino në këtë rast ka dhënë argumentat për ato mendime që shpreh, si gjithmonë i kujdesshëm për të mos ofenduar kënd . Ju që shani, tregoni nivelin e edukatës t’uaj . Në se s’ të pëlqen mendimi i tjetrit , kundershtoje me argumenta, jo t’a shash e ofendosh , e aq më tepër me një fjalor rruge.
O bolina mbete gjithmone mes pushtetit dhe privilegjeve. E si nuk paska faj Rama. Edhe ketu dikush ka ngrene dardha pas shpines se tij????? Ka 10 vjet qe nuk e sheh Berishen,Ilirin, Shkelzenin qe hane dardha pas shpines se ketij kryeministri patriot??????
E ka drejt Carlo, e ca i duhet Rames se i kujt eshte Gimja i Red Bullit. Ai po e ben vendin pike! Pse me leket e kujt do ti beje me leshin e Arlind Qorrit? Leket i kane 99 cat duam apo nuk duam.
Se pari, kritikat ndaj kulles nuk kane qene vetem per burimin dhe pastertine e parave, por edhe per humbjen e nje hapsire te gjelbert, ndotjen qe do te shkaktoje gjate 7 viteve ndertim dhe ne pergjithesi perkeqesimin e cilesise se jeteses qe nje dendesi e tille ndertimi sjell per qytetaret. Gjithashtu, shumekush ve ne dyshim edhe logjiken ekonomike te projekteve te tilla ne kushtet kur cmimet imobiliare jane ne territor flluske. Plasja e flluskes mund t’i linte shume nga keto kulla te paperfunduara si gropa e Hajdin Sejdise dikur. Se dyti, Berisha vertet nuk vjen dot ne pushtet por ka media dhe njerez ne xhep qe mund t’ua veshtiresojne shume jeten dhe pasurimin rilindasve. Se treti, shqiptaret duan te ndertojne shtet ligjor ku cdo njeri te jetoje me dinjitet nga puna e tij. Fakti qe Rama eshte me pak diskriminues se Berisha me oligarket qe perkedhel nuk eshte se na çon perpara.
shkruajne 10000 haleiste albaneze dhe kuptojet cfare bejne ..nje lemsh me bajga sipas hales qe I sberbejne. Shkruan nje analist Italiano me ate shqipen here per te qeshur e here per te qare por I bie ne koke te vertetes. Te lumte Bolino. Dhe kjo ndodhi sepse ashtu me shqipen cale cale .e ka kuptur me mire se cdo shqiptare se ku rreh cekici ne kete vend.....dhe me sa duket nuk I perket as haleve te shpellareve as haleve te ketyre ne pushtet. Bravo!
Pse lodheni kot, keni filluar dhe analizen politike madje me keq po kaloni ne filozofi. Kjo ceshtje eshte kaq e thjesht: rama mbush xhepin dhe nuk i plas fare kush nderton, ku dhe cfare. Hajdut hesapi.
Carlo… me kete shkrim je bythlepiresi ekzempler i Edi Rames… dhe indirekt i ben nje super gojore Saliut… Va fai in culo Carlo ..!!
Rama i ka te gjitha mundesite per te gjetur se kush i ka parate e pista qe do te pastrohen me kullen e "gropes". Dhe, me siguri, e ka gjetur dhe e di. Prandaj, nuk ka pse te fshihet e te hiqet sikur nuk e di. Ai dredhon. Pse? Se mos eshte i vetmi objekt per te cilin Rama nuk thote se te kujt jane parate. Ka shume qe nga "inceneratoret" etj. etj. As mos prisni qe ai te thote ndonje gje hapur e sakte, jo sepse nuk i di, por nuk do.
Bolino, të gjithë ata që punojmë apo kanë punuar me ramën, thonë se kur vjen puna ke lekët, rama nuk të fal. Më mirë se ai, nuk e di kush, se kush e nderton dhe nga vijnë lekët. Ai e di aq mirë sa shkëlzeni ja zuri gojën me një mut të madh, aq sa i tha; po ke bythë bllokoje dhe mos e firmos ndertimin. Më ashiqare se kaq, nuk ka më, e cila tregon se ramës nuk i intereson se kush ndërton dhe se ku e ndërton, por sa përqind mer ky mut, që na zhgënjeu dhe ne, që kemi kaq vite që e votojmë. Nuk ka drejtësi e drejtësi, sepse vepra të tilla në dëm apo shërbim të komunitetit, bëhen me referendume, por ky tregoi se para interesit tijë krejtesisht, ky të dhjet e të shet sa herë të dojë. Ne të gjithë dhe me ty ne bolino, gjëmojmë se kujt janë paratë që do ndertohet kulla, dhe s’meremi fare, sd kush e inicioi dhe mbeshtet atë kullë me leje ndertimi. Ju thoni që, po lopa s’ka faj, vetëm hajduti ka faj?. Turp dhe zhgënjim nga një kryemashtrues për elektoratin e majtë. Ne tiranësit që jemi aty rrotull asaj ish grope te ajdin sejdisë, dikur protestonim që të vinte në pushtet ky palo surrel, por i sigurtë që nuk ja fal njeri, i sigurtë që vetë zaho, nuk do ja fali. I mori qëndrës lulishten e vetme të qëndrës së kryeqytetit. Harram dhe të ngecëshin në grykë ato para që kur do ti, i quan të pista, por për ty janë të vlefëshme.
Carlo Bollino gazetar e analist ekselent,që ke deshirë t'i lexosh dhe të mësosh!