
-Në vend të një Elegjie-
…Iku në Ditën e Fjetjes së Shën Mërisë! Bashkë me të. Në atë mesgusht të mbytur në lotë e pikëllimë. 67 vite që ndërrohen lulet, bari, gjethet, zogjtë dhe këngët e tyre, ujërat e përrenjve dhe vesa e agut të mëngjezeve. Veç lumi i Zagories nuk pushon gurgullimën e qetë shkumëbardhë, pa zhurmë, por edhe një si mërmërimë vaji e dënese që unë e kuptoj mirë dhe më drithëron pa masë. Në dekada kështu. Edhe tani kur po më troket natyrshëm muzgu i jetës. Por te Guri i Shkallës, nëpër honet humbëtira të Piligrisë, vetëm një peizash ka mbetur i paprekur: Pylli me dafina! Një ishull i mbytur në gjelbërim. Në çdo stinë. Nga moti në mot.. Sa herë bien rrezet e trembura të diellit, gjethet e saj pikojnë pikë-pikë mbi rrungaja e shkëmbinj. Vetëm bari sikur gjallon e gëzon. Mos janë lotët e patharë të motrës Frosinë ? Mos janë kujet e nënës e të babait që çanë zemrat e njerëzisë dhe qiellin e grisur mbi Kishën e Shën Marisë ?! Ishte fëmija i parë! Ishte gëzimi i parë te shtëpia përdhese mbi Kroin e Madh, mbi vithimat me lurushk. Se shtëpinë dy katëshe dhe fëmijërinë, Frosinës (peshtanakët dhe farëefisi e thërrisnin Coco) ia bënë shkrumb e hi pushtuesit nazifashistë e shërbëtorët e tyre. E kish ngritur e selitur vetë gjyshi me duart e veta. i gdhendi me çekan e daltë çdo gur e sofat. Siç bëri me mjaft të tjera në fshat e krahinë. Pasioni tjetër i “usta Kicos”: Ndërtimi e zbukurimi i krojeve! Sidomos ata shekullorë që buronin nga mademet e malit dhe shpërthenin si afsh dashurie e ëndrrash nëpër sylynjarë. Çdo mëhallë duhej të kishte kroin e saj të jetës. Por te Kroi i Madh vërshonte rinia, punëtorë e të shkolluar. Nipër e mbesa nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Vlora, Tepelena, Gjirokastra e Delvina, Këlcyra e Përmeti, kalonin pushimet e verës në vatrat e trojet e tyre. Një nga kulmet emocionantë që ndriçonte çdo skutë në Peshtan, ishte 15 Gushti. Do vinin në “gjumë” Shën Marinë. Me ninulla e këngë kishtare, por edhe me këngë vëndshe që ndizeshin e kullonin hare dhe shuheshin poshtë brigjeve të Vjosës. Historikisht, të krishterë e muslimanë! Brez pas brezi bashkë. Shpesh çifte të rinj shpërthenin si gonxhe trëndafili. Dhe era e këndshme e dafinës mbulonte e bekonte djemtë dhe vajzat, gjithë njerëzinë. Një dehje e bukur jo dosido…
Siç më ka rrëfyer gjyshja plakë në Durrës, ato ditë Cocos mund t’i pritej dita e fejesës. “E kërkuan në disa dyer, o bir. Kush nuk e merrte atë yll, punëtore e sedërqare si Vanthia me halle shumë! E doja jo pak fatzezën. Por aq ia kish prerë Zoti…”. Pa dalë mirë dielli mbi Zasten, hodhi dy grushte ujë nga Kroi në fytyrë, sec këndoi me veten dhe u nis me shoqet për të mbledhur dafinë. i folën edhe Lolës së Lekë Cekës, por ajo po lyente me gëlqere shtëpinë për Festë. Se e tillë ishte Dita e 15 Gushtit. Në vigjilje të saj ra gjëma që tronditi të madh e të vogël në vendlindje. Kuja mbuloi fshanë. Fillim jave. Babai punonte në Tepelenë. Pa kaluar as tre-katër orë pas kthimit nga fshati, i vajti mandata !...Vajza e madhe qe gremisur në greminë, duke këputur dafinë. Si e gjeti sopatën e vogël (sikaviçe e quanim) që ia fshehu vetë me dorë ? Parandjenjë zezonë ! Po xha Jonuzi te stanet e Barajve që gati i bërtiti të kthehej në shtëpi, se kish parë ëndrra të këqia ? Çudira të pasosura ! Ec e mos beso po deshe. Se shpesh rastësia të vë përpara dilema të mëdha. Të jesh besimtar apo ateist ?! Ulërima e shoqeve buzë greminës, nuk arrinte dot gjer te Guri i Shkallës. Në fshat jo e jo. Përplasej kuja nga honi në hon. Vetëm përtej shtegut me bagëti (një Ibrahim nga Kalaja, Limari a Leskaj) duke ngarë dhitë vuri pëllëmbët e duarve rreth gojës dhe u bërtit barinjve peshtanakë larg. Jonuz Baro hapsorkadhi nuk priti më. U nis nëpër skërka e guva të frikshme. Ç’i kanë parë sytë atij burri zemërmirë që qante në heshtje mbi trupin e Cocos ! “Qan shpendi, guri e druri/ i vjetri e i riu,/ Si të mos qajë Njeriu…?,-do ligjëronte më vonë miku ynë, Veli Hodaj i Kurveleshit. Po një qyqe që vajtonte “Ku-ku, ku-ku” mbi dafinat e Piligrisë, ç’kërkonte vallë ?... Mëmëzeza po vinte me mushkë për të marrë qumështin e bëgëtive te Guri i Shkallës. Ku ta dinte korba se brenda në kanikun e stanit kishte dhënë shpirt e bija ! Burra të pjekur e të fortë si xha Jonuzi, e kishin ngritur e marrë në krahë. E donte si vajzat e veta. Pa folur këtu për miqësitë tona të hershme familjare. Ndërsa Dhame Cangua ynë (piktori peshtanak i talentuar që mbylli sytë tani vonë në dhera të huaj) do të linte një vizatim me bojëra nga Buza e Cocos, si kopertinë mbi vargjet elegjiake të vëllait tim. Një shami koke e bardhë si bora mbi Golik e Trebeshinë, farfuriti ashtu e vetme mbi dafina nëpër mote me llohë e pa llohë. Tregojnë se gjyshi e babai, që nga ajo ditë e zezë nuk kënduan më psalme nga “Dhiata e vjetër” në kishë. Cdo mesgushti, vetëm një hënë e plotë sikur ecën ngadalë dhe derdh dritë ergjëndi mbi Gurin e Shkallës e mbi honet hijerënda të Piligrisë. “Doli hëna e Cocos !”, kaq thoshnin vërsnikët e saj. Dhe njomeshin qerpikët e dhimbjes njerëzore…
Përballë asaj bime zbukuruese në parqe e lulishte, brenda e jashtë Shqipërisë, provoja e provoj ende nje ndiesi të veçantë. Është era, aroma e motrës Frosinë. Edhe përballë prodhimeve të sapunit apo ato të parfumerisë, ku përdoret esenca e gjetheve të saj. Edhe në ndonjë gatim kuzhine. Dhe fare pak te kurorat që “mbahen si simbol i fitores dhe i lavdisë” ! Kur dëgjoj zërin e artistit të mrekullueshëm, Gaqo Çako, te kënga e mirënjohur “Këputa një gjethe dafine”, sikur më zien gjaku. Të njëjtën gjë ndieva edhe kur u këndua Trio në Pallatin e Kongreseve nga Saimir Pirgu dhe i biri zëëmbël, Pirrua. 45 vjet që më ndodh kështu ! Ndoshta kanë ndikuar edhe rrëfimet e mia qysh student në zyrën e Xhevos, në “Zëri i Popullit”. Edhe Limoz Dizdarin, me këtë sy e kam parë. Përkulur mbi piano a mbi degët e dafinave ?! Ose kur mëma e mikut tim të vecantë në Golem, Hanurja e nënë Sherinës, më puthte duart syrrëmbushur, unë përfytyroja motrën Frosinë që më mbante në duar e më përkëdhelte nën shegën e famshme që lulëzon sot e kësaj dite. Një jetë në rrokullimë… Vjet, ish-këngëtari prift Robert Tralo me priftëreshën përmetare 24 karat, Jolanda, mbajtën një meshë të posacme përmes qirinjve të patretur : Për herë të parë për Frosinën e dafinës! Vetëm zemra ime e di se ç’farë përjetova ! Pak sekonda pasi kish nisur mesha nga bashkëshortët këngëtarë profesionistë, befas hynë nga penxherja e vogël dy zogj të vegjël krahëshkruar. Bënë dy rrotullime në heshtje të plotë, tundën lehtë pendët dhe dolën si pa u kuptuar andej nga erdhën. Ndalën vrapin e nisur nga Guri i Shkallës apo i thirri e dërgoi motra që prehet rrëzë murit të kishës së re, për të përshëndetur mua, gruan dhe miqtë peshtanakë ?! Dhe tani mërmërij shpesh nëpër metropol me Poetin që këputi një gjethe dafine. Më në fund edhe ai shkoi në vendlindjen time të shenjtë. U “takua” edhe me Trifon Xhagjikën, të cilit i këndoi i pari në media. 31 vjecari i pushkatuar sikur e shikonte plot mirënjohje nga Memoriali në zemër të fshatit. Diçka i thosh edhe të birit, Orgesit, mjekut të mirë te Spitali Onkologjik :”…Bijtë e tu buzë dafinave ecën,/ zgjatën duart, këputën një fletë,/ me të në buzë vërshëllyen/ këngët e gjakut të nxehtë./ Dhe deshën që dita/ dhe deshën që jeta/ të kishin si dafina/ të katër stinët të gjelbra”. Dhe Xhevua kujtonte e kujton njerëz e shtete “etur për kurora e zulm”. Shkoqiste fatin e vendit të tij…
Kafen e fundit të shoqëruar me një teke raki bio, e piva te Bujtina e Mira Malos(Muka), vajza e Hajros, mikut tim të fëmijërisë që mbylli sytë herët dhe mbesa e Bajram Baros së paharruar, ish-partizanit trim të Brigadës së parë Sulmuese që më vonë provoi krejt padrejtësisht qelitë e burgjeve në Tepelenë e Tiranë. E piva me Gjeno Kumen dhe Telo Meshinin. Papritur dëgjohet zëri i Xhelil Aliut, regjisorit e folësit veteran të RTSH-së nga Kalivaci. Qetësia u vendos vetiu. Aljosha i Milo Jorgos (miku i babait tonë, përjashtuar tinëzisht e ligësisht nga PPSH-ja!), kishte hapur dyert e makinës dhe ndezi një disk nga Radio Tirana të 22 viteve më parë, “Fatgremisur buzë Pireut”.(Është episod i gjatë, rrënqethës, se si më erdhi kaseta në bodrumet e refugjatit të detyruar)). Nuk dija asgjë për atë transmetim jo dosido. Në mbrëmje vonë, e vendosëm në një magnetofon të vjetër e të falur. E dëgjuam me gruan e dy djemtë. Xhelil Aliu, me interpretimin e tij na “prishi” gjumin, sidomos pjesa për motrën. Nuk kishim asnjë foto të saj. Vetëm rrëfimet e gjyshes dhe të shoqeve ! Por Sofo Laçi e gjeti rastësisht të vetmen foto , shkrepur një vit para ikjes, në Manastirin e Kodrës. Në 1955. Ishte 15 Gusht ! E gjeti në sepeten e së jëmës në Tepelenë. Nuk mund të mbaheshin lotët në një kafene të vjetër pranë sheshit “Omonia”. Motër, moj, erdhi dita të “takohemi” pasi rrodhën mbi 40 vite ! Ah, të “takova” nëpër honet e mërgimit !...
Qerpikkycur Guri i Shkallës,
O vëllaaa !, thërret Frosina,-
Dardha bie ndënë dardhë,
S’jam bërë ende Doruntina…
Një copë gur nga Guri i Shkallës,
S’jesh i zoti që ta ngrija,
T’i rrinte jastëk te koka,
Përmbi dafina mandilja !...
Nesër jam në vendlindjen time. Atje ku më flet çdo gur e plis, çdo dru e fije bari. Më këputi malli për motrën !...
Iku dita dhe doli ky kellira me hartime mbushur o U tha bari dhe tërfili Mos ka vdekur ky Mertiri Kush je ti o penë krisur? Jam Kristo Mërtiri o, fund e krye i gremisur...
Ti je një legen i qelbur,që nuk ke asnjë ndjenjë njerëzillëku.
Ok...Por te shkruash per te gjithe historite dhe ndodhite e fshatrave te Shqiperise do te duheshin njemije vite per ti lexuar,,,prandaj mos e ktheni kete gazete ne nje fletushke provinciale megjithe respektin qe kemi per gazetarin.
kRISTO MERTIRI!!!!!Te lumte pena o vella! Bukur,Bukur, Bukur! na mallengjeve,na rrenqethe. Je mjeshter i fales. Je i pa vdekshem. Bukur Kristo Mertiri BRAVO!!! Motra ngrihet deri ne Qiell me vargjet e tua,me Elegjine tende!!!
Dino Didani plak matuf e siamez si ky Kristo Mertiri qe e keni vendin ne hale te gomereve.
Cke, pse te djeg o bylyk? Paske eksperience halesh, do jesh i afert e me eksperience me to.
Idiot qe sajon histori te "bukura" por te shkruara varfer pa mjeshteri artistike ne varg kur ate kohe ishte nje komunist i devotshem qe ne çdo 3 fjale dy i kishte per partine, ky eshte Kristo Mertiri, nje koqe gomari.
Ne fakt kokrra e idiotit i bie te jesh ti qe jo vetem i lexon por edhe i komenton. Nuk rri dot e shejtan? Po nuk eshte e thene qe kushdo qe te qi nenen ta quash baba
O Thanas pse fshihes me pseudonim pas Kristos? A je burre apo je mut? Mire te ka thene Limozi qe je I patalentuar per te shkruar. Thjesht nje katundar per te qeshur tepelenasit!
Moz kakzozi, ku je o poet i Shqiptarise, o talent i madh i hales tek Ushtari i Panjohur! Lexo ata qe shkruajne “pasur”, o disident i koheve moderne, c’ke me Kriston? Po ti s’ke faj, ka faj mamia qe i re nga dora ne maternitet.
Shko pshurru se bie ere mut!
Nje shkrim aq i bukur ,por dhe shume prekese.
Na mo tyç se na bere te derdhim lote per nje loqe...
O limontoz o kokrra BQ,po qenke kokrra komunistit mos i ngatërro njerzit me veten.
Folklor i zones I operative.
Shume interesante kjo Ese. Shkruar me shkronja shpirti...
Do jesh me kater klase moj Helena! Ku di ky palla te shkruaje. Sa di Kristo aq di nje fdealije kopshti....
U zgjove smirush anonim “Eqeremi”? Zgjeroje pak fjalorin, se prape tek 3-4 fjalet vertitesh. Apo pa shkolle, s’e kape dot te treten. Te mbaruan dhe emrat. Aq di ti xhanem. Normen ben.
Atij qe shkruan ne emer te POPULLIT : Turp per ty dhe familjen tende, i strukur pas emrit popull. Edhe per nje shkrim si ky, ku lartohet dashuria per motren si hedh helm. A ke moter ti a ke nene. Turp, turp. Pena e shokut tone Kristo Mertiri eshte pene enje gazetari te nderuar qe kurre nuk beri pazare me ndershmerine dhe statusin e tij si gazetar model. Shendet dhe pene te mprehte miku yne.
Çfare gazetare je ti moj Alida Derani? Paske mbire ne kopshtin e Mertirit e punon ne agjesi? Pordhi kali ne goje te mizes e nuk e pa njeri!?
Toto, prape ilace te skaduara more sot?? Fli tani se neser prape do hash m*t, ke kohe.
O Limoz o karagjoz,o i ndyr o lapanjoz.
Ik o mut qeni bashke me Mertirin!
Nje shkrim i bukur dhe prekes .Mergimtaret duhet ta lexojne dhe do te ndjejne mall per cfar kane lene ne shqiperi
Kur atdheu mbeshtetet tek nje nastradin idiot si ky Kristo plakaruqi i rente pika!
Ja se e mban ti atdheun, mi halesh. Lexo gjetke, lexo ata qe sipas teje e mbajne lart vatanin, mos u lodh kot me komente ketu.
Te qifsha gruan o Hason!
Një shkrim prekës, i shkruar me mall e dashuri. Një elegji për motrën e humbur në aksident tragjik. Por edhe një vlerësim për njerëzit e bashkëfshatarët që e njohin dhe e respektojnë aq shumë. Nga ana tjetër nxjerr mallin e dhimbjen që zemra e tij ka mbledhur gjatë viteve. E për një përkushtim të tillë ndjehet krenare dhe motra e tij që nga larg i dërgon shenja që ndjehet e përkëdhelur nga përkushtimi i vëllait. Por duke u larguar në një ditë të shënuar ajo u kthye në një shenjtore që kthehet e përkujtohet cdo 15 Gusht. Jo vetëm familjarët e saj por ashtu e përjetojnë edhe gjithë banorët e tjerë që kanë njohur, por edhe të tjerët që e kanë dëgjuar nga prindërit e tyre. Një shkrim që meriton respekt të veçantë.
E dashur Sara per cilen histori katundi apo kombi po flet moj per kete menxyre te humbur apo degjon perrallat e ketij Kristo Mavrise?
Smirush, ke me komente si anonim dhe i paafte qe je? Ruaji ca per shkrimin tjeter.
O Kristo a Smirush kane dale keta te TemA e kerkojne te te kapin e te mbyllin ne nje hale per pese dite nga e hena te premte. Aty mund te shkruas çfare te duash me teme nga WC.
Na ke emocionuar o mik i mire. Vetem nje gazetar i mencur e me shpirt te madh na dhuron shkrime si ky. Hallall buka hallall kripa, o gazetar i respektuar.
Te gjitheve qe shajne Mertiri ju qij motrat dhe cu permban pragu mund tju le dhe takim kush deshiron nga ju sumeqira.Tjetri nuk po ofendon njeri thjesht nje dedikim i prekes per njeriun e afert ju muter sikur ju ka shkerdhyer fisin.
Meqe e paske mik kete Kristo Mutin thuaji te mos tregoje peralla e te mburetme koqet e dashit. Po qe se do per te qire eja se te qime ty te parin e pastaj me radhe çfare te permban pragu!
Nuk arrij të kuptoj dhe nuk të duan, por me nge të lexojnë. Njeriun që nuk e do, nuk do tja dëgjosh emërin pa le ta lexosh dhe t'i japësh mendime e sugjerime. Kristo, mos u mërzit, të duan dhe po bëjnë shakara. Të lumtë me titullin, është i goditur dhe për një fatkeqësi është shumë krahasuese me largimin nga jeta dhe këputjen e një gjethe dafine. Veç respekte!
Kam nje pyetje per ty Thoma Vaso si je me tasin e persheshit mo? Mbaj ndonje kafshite per kete derdimene se do i duhet per tregimin rradhës? Pyete pak kete oficerin Kristo se çfare zullumesh beri andej nga Ministria e Drejtesise qe e sikterisen ne gjithe lecka?