Nga Poli Hoxha
Poeti francez i shekullit XIX, Artur Rembo, i cilësuar “i mallkuari” pasi shkruante të vërteta heretike për shumëkënd, në një nga poezitë e tij të famshme përshkruan hyrjen e trenit në stacion.
Ai afrohet duke turfulluar me zhurmë të madhe, duke u rënë sirenave deri në kup të qiellit, kilometra larg stacionit, por pavarësisht kësaj, qindra njerëz që e prisnin në stacion, edhe pse ai ishte nisur me kohë, edhe pse e dëgjuan, edhe pse e panë gjithë atë kaba çeliku që u fut në stacion, sërish si budallenj thërritën të “surprizuar”: Erdhi treni!
Si puna e trenit dhe budallenjve të Rembo është edhe kjo “Kulla e Zenit apo e Berishajve” siç e quan Mero Baze. Ish “teknologu” mediatik i Sali Berishës, më pas për 16 vite i Edi Ramës dhe sot një nga çmontuesit kompetentë të ingranazhit të makinës hibride, politik-biznes, që kanë krijuar të dy.
Pra për kullën prapa TOB ku klientët e Ramës dhe të familjes Berisha po rezultojnë ortakë, njësoj si me trenin e Rembo, të gjithë po habiten që po e shohin, ndërkohë që treni me qindra-vagonë që shtoheshin me shpejtësi ka kohë në qarkullim dhe të gjithë e dinin që ekzistonte, por bënin sikur nuk e shihnin.
Nuk kanë faj që po shfaqen si “budallenjtë” e Rembo, pasi gjithçka ka qenë skemë e mirëmenduar, e financuar dhe e mbuluar mediatikisht me një propagandë trushpëlarëse, e cila shpesh ja kalonte edhe asaj të Enverit dhe të Hitlerit.
Më të tronditurit nga “budallallëku” i tyre janë ata që e kanë besuar dhe ndjekur Sali Berishën gjatë këtyre dy viteve, duke u bërë “mish për top” që ai bashkë me Ramën të luajnë “opozitash dhe demokracirash”, ndërkohë që bizneset e përbashkëta lulëzojnë, kurse “budallenjtë”, (nga të dy palët, edhe socialistët), nuk e shihnin trenin e kësaj loje, deri sa ju ndaloj te këmbët në formën e një kulle 200 milion euroshe.
Por për hir të së vërtetës, nuk u vihet shumë faj. Ku ta dinin të shkretët që ndërkohë që ndiqnin Berishën nëpër Foltoret për dinjitetin që ja kishte “nëpërkëmbur” SHBA, kryetarët e bashkive të Ramës u siguronin falas sallat ku Berisha shante Amerikën, “regjimin Rama”, Lulzim Bashën dhe këdo që shihte dhe lexonte qartë “minimin e demokracisë dhe korrupsionin madhorë”.
Ku ta dinin demokratët e shkretë se ndërkohë që ata futeshin në konflikt, shaheshin e dreqoseshin me miqtë e tyre “që i kishte blerë Rama”, vetëm pse nuk mendonin si Berisha por që kishin parë trenin me kohë pa mbëritur në stacion, lejet e ndërtimit, tenderat për punë publike, parqet voltaike të financuesëve të “revolucionit”, jepeshin fap e fap nga “Regjimi Rama”.
Nga ta dinin “foltorzinjtë” se kur Edi Rama futi në Bordin e Bankës së Shqipërisë ish-ministrin e financave të “demokratëve”, Ridvan Boden, në fakt kishte çuar aty “ministrin e Financave” të Revolucionit Berisha. Por edhe llogaritarin dhe ndërlidhësin mes “kryeopozitarit” dhe “kryeshtetarit” për bizneset dhe ortakëritë e investitorëve te “Kulla Rama- Berisha” e në dhjetra leje ndërtimi, investime strategjike, punë publike, troje e të tjera.
Pra “llogaritarin” e Ilir Shtufit, Agim Zeqos, Geron Kuka, Mark Lulit, Aleksandër Frangajt, Bashkim Ulajt, Shkëlqim Beshirit, e të të tjerë oligarkë të përbashkët.
Të gjithë këta fare “rastësisht” janë klientët më të mëdhenj të financave të qeverisë Rama, “rastësisht” po mbushin Tiranën me beton dhe të gjithë po fare “rastësisht” janë edhe pjesë e oborrit Berisha dhe financues të hapur të “opozitës” dhe medieve të tyre që e kanë vënë në “siklet të madh” Ramën.
Nga ta kuptonin gjithashtu “revolucionzinjtë” arsyen se përse Baton Haxhiu i Ramës dhe gjithë analistët “e shquar”, mbronin me epizëm opozitën e Berishës dhe sulmonin me katapulta balte PD-në ati- Trekëndëshit të Bermudës, Lulëzim Bashën, SHBA-në, Britaninë e këdo që shihte trenin, Rama-Berisha, të korrupsionit dhe të minimit të opozitës e demokracisë!
Ku ta dinin ata se gjatë kohës që ropateshin në xhirot e pafundme të Foltoreve, hipnotizoheshin nga revolucionet televizive, vraponin pas mitingjeve të stisura me epilog ndezjen e qirinjve, i bënin të ëndërronin se do rrëzonin regjimin për 3 muaj, se fitoren në zgjedhje e kishin të sigurt, Rama hidhte “kocka” si bashkia e Shkodrës në 6 mars 2021 vetëm që Berisha të bërtiste, “jam shumicë në PD, demokratët më duan mu dhe jo Lulpengun, se SHBA dështoj me mue”, e të tjera mirazhe propogandistike.
Ku ta dinin ata, se ndërkohë që ndiqnin “lexhendën dhe historikun”, djali i tij Shkëlzen Berisha jetonte në vilën e Ilir Shtufit të Kullës i cili vetëm prej Arben Ahmetaj kishte marrë, plot 80 milion euro nga fondet për Tërmetin.
Si ta kuptonin naivët, besnikët e shkretë deri në skllavëri kur nuk i dinin këto fakte, se përse Berisha del çdo ditë dhe bën avokatin e Ahmetajt, i cili mori dy vila nga Geron Kuka ortaku i Shtufit të Shkëlzenit dhe që gjithashtu, po hetohet edhe nga SPAK.
Ku ta dinin ata të mashtruar në mënyrën më poshtëruese, se në të njëjtën ditë që në SPAK vijnë letërporositë dhe dëshmitë për biznesin korruptiv-vrastar të Gërdecit, për hetimin “CEZ”, për “CEZ-DIA”, kur ka zhvillime për “Klubin Partizani”, kur mësohet se po hetohet pasuria e deklaruar e fëmijëve me themel, kur PD çon Kullën në SPAK, Berisha po atë ditë pra, del dhe i thërret të mashtruarit, (Vetë nuk kanë bukë për fëmijtë por i ke gjithë ditën me internet për ta mbrojtur), të dalin në protesta!
Por le të ndalemi këtu, sepse do të duhen netë dimri dhe disa SPAK të tjerë, për të treguar dhe zhbiriluar kolepsjen e këtij hibridi të paprecedentë në botë: Pushtet-“opozitë”-biznes, para të krimit të organizuar, shkatërrues të opozitës, demokracisë, votës, shtetit ligjorë, ekonomisë së tregut dhe mbi të gjitha shpresës se ky vend mund “të bëhet” i jetueshëm normalisht për të gjithë dhe jo vetëm për një pakicë.
Kjo që kanë bërë me ndërgjegje dhe skemë të planifikuar deri në detaje Edi Rama me Sali Berishën dhe Ilir Metajn si patericë portative me demokracinë dhe kapitalizmin shqiptarë, përveçse tallje dhe poshtërim makabër për shqiptarët, socialistët dhe demokratët e ndershëm, kërkon edhe një ndëshkim ekzemplarë.
Ata që do ta bëjnë këtë në Shqipëri apo në perëndim, do të marrin bekime të përjetshme, njësoj siç merr ai mjeku që të shëron nga kanceri!
Mos harro fol pak dhe per socialiste zinjte qe hane kot pershesh duke mbrojt Ramen. Se ja u fut rama cdo dite Po fol dhe per vete, per meron, per bolinon per yzeirin e plot zara te tjere qe keni ngel si t dhime
Rrihni ujë me havan, thoshte populli. Ai vend ka vdekur derisa ligji dhe shteti është në shërbim te droges, mafjes dhe korrupsionit. Të mençurit e kanë kuptuar dhe janë larguar. Leshkot kanë shprese akoma.
Po per kullat e tjera kur do zgjohen gazetat dhe SPAKU?
K apo k@ri tinku e fut veten te leshkot qe jane ketu apo te minjte qe kane ikur nje nga keto dy zgjedhje do zgjedhesh nje ..
Te foli dhe per baxhellat qe ke ne shtepi qe i pallojn maloket e Saliut
Te foli dhe per baxhellat qe ke ne shtepi qe i pallojn maloket e Saliut
Te pallon ty Rama cdo dite o Poli . P ose ndjen. Se ke shpirt skllavi.
Gjithe gazeta esht mbushur me artikuj qe botojne shpifje kunder Berishes per dite . Ju del Berisha ne enderr per nate . Ju cmendi fare.. Lat nam more hajvane. Keshtu ju i beni propagande Berishes se vetem budallenjte mund ta besojne qe Rama i jep leje per ndertim Berishes . As femijet nuk i besojne keto shpifje kaq karagjoze
Tobas, na rrofsh menderen.
Te gjithe ata lloj Ramash , u rrujn topet atyre!! Por nje gje eshte e sigurte, qe Saliu po ja u shet lekuren jo badjava, por per dhjame qeni po u a shkemben ,ate vlere kini per te ju bosat "dhjemokrate"!!
Zgjidhni, zotëri, për kë votuat ju më 14 Maj? Gjithologjia absurde nuk zgjidh asgjë, nuk jep asnjë "kontribut" gazetaresk. Ju kam dëgjuar nëpër ekrane dhe pasiguria juaj, ose keqdashja, për të bindur botën se jeni edhe ju dikush, nuk funksionon gjithmonë. Asnjë fakt nuk na tregoni. E gjithë kjo ditirambë prolikse thjesht të mërzit. Vini gishtin mbi plagë, zotëri!
Hera e pare qe lexoj nje shkrim te sakt , vetem keto shkrime i cjerrin masken hajduteve te Shqiperise. Falenderim pa kufi!
Po falenderon shkrimin qe i cori masken Rames apo Berishes apo te dyve?
Ky artikull Hartim nuk vlen as fare. A mund te na thuash o palo autor a ke ndonje fakt qe procedura te ligjshme Jane shkelur ? Nese nuk sjell dot te verteta mjaft me hamendje se nuk kemi nevoje
Mesa duket gelbazat sorosiane tani duan kontroll total the partise socialiste dhe demokratike. Rama eshte oportunist pro Soros e pro Erdogan pra duhet zevendesuar. "Maloku" Berisha nuk kontrollohet pra duhet heq qafe. Mediat ne te dy krahet I Kane demonizuar te dy sikurse demonizuan Fatos Nanon qe emancipoi politiken shqiptare. Prisni se shpejti kukullat e Soros si Veliaj dhe Basha do ta mbushin vendin me refugjate Aziatike, Afrikane dhe Shqiperia do zhduket ne emer te multikulturalizmit. Edhe kullat do ti ngrene edhe Shqiperine do ta asimilojne e zhdukin. Artikull I porositur dhe djallezor. Zot ndihmo Shqiperine.
Pordhi Hoxha paska pasur shprese qe me tu rikthyer Sali krimineli me dhjertoren ne pushtet fitojne demokratet ata erzelinjte se ata qe i ka nga pas Sali qeni kane fituar dikur . O pordhi Saliu per interesat e tij eshte gati te djege Shqiperine e nuk ja ndjen fare per demokratet ata i duhen vetem per vota , te cilat kurre nuk i ka pasur te verteta por te vjdhura ,te blera edhe me polici e tani akuzon sikur ai ndershmi bente zgjedhje te ndershme .
Shoqja Poli ( Polikseni)! Kaloni nga kunati,(shoku Erjon Isufi) te merni "qetësuesit per menstruacionet" . Qëndroni në gadishmëri.
VK, pune Shqiptaresh.
O Shqiptare te mjere...ku hyni edhe juve politikane leshi, biznesmene leshi dhe si cdo gje ne Shqiperi qe eshte lesh e li...Do ta shikoni se ku do katandiset Shqiperia jusj o Shqiptare pa tru...ju qe keni 30 e kusur vjet qe nuk shikoni me large se maja e hundes...por gervishtni faqet, ulerisni dhe cirreni per karigen e Saliut, te Ilirit, te Edit te birit te dreqit dhe shejtanit...do tja shikon hajrin dhe jo me larg se 20 vjet...do ta shikoni ate Shqiperi qe do katandiset me 500.000 banore se kane per te ikur te gjithe nga ai vend kane per te ikur te lemerusur neper Bote vetem e vetem te shpetijne nga ai sistem qe kane ngritur ata qe ju cirrni faqet per tju vjedhur dhe vrare...dhe nuk shikoni punen dhe familjen tuaj...por kacafyteni fhe ulerisni gjysma per Sale shpellarin dhe gjysma tjeter per Ed skizofrenin pa limit...PO PO, Shqioeria do katandiset nje vend shurretore ku do ti bjete cdo Shqiptari idiot qe nuk ka ikur nga nje kulle dhe nuk ka per te bere asgje tjeter vetem te numeroje katet e kulles ne pronesi...se te zgjuarit kane ikur dhe do ikin dhe cdo kulle qe sot ndertohet mbas 20 vjetesh do shnderohet ne nje shurretore...
Respekte për Z. Hoxha. Kaq dimë , kaq kuptojmë kaq bëjmë.
Po po more POLI nuk dinin ate dhe nuk dinin kete jo i thosh jo po do ti thoshte jo erdhi treni apo erdhi azioni te gjitha i dinin por shkonin atje per nje sufllaqe e nje birre .Ju gazetaret nuk e njihni fytyren e varferise ju shkeruani dhe flisni ne emisione per varferine por nuk e ndjeni shpirtereisht se cdo te thote varferi .Miser Miser do te shkrua te Migjeni .Qeveria tani nuk ndan miser .Qeveria te nxjerr nga "fukaralluku " .e assistente dhe Migjeni do te sbkruante "Lajmi se qeveria do te rriste assistente dhd pensionet u perhap me shpejtesi .Lajmi se qeveria do te rriste penskonin dhe assistente sociale 5p0 leka ne muaj i gezoi te gjithe te vetmit qe u deshperuan ishin deputetet .inistrat dhe opozita keta te fundit i doni pensione dhe assistente sociale sa me te vogel qe te kene mundesine te benin sa me shume propogande se me ardhjen e tyre ne pushtet se rritja nuk do te jete me 500 leke por 550 leke .ME NE DO TE PINI NJE CAJ ME SHUME.
Po po more POLI nuk dinin ate dhe nuk dinin kete jo i thosh jo po do ti thoshte jo erdhi treni apo erdhi azioni te gjitha i dinin por shkonin atje per nje sufllaqe e nje birre .Ju gazetaret nuk e njihni fytyren e varferise ju shkeruani dhe flisni ne emisione per varferine por nuk e ndjeni shpirtereisht se cdo te thote varferi .Miser Miser do te shkrua te Migjeni .Qeveria tani nuk ndan miser .Qeveria te nxjerr nga "fukaralluku " .e assistente dhe Migjeni do te sbkruante "Lajmi se qeveria do te rriste assistente dhd pensionet u perhap me shpejtesi .Lajmi se qeveria do te rriste penskonin dhe assistente sociale 5p0 leka ne muaj i gezoi te gjithe te vetmit qe u deshperuan ishin deputetet .inistrat dhe opozita keta te fundit i doni pensione dhe assistente sociale sa me te vogel qe te kene mundesine te benin sa me shume propogande se me ardhjen e tyre ne pushtet se rritja nuk do te jete me 500 leke por 550 leke .ME NE DO TE PINI NJE CAJ ME SHUME.