Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për shumë udhëheqës shqiptarë

14 Gusht 2023, 11:36Blog TEMA
Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për

Nga Endri Tafani

Një mangësi e historianëve shqiptarë ka qenë fakti që nuk kanë përdorur shumë arkivat serbe. Nëse nuk kanë patur akses apo thjesht kanë dashur t'i injorojnë këtë nuk e di, por është evident që ekziston si problem. Them problem pasi për serbët "çështja shqiptare" ishte një nga çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe të brendshme, që me themelimin e shtetit serb.

Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për shumë udhëheqës shqiptarë që nga fillimi i shekullit të 19. Duke mos i studiuar ato, qoftë nga pamundësia fizike apo qoftë nga injorimi, do kemi gjithmonë një tablo të mangët të historisë shqiptare.

Në këto kushte ndonjëherë historinë e Shqipërisë e kupton pakëz më qartë nga veprat e vetë historianëve serbë.

Shembulli më poshtë është një ilustrim i asaj që po them.

Dusan Batakovic (1957-2017) ka qenë një historian për periudhën moderne dhe diplomat serb, duke mbajtur dukur dhe rolin e Drejtorit të Institutit për Studimet Ballkanike në Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Në studimin e tij "Qeveria Serbe dhe Esad Pasha Toptani" midis të tjerash ai shkruan:

"Ministri i Brendshëm Ljubomir Jovanovic arriti në Tiranë dhe në 28 qershor 1915 ditën e Shën Vitusit, nënshkroi një traktat me Esat Pashën për një bashkim real midis Serbisë dhe Shqipërisë. Esad Pasha merrte përsipër të rregullonte kufijtë në avantazh të Serbisë në një zonë nga Pogradeci në Has. Serbia do merrte Pogradecin, Gollobordën, Dibrën, Lumën dhe Hasin deri në Spaç, derisa të vinin fuqitë ndërkombëtare të vizatonin kufijtë e rinj. Institucionet e përbashkëta parashikonin një ushtri, dogana, administratë, bankë kombëtare dhe misione tek vendet e tjera. Qeveria serbe do vinte në dispozicion të Esad Pashës ekspertë për të ngritur autoritetet dhe institucionet shtetërore.

Me ndihmën e Serbisë, Esad Pasha do të zgjidhej princ (mbret) i Shqipërisë nga një asamble prijesash, ai do bënte një kushtetute të re në marrëveshje me Serbinë dhe do të ngrinte një qeveri me njerëz që do të përfaqësonin idenë e një uniteti Serbo-Shqiptar. Traktati parashikonte që ushtria Serbe do qëndronte në Elbasan dhe mbase dhe në Tiranë derisa klauzolat e Traktatit të zbatoheshin, për të përndjekur dhe shkatërruar armiqtë e përbashkët. Nëse Esad Pasha do informohej që ushtria italiane do synonte Durrësin, atëherë ai kishte detyrim të njoftonte ushtrinë Serbe që ta kapte ajo Durrësin para Italisë..... "

Teksti është i vetshpjegueshem.

Në atë studim ka dhe perla të tjera.

Pse e zgjodha këtë pjesë?

Sepse një problem tjetër që kanë historianët shqiptarë është politizimi i tejskajshem i historisë. Dikur para 1990 të vihej një damkë tradhtari e askush nuk dilte nga ajo skemë. Pas 1990 ndodhi një politizim në krahun tjetër. Po "të kishte sharë" komunizmi në historine zyrtare, ti ishe një patriot i madh. Nuk kanë rëndësi fare faktet dhe koherenca në qëndrime. Ato ose injorohen ose interpretohen sipas qejfit. Psh nga historianët "e djathtë" sjellja e Esatit komentohet si "pragmatiste", ndërkohë që Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke Shqipëri - Jugosllavi i 1946, komentohet si tradhti kombëtare. E ndërkohë tekstet dhe fryma janë të ngjashme (bile pak më keq në rastin e Esatit për të qenë realist) .

Në këtë mënyrë historia jonë kthehet jo vetëm në pingpong  të madh qesharak, por i fryn dhe më tepër ndasive politike në Shqipëri që dhe kështu siç janë, janë në ekstrem.

Kjo mungesë e punës mbi arkiva dhe politizimi i skajshëm i historianëve shqiptarë është një nga arsyet pse në shumë raste është mirë të lexohen autorë të huaj, para se të krijojmë një opinion tonin. Le të shpresojmë që brezat e rinj të historianëve shqiptarë të jenë ndryshe

22 Komente

  1. n
    naimi

    pse ke nxjerre ne foto mulin me salen dhe jo edin me pandin, nuk e kuptova?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiunat Serbe

      Naim! Që ta kutposh , vrite pak mëndjen pse është fotoja Berishes dhe Mulit në këtë shkrim.Mos u bo kaq i trashë se e flliqe emrin “ Naim”

      Përgjigjjuni
      1. 2
        2

        Naimi eshte per vete kolaborator ...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktorri

          Ja ta them unë pse ka vënë foton e Mulit dhe Salës.......... Familja e SaliBerishës, xhaxhai i tij, është peshkuar që në viyin 1948 nga UDB-ja............................................................ . Dërgimi i pionierit Sali, në Tiranë qysh në moshën 14 vjeçare, ishte i studjuar dhe i planifikuar............................ .A ishte e lehtë në atë kohë që një fëmijë të ikte nga fshati dhe të ndiqte shkollën e mesme në Tiranë?............................. . Një ndërhyrje dhe një njohje duhej patjetër.................................. Mbaron të mesmen, i jepet bursë në mjekësi, kur fshatarët dërgoheshin në Institutin e Kamzës për doktorë kafshësh, veterinerë.............................................................................. . Mbaron mjekësinë, dërgohet për specializim në Francë................... . Pa mik e pa ndërhyrje!!!???.......................................................................... . Atje kontaktohet nga UDB dhe rekrutohet zyrtarisht nga UDB por dhe nga shërbimi i fshehtë Francez............. U pompua dhe u synua të afrohej me udhëheqësit komunistë shqiptarë............................................................... . Si u gjet Sali Berisha në krye të PD..... PD ishte formuar dhe fillimisht ishte Aleksandër Meksi kryetar, për një ditë. Më pas u caktua Azem Hajdari, dhe pas 8 orësh u muar urdhëri të rimblidheshin dhe u dërgua Sali Berisha............. .... . Dhe duke qenë se pothuaj të gjithë themeluesit e PD ishin spiunë të UDB u urdhëruan që askush të mos kundërshtonte e debatonte...................................... . Pa e njohur u zgjodh kryetar i PD................ I dërguar dhe i urdhëruar............... . ............................. . A ka dosje në Beograd? Sigurisht që ka . Një ditë do të hapet......................................... . . Ndërsa Muli dihet, u kap dhe u rekrutua nga UDB, në vitin 1990. E ka pranuar edhe vetë. Meqenëse çdo gjë kish marë fund, nuk i kushtoi njeri rëndësi, megjithëse ju rrezikua mandati i deputetit.............. . Dhe ky fshatar i humbur i Kukësit, u fut të studjonte mjekësi.................... Edhe ky e ka dosjen.

          Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Ta kishte ber esati kte pune qe atehere ti kishin marre serbet komplet do ishte shqiperia zvicer .do kishim shoetu nga maloket .rrace muti .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjirokastriti

          Po Zvicer si vete Serbia ... po me loqe si puna jote ky vend nuk ka te ardhme!

          Përgjigjjuni
        2. Q
          Qytetari

          Shkrimi kerkon reflektim nga "historianet" dhe "studiuesit" tane.Shembulli i dhene me Toptanin,shume domethenes ! Shikoni sot,pasardhesit e Toptanit,cfaqen dhe "shiten" si patriote te ketij vendi !? Te nderuar historiane.LEVIZNI !! Qytetari

          Përgjigjjuni
          1. R
            RRofte Lexhenda dhe Domonkratet

            Besoj se duhet te jene edhe ato qe na so;llen Lirine dhe Demonkracine !!!!!!!!!?????????

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rama Vučić

              Esat Pasha sikurse Edi Rama: "vëllazëri" me serbët por me kushte serbe dhe për interesa serbe! Me llogari të holla për qëndrim sa më të gjatë në pushtet! Do t'i dalë tymi edhe kësaj pune.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Putin Gelboqja

                tymi nuk mund te dali pa filluar verifikimi nga vitet 1990 - 1997!

                Përgjigjjuni
              2. D
                Deda...

                Zoteri, Du njerez kanë pasur të drejtë mbi menyren si duhet të qeveriset Shqiperia: Ismail Qemali dhe Fan Noli që thonin se Shqiperia duhet të jetë federate, çfarë nenkupton nje konvergim të butë por të gjatë drejt një qendrueshmerie me te madhe....

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patriot

                  Po sot cfare po synohet me ngritjen e Nato dhe shkrirjen e ushtrive te vendeve te vogla si shqiperia, maqedonia, kosova dhe e gjithe lindja. Nen emrin Nato te gjithe fuqite e medha kane zaptuare toka ne te gjithe boten. Cfare behet ne fushe kosove, aeroporti kukesit, guantemala ne kube, Hawaii ne Hong Kong, etj, etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje mik nga Haga

                    Patriot,Hawai eshte territor amerikan e nuk ka lidhje me guatemalw,kukes kube etj.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Princi(Belgjikë)

                    Autori, me të drejtë, shtron problemin e kërkimit në arkivat serbe, por ai vetë e ilustron mendimin e tij jo me ndonjë dokument nga këto arkiva, por me një botim të njohur të Dushan Batakoviç. Një libër apo material botuar dhe një dokument arkivor, nuk janë e njëjta gjë. Nëse botimi i Batakoviçit i referohet dokumenteve arkivore, atëhere duhen dhënë edhe referencat përkatëse.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Injoranti nuk ka brire

                      Pra ti ve dyshimin qe botimi i nje historiani si Batakoviçit i referohet fantazive te tij e jo mareveshjeve origjinale te kohes ...

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      Ilir

                      Po c’hyn Saliu ketu o histokar?!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjergj Fishta l riu

                        Esat Pasha ka ditur me luje me serbet. U njofte Shkodra nga fuqit e medha, mirpo serbet nuk e ndalonin sulmin. Serbet deshen te vazhdonte dhe ma lufta ne aleance me turqit, per ti thane Evropes qe kta jane turq dhe nuk ka shqiptare. Serbet shternguan Shkodren me uri dhe ne qytet sa nisen britmat Allahu Ekberr Ne nji shkembim te vogel personal sekretesh midis Xhino Berrit dhe Esatit u konkludua rreziku i vazhdimit te luftes bashke me turqit. Kjo garanci qe dha Evropa me njohjen e Shkodres, Shqipni qe nje shans per ti thane vetes me vepra se jemi Shqipni dhe mbijetesa n'a ka detyruar te jemi ne aleance me turkun. Esat Pasha dorzoi lavdin e tij se Shkodra kishte garanci Europen qe e dha fjalen. Per te nxjerr me nderet qe ju takonin dhe pa i poshteruar me ndonje tradhti ashtiu si i kanej Europes, trimat turq qe luftuan me heroizem nen komanden e tij u kryen veprimet si pas konventave dhe ligjeve bashke kohore te kohes u dorzua Shkodra. Dorzimi dhe shitja qe mundohen t'i mveshin komunist Jane dy gjera krejtesisht te kunderta. Koha me pas provoi qe Evropa e kishte seriozisht dhe nji dite serbet u larguan vullnetarisht dhe e lane Shkodren te bindur shpirterisht se ajo asht Shqipni. Sa mire do te ishte sikur serbet te ishin larguar me urdherin qe ju dha perendimi, pa lufte sikur ne Shkoder. E dyta, Esat Pasha direkt pas Shkodres organizoi dhe financoi luften e Dibres me 1913 me trimat dibrane qe i pâti krahe te djathte ne Shkoder dhe vete levizi ne sekrete te plote nga ura e Lushes, Sine e deri ne Golloborde. Per ti dhane nje shenje Evropes se popullin nuk asht dakort me kufijte e vu dhe serbeve per te ju kujtuar se dibranet qe luftuan ne Shkoder, jane ende gjalle dhe ne gjendje per lufte. Me 1915 Pasha bashke me Parine e Dibres, lajmeron boten dhe ''priti'' serbet. Ai ju shkatrroi planin mbretit serbe qe u perpoqe te bante nji beteje me austriak ne Kosove, per ta vdekur ushtrine serbe aty qe ta bante si te fresket dhe fakt per kohet e reja, betejen mitologjike te princit Lazar. ''Jo dimri'', ''jo uria'', ushtria serbe duke kaluar me ndihmen e Esatit dhe Parise se Dibres neper Shqiperia humben 35000 ushtare ose gjysmen e ushtrise. Pas kesaj bani dhe me te forta se i madhi Skenderbeg, shkoi me serbet ne Selanik, i shoqeruar me dibranet trima. I rrinte bukur Shqipnis, n'kufinin finish, njanin s'y mbante n'Prevez, tjetrin mbante ne Nish. Prandaj sot ne kemi te drejt te themi se shqiptare, sllave e greke ndahemi me njeri tjetrin ne Selanik. E paharruar vepra e Esat Pashes qe diti te luaj Vence me serbet dhe gjithe armiqte e kombit Shqiptare. Avni Rustemi ne Paris ne fakte vrau Camerine se Esat Pasha qe dhe do te mbetet nje Bonaparte shqipetar.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Kur të hapën pas ca vitësh arkivat serbe fo shihni se Serbia ka manipuluar politikën dhe ngjarjet në tridhjetë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kodovë.Këta patriotët tanë do dalin si Esat Pasha se kanë marr lekë nga serbi po aq sa Esati.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Istog

                            Po Kur, shekulli tjeter?

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Baliu

                              Nje gje nuk duhet harruar, se historia (dhe qdo shkence tjeter) nuk eshte e ndare nga interesat politike dhe ushtarake te nje vendi sovran. Historianet e vjeter kosovar, p.sh. Hakif Bajrami etj., e njohin shum mire "konstruktivitetin" e historianeve serb. Ish akademiku serb Dobrica Qosiq deklaronte me krenari se rrena eshte patriotizmi serb. Ska nevoje te ri-zbulohen serbet nga disa gjoja intelektual te ri "jo-ideologik". E kujt i pelqen te koketoj me serbet, le ta beje ate privatisht, pa bere thirrje "gjithpopullore".

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tanguli

                                EDI K ministri i vendit ka Vellazeri me K Serb pse nuk i nxjere….?

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Svetllana

                                  Autirt te ketij shkrimi i rekomandoj te lexoje librin "Rinia e Mbretit Zog" (2020) te studiuesit te pavarur Azis Gjergji.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje