Nga Kimete Berisha
Ditari i Kosovës: Albin Kurti i tha popullit të Tetovës 'Ju dua'.
Për sherr, aty qëlluan plot gra të mbuluara!
I.
Barak Obama është i pari që e ka relativizuar pavarësinë e Kosovës, na ka kthyer në negociata 'të përjetshme' me Serbinë.
Prandaj, shumë u gëzova që i doli duqi nëpër gazeta dhe u zbulua meraku i tij për të bërë seks me burra.
Duhet të jetë një vuajtje e madhe kjo që të bën t'i qahesh ish të dashurës si Obama, që çdo ditë (sa ke bërë seks me grua), ke ëndërruar të bësh seks me burra.
II.
Unë kujtoj se secili mashkull që e shan gruan, neveritet nga gruaja, dhe e maltreton gruan (por nuk ndahet nga ajo), ketë e bën sepse proteston pse gruaja e tij nuk është burrë.
Por ju mos u bazoni në mendimet e mia, se mund të ndodh e kam gabim.
III.
Protesta e burrave pleq e organizuar nga xhamia kundër seksit në skenën teatrore të Prizrenit ishte shumë e dhimbshme.
Gjynah, pleqtë duan moral.
Sa më pak që ndjen, aq më i moralshëm bëhesh.
Lidhur me faktin se mëkatarët më të mëdhenj ulen në rendin e parë të xhamisë, s'kam çfarë të shtoj.
Pleqve të Prizrenit duhet t'ua sqarojë shteti se se artistët kanë luajtur në teatër e nuk e kanë në repertor t'u shkojnë te shtëpitë e të zhveshen para tyre -moszotallah!
Komuna e ka për detyrë të organizojë trajnime me psikologë për heqjen e frikës së pleqve nga organet seksuale, ndaj të 'cilave' sillen me hidhërim aq të madh thuajse kurrë s'kanë parë sisa.
IV.
Qe, shiheni Albin Kurtin se si nuk u frikēsohet femrave, anipse nën unazë, i këndon asaj arbëreshes që është aq arbëreshe sa që nuk përmbahet as ipeshkvi, ia jep arbëreshes një manushaqe, çfare i ka qëlluar në dorë.
Sa bukur.
Shumë më pëlqen dashuria.
V.
Albin Kurti ia vodhi stilin Agim Bahtirit.
Agimi ishte i pari politikan në botë që e shprehte me fjalë dashurinë ndaj popullit.
Albin Kurti për herë të parë i tha 'Ju dua' popullit të Tetovës.
Për sherr, në mesin e popullit kishte plot gra të mbuluara.
Një udhë e dy punë, populli evropian i Tetovës kishte shkuar për konceritn e 'Elita 5'.
E 'Elita' e nervozuar që po përdoret politikisht nga Albin Kurti, bërtiti si e trentë:
'Ti s'mund ta pushtosh
aq lehtë zemrën time
si konkuistadori
Amerikën Latine;
S'ta kam vjedhur zemrën
unë ty me revole
pasi shpesh më thua
se jam Al Kapone'.
VI.
Presidenti i Maqedonisë u nervozua me vonesë me Albin Kurtin, pasi piu macja ujë', pasi Albin Kurti e hëngri 'tavën me groshë'.
Tetova ështe vendlindja e kësaj tave të njohur.
Para se shteti maqedon të fillojë hetimet për vizitën e kryeministrit të Kosovës në Tetovë, Albin Kurti konstatoi se Maqedonia është më e 'fuqishme' se sa Zoti.
Sepse, sipas kryeministrit, Tetova dhe Prizreni derisa kanë qenë në qiell - kanë qenë një qytet, por kur zbritën në Tokë, i ndau mali Sharr.
Pra, edhe mali Sharr është më i fuqishëm se Zoti.
Nuk ish dashur të jetë kështu.
Ish dashur që ata që i bashkon Zoti - të mos i ndajë mali.
Pra, Prizreni ishte 'Adami' që e hëngri mollën e popullarizuar të Tetovës të njohur në Beograd si 'Tetovo jabuka'.
Prandaj, ata pleqtë myslimanë të Prizrenit i tuten mollës.
VII.
E Vjosa Osmani, nuk e ka kundërshtuar kryeministrin e saj për emërimin e ushtarit të Millosheviqit zv.ministër, sepse ky krim i Albin akurtit duket normal... pasi edhe vet babai i saj ka punuar në Mbrojtjen Popullore (serbe) të asaj kohe të errët për shqiptarët.
VIII.
Edhe Vetëvendosje kanë garantuar që zv.ministri serb ka qenë ushtar (por s'ka qenë në luftë), njësoj si Albin Kurti që u bë veteran i UÇK-së (anipse s'ka qenë në luftë).
E, ku e di Albin Kurtin që ushtari serb i Millosheviqit nuk ka qenë në luftë?
Ka qasje në arkivin e ushtrisë serbe, apo ushtria serbe kanë qasje në sekretet e tij!
IX.
I kisha thënë Presidentes që po duket qesharake që unazën e martesës po e mban në gishtin e mesëm, por po ma zënë kryer pastaj, po më thonë: valla më mirë në gishtin e mesëm sesa si ti - hiç.
X.
Faton Peci ndërkohë ka sharruar në lulediell deri në fyt, ka treguar se luledielli është shumë i mirë dhe se është aq i mirë sa që edhe Van Gogu e ka piktuaruar...
Por deri tani nuk ka realizuar fotografi me kallamoq në dorë.
XI. Ju e dini se hoxhën Shefqet Krasniqi e kam simpati dhe shih për këtë ia bëra follow në Instagram. Fliste serbes për birësimin.
Tha: birësimi është haram.
Ia tërhoqa follow-in (derisa t'më hiqet nervoza), sepse profeti Muhamed vet e ka birësuar një djalë Zaid (s'është me rëndësi a para zbritjes së Kur'anit a pas zbritjes, kryesore e ka birësuar).
Dhe, pasi që Zaid është divorcuar nga gruaja e tij, profeti Muhamed është martuar me ish-gruan e djalit të birësuar.
Ndoshta kështu ka dashur të argumentojë se 'i huaji i joti s'bëhet'.
XII.
P.S. Ata më thonë: Ti shkruan kundër Albinit sepse nuk të ka dhënë pozitë?
- Unë u them: O shqiptarë, Albini më ka ofruar të bëhem deputete (qe pyete Glaukun) - por s'kam dashur.
Koha e dëshmoi se s'kam gabuar që kam refuzuar.
Qysh kisha mundur të pres lejen e Mimoza Kusarit për t'i thënë asaj 'idi u sto...'.
Më përpara e marr malin se sa që pranoj të më tregoj mua dikush se çfarë duhet të mendoj!
Unë jam si uji që jeton me ujin e nuk përzihet me të.
Për të më kuptuar se çfarë po mundohem të them: shikojeni ujin e oqeanit Paqësor se si është i bashkuar me Atlantikun, por nuk përzihet me të.
Në disa raste, si në rastin tim, as uji me ujin nuk bashkohen.
Shue bukur!Kjo tregon se jo te gjithe Kosovaret jane primitive! Por te jesh i zgjuar dhe Europin ne Kosove eshte vuajtje!
Kimete të lumtë! Thinking out the box, ti je dëshmi e gjallë e kësaj filozofie.
Te lumtë penda Kimete Mos i ndegjo çfar thon argatet e shkjaut qofshin ata edhe te VV ZDRAVO Albini Vjosa dhe Glauku e Mimoza janë argat te paguar nga shkjau per ta shkatrruar miqsinë e Kosoves më SHBA per të ja këthyer më leht Kosoven Serbisë
Sa i lezetshem mister Bean.
Hahaha se kisha parë me atë sy!!
kam dashur ta besoj te gjithen,por arsyeja me thote se ky albini i vogel,po e ben nje loje,dhe cilen do thoni ju,ate te spiunit,uroj te spiunoje(lideret e ballkanit),per Ameriken e jo per Ruset.A e shihni sa trimerisht i kerkon komunitetit nderkombetar,ti hiqen sanksionet(e pamerituara)te BE, e kjo e fundit hesht,Eskobar deklaroi se me gjith mos-pajtueshmerine me Kurtin,ai (kurti),ngelet partneri i ShBA-ve,sa lehtesisht e shum shpejt,ç'do deklarate e albinit perkrahet e pershendetet nga ish lideret e rajonit,nongrata e gati per tu shpallur nongrata,flet per lufte, e eshte gati ti shpalle lufte kujt do shteti,pa e ditur as si perdoret arma,dalte e hajrit,do zoti spiunllekun e ka ne drejtimin e duhur
Urgjentesisht Albini duhet te kerceje me plaka.Te puthe guximshem ndonje kryeministre te vendi te BE. Ndryshme nuk behet lider global
O Kris, Albini vetem mund te kerceje me plaka, se Kryeministret e Europes nuk ka ku ti takoje, nuk lejohet te dali nga gardhi Kosoves, ose mos e kishe fjalen per Vjosa Osmanin, ate po.
Mero ,Kimetja eshte njeshi aktualisht,ti je dyshi.Eshte jo vetem gazetare e mire,por e zbukuron me shume mendimin.Mu me ka bo per vete.
Nje foto flet me shume se njemij fjale. Shoqja Kimete nje vajtore me pagese, kinse e zhgenjyer, dhe shoku Albin sypatrembur, me shikim kah ardhmeria e ndritur.
Kete vajze, megjithese shpesh nuk e kuptoj, nepermjet shkrimit te saj marre opinion vyrtual se çfare shkruan. Ka nje intuite te çuditeshme, kurajoze, flet troç se çfare gjendet mbi toke dhe ne trup dhe u ben analizen biologjike, mentale dhe psikoanalitike gjerave. Ama nje shume qe pergjitheson objektin Albin dhe e fotografon lakuriq ate me bemat e tij apo ajo çeshtja e Vjoses ( na ka felliqur lumin Vjosa e po na del nga qejfi bukuria e saj nga kjo pllasme) me mbajtjen e unazes ne gishtin e mesit...! Nje ambasador amerikan u nxorri protestuesve ne Astir gishtin e mesit dhe u be rremuja rremuje, kosovaret e kane ne presidence gishtin e mesit dhe u vjen mire; ne mes fytyres qendron hunda, ne mes te kembeve qendron kari, ne mes te kembeve qendron vera, pra ne mes jane te gjitha, por ky gjishti mesit te Vjoses me duket sikur eshte shenje serbe! Megjithate kosovaret e zgjedhin president gishtin e mesit, pastaj flasin si ata per komunat serbe!! Eh, kjo eshte bagetia e soteme, ka nderruar goje se mendjen e ka lene te lire! E pergezoje kete gazetaren Kimete Berisha sinqerisht megjithese ka ate dreq mbiemer, por do ja fal se ky Saliu ne fakt e ka Kara-xhiçi, por gabimisht e therrasin ashtu. Pershendetje Kimete, nga nje anonim qe fshihet nga kjo bote se ka frike, pa lere lirine se ajo i ka rrenjet ne gjakun e bulevardit!