A do na kërkojë Greqia edhe “Bashkësinë e Komunave ‘greke’”?!

14 Gusht 2023, 17:28Blog TEMA
A do na kërkojë Greqia edhe “Bashkësinë e Komunave

Nga Ben Andoni

Ka qenë radha e deputetit grek Syrigos, që de jure, t’i tregojë problemet Shqipërisë dhe sërish të na kujtojë udhën e vështirë të integrimit evropian. E shpeshtë kjo, por akoma më e lodhshme sesi një problem i brendshëm shqiptar, shkakton kaq turbulli. Ndërkohë, që politikanët e dy vendeve tona shpesh na kanë kujtuar “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona”. Sesi mund të jenë të shkëlqyera me kaq shumë pretendime nga pala greke, këtë vetëm politikanët shqiptarë mund t’i kuptojnë, që në vite i kanë harruar fare precedentët mes vendeve tona. Greqia shpesh na ka përballur me një politikë shumë të ashpër. Në një rast të tillë, një deklaratë e Ministrisë së Jashtme greke, na kthjelloi se: Greqia ka më shumë për të thënë në arenën ndërkombëtare se sa Shqipëria!!!

Le të vimë në kohët tona: Më 22 Dhjetor 2022, kryeministri i Shqipërisë Rama, i dha vendit një lajm “të madh” se në Derviçan do të ngrinte një bust të ish-kryeministrit grek Konstandin Micotaqis. Paradoksi ishte se figura e madhe që nuk ka bust në vendin e tij do të nderohej pikërisht në Shqipëri, brenda ‘hapësirës’ së “Vorio Epirit”, ku Elefteros Venizellos, ungji i tij, urdhëroi masakrimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve në Jug më 1914 dhe njeriu që  krijoi konceptin e “Autonomisë së Vorio Epirit”. Pak ditë më parë kësaj date, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, botohej mesazhi i urimit të ish-Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, përcjellë diplomatëve shqiptarë, ku mes të tjerash cilësohej tekstualisht se “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”. Për fatin e keq, ne që entuziazmohemi edhe me lajmin më të paprovuar se jemi më të vjetrit (?!), me gjuhën po me të vjetër (?!) na kaloi gati i paprekur një lajm i tillë. Kuptohet se barra e një përgjigje i binte Akademisë së Shkencave, paçka se në këtë rast duhej që edhe instanca më të ulëta dhe studiues t’i përqaseshin si duhet problemit. Kuptohet heshtje. Vargu i ndodhive dhe precedentëve në vite është i madh, por asaj i mungon gjithnjë pariteti nga pala shqiptare dhe një ndjesi e vazhdueshme inferioriteti.

E fundit ishte ajo që lidhet me deputetin grek Syrigos dhe paralajmërimet që po i bën Shqipërisë e gjithë politika greke. Në fakt, një faj i nisur nga personazhet e politikës që e vendosën në këtë pozicion Belerin, pavarësisht faktit se Himara ka shumë e shumë personazhe më të spikatura dhe me më shumë integritet.

Dhe, se ku arrin paradoksi e kupton nga kuraja e këtij personazhi, që duhet të përballet me gjyqësorin shqiptar. Beleri i kërkon nga burgu kryeministrit grek Micotaqis të ndërhyjë që ai të betohet si kryebashkiak i Himarës ‘për të ndaluar grabitjen e pronës greke’. Në një shënim në Facebook bëhet me dije se ia ka përcjellë këtë kërkesë kreut të qeverisë greke përmes deputetit Angelos Syrigos, i cili e takoi në burg pak ditë më parë: “I kërkova Angelos Syrigos që t’i përcjellë kryeministrit grek vendimin tim, i cili është gjithashtu një kërkesë e të gjithë banorëve të Himarës, për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar grabitjen e pronave greke”, shkruhet nga Beleri në statusin e tij.

Po pse të gjitha në kohën e Micotaqit Junior? Ka realisht një intensifikim të një qëndrimi shumë më të vendosur të Greqisë në kërkesat e saj. Pak muaj më parë, në ditët e festës tonë kombëtare, madje një përvjetori të nderuar si 110 vjetori i Pavarësisë, kryeministri grek shpalli se do të zhvillonte një vizitë në tre komuna “greke”! Paradoksi është se ky turne që do të zhvillohej në tre komunat “greke” bëhej pa bërë më parë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në fakt, e lidhte një fill gati i padukshëm: Vizita shkonte si kohë pas vizitës së fundit zyrtare të kryeministrit Karemanlis më 2009, asokohe kohë që lidhej me Marrëveshjen e Detit, që do të krijonte aq shqetësime vendit dhe politikës në përbaltjet patetike. Kuptohet se qeveria shqiptare ia dha lejen dhe ia lehtësoi gjithçka në këtë vizitë, paçka se kryeministri shqiptar nuk e shoqëroi kolegun e tij. Nuk do të jetë e largët dita kur autoritetet greke të kërkojnë realisht “Bashkësinë e komunave greke”, shkroi ato ditë një nga analistët tanë më të njohur të Ballkanit, Shaban Murati.

Po Shqipëria? A ka ardhur koha të kemi disa paritete reale? Po Çështja Çame, një plagë aq e madhe mes dy vendeve tona? Nëse strukturat evropiane nuk do të reagonin ndonjëherë, atëherë do dukej e tepërt. Në fakt, ishte Komisioni Evropian, i cili pranoi më 29 Shtator 2016, nëpërmjet qëndrimit të shprehur më emër të Komisionit në Parlamentin Evropian nga atëherë ish-komisioneri i lartë i BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn, se çështja çame ekzistonte dhe se ajo përbënte një të tillë, që kërkonte zgjidhje mes dy vendeve tona. Një nga qëndrimet më të jashtëzakonshme të këtij institucioni, e cila nuk mori jetë nga apatia e diplomacisë dhe qeverisë shqiptare për ta adresuar si duhet.

A janë premisa të mira, tashmë në këto kushte? Ekziston një Traktat Miqësie dhe i Sigurisë së vitit 1996, që skadonte në fund të vitit të 2022 pas shtyrjes më 2017 dhe, që tashmë kërkohet për një shtyrje të re deri në vitin 2028. Kjo është një kërkesë që Shqipëria duhet ta përcjellë, ashtu si është edhe diskutimi i autoriteteve të dy vendeve tona për Marrëveshjen e premtuar Greqisë për ia lënë sëbashku zgjidhjen e çështjes së Detit autoritetit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe, ndodhitë pas rastit “Beleri”, po na tregojnë se Shqipëria duhet të mendojë mirë se ka ardhur koha që Çështja Çame duhet përballur me të gjithë forcën e saj. Dhe, mbi të gjitha, duhet sqaruar institucionalisht mes vendeve tona çështja e minoritetit grek, me të cilën Greqia na bën presion vazhdimisht. Rasti “Beleri” po na ritregon sensibilitetin e tepruar të Greqisë madje edhe duke ndërhyrë hapur në çështjet tona të brendshme.

Në momente të caktuara, Kryeministri Edi Rama i ka testuar këto marrëdhënie me pohime të guximshme, si ajo kur u shpreh se: Athina i detyrohet shumë popullatës shqipfolëse apo kur theksoi shpëtimin e Akropolit nga ndërhyrja e Arqipeshkvit Gjergj Dushmani.

Edhe njëherë rasti “Beleri” na ka treguar se asimetria jonë në marrëdhënie është e madhe, megjithë lëshimet tona sistematike. Kujtojmë ngritjen e varrezave greke në vend dhe disa raste kur Shqipëria është tërhequr, kur ndërkohë në Greqi mbetet ende në fuqi Ligji i Luftës së vitit 1940, një Ligj, që sjell ende shumë pasoja, paçka se diplomacia mundohet ta minimizojë përmes ekzistencës së Traktatit të Paqes. Është pikërisht ky ligj dhe pasojat e tij, që ka shkaktuar shumë herë jo thjesht konflikte diplomatike ndërmjet dy vendeve, por gati edhe kulmime të rrezikshme si ato pas Luftës së Dytë dhe ato në vitin 1968, kohë kur gjendja ndërmjet dy vendeve shkoi në përshkallëzim të frikshëm.

Megjithatë, ky insistim dhe fryrja e vazhdueshme e gjërave të bën të kuptosh se aspirata e “Komunave greke” në Shqipëri nuk është e largët dita kur do të ngrihet me forcë dhe me insistim. Deri më atëherë, Shqipëria ka përballë sfida aspak të vogla, ku politika duhet të bashkohet. Edhe ky rast, në dukje i vogël, po nxjerr shqetësimin për “pronat greke”, paradhoma e njëlloj Bashkësie të “Komunave Greke” (!) . Beleri ka ‘meritën’ se na paralajmëroi, qoftë edhe aty në burg, ku mbahet me një akuzë të rëndë. (Homo Albanicus)

21 Komente

  1. L
    Labi

    Me nje veprim te vogel per 24 ore po te doje politika Shqiptare nuk ka me minoritare Gteke,nje ligj ne parlament per heqjen e dyshtetesise i ben hi synimet Greke ne rastin konkret drejtohemi nga te shitur,ne kurriz do ti kemi sa te kemi ket klase politike.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi i Mutit Fuksat e Enverit

      Po dhe ata kane Protokollin e Korfuzit te firmosur nga Qeveria Shqiptare e Mithat Frasherit ,,eshte akoma ne Fuqi,bashke me Ligjin e Luftes..do dalesh ti te ndalosh Ushtrine Greke apo do dale xhaxhi Rama….Ti mbro fshatin tend lere Himaren se ka Zot ,,,kush kujton ti e mbrojti Himaren per mijera vite ,,Shqiperia e krijuar me 1912 ,,apo ti qe kaloje dot Llogorane se te kalonin ne hell….Hiq ti Fene islame si fillim

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        O Labuuuuush, ik kullot lopet o derzi. Nuk e kupton qe po u hoq dy-shtetesia Shqiperia falimenton, ngelet nsi ne 1939 me 850 mij banor. $$$$$$$$ Sepse te gjithe Shqipot jane me 2 shtetesi dhe asnjeri nuk do te pranoj te heqi ate Greke, Italiane, Gjermane ... por ate Skipetare. $$$$$$$$ Ao mos deshiron ti popullosh keto troje me vellezrit tuaj Turq dhe Shqipetaret Europian ti zbosh.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja ta provoje

          O labi gjysopinge!Ka mbi 32 vite qe me shume se 1.3 milion shqiptare kane kaluar ne Greqi fillimisht per buke goje dhe gjera elementare se shteti kriminal komunist i la si afriakanet eUgandes fhe Etiopise.Pastaj u ngulen aty me krime,vjedhje por nje pjese dhe me pune dhe me keto para u ngrit vendi.Kete minoritet europian duhet ta vleresojme si vlere ,jane shtetasit model: 0 krime,paguajne taksa detyrimet jane super punetoree.Dhe ate gje qe te largoje greket etnike nga vendi vet nuk ka arritur ta beje Turqia apo Enver Hoxha jo me ky skerbythi!Se pastaj mos o Zot ti kthyen shqipot ne Kakavije me trasta ne krahe dhe shikon dhe uniformat blu me kryq ketu prandaj leri endrrat ne sirtar se kthehen ne makthe he bravo

          Përgjigjjuni
          1. R
            Refugjati

            Mire e ke ti ore labi , heqja e dy shtetesise eshte levizje mat dhe ashtu eshte sic e thua …vec haron qe te harish te reduktosh ate , dmth dy shtetesine duhet te jesh nje shtet shume i forte ekonomikisht , sepse ligji qe me te drejte e thua nuk do ti drejtohet vetem heleneve , por dhe italianeve dhe te gjithe atyre qe kane mare nenshtetesi te huaja …..me cbythe mund ta beje qeveria jon kete????????? Do tu mbylli rrugen te gjithe atyre shqiptere e qe do kene si preference pasaporten e huaj …kush eshte ai qe do dorezoj pasaporten amerikane dhe do mbaj ate shqiptere ??? Per ke te mbaj pasaporten shqiptere ??? Per Sli Berishen ?? Ilir Meten ?? Apo dhe Edi Ramen ……sille Shqiperine nje here ne ato nivele , jo vetem ekonomike , por dhe shoqerore dhe pastaj e diskutojme ….deri atehere do kalojne shekuj e shekuj dhe prap do jemi i feriore ….tung

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arjan

            Ai qe ka lejuar ngritjen e varrezave greke ne shqiperi duhet te jap llogari ,te kalbet ne burg kushdo qofte .ai qe nisi dhe ai qe e perfundoj te dy I kane hapur telashe te pallogaritshme shqiperise .Duhet te jesh legen burre dhe I shitur qe ne emer te “ miqesise” te besh leshime te tilla dhe cfare ndodh fashisteve greke u eshte hapur oreksi dhe kerkojne akoma TOKA te shqiptareve.Kerkojne toka kerkojne DET se ne krye te saj jane njerez pa shtylle kurrizore ,ka ardh koha e bastarteve.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salkari

              Kush firmosi dhe kush i lejoj varezat helene ????Sali Berisha …..kush ja dha shtetsine Janullatosit brenda nje dite fast track…….Ilir Meta , kush propozoi antishqipterin Beleri per kryebashkiak ??? Sali Berisah - Ilir Meta , dhe tani rine e nuk ndihen …..si neperka qe godet dhe ri e pret deri sa viktima te jape shpirt …..dihen te gjitha shoku , dhe me e keqia eshte se dalin hapur , nuk fshihen …..Ilir Mata pra , qe binte ne gju dhe bente Shqipen me duar , Ilir spiuni …..kush e firmosi marveshjen per detin ?? Basha dhe Saliu ….ja kaq te thjeshta jane ngjarjet , te thjeshta dhe te fresketa ……tung

              Përgjigjjuni
            2. T
              TurkAegean

              Është Shqipëri, nuk hyn dot greku pa u djegur vetë në zjarrin që do ndezë.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë një bashkësi të komunave greke. Pse? Rasti nuk është aspak i ngjashëm ose i realizueshëm me atë të veriut të Kosovës . Vetë përmbajta demografike e Jugut të Shqipërisë nuk e lejon këtë . Nga Tepelena , Përmeti, Korça e Pogradeci më lartë në lindje, dhe Gjirokastra, Saranda dhe Vlora më lartë në perëndim, fshatrat dhe qytetet janë shumë të gërshetuara për sa i përket besimit, gjuhës ku dominon shqipja në masën 95 %, dhe faktorit politik që dominohet nga parti rrënjësisht e tradicionalisht shqiptare. Në aspektin gjeografik ky pretendim nuk gjen zbatim edhe për faktin sepse nuk ka vijueshmëri territoriale. Nuk është kufi. Po kështu edhe në juglindje. Nuk ka, përveç rastit të ndonjë fshati, lagje ose shprehi gjeografike që mund të konsiderohet si e tillë. Kjo në prefekturën Gjirokastër. Por Europa nuk është çmendur të bëjë gafa në shekullin e 21. Këto vendbanime minoritaresh, kryesisht Dropullitë, sot numërojnë nga 10 deri në 20 banorë me gjithë priftin è fshatit. Po ti hyjnë një marrëzie të tillë, i bie që për një "Helenë" të fillojë lufta Homerike e Trojës. Po edhe sikur ta marrim të mirëqenë këtë fantapolitike me hip se të vrava, zbrit se të vrava, Shqipëria ka vetëm një rrugë të detyrueshme për të ndjekur. E para , ti parashtrojë Bashkësisë ndërkombëtare gjithë elementët që cenojnë rëndë sovranitetin tonë. Dhe e dyta, nqs Europe vazhdon përkëdhel ca burokratë europarlamentarë , që nën maskën e demokracisë hedhin shashka lufte për kauza të rreme, ti thotë jo aderimit në BE. Gjë që nuk ka për të ndodhur, sepse edhe vetë Greqia është e vetëdijshme që janë kërkesa absurde dhe të pa realizueshme. Është rasti të theksohet, këtë Belerin drejtësia duhet ta dënojë në mënyrë definitive. Një, dy, apo disa vite, kjo mbetet në dorë të ligjeve që ka shteti. Por duhet të dënohet që të bëhet shembull për këdo, nga Konispoli deri në Vermosh. Nuk mund të vazhdohet me blerje votash. Prandaj edhe nuk gjen terren demokracia direkte e ushtruar nga populli. Sepse deformohet në gjenezë. Plus pastaj që në këtë përplasje deklaratash , furtunë në gotën gjysmë bosh, luhet personaliteti dhe krenaria kombëtare. Personazhe qesharakë ka andej e këtej kufirit. Edhe tek ne ka Don Kishotë që bëjnë thirrje primitive për rrëmbim armësh, revolucione etj. Por shtetet kanë qeveri dhe ecin mbi baza ligjesh dhe jo emocione të rastit.

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mazllemi

                  Une them se Greqia ka te drejte te na kerkoje dhe bythen ,por se pari duhet te Palloje Sali kurven Nano Bucen e Edi Putanen qe rrine si kelyshe te rrahur para evgjiterve greke

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ramsi

                    Aq sa qeshen dhe u tallen greket me ekspoziten e rames ne athine nuk besoj se do kerkojne gje se e pane qe eshte thjesht nje karikature qe nuk perben asnje pengese.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genti

                      Çështjen e kryetarit të Bashkisë se Himarës e ka krijuar politika për tu dukur patriote në sytë e popullit. Në fakt një bashki di Himara ku jetojnë qytetarë me identiter shqiptaro-grek nuk duhet të kthehet në vatër përplasjesh nacionaliste. Kurse për deklaratën e Dendias se Skëndërbeu ëshrë hero i përbashkët nuk është ndonjë çudi pasi gjysma e grekëve me origjinë shqiptaro-greke siç janë Arcanitasit dhe shqiptarët e vjetër dhe të rinj e kanë Skëndërbeun hero siç e kemi edhe ne. Biles Skëndërbeu si mbrojtës i krishtërimit dhe Evropës nga pushtuesi turk është heto për gjithë Evropën.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        katarakti

                        Kush e caktoi Belerin si kandidat në zgjedhjet e Himarës? Kush lejoi ngritjen e varrezave greke në Shqipëri?! Kush ia shiti detin Greqisë?! Kush e shiti autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare të Fan Nolit me pranimin e Janullatosit në atë fron?! Përsa i takon çështjes çame ajo tashmë është një problem i harruar. Kjo çështje duhet të ishte ngritur vazhdimisht nga pala shqiptare gjatë këtyre 30 vjetëve. Dhe jo me hope, kur grekët bëhen kërcënues. Kështu ngjan kur je i vogël dhe i pafuqishëm. Le të vinin në kohën e Enver Hoxhës në Himarën "greke"përfaqësuesit e Athinës! Kur do ta kuptojnë udhëheqësit e trullosur të Shqipërisë se Greqia dhe Serbia janë armiqtë gjenetikë të vendit tonë. Se busulla duhet drejtuar drejt Brukselit, Berlinit, Londrës apo Uashingtonit dhe jo drejt Stambollit?

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Çka të kërkosh për komshi do e kesh në shtepi thonin dikur plakat.Edi Rama shkruante statut për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë dhe pa biseduar me kosovarët fare ua dërgonte fuqive të mëdha për vendosje.Tani do i thon evropianët ke mirëkuptim për kërkesat e minoritetit grek dhe Greqisë.Nuk thon rastësisht:qeni i keq ta sjell ujkun në grigjë.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lani

                            Te kjo foto keta duket sikur tregojne interes po s’ta mbushin mendjen se marrin vesh gjë nga ato që u tregon i gjati.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                              Nuk me pelqen shkrimi i Andonit. Po ta vini re, armiqte e Gerqise kane qene perhere shqiptare si Mihal Grameno, Kristoforidhi, Jani Vreto, Andon Zako, at Kristo Negovani etj. Po te udhehiqej Shqiperia nga Esat Toptani, Sali Berishi e Lek Plepi, maredheniet e Shqiperise me Gerqine do te ishin shume te mira e ndoshta ne do te flisnim te gjithe gerqisht e do te ruanim delet e vjelur ullinjte e grekut! O Sali o hero, gjithe elladha ty te do!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kto kisha

                                Te zgjidhet problemi CAM ,,,te kerkohet per ndertimine 9 xhamive ne thesproti qe kishin camet ,,,dhe tu njihen pronat qe kishin me tapi qe nga p. osmane ,,,,,dhe te hapen medrese dhe shkolla shipe ......

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Andon

                                  Fuck greece!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arti

                                    Si mund te merret seriozisht nje palaco qe zhgarravit dhe e quan art?! Patjeter qe diplomatet e huaj jane shume kurioze dhe super te gatshem te marrin pjese ne shfaqje te tilla, ne vecanti ne raste te tilla kur kryetare shtetesh nuk e kane problem t’i tallin, apo vete keta te poshterojne cdo gje qe perfaqesojne.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      edvin drogagji trafikant kryetradhtari

                                      Te gjithe ata qe e drejtuan Shqiperine qe nga 90-ta dhe deri me sot,duhet te denohen min me nga 25 vjet burg tek qelite 41 bis per tradhti te larte ndaj Atdheut,per shkaterrimin e industrise,ushtrise,ekosistemit,lumenjve,liqeneve,pyjeve etj duke filluar nga fatos nano,sali berisha,ilir meta,nulzim bosh bytha,Fatmir Medi degjeneruar dhe duke perfunduar tek kryetradhtari,trafikant,pervers,hajdut,super’plehre edvin ram toptan vuqiqi te cilit duhet ti ndalohet me ligj qe edhe vazhdimsia e tij deri ne 5 faqe qe te mos marrin post te larte shteteror.Mjero gelbaza,publikoje mendimin ndryshe sepse te gjithe i kam perfshire si tradhtare por,kryetradhtari eshte padroni i rradhes i yti si qen i rrahur vesheve qe je.E ke hak me te zgedhi hu deri ne mengjes o bashkfajtor ne vjedhje,propagande dhe ne tradhti bashke me frrok felliqesire qupin,niqoll plehre les’hin,preq zog flliqtinen,skender minxhoz zorragjine,

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kosove ,une biri yt!

                                        Narkomani me ngulm i kerkonte Kosoves bashkesine e komunave serbe .Pse mos t'i jepet grekut asociacioni ?Bile, greket nuk jane sllav dhe per nga numri e tejkalojne numrin e shkijeve te Kosoves.Nuk duhet harruar dhe kisha greke qe duhet te merr nje status special dhe autonomi te plote!Keshtu shkojme te gjithe drejt Ballkanit te hapur. He,he...Sa lehte qenka te behesh kavalier me hallet e tjetrit :) Yyytttt... he race e degjeneruar e shqiptarit.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje