Nga Frrok Çupi
Po shikoj në kronika filmike se si qasën në Himarë dy burra shteti ardhur nga Greqia; njëri kryetar i Athinës e tjetri kryetar i Selanikut. U varën poshtë nga kodrina mbi Potam dhe iu afruan Shpellave. Aty prisnin disa njerëz më këmbë, por më shumë njerëz sollën me vete të ardhurit… Mu krijua e njëjta skemë si në ngjarjet që kam përjetuar këso rastesh në Veri të vendit, e ndoshta kudo njësoj. Atje miqtë trokasin e vijnë kudo ku pikasin njerëz dhe zëra, pa lajmëruar.
E kam përjetuar… sapo, këtë verë.
Nipi im jeton në Greqi, por për tu martuar është martuar me një vajzë ‘nga anët’. Babai i saj, në 4 gusht, festonte ditëlindjen te kulla e tij në Thirrë, ku kalojnë tunelet e Rrugës së Kombit.
-Po çuditemi me këta që vijnë në mesnatë!
-S’ka ndonjë çudi,- i them atij që foli dhe merrem me ‘tungjatjetat’ e secilit.
Fqinjët e të zot’t të shtëpisë që kishte ditëlindjen, sapo e ndjenë se festa u ndez, morën të përpjetën përmes pishave dhe behën në oborr.
… Kështu është kjo historia e ‘trokitjes në derë’ kudo ku fqinji ka një lajm.
Me të ardhurit nga Greqia në Himarë puna ishte më ndryshe. Ata e sajuan vetë ose u ndodhën para një ngjarjeje dyfish më fqinjësore se në ngjarjet e zakonshme. Në Himarë kishte vërtet nja gjashtëdhjetë apo njëqind vetë që donin një protestë ‘pro- greke’ për të liruar dikë nga burgu. Por ‘shtëpia’ kishte edhe miq të tjerë të ardhur nga Europa, që në fakt janë edhe miq të Greqisë. Përgjatë Bregut kishin ndaluar Georgia Meloni, kryeministre e Italisë; ish kryeministri D’Alema; bija dhe këshilltare e presidentit Trump, Ivanka; ish kryeministri i Anglisë, Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Mendova se sapo të mbarojnë punë me protestën ‘kundër shtetit shqiptar’ burrat nga Greqia të marrin rrugën e të shkojnë te personalitetet dhe miqtë e lartë të vendit.
Të paktën në Thirrë të Mirditës kështu ndodh. Kështu ka ndodhur në Krujë ku Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu rezistoi çerek shekulli në mbrojtje të Europës: Në çdo kohë, luftë apo paqe, të dërguarit e shteteve fqinje apo fuqive të mëdha, kanë gjetur derë të hapur. Kështu ndodh zakonisht në çdo krahinë të vendit: Miku që vjen, për fjalë të keqe a të mirë, troket në derën e të zotit të shtëpisë. Kam pritur që pas rrëmujës në Spille, burrat e shtetit nga Greqia, të kalëronin bregut e të piqeshin me Ramën, me Melonin, me zonjën Trump apo sir Blair.. Kësaj here Shqipëria po dëshmon se është edhe një ‘Zonjë e Madhe’ ku kanë trokitur e kanë mbërritur kryetarë shtetesh të Europës dhe miliona turistë nga Perëndimi dhe Lindja. Nuk kishte rast më të mirë për burrat e Greqisë se sa të bashkoheshin me miqtë e tyre. Të paktën të bënin aq sa bënë fqinjët e vjehrrit të nipit tim në Thirrë: Dëgjuan zëra se kishin mbërritur miq dhe u ngjitën drejt kullës pa lajmëruar.
Çfarë ka ndryshuar mes nesh, në zakonet e Ballkanit, që nga koha e ‘Krujës’?
Kur them Krujë, dua të përkujtoj edhe ngjarjen e madhe historike të formimit të Himarës dhe disa fshatrave përreth. Shumica prej këtyre njerëzve, siç dëshmonte edhe vetë Petro Markoi, bir i këtyre anëve, kanë zbritur nga Kruja, nga Mirdita e nga Labëria. Mbetën atje në Breg si ‘të izoluar’ sepse nuk kishte më informacion me qendrën, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut. Por jo se nuk ishin nga dera ku trokitet sa herë ka lajm nga miku.
Kjo është arsyeja e parë pse po them për ‘Krujën’ në Himarë.
Arsyeja më e arsyeshme që kur bashkohen ‘liderë nga Europa’ duhet të kujtojnë Krujën, është se Heroi i shqiptarëve luftoi për të mbrojtur Europën. Këtë duhej të bënin miqtë e ardhur nga Greqia në Himarë, të përshëndetnin fillimisht rrënjët e shqiptarizmës në Himarë, e pastaj të bënin protestë ‘alias greke’. Po pse vallë duhet të mendoj të kundërtën që mund të ketë ndodhur në qëllimin e dy burrave të Greqisë pse erdhën në Himarë?
Një ardhje si kjo ka kuptim kundër principit të Europës; ose e thënë si në filmat mbi ‘atletin e Krishtit’ në Krujë, kanë ardhur për të gjuajtur me gurë në portën e Europës… Po mirë, ta zëmë nuk qenka bash kështu? Atëherë pyes, pse vallë ata nuk u takuan me personalitetet e larta të Europës që ndodheshin po në atë Breg të Himarës? Më duket se prapë Himara po kthehet në Krujë, në muret e së cilës u përplasën sulmet otomane që tentonin të pushtonin Europën.
Gjetje shume e bukur dhe domethense. Bukur Frrok, po kujt ia thua...
O Frrok ndonje Histori pse ju shitet serbit e krijuat Rep e Mirdites kunder Shtetit Shqiptar a ke ?????????????? Merru me Mirditen me mire e lere Himaren. Nuk kane ardhur Himariotet te te Tregojne ke te votosh… Une I kam bere 10 vite ne Spaç e I njof mire Gardianet e Burgut nga Mirdita … Merru me krahinen tende me Lesin me Frangajt me Cubat qe keni gjetur e vidhni Shqiperine … Himara nuk ka vjedhur njeri po e vjedhin,, dhe jo Shqiptaret hallexhi por Kodoshet e spiunat e djeshem… ke goje te flasesh per Himaren ti gazetar I Pravdes ‘Zeri I Popullit’ ti Preçi e disa te tjere jeni spiune te sigurimit doni te fusni vella vrasje mes Himares e Shqiperise … Ti vilat me cfare leke I bere???? Po si Une lindur e rritur kaq breza nuk me le te bej nje mur por Olta Xhacka paska te drejte te beje ne Tokat tone…prallat me Greqi ik shitja Rames se lepihet me Ta e beri dhe ekspozite pa para falas nga greket… Himariotet e paster jane njerez qe shikojne punen e tyre. Di ti ndonje investim nga Shteti te punojne njerezit ne Himare…. Mbylle halen o Frrok e fol pse jeni shitur tek Krajli per nje dore para nder shekuj… Himara nuk ka nevoje per kallauz ka Historine e saj te ndritur
Po u dhe gjishtin te marrin krahun . Nuk ka njerez me te pabese e antiShqiptar sesa nje pjese e madhe e "grekerve" . Urrejtjen ndaj nesh e kane nga ndjenja e inferioritetit. Ali Pasha te pifsha dollin....
otomanet jane sali berisha me ilir mutin si dikur sulltanet me hordhit e tyre qe na mbajten 500 vjet pushtuar dhe sollen vetem qerpic dhe zakone te prapambetura e deri te callma e brekushet
O Frroka. A ti ka hanger dhija librat? Boll o fosile me gjepura. Boll o bloze, o bythlepires pushteti. Po çfare mut mirditori je ti o Frroka? Si ai qe vrau Marko Boçarin? Boll me mediokritete o Çup?
Traktimi i drejte letrare por Edhe zakonor.Por zakon atdhedashesish shqiptare.Nga ATA qe i Ka blere greku ne kembim te kombesise per 300 euro mos prit respektim zakoni miqesie te teasheguar brez pas brezi.Drejt thua se Jane ,nje pjese,pasardhes krutane,por nuk thote kot popullit "nga ferra lind trendafili,por nga trendafili lind dhe ferra."A i pe?Pak vertete,por shumica te rinj dhe te reja,madje dhe femije kish plot.A eshte e rastit?Para dy vjetesh ne himare,livadhe ,isha me pushime,flitej greqisht nga pronaret e hoteleve.E drejtat e minoritetit te flase gjuhen amtare,(Edhe pse bregdeti Ka qene vec shqiptare,njihen si djepi i laberise),por ne mardheniet e punes,ne mardheniet publike duhet te flitet gjuha zyrtare shteterore.Kudo,deri ne ksamil e rruges per gjirokaster,greqisht(tabelat ne shqip te mbuluara me boje).kudo flamur grek dhe asnje shqiptar.Kjo nuk Ka te beje me te drejten e minoritetit,por me shkeljen e hapur,te qellimeshme te kushtetutes se shtetit shqiptar.Thene ndryshe,politikisht dhe ushtarakisht,agresion dhe hap pas hapi okupim i territori te shtetit shqiptar.Ti shtojme ketyre dukurive dhe varrezat e ushtareve greke si piramida kufirin,atehere Ceshtja eshte zgjidhue,okupimi i "vorio epirit"eshte realizuar ,ose eshte ne proces realizimi.Dhe politika ,qe Ka sy ne balle,qe Ka ligje detyruesr per teresine territoriale hesht.Greku vjen e te tund kembet ne pragun e shtepise,ne shtepi Brenda dhe ne Bruksel.Dhe Tirane hesht,mbetet ne kuadrin e hartimeve qaramane.Dhe Brukselit hesht sepse direkte ose heshturazi perkrah agresioni grek ne emer te mbrojtjes se te drejtave te minoritetit,perkrah ligjin e luftes qe nje shtet i BE mban prej 80 vjetesh me nje vend kandidati te BE.E dashur Europe,ne do te te besoj reago drejte.I dashur Pakt i NATO-s,reago ndaj ligjit te luftes.Eshte e papranuesjme qe neni 5 i Paktit te zbatohet nga nje shtet qe mban ligj lufte me Shqiperine.Reago qeveria dhe politike shqiptare,Ka ardhe koha te thuhen gjerat troc dhe hapur.Ndryshe do te perfundojme si Ukraina.
Pordh me rigon o katolik qe ben patriotin ,,,,erdhen katoliket ,,,Jorgjia meloni dhe tomi ,,,dhe ti presim te gjith me gezim ? haha ,,,,himara dhe gjith orthodhokset presin me gezim vellezert nga greqia ,,,himariotet grekorthodhoks nuk ka ardh nga kruja ,,,po aty jan mijra vjet ,,,dhe skanderbegu epirjot ,,,po kruja ishte e venedikut ,, dhe ata ja lan ne mbrojtje ,,,,,hapi syt dhe lexo te vertetat ,,,,
Fytyre e neveritur,vemje qe shkruan per persheshin e radhes
Hani mut o komentuesa legene.Greku te rije mire e urte si evgjit qe eshte atje ne shtepine e vet ne Ga i ropen e u pine reqi.Beleri ka gjithe heten te mbuluar me vrasje me vjedhje e me krime.Edhe postin e kryetarit te bashkise per te vjedhur e kerkon medoemis .Nuk ka faj ai ngateresa i beri sale krimibeli se vashku me liri floririn qe e vune kandidat per ti bere te keqen si gjithnje vendit.Ndersa greket kurre nuk e kane dashur e as do e duan ndonjehere shqiperine.Ata i ropen shqipetaret.Shqipetaret.
Fejtonet e Frrockes si ato te Gjekmarkaj...su be kurre gazetar ky ...